Ditmir Bushati, ish-ministri arrogant që akuzon për arrogancë të tjerët

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati javën e kaluar në Kuvend akuzoi për “arrogancë” qeverinë, pjesë e së cilës ka qenë për pesë vjet. Një akuzë kjo, e dëgjuar shumë herë nga opozita dhe nga analistë që s’marrin prej kryeministrit atë vëmendje që pretendojnë të marrin, por që mendojnë se e meritojnë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Ditmir Bushatit bën më shumë përshtypje, jo pse fjalët e tij kanë më shumë peshë, por sepse vijnë pikërisht nga një ish-ministër, i cili për vite me radhë ka qenë simbol i asaj arrogance, të cilën sot e denoncon publikisht. Cilido gazetar, sikurse çdo qytetar, e ka parë në pesë vjetet e tij në pushtet arrogancën e Ditmir Bushatit: me buzë në gaz në mitingjet politike, por rrëshqitës dhe i akullt çdo herë kur nuk kishte një interes personal për komunikim. Bushati ishte një ndër ata ministra (me thënë të vërtetën, jo i vetmi) që nuk përgjigjej kurrë në telefon, nuk komunikonte me qytetarët dhe nuk i jepte përgjigje opinionit publik, saktësisht me të njejtën arrogancë, të cilën ai e sheh tani tek ish-kolegët e tij. Dikush e ka inrpretuar agresivitetin e tij verbal si një hap të parë për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të hyrë në një forcë tjetër politike, ndoshta tek “Vetvendosja” e porsalindur, e cila, nga Kosova, projekton të transferohet edhe në Shqipëri. Në qoftë se konfirmohet zgjedhja e tij, përveçse arrogant, ai do të dilte edhe si tradhëtar. Jo aq pse Partia Socialiste do të dëmtohej nga ikja e tij, por më shumë sepse nuk është e ndershme të ndërrosh flamur vetëm se nuk je emëruar ministër përgjithnjë.        

Komento