Donald Lu: Balili fshihet në Shqipëri, mund të arrestohet ditët e ardhshme

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i rikthehet sërish "peshqve të mëdhenj" duke këmbëngulur se Klement Balili është një prej tyre i cili duhet arrestuar. Lu tha se Balili ndodhet në Shqipëri dhe se mund të arrestohet së shpejti. Një tjetër "peshk i madh", sipas Lu, është edhe Arbër Çekaj i cili është shpallur në kërkim për 613 kg kokaine që u zbuluan në kontenierin e porositur prej tij nga Kolumbia. 

“Peshqit e mëdhenj janë në det. Pak janë në rrjeta, por kam të dhëna që mund të kemi rezultate së shpejti. Met Kanani për shembull është një trafikant i rrezikshëm. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë. Është në arrati, por ka një mandat arresti për të. Klement Balili gjithashtu në kërkim dhe ka një me mandat arresti. Ne amerikanët besojmë që është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim. Ai është dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm dhe trafik droge. Tani duhet vetëm të kapet”. 

Donald Lu, ambasador i SHBA në Tiranë

 

Komento