Media dhe hipokrizia e Lulzim Bashës

Lulezim Bash: media na censuron. Sa kamera kerkon me shume?

Lulzim Basha vazhdon të gabojë në marredheniet me median, duke përsëritur edhe në këtë të njëjtat gabime të bëra nga Sali Berisha. Sipas  Bashës “vetëm një televizion” transmetoi protestat e ditëve të shkuara për Rrugën e Kombit.

“Kam një thirrje për mediat. Të jetë sa më transparente dhe drejtpërdrejtë, vetëm një media ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Thirrje kryeredaktorëve, gazetarët, pronarëve të mediave, mos e censuroni aktivitetin. Edhe pse nuk e transmetuat live, ritransmetojeni”, deklaroi Basha.

Mesa duket televizori i tij është i sinkronizuar vetëm ne kanalin që sponsorizon, sepse në të vertetë protestat u transmetuan live ose të regjistruara nga të gjitha televizionet shqiptare. Dhe me siguri, telespektatorët që i kanë ndjekur ishin shumë me të shumtë në numër se protestuesit që morën pjesë. Pra, të flasësh per censurë është thjeshtë qesharake.

Çështja qëndron se kur Lulzim Basha ftohet në studiot televizive për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve, atëherë këtu nis censura e vërtetë. Çensura e tij. Basha për hir të së vërtetës nuk pranon të flasë në të gjitha televizionet, por zgjedh ato që mesa duket i konsideron “miq” ose të pabezdisshme. 


Pra sipas liderit të opozitës të gjitha televizionet duhet të jenë në dispozicion të tij, por ai nuk ka detyrimin të jetë në dispozicion të pyetjeve të të gjitha televizioneve. Kjo quhet hipokrizi.


 

Komento