Për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato ku fitojnë ata

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike filloi përsëri të kërkojë zgjedhje të reja, duke u kthyer të këmbëngulë se të kaluarat kishin qenë të manipuluara. Më 2013 ishte qeveria e drejtuar nga PD që administroi zgjedhjet e megjithatë i humbi. Rezultati i votimit u njoh si i ligjshëm nga Sali Berisha, i cili në fakt vendosi të japë dorëheqjen, duke pranuar qartazi përgjegjësinë politike të disfatës.

Më 2017 zgjedhjet u administruan nga një qeveri teknike, në të cilën bënte pjesë edhe Partia Demokratike. Në përputhje më kushtet e imponuara nga opozita, PD kishte emëruar edhe ministrin e Brendshëm. Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të pranishëm në KQZ dhe në komisionet lokale zgjedhore pranuan me firmën e tyre korrektësinë e votës. Por PD gjithsesi humbi.

Tani PD kërkon një qeveri tjetër teknike ose tranzicioni duke pretenduar se të dy zgjedhjet e mëparshme kanë qenë manipuluar. Por, edhe sikur të rikrijohej një qeveri teknike e dytë (si në 2017-ën) për të cuar vendin në zgjedhje te parakoëshme, e vetmja mundësi për PD-në që të konsiderojë të ligjshëm rezultatin, është që Partia Socialiste të humbasë. Pasi për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato, në të cilat fitojnë ata.

Komento