Video/ Rita Ora lë pa fjalë italianët, kërcen në mes të aeroportit me çiftelinë që i dha Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora

Rita Ora mori dje një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj. Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e Erion Veliajt.

Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.

Çiftelia është një instrument muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare, tingujt e së cilës shqiptarët patën mundësi që t’i dëgjonin edhe dje në një prej hiteve të këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare.

Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” që ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij, skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës, ku çiftelia është një element thelbësor.

( Këngëtarja Rita Ora duke kërcyer  në aeroportin e Veronës me çiftelinë që i dhuroi krybashkiaku Erion Veliaj )

Komento