SHBA/ Prokurori i posaçëm: Nuk do të ketë akuza penale ndaj Presidentit Biden për dokumentet e klasifikuara
9 Shkurt, 07:24
Presidenti Joe Biden mori me vete dokumente të klasifikuara për luftën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, kur u largua nga detyra e nënpresidentit në vitin 2017, por ai nuk do të përballet me akuza penale.

Lufta/ Blinken: SHBA mbështesin krijimin e një shteti palestinez! 14 të vdekur nga sulmi izraelit në Rafah Deir Balah
8 Shkurt, 08:02
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Uashingtoni mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Këlliçi dhe Alizoti udhëtojnë deri në Washington për të dalë foto me vajzën e... Ilir Metës
8 Shkurt, 07:08
Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti duket se u ka shkuar udhëtimi kot deri në SHBA, sepse një foto me vajzën e Metës mund ta kishin siguruar edhe në Tiranë dhe t’ua ‘shisnin’ mbështetësve të tyre si mbështetje të babait të saj për kandidaturat e tyre në krye të “Foltores”.

Jorida Tabaku pritet në Departamentin e Shtetit: Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike
7 Shkurt, 21:22
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Çështjet Evropiane, Juri Kim, gjatë një vizitë në SHBA, në Departamentin Amerikan të Shtetit

FOTO+EMRI/ Kërkohej në Shqipëri për vrasje, gjykata amerikane dënon me 20 vite burg narko-trafikantin nga Elbasani që vepronte në Kolumbi
6 Shkurt, 18:05
Një gjykatë amerikane ka dënuar me 20 vite burg një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, Agim Çerma, narkotrafikant nga Elbasani, i cili u arrestua në Kolumbi në korrik të vitit 2021

SHBA/ Gjykata e Apelit: Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht
6 Shkurt, 16:38
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht në lidhje me akuzat për komplot me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020

Sërish tensione, ushtria amerikane kryen sulm për t’u vetëmbrojtur ndaj dronëve të rebelëve Houthi
6 Shkurt, 15:52
Ushtria amerikane njoftoi se të hënën forcat e saj kryen një sulm për t’u vetëmbrojtur kundër dy dronëve të rebelëve Huthi në Jemen. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se dronët paraqisnin kërcënim për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon. Ndërkohë këtë të martë, u njoftua se dy anije që lundronin në ujërat e Lindjes së Mesme janë sulmuar nga rebelët Houthi

Trump thirrje për debat të menjëhershëm me presidentin Biden
6 Shkurt, 11:55
Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar të dalë në debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej menjeherë në një debat me presidentin Joe Biden

Biden do t’i vendosë veton një projektligji të veçantë për ndihma për Izraelin
6 Shkurt, 10:33
Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se ai do t’i vendoste veton një propozimi për ndihmë për Izraelin, po jo për Ukrainën.

Konkurrentja e fundit republikane përballë Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA, kërkon mbrojtje prej Shërbimit Sekret
6 Shkurt, 09:26
Nikki Haley, konkurrentja e fundit e madhe e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar edhe zyrtarisht mbrojtje prej Shërbimit Sekret.