-
Pika e zezë
Ylli Manjani injorant apo keqinformues? Terrorizon protestuesit se u përdor CO në vend të CO2
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani (ish socialist, isht lsi-ist dhe tani berishan i thekur) prej dje po shpërndan nëpër media një lajm totalisht fallso. Ose e ka për qëllim politik, ose thjesht nga injoranca personale.
13 Janar 2022, 17:19 -
Pika e zezë
Moralistët zullumqarë të mediave berishane që jetojnë me evazion tatimor dhe pastrim parash! Ja faktet
Moralistët berishanë e kane moralin në rregull për të kritikuar të tjerët? Natyrisht që jo! Botues dhe gazetarë që bëjnë ''investigime'' dhe japin leksione morale cdo ditë nëpër portale apo ekrane televizive, në shumicën e rasteve janë pjesë e një sistemi gjigant pastrimi parash dhe evazioni tatimor. Por Shteti e mbron!
12 Janar 2022, 19:03 -
Pika e zezë
Klithmat e fundit të ujkut Berisha dhe dinjiteti i tij i konsumuar
Pas 9 shtatori me vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar “përkohësisht” nga grupi parlamentar, Sali Berisha dhe familja e tij vetëkonsiderohen në Shqipëri si të vetmit të ndershëm, me integritet, liberalë, demokratë. Eshtë groteske, por sot pikërisht ata, me të shkuarën që kanë, pretendojnë se janë të vetmit e mbetur që luftojnë korrupsionin dhe që mbrojnë drejtësinë, ndërsa shumica dërrmuese e vendit konsiderohet ana e keqe dhe e kalbur.
30 Shtator 2021, 19:52 - Pika e zezë
- Pika e zezë
-
Pika e zezë
Aeroporti i Kukësit, një tjetër Rrugë e Kombit dhe gabimet që do t’i kushtojnë opozitës
Aeroporti i Kukësit për opinionin publik shqiptar ka të njëjtën rëndësi ekonomike dhe gjeo-politike si ajo e Rrugës së Kombit. Sali Berisha u nxitua ta inagurojë me 25 qershor 2009, pra vetëm 24 orë para zgjedhjeve dhe impakti në rezultatin e votës ishte i pashmangshëm. Eshtë e vështirë të besosh se Rruga e Kombit 2, e hapur nga fluturimi i Air Albania që u ul sot pasdite në pistën e Kukësit, nuk do ta ndihmojë Edi Ramën në zgjedhjet që do të mbahen pas 6 ditësh.
18 Prill 2021, 18:02 -
Pika e zezë
Ina Zhupa lajmëron fatin tragjik të Porto Palermos nëse PD fiton zgjedhjet
Një nga gjiret më të bukura të Mesdheut, me një port fantastik dhe unikal në llojin e tij dhe me një vlerë turistike të pallogaritshme, Partia Demokratike mendon ta trasformojë në një port për peshkarexha dhe treg peshku.
18 Prill 2021, 13:40 -
Pika e zezë
Të dhënat e përgjuara nga PS? Andi Bejtja si shalqi me provë në alibinë e fundit të PD-së para humbjes në zgjedhje
Baza e të dhënave, e cila sipas PD është një armë e re ilegjitime në duart e qeverisë, tregon se kyeredaktori i zgjedhur nga pronari per të drejtuar linjën editoriale te Agon Channel ishtë një simpatizant i Partisë Socialiste. Opozita duhet të vendosë tani nëse i beson kësaj database, ose t’i besojë propagandës së saj sipas të ciles ai kanal ishte mbyllur pasi kishte nje linjë editoriale kundër Partisë Socialiste
11 Prill 2021, 16:54 -
Slogani i PD-së për 25 Prillin, i njëjtë me atë të zgjedhjeve të tmerrshme të vitit 1996! Është vetëm një gafë?
Një çerek shekulli ka kaluar por jo për këtë forcë politike e cila, për shkak të ndikimit tragjik që Berisha vazhdon të ushtrojë, nuk është në gjendje të evoluojë në një forcë të re, moderne dhe vërtet evropiane. Kopjimi i të njëjtës parullë 25 vjet më parë në 2021, jo vetëm që tregon mungesën e vizionit dhe imagjinatës politike, por tingëllon si një tallje e historisë.
3 Shkurt 2021, 15:53 -
Sa e keqe është Shqipëria që ëndërron ende Edi Paloka
Edi Paloka duke ëndërruar humbjen elektorale të partisë Socialiste, imagjinon se më 26 Prill Edi Rama do të duhet të kërkojë azil politik në Turqi. Vetë ideja që sipas opozitës një politikan i mundur duhet të largohet nga vendi të rrenqeth.
1 Shkurt 2021, 17:09 -
Që nga kufomat deri te Becchetti, PD gëzon vetëm po të ketë zi për Shqipërinë
Hollandezët, danezët, racistët. ksenofobët, fashistët, gjermanet, austriake, rusët, tani edhe Francesco Becchetti. Kushdo flet keq apo punon për të dëmtuar Shqipërinë gjen mbështetjen dhe jehonën e PD-së.
27 Nëntor 2020, 17:50 -
Pse Edi Rama fut veten në kurthin e Fevziut brenda studios së Opinionit dixhital?
Emisioni e Blendi Fevziut është shndërruar prej vitesh në një arënë kaotike personale në të cilën u lan këmbët miqve dhe shqyen armiqtë. Por mbrëmë ama e shndërroi studion e tij përfundimisht në Opinionin dixhital.
16 Tetor 2020, 20:06 -
Lufta ndaj Covid dhe llogjika e doktorit të shkencave Tit Vasili
Sipas ekspertit më të rëndësishëm të mjekësisë që ka LSI në dispozicion, për të përmbajtur shpërthimin e ri të Covid njerëzit nuk duhet t’i binden urdhrave të kryeministrit dhe duhet të vazhdojnë të thyejnë rregullat anti-Covid, duhet të vazhdojnë të mos respektojnë distancimin fizik, të mblidhen në grupe, të mos vendosin maska dhe se duhet edhe të protestojnë në masë, etj. etj.
17 Qershor 2020, 17:48 -
Ekskluzive/ I gjori Teatër Kombëtar nuk ekzistonte as në hipotekë
Teatri Kombëtar i prishur mes polemikash në të gdhirë të së dielës së shkuar, ligjërisht nuk ekzistonte. Nga dokumente të siguruara prej Shqiptarja.com godina e Teatrit Kombëtar e ndërtuar në 1939 nuk është regjistruar asnjëherë në hipotekën kombëtare.
21 Maj 2020, 19:48 -
Covid19, Monika zbulon “virusin bakterologjik” dhe kërcënimin e makaronave
E shfaqur në publik pas një karantinimi të gjatë të kaluar në shtëpi duke hekurosur, Monika Kryemadhi duket më konfuze se kurrë. E intervistuar nga Eni Vasili dhe disa analistë, kryetarja e LSI në më pak se 60 minuta u ngatërrua në qindra kontradikta.
5 Maj 2020, 18:57 -
Mallkimi i epidemiologut të Berishës: Deri më 18 prill të paktën 300 të vdekur në Shqipëri
Duke mos qenë më doktor, Berisha ka gjetur një konsulent për të shpikur skena makabre. Këtu hyn në skenë Taulant Muka i ftuar si epidemiolog ekspert nga disa ekrane studiosh televizive, nga të cilat ka terrorizuar opinionin publik me parashikimet e tij katastrofike të përdorura pastaj nga sb. Ja gafa qe ka bere deri tani.
18 Prill 2020, 16:40 -
Coronavirus, ja çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha para se të kërkojë ndihmë për gazetarët e policët
Në javën e fundit, dy herë, Lulzim Basha kërkoi që qeveria të ndihmojë mediat dhe policët. Ftesa do të vlerësohej sikur të ishte edhe e sinqertë, por si shumë deklarata të tjera të kësaj opozite të inatosur për paaftësinë e vet për të mbledhur pëlqime, zbulon një hipokrizi të thellë. Eshtë hipokrizi të kërkosh ndihmë për mediat dhe policia që opozita ka kriminalizuar prej vitesh, I ka diskriminuar, ofenduar dhe kërcënuar.
9 Prill 2020, 19:58 -
Urrejtja gropos pëlqimet në socialmedia ndaj Berishës, ngrihet Edi Rama
Plaku që prej javësh shpreson në një katastrofë humanitare në Shqipëri që të akuzojë kështu Edi Ramën për të kapitalizuar ndonjë avantazh politik, nuk di më ç’të shpikë për të shpalosur tërbimin e tij. Dhe ditë pas dite po gërryhet nga urrejtja, ashtu si uthulla gërryen enën e vet. Ndryshe nga Sali Berisha, Edi Rama ka gjetur gjuhën për të rritur mbështetjen dhe simpatitë, kështu mbështetja e tij në facebook rritet.
31 Mars 2020, 16:11 -
Distancat e sigurisë duhet të ruhen edhe në studiot televizive shqiptare
Në pritje që të veprojë Ministria e Shëndetësisë me një urdhër, botuesit dhe moderatorët e talk show-eve duhet të vetërregullohen dhe të ndalojnë menjëherë praninë e publikut në studio televizive, duke kufizuar, nëse është e nevojshme, edhe numrin e të ftuarve të pranishëm, duke garantuar në këtë mënyrë mes tyre të paktën një metër distancë.
10 Mars 2020, 10:18 -
Protestat e Ilir Metës në kohën e koronavirusit
Duke marrë në konsideratë situatën në botë dhe frikën se koronavirusi mund të dalë edhe në Shqipëri, thirrja e Ilir Metës për të mbushur sheshet me militantët e tij për të protestuar, në këtë moment të veçantë duket si një thirrje e papërgjegjshme. Opozita shqiptare madje ka akuzuar qeverinë se fsheh raste të koronavirusit dhe se nuk bën asgjë për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Por ndërkohë vetë opozita organizon grumbullime të njerëzve në sheshe, duke shkelur një nga rregullat parandaluese që zbatohen këto ditë në të gjithë botën.
4 Mars 2020, 13:55 -
Po gazetarët që mbështesin Metën ose Berishën janë “të kapur” apo jo?
Retorika e opozitës ka qejf t’i etiketojë gazetarë e analistë që nuk sulmojnë hapur Edi Ramën si “të kapur” nga qeveria. Por e çuditshme është që e njejta logjikë nuk ka vlerë në drejtim të kundërt. Nëse një gazetar mbron Bashën, lavdëron Berishën, ose edhe kur madje fton popullatën të marrë pjesë në manifestimet e Ilir Metës, ai nuk është më një gazetar “i kapur”, por një gazetar i lirë dhe i pavarur.
27 Shkurt 2020, 19:37 -
Politikanë si korba mbi Shqipërinë
Sali Berisha nuk është i vetmi politikan ndjellakeqës për Shqipërinë, por është ndër më të zellshmit. Edhe këtë herë, sa i takon koronavirusit që po trondit botën, synon vetëm për të ndjellë panik. Asnjëherë nuk është konstruktiv, të thotë që jam në krah të shqiptarëve dhe institucioneve për të bërë më të mirën.
22 Shkurt 2020, 20:54 -
Asgjë nuk merret seriozisht, as kërcënimet ndaj një gjyqtari
Të habit super-lehtësia, me të cilën i hiqet mbrojtja fizike një gjyqtari të angazhuar në luftën kundër kriminalitetit. Në rast se Shteti nuk mbron përfaqësuesit e vet, të cilët nuk pranojnë të bëjnë kompromise me bandat, me kë mendon ta fitojë luftën kundër krimit?
17 Shkurt 2020, 12:43 -
Opozita katastrofiste/ Pas tërmetit apokaliptik, LSI parashikon 300 milionë të vdekur nga koronavirusi
Pas Ilir Meta, Edmond Panariti në një postim shpreh frikën se koronavirusi mund të shkaktojë vdekjen e 300 milionë njerëzve. Është e qartë se qëndrimi në opozitë nxit katastrofizmin.
31 Janar 2020, 11:34 -
Mësuesi i dëbuar në Turqi, një mesazh i Ramës për ''gylenistët'' VIP në Tiranë?
Harun Celik është “gylenisti” i parë që Tirana i dorëzon Ankarasë, por mund të mos jetë i fundit. Sipas disa burimeve diplomatike, është një mesazh që kryeministri Edi Rama po iu nis disa “gylenistëve” VIP, të cilët deri tani kanë patur një mbrojtje dhe një imunitet të plotë në Shqipëri.
3 Janar 2020, 18:51 -
Rindërtimi pas tërmetit, Shteti t’u thotë “jo” fondacioneve fetare
Fondacioni fetar i drejtuar nga imami Elvis Naçi, pak ditë pasi ka blerë një spital privat, njoftoi se do të rindërtojë edhe pallatet e shembura në Thumanë. Por Qeveria ka detyrën të ndërhyjë për të sqaruar se pallatet e Thumanës i rindërton shteti dhe se fondacionet fetare duhet të qendrojnë larg nga këto projekte.
27 Nëntor 2019, 18:15 -
Po vëllai i “Rrumit” pse është drejtor i Postës së Durrësit?
Në rast se nuk është e përshtatshme nga pikëpamja etike marrëdhënia miqësore e “Rrumit” me prokurorin Arjan Ndoja, nuk është i tillë as edhe emërimi i vëllait të “Rrumit” në krye të një institucioni publik. Si është emeruar atje? Për merita personale dhe profesionale, apo nën ndikimin e të vëllait?
4 Nëntor 2019, 17:50 -
Lulzim Basha dhe dashuria e papritur me tre “oligarkët” e Edi Ramës
Pas gjashtë vjet opozite, gjatë të cilëve Basha ka lëshuar flakë e zjarr kundër “oligarkëve të Edi Ramës”, duke kërcënuar t’i godasë investimet e tyre sapo të vijë në pushtet, tani zbulohet se në të vërtetë që sot Lulzim Basha me ata oligarkë po flirton, duke përfituar prej tyre.
29 Tetor 2019, 18:13 -
Kush u jep mësim gazetarëve në Shqipëri?
Problemi i informacionit është serioz, pasi është katastrofik niveli i formimit. Deri kur mësimdhënia e gazetarisë do të lihet në dorë të “opinionistëve” si Mark Marku apo Artan Fuga, të rinjtë tanë do të bënin më mirë të studionin për mjekësi.
25 Tetor 2019, 13:06 -
''Astiri'', ose policët janë abuzues, ose gjyqtarët janë të shitur
Para tri ditësh, Policia ka ndaluar 10 manifestues, të cilët, sipas Akuzës, kishin bllokuar rrugën gjatë protestave të “Astirit”. Ligji parashikon se bllokimi i rrugëve është një vepër penale dhe, duke qenë i tillë, parashikon një dënim deri në 3 vjet burg. Pak orë më pas, një pjesë e atyre demonstruesve ishin sërish në shesh, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pse?
17 Tetor 2019, 16:35 -
Sikur Facebook të mbyllte faqen e Sali Berishës?
Sot Facebook lajmëroi se ka ndërprerë disa funksione chat në faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur në postimet e tij. Kushedi nëse “inspektorët etikë” të Facebook që kontrollojnë miliona faqe, pasi treguan se e kuptojnë gjuhën italiane dhe atë izraeliane, do të tregojnë se e njohin edhe atë shqiptare.
12 Shtator 2019, 18:24 -
Tani Meta mendon si Rama: Në zgjedhje merr pjesë vetëm ai që dëshiron
Për të qenë ''zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, sipas presidentit tonë të Republikës, kushti i vetëm që kërkohet sot është që Ilir Meta të jetë dakord dhe të marrë pjesë LSI. Një formë e re kjo e demokracisë familjare.
30 Korrik 2019, 17:04 -
Gjithë shqiptarët mund të jetojnë në kamje.... premtimet bosh të Lulzim Bashës
Po përse, meqë tani duket kaq e thjeshtë, PD dhe LSI nuk siguruan kamjen, lirinë dhe konkurencën e ndershme kur ishin ato në pushtet? Dhe përse, në qoftë se nuk e kanë bërë më parë, populli duhet t’u besojë sot?
10 Korrik 2019, 12:41