-
Me fjalën “monizëm” nuk duhet bërë shaka
Nuk është surprizë që Berisha gjithnjë ka ëndërruar një “monizëm demokratik”, me atë vetë në komandë. Por të flasësh sot për monizëm, sidoqoftë, do të thotë mungesë respekti për viktimat e diktaturës së vërtetë dhe ta krahasosh Shqipërinë pluraliste të vitit 2019 me terrorin e Shqipërisë enveriste, do të thotë të bëhesh qesharak.
1 Korrik 2019, 13:34 -
LSI tërhiqet nga dorëheqja e Ramës si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Po jo PD.
Në përfundim të takimit me ish-shokun e partisë Ilir Meta, Petrit Vasili konfirmoi me kënaqësi se zgjedhjet administrative do të zhvillohen me 13 tetor, duke harruar të thotë se LSI pretendonte dorëheqjen e kryeministrit si kusht për të marrë pjesë.
27 Qershor 2019, 16:56 -
Rasti i Voltana Ademit në Shkodër, për të kujtuar se si vepron PD kundër opozitës
T’i ndalosh opozitës socialiste të drejtën e zhvillimit të një mitingu në një shesh të Shkodrës (ku një parti është e lirë të mblidhet edhe sikur të mos ketë fushatë elektorale) të kujton në mënyrë dramatike arrogancën që ka përdorur gjithmone PD-ja ndaj kundërshtarëve të saj politikë në vitet kur ishte në pushtet.
20 Qershor 2019, 12:19 -
Tani është e qartë se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet
Indicjet janë të qarta, fajtori është tani lehtësisht i identifikueshëm. Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve ''339'' dhe ''184'' i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ja ka dorëzuar ato Partisë Demokratike.
17 Qershor 2019, 23:05 -
'Investigimi' i sinkronizuar i gazetarit gjerman, botimi i ri një ditë para vendimit për negociatat
Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
16 Qershor 2019, 20:02 -
Lirimi i Balliut, ose Policia është e paaftë, ose Drejtësia është ende e korruptuar
Nga njera anë, kemi opozitën, me Klevis Balliun në krye, që në çdo protestë bllokon rrugët dhe kërcënon Policinë e institucionet me gjeste dhune dhe ''mosbindjeje civile'' dhe, nga ana tjetër, kemi gjyqtarë e prokurorë, që nxjerrin nga burgu njerëz, të cilët Policia i padit si përgjegjës të kësaj dhune.
9 Maj 2019, 19:24 -
Berisha lavdëron Salvinin, por në Itali Klevis Balliu do të rrezikonte 12 vjet burg
Për shkak të nje ligji, që e kërkoi miku italian i Berishës, sot në Itali ish-deputeti Klevis Balliu do të rrezikonte një dënim deri në 12 vjet burgim për bllokimet e rrugëve. Kushedi se çfarë mendon për këtë Berisha.
7 Maj 2019, 19:30 -
Berisha i njeh grabitësit e Rinasit?
Një ish-kryeministër që nuk mban asnjëherë anën e shtetit dhe të instituconeve, por vetëm anën e interesave të tij personale e politike, meriton të mbetet ashtu siç është bërë: një urrejtës serial (hater) që përmbyt mediat sociale me shpifjet e tij dhe asgjë më tepër.
24 Prill 2019, 12:53 -
Edhe Nishani humb logjikën: 'Ja pse grabitësi nuk u vra nga Policia'
Sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.
10 Prill 2019, 19:46 -
Ditmir Bushati, ish-ministri arrogant që akuzon për arrogancë të tjerët
Dikush e ka interpretuar agresivitetin e tij verbal si një hap të parë për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të hyrë në një forcë tjetër politike, ndoshta tek “Vetvendosja” e porsalindur, e cila, nga Kosova, projekton të transferohet edhe në Shqipëri. Në qoftë se konfirmohet zgjedhja e tij, përveçse arrogant, ai do të dilte edhe si tradhëtar.
9 Prill 2019, 17:56 -
Lulzim Basha nuk i mban fjalën as vetes së tij
Pak ditë më parë, Lulzim Basha kishte sfiduar Prokurorinë, duke refuzuar të paraqitej, pasi ishte thirrur për t’u informuar lidhur me dokumentat e mbërritura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe nga Prokuroria e Skocisë, që janë duke hetuar mbi financimin e 600.000 USD.Por, pas vetëm katër ditësh, Lulzim Basha ndryshoi mendje dhe, bashkë me Gazmend Bardhin, sot u paraqit në Prokurori.
25 Mars 2019, 11:19 -
Kur Çlirim Gjata ndjehet si Mato Gruda... eh Mato Mato
Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus.
22 Mars 2019, 19:08 -
Si president apo si bashkëshort flet Meta?
Mbetet dyshimi se ftesa për të injoruar faktorin ndërkombëtar është vetëm një reagim ndaj kritikave që pikërisht faktori ndërkombëtar ka bërë në adresë të gruas së tij. Problemi i cili minon funksionin e tij kushtetues, është që nuk kuptohet se, kur flet Ilir Meta, këtë e bën si President i Republikës, apo si burri i Monikës.
18 Mars 2019, 14:15 -
Opozita nuk ka qenë kurrë më e mirë se qeveria që sot kritikon (22 gjëra që duhen kujtuar se çfarë ndodhte kur PD dhe LSI ishin në pushtet)
Ndërkohë që opozita zbret në shesh dhe provon të përmbysë qeverinë me metoda ekstra-parlamentare (sikur të ishte një lëvizje popullore e porsakrijuar, që kërkon me forcë të hyjë për herë të parë në sistem), është e domosdoshme të kujtohet se Sali Berisha ka qeverisur vendin për 13 vjet, Lulzim Basha për 8 vjet dhe Monika Kryemadhi, me LSI-në e saj, për 12 vjet.
27 Shkurt 2019, 12:02 -
Pamjet televizive e dëshmojnë: protestuesit thyejnë kordonin e Policisë. Përse gënjen Basha?
Edhe sot ishin protestuesit, me Berishën dhe Bashën në krye, që thyen kordonin e Policisë. Por Berisha e Basha e mohojnë. Të gënjesh në mënyrë kaq flagrante, demton kauzën e opozita dhe shton dyshimin se në realitet ata gënjejnë për gjithshka.
26 Shkurt 2019, 21:21 -
Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?
Kushedi pse trafikantët shqiptarë të drogës (anonimë) u japin intervista vetëm gazetarëve të huaj, ose gazetarëve të PD-së. Dhe kushedi pse këto “scoop”-e gjithnjë konfirmojnë tezat politike të PD-së. Eshtë vetëm një koincidencë?
24 Shkurt 2019, 12:20 -
Jashtë pushtetit të Berishës e Bashës, të gjithë kthehen normalë. Edhe Murrizi
Para dy ditesh Murrizi zgjodhi të mos pranojë urdhërin e “eprorëve politikë” të tij që të digjte mandatin dhe partia menjëherë e përjashtoi. Dhe këtu ndodhi metamorfoza. Murrizi, sikurse ka ndodhur me shumë ish-PD-istë të tjerë, të dalë nga rrjeta e partisë, u kthye në njeri normal.
23 Shkurt 2019, 19:08 -
Plan ''puçist'' i Bashes: i frikshëm apo qesharak?
Basha ka shpallur se objektivi i parë i qeverisë së re të tranzicionit do të jetë të fillojë hetimet kundër Ramës dhe të arrestojë Vangjush Dakon. Nga ky këndvështrim, më shumë se një projekt demokratik, të ngjan me një plan puçist: të përmbyset mazhoranca parlamentare dhe të arrestohen përfaqësuesit e saj.
19 Shkurt 2019, 12:45 -
O maaaa fajin e ka Ediii
Besoj se të gjithë jemi të rrethuar nga njerëz që nuk duan të marrin përgjegjësinë e gjërave që bëjnë: nga ato më të voglat deri te më të mëdhatë. E sidomos, kur ato i bëjnë shkel e shko, identifikojnë dikë ose diçka dhe bërtasin: O maaaaa, fajin e ka ai ose ajo! Dhe në vend që të lodhen e të ndërtojnë, shkatërrojnë, dorëzohen, tërhiqen.
19 Shkurt 2019, 11:55 -
Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve
Pas dështimit të përpjekjes për të marrë nën kontroll protestën e studentëve (tanimë të ezauruar), Partia Demokratike dhe LSI po provojnë të hedhin në veprim profesorët e tyre për të organizuar një protestë të re, të cilën të mund ta kontrollojnë.
1 Shkurt 2019, 12:25 -
Portalet akuza për oxhakun/ Reagon pronari i studios Adi Dule: E kam me qira, s’ka kushtuar as 12 mijë €, mjerë ku jemi katandisur
Adi Dule, artist, thotë se priste që pas shumë vitesh punë me baltë, priste që të merrte famë nga puna e tij si artist, por përballet sot me zhgënjimin, se më i famshëm u bë nga oxhaku i studios së tij.
6 Janar 2019, 20:38 -
Çfarë trishtimi ata flamuj amerikanë në Unazën e Re
Ata flamuj amerikanë, që drejtuesit e Partisë Demokratike ua vunë në duar protestuesve, tregojnë se sa e vjetër është kjo protestë. Dhe se si, pas 25 vjetësh, PD ende nuk ka mundur të transformohet në një forcë politike moderne dhe evropiane.
22 Nëntor 2018, 19:06 -
Pa televizion, vdesin dhe mediat sociale
Paniku që shpërtheu mes të hënës dhe të martës, në 24 orët që u bë ndërprerja e transmetimeve televizive analoge dhe nisën transmetimet me sistemin dixhital, konfirmon supremacinë që televizioni vazhdon të ketë në sistemin e informacionit në Shqipëri
12 Shtator 2018, 12:38 -
Edhe Reporters sans Frontieres rrëshqet tek propaganda e PD
Duket se RSF ka informatorë të saj brenda zyrave të PD-së dhe është pozicionuar publikisht pa as më të voglin verifikim të fakteve: videot që qarkulluan në web në fakt tregojnë pa asnjë dyshim se Kasmi nuk po bënte një reportazh gazetaresk për RD
28 Maj 2018, 18:03 -
U përpoq t'i bënte hije Berishës, Braçe tallet me deputetin e PD: O pikë e zezë
Braçe është tallur me gjestin e deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili u shfaq në protestën duke u kujdesur për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po përpiqej t’i bënte pak hije, që të mos i vrasë dielli sytë.
26 Maj 2018, 18:13 -
Udhëtime... prapa në kohë
Mjetet e transportit ndërkombëtar në Shqipëri të çojnë përpara në hapsirë, por mbrapa në kohë. Cilësia e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Italisë (nga ku vijnë shumë sipërmarrës, studentë e mallra) është kthyer 15 vite pas. Pas boom-it të trageteve të linjës d
1 Prill 2018, 09:32 -
Kazanet tane ne arenen nderkombetare
Mjafton fare pak për të zbuluar dhe kuptuar peshën e disa gazetarëve shqiptarë: mjafton t'i nxjerrësh nga kazani i shtëpisë sonë dhe t'i trasferosh në arenën ndërkombëtare. Papritur nga gazetarë, shndërrohen në turistë, të gatshëm për të bërë selfie para vendit t&
27 Mars 2018, 19:30 -
Ai mesazh nga Fieri
Prej pak javësh në Fier ndodhën dy ngjarje domethënëse: një qytetar (ish polic pyjor) reagoi me kurajo për të bllokuar hajdutë, edhe pse për fat të keq mbeti i vrarë. Por falë veprimit të tij heroik hajdutët pak më vonë u kapën. Pardje, po në Fier, një patrullë policie reagoi kundër disa hajd
27 Mars 2018, 19:35