-
Kronikë
Me çati të rrënuar e mure të plasaritura, degradon qendra shëndetësore në Kukës! Banorët: Ka mbi 3 vjet kjo situatë, infermierët futen me frikë
Rreth 200 banorë të fshatit Kolsh, në Kukës prej 3 vitesh nuk marrin dot asnjë shërbim mjekësor, pasi qendra Shëndetësore e zonës ku jetojnë ka dalë jashtë çdo funksioni.
13 Prill 2021, 19:26 -
Rama: Qendra në Kashar siguron kujdes shëndetësor cilësor për banorët e zonës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një qendër shëndetësore në lagjen nr. 14 në Kashar. Një prej mjekëve shprehet se kjo qendër ka kushte e hapësira të reja për pacientët si dhe mjete e pajisje të reja për personelin shëndetësor.
24 Shkurt 2021, 07:55 -
Manastirliu-Veliaj inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Kashar: Përfundon rehabilitimi i 300 të tjerave (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj mëngjesin e sotëm kanë inspektuar nga afër Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar.
22 Shkurt 2021, 09:56 -
COVID/ 15% e testeve të shpejta dalin pozitiv! Fluks qytetarësh në qendra shëndetësore (VIDEO)
Rreth 15% e testeve të shpejta që kryehen në ditë në një prej pikave të caktuara, rezultojnë pozitiv me COVID-19. Epidemiologu Rexhep Muja tregon se brenda një dite janë testuar deri në 110 qytetarë në Qendrën Shëndetësore nr.10 në kryeqytet.
21 Janar 2021, 18:33 -
Rama e Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë: E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave, pavarësisht pandemisë (VIDEO)
Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Rrogozhinës, që i shërben 14 mijë banorëve, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zinxhiri ftohës për vaksinat antiCOVD do të jetë i organizuar në të gjithë vendin.
20 Janar 2021, 17:40 -
Të gjakosur, dëmtime në kokë, e këmbë për t’ia ‘mbathur’ lëkundjeve...Mjeku i ‘tërmetit’ rrëfen tragjedinë e 26 nëntorit (VIDEO)
Në një rrëfim për Report Tv, mjeku i qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës, rrëfen momentin e parë kur teksa ishte në detyrë ndjeu lëkundjet e fuqishme të tërmetit të 26 nëntorit. Teksa na tregon për pritjen njëra pas tjetrës të rasteve me dëmtime, mjeku Isuf Balliu thotë se nuk do ta harrojë kurrë dramën që shkaktoi ai tërmet.
26 Nëntor 2020, 10:38 -
Qendra shëndetësore e fshatit, si 'gërmadhë'...duhej t'i shëronte, por i rrezikon shëndetin banorëve nga dita në ditë
Qendra Shëndetësore në fshatin Vranisht në bashkinë Devoll ku marrin shërbim mjekësor rreth 1000 banorë është lënë në harresë, prej vitesh kjo godinë nuk ka njohur asnjë investim. Banorët shprehen të shqetësuar pasi kanë frikë të vizitohen në këtë qendër sepse tavani rrezikon të shembet.
11 Shkurt 2020, 17:33 -
Korçë, qendra shëndetësore në Zagradec si kasolle, banorët dhe kryeplaku: Pas '90 jemi të harruar
Qendra shëndetësore e fshatit Zagradec në Korçë është tërësisht jashtë funksionit. Godina është e amortizuar çka bën të pamundur që 50 familjet e fshatit të marrin shërbim në këtë qendër.
13 Dhjetor 2019, 17:19 -
Manastirliu inspekton punimet në qendrën shëndetësore Ndroq
Qendra shëndetësore Ndroq e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore do t’u shërbejë 9,500 banorëve të zonës. Kjo qendër po rehabilitohet si pjesë e 100 qendrave shëndetësore këtë vit, pas rehabilitimit të ambulancës “Lagjia e Re” Ndroq gjatë fazës së parë të rehabilitimit të 80 qendrave shëndetësore.
31 Korrik 2019, 11:57 -
Manastirliu në Radhimë: Furnizim pa ndërprerje me barnat e urgjencës (VIDEO)
Gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore të hapur në Radhimë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se me planin e integruar të masave, garantojmë shërbim 24 orë në zonat turistike.
21 Korrik 2019, 10:45 -
Një qendër shëndetësore...që vetëm emrin ka të tillë! (VIDEO)
Banorët e fshatit Dërsnik të Korçës e kanë thuajse të pamundur të marrin shërbime shëndetësore pasi qendra në këtë fshat është jashtë çdo standardi dhe nuk plotëson asnjë kusht. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë menjëherë pas janë 800 banorë pa shërbime në këtë zonë.
30 Maj 2019, 16:43 -
Qendër e re shëndetësore në Velipojë, Manastirliu: Plan masash për sezonin veror
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë 2019, do të përparësohen pikat në zonat turistike. Manastirliu prezantoi edhe planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik.
30 Prill 2019, 13:17 -
Velipojë/ Manastirliu viziton qendrën shëndetësore verore: Morën shërbim mjekësor mbi 13 mijë pushues
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmië të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës.
21 Korrik 2018, 10:04 -
Korçë, qendra shëndetësore e Pustecit e amortizuar, nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar
Qendra shëndetësore në Pustec të korçës është tërësisht e amortizuar. Vetëm për të kuruar njerëz nuk mund të shkjnë në të pasi atë cilët mund të shkojnë për të marr ndihmën e parë mund të marrin një sëmundje më teper, pasi gjithçka është shkatërruar.
8 Qershor 2018, 22:24