-
20 rrugë të kryeqytetit ‘vishen’ me emrat e grave të vrara nga burrat (FOTO)
Emrat e rrugëve të kryeqytetit janë mbuluar me emra të grave të vrara nga burrat e familjeve të tyre! Aktivistë të Kolektivit Feminist në Tiranë ndërmorën një aksion për gratë e vrara nga dhuna ‘patriarkale’ në Shqipëri
14 Janar 2022, 21:03 -
SPECIALE/ Sfidat e një të mbijetuare nga dhuna në familje: Më shkonte gjaku nga hundët dhe nga goja, u rilinda pasi u ndava
12 gra janë vrarë nga muaji janar deri në tetor të këtij viti në Shqipëri. Rreth 4 mijë denoncime janë referuar në policinë e shtetit gjatë kësaj periudhe. Pavarësisht ashpërsimit të ligjit, dhuna në familje vazhdon të mbetet plagë e hapur. Report Tv sjell dëshminë e një të mbijetuare që rrëfen se traumat e së shkuarës lënë pasoja në të tashmen e këtyre grave.
23 Dhjetor 2021, 20:51 -
Dhuna ndaj grave, drejtësisë i kërkohet përgjegjshmëri! Çela: Prokurorët të vlerësojnë e të hetojnë çdo të dhënë
Vlerësimi i çdo të dhëne në denoncimet e dhunës, dhe dhënia e dënimeve më të ashpra ishte kërkesa e drejtuesve të disa institucioneve për organet e drejtësisë. Sipas tyre, problem mbeten vendimet paradoksale për urdhrat e mbrojtjes.
7 Dhjetor 2021, 20:05 -
'Gratë s'ju detyrohen asgjë, dashuri, jo dhunë'/ Policia e Beratit shpërndan video-mesazhin sensibilizues kundër dhunës në familje
Mesazhit sensibilizues i janë bashkuar përfaqësues nga të gjitha institucionet vendore dhe organizatat, që janë anëtare të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës, midis të cilëve edhe Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje pranë Policisë Berat,Valbona Qafa.
7 Dhjetor 2021, 16:39 - Kronikë
- Kosova & Rajoni
-
Sociale
Studimi: Dhuna në familje, kërcënim për gratë shqiptaro-amerikane
Sipas studimit ku morën pjesë 374 gra, 89 për qind janë abuzuar në marrëdhëniet e tyre. Sipas autorëve të studimit, gjetjet që publikohen në muajin e ndërgjegjësimit ndaj dhunës në familje, janë shqetësuese sepse një numër i madh grash, 81 për qind, raportojnë se vuajnë nga abuzimi emocional.
6 Tetor 2021, 08:19 -
Lifestyle
Rep-pop/ Dhuna në familje, varësia ndaj drogës dhe lufta në Kosovë, ja disa këngë shqiptare që kanë trajtuar çështje të rëndësishme të shoqërisë sonë
Muzika vitet e fundit është kthyer vetëm në një mjet argëtimi, por mos të harrojmë që ajo ka “fuqinë” të ndikojnë shumë në jetët njerëzore.
15 Shtator 2021, 22:27 -
Kronikë
Pas vrasjes së një 47-vjeçari, tjetër konflikt në familje në Klos! Këtë herë ndërhyn policia, arrestohen vëlla e motër
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar një tjetër krim në familje pasi ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy familjeve, për motive pronësie. Policia ka arrestuar 2 persona, motër e vëlla, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre
26 Korrik 2021, 11:48 -
Kronikë
Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor, Komisariatit Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja! Rama: Do mund të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik
Dhuna në familje është një nga problemet më të shumta me të cilën përballet shoqëria shqiptare, e si për të gjetur një mënyrë për ta çuar në nivelet minimale të saj, pasi zhdukja e këtij fenomenit duket e pamundur, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hap një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital. Risi është mundësia që i jepet denoncuesit që të komunikojë online me operatorin e sallës.
22 Korrik 2021, 08:32 -
Kronikë
Raporti për krimet për janar 2021, Ministria e Brendshme: Ulen vrasjet, rritet dhuna në familje krahasuar me vitet e tjera
Ministria e Brendshme bëri sot publik raportin për kriminalitetin në muajin janar të këtij viti. Krahasuar me muajin janar të viteve 2016-2020 shifrat e vrasje janë ulur, pasi këtë Janar kanë ndodhur vetëm dy të tilla. Por referuar raportit nuk është e njëjta gjë për dhunën në familje, e cila në këtë janar ka qenë në rritje dhe janë regjistruar 132 raste të tilla.
7 Maj 2021, 16:59 -
Veprat penale në Shqipëri përgjatë vitit 2020, 1/3 e krimeve ndodhin në Tiranë, Kukësi me më pak
Tirana kryeson qytetet me numrin më të lartë të veprave penale. Nga 30 mijë të regjistruara në vitin 2020, 10 mijë janë regjistruar në kryeqytet, ndërsa Kukësi është qyteti me numrin më të ulët.
29 Janar 2021, 17:29 -
Dhuna në familje / Gramoz Ruçi, letër krerëve të institucioneve ligjzbatuese: Nuk është bërë sa duhet për të dënuar dhunuesit
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkon që të zbatohen me përpikëri dispozitat e Kodit Penal dhe të mos ketë asnjë tolerim kur bëhet fjalë për të akuzuarit për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.
27 Nëntor 2020, 09:45 -
Meta mesazh në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave: Duhen forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve
Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti Ilir Meta thotë se është e domosdoshme të rrisim ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni.Presidenti i Shqipërisë në një njoftim n&e
25 Nëntor 2020, 20:15 -
‘Dëgjo, Beso, Mbështet’, përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri bashkë kundër dhunës ndaj grave
Është zhvilluar sot në Vlorë një tryezë e rrumbullaket me drejtues të komuniteteve fetare të rrethit Vlore, në nisje të 16 ditëve të fushatës së përvitshme të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore&ldquo
25 Nëntor 2020, 16:13 -
Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, Kryemadhi: Ajo është jeta, pa të bota do të ishte pa ngjyra
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur mbështetjen e saj për gratë në ditën ndërkombëtare kundër dhunës së gruas. Ajo shprehet se gruaja është jeta dhe pjesa më e bukur e shoqërisë dhe se ato meritojnë të bëjnë një jetë pa dhunë, në çdo formë të sa
25 Nëntor 2020, 15:49 -
6 gra humbën jetën në 2020! Nga 2980 denoncime, vetëm 532 abuzues të arrestuar, pedagogia Luarasi: 1 në 2 gra në Shqipëri pre e dhunës
Sot është dita ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, fenomen që shoqëron vendin tonë. Në vendin tonë 6 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje ndërsa 532 dhunues janë vënë në pranga.
25 Nëntor 2020, 11:02 -
Mesazhi i ambasadorit Soreca: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk ka vend askund në botë
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh shumë të fortë, për një nga problematikat më kryesore që po përballen shumë vende në botë, ku fatkeqësisht nuk bën përjashtim as Shqipëria, siç është dhuna ndaj grave.
25 Nëntor 2020, 09:57 -
Hyn në fuqi ligji që forcon masat kundër dhunës në familje! Avokati Daci: Dëbimi nga shtëpia, mund të rrisë krimin
Hyrja në fuqi e masave të reja kundër dhunës në familje shihet si pozitive nga juristët, por që sjell probleme të tjera zinxhir. Avokati Jordan Daci shprehet se një dhunues i dëbuar nga shtëpia mund të rikthehet në banesë dhe të kryej një krim më të rëndë.
18 Nëntor 2020, 15:55 -
Hynë në fuqi masat e reja kundër dhunës në familje! Nga sot kush rreh gruan dëbohet nga shtëpia, strehë e përbashkët për burrat dhunues, alkoolistët në spital
Janë botuar në Fletoren Zyrtare masat e reja kundër dhunës në familje teksa hynë në fuqi këtë të mërkurë (18 nëntor), kush ushtron dhunë rrezikon të largohet me forcë nga shtëpia e tij brenda disa orëve
18 Nëntor 2020, 08:13 -
Dhunuesit të dëbohen nga shtëpitë, qytetarët: Dakord! Duhet të ishte marrë me kohë! Gruaja është e shenjtë
Në 18 nëntor hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore që parashikojnë dëbimin nga banesa të burrave dhunues. Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë nismë? Report Tv sjell opinionet e tyre.
12 Nëntor 2020, 16:24 -
'Dhunë në familje', 'trafikim të narkotikëve' dhe 'armëmbajtje pa leje', arrestohen 9 persona në 24 orët e fundit në kryeqytet
Me lirimin e masave për shkak të koronavirusit po bëhen më të shpeshta rastet e veprave penale, pasi në 24 orët e fundit në Tiranë janë arrestuar 9 persona.
3 Maj 2020, 14:10 -
Votimi në Kuvend/ Nga kriminalizimi i presionit psikologjik, ligji i pronave tek vijimi i aksionit të OFL-së
Kush dhunon dhe i ngacmon ish të dashurën, nipat, kunatit, rrethin familjar dhe miqësor do dënohen deri në 5 vjet burg, shtyhet afati për reformën zgjedhore dhe për komisionin për shkarkimin e Presidentit
16 Prill 2020, 17:12 -
Kodi Penal ndryshime jo vetëm COVID! Kush rreh gruan në sy të fëmijëve deri në 10 vite burg! Kush përdor pasurinë e sekuestruar nga OFL 7 vite
Kodi Penal pritet të pësojë ndryshime edhe për dhunën në familje si dhe posedimin e aseteve të sekuestruara nga OFL. ReportTv ka siguruar draftin ku dhuna nga bashkëshortes apo ish bashkëshortes e bashkëjetueses dënohet nga 5 deri në 10 vite burg duke përfshirë dhe dhunën në sy të fëmijëve. Ndërsa kush vazhdon përdor pronën e sekuestruar nga OFL rrezikon deri në 7 vite burg.
13 Prill 2020, 11:09 -
Sociologu Tushe: Një pjesë e njerëzve e lidhin koronavirusin me një fund 'imagjinar' të botës! Është koha të rigjejmë ekuilibrat (VIDEO)
Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci, sociologu Gëzim Tushe ka folur për pasojat sociologjike që izolimi ka lënë te njerëzit.Ai shprehet se një pjesë e vogël e njerëzve e kanë parë sëmundjen e koronavirus si një fund imagjinar të botës dhe për këtë kategori thotë se
7 Prill 2020, 11:42 -
Vrasjet në familje, në 2 muaj shënohen 5 viktima (VIDEO)
Dy muajt e parë të 2020-ës do të shënonin 4 vrasje në familje, me 5 viktima. Thuajse motivet janë të njëjta, xhelozi dhe konflikte në familje. Vrasjet në familje janë një nga fenomenet që po prekin jo pak shoqërinë shqiptare. Vitin e shkuar në të gjithë vendin u shënuar 14 krime në familje.
26 Shkurt 2020, 18:23 -
U përdhunuan, dy gratë malësore denoncojnë në 'Pa Gjurmë': I dha gjak për t'i shpëtuar jetën, ai doli nga spitali dhe tentoi ta vriste
Dy gra kanë denoncuar në emisionin Pa Gjurmë se e kanë kaluar jetën si në burg të imponuar nga ish-bashkëshortët. Ata vendosëm që pas më shumë se 10 vitesh bëjnë publike historitë e tyre në emisionin ''Pa gjurmë''.
7 Shkurt 2020, 15:48 -
Kush rreh gruan do dëbohet nga shtëpia pa vendim gjykate, nisma ligjore me masat e ashpra shkon në Kuvend
Pasojat e rënda me të cilat do të përballen burrat nëse dhunojnë gratë nga burgu, largimi me forcë nga banesa dhe detyrimi për t’ju nënshtruar programeve rehabilituese nëse konsumojnë alkool
22 Janar 2020, 12:01 -
Francë: Mijëra persona marshojnë kundër dhunës në familje
Dhjetëra mijëra persona sot kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.
23 Nëntor 2019, 21:24 -
‘Një picë me speca’, thirrja telefonike në numrin 911 që shpëtoi gruan nga dhuna
Tim Teneyck, i Agjencia amerikane e zbatimit të ligjit, iu përgjigj gruas dhe i tha se ajo kishte telefonuar në numrin e gabuar, por pas këmbënguljes nga ana e saj, Teneyck kuptoi se dikush në familjen e saj po dhunohej.
22 Nëntor 2019, 15:15 -
'Duan t'më vrasin djalin, ka ngelur të kapim lopatat', pas denoncimit të nënë e bir xhaxhai ndërhyn LIVE: Pse i merr në emision
Një rast i vazhdueshëm dhune është denoncuar LIVE ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Mimoza Troka dhe djali i saj janë shprehur se rrihen vazhdimisht nga kryefamiljari dhe vëllezërit e tij për shkak të një konflikti të nisur për shkak të pronës
6 Nëntor 2019, 18:26 -
Rritet dhuna në familje në qarkun e Fierit, gjatë 2019 janë regjistruar 228 raste
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në qarkun e Fierit krahasuar me një vit më parë. Por nga ana tjetër kemi dhe një rritje të numrit të denoncimeve për dhunën në familje. Rastet e denoncimeve kanë qenë kryesisht nga femrat.
14 Tetor 2019, 19:26 -
Rrahën nusen se i kërkoi ujë! Vjehrra: Ajo vajzë të mbledhë mendjen! Vuan nga depresioni, deshi të mbyste foshnjen (VIDEO)
Vjehrra e nuses e cila denoncoi pak ditë më parë dhunën që ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kishin ushtruar ndaj saj ka treguar një tjetër variant të kësaj ngjarjeje. Në një rrëfim për Report Tv ajo është shprehur se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.
11 Shtator 2019, 16:53 -
Horror në Elbasan/ Familjarët rrahën nusen në sy të foshnjes 4-muajshe, vjehrri e kapi nga fyti se i kërkoi ujë të shoqit
Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marë ujin. Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës.
8 Shtator 2019, 14:07