-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës kanë braktisur mësimin prej dy ditësh. Prindër e fëmijë thonë se shkolla e tyre i plotëson të gjitha kushtet ndaj refuzojnë transferimin në një fshat tjetër 3 km larg.
13 Mars, 15:51 -
Dibër, prindërit refuzojnë mbylljen e shkollës Kllobçisht
Prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare në Kllobçisht të Dibrës, protestuan kundër vendimit të Zyrës Arsimore për transferimin e nxënësve në një fshat tjetër. Ata thonë se vendimi është i padrejtë pasi shkolla e tyre i ofron të gjitha kushtet.
12 Mars, 18:21 -
VIDEO/ Hap dyert në prag të 7-Marsit shkolla 'Skënder Libohova' në Lushnje, Rama bën kosh në fushën e basketbollit
Ka hapur dyer në prag të 7-Marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje. Për ta inspektuar ka qenë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa të cilët u ndalën për të vizituar mjediset e reja të shkollës.
6 Mars, 17:11 -
Pogradec/ Shkolla e Stropckës rrezikon të mbyllet, prindër e fëmijë në protestë: Duan të na transferojnë në një shkollë 30 minuta larg
Shkolla 9-vjeçare në fshatin Stropckë të Pogradecit rrezikon të mbyllet për shkak të numrit të nxënësve, por prindërit po firmosin një peticion kundër mbylljes së kësaj shkolle. Ata thanë se shkolla, ky Zyra Arsimore synon të transferojë nxënësit është 30 minuta larg.
2 Mars, 17:50 -
Eksperti i karrierës, Muça: 60% e të rinjve s’kanë identifikuar prirjet e tyre! Gert Janaqi: Këshillimi i karrierës, si orë mësimore në shkolla
60% e maturantëve- thotë eksperti i karrierës Erion Muça - nuk kanë asnjë lloj identifikimi të prirjeve mbi atë që do të bëjnë në të ardhmen, por orientohen në bazë sugjerimeve të familjes. Por, në sistemin arsimor zhvillohen orë të posaçme të këshillimit të karrierës për të nxitur të rinjtë të profilizohen në ato fusha ku ndihen më të aftë.
11 Shkurt, 21:49 -
Makina ‘made in Albania’ për transportin e nxënësve! Prindërit: Furgoni kushton shumë, gjyshërit çojnë fëmijët në shkollë
Kryeministri Rama paralajmëroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Por sa i kushton një prindi transporti i fëmijës për në shkollë? Kronika në vijim na sjell një panoramë të qartë të situatës sot.
20 Janar, 16:20 -
Shkolla e fshatit Breg-Lum në Kukës në kushte skandaloze! 20 fëmijë mësojnë në klasa kolektive! Pa dritare e dyer e tualete jashtë funksioni
Edhe pse vetëm 7 kilometër nga Kukësi, shkolla 9-vjeçare, “Hasan Hallaçi” në fshatin Breg Lumë është rrënuar totalisht. Në godinën pa dyer e dritare ku tualetet pa higjienë rrezikojnë edhe shëndetin e tyre, mësojnë ende 20 fëmijë që janë grupuar në klasa kolektive.
16 Nëntor 2023, 15:33 -
Dy godina të reja publike te lagjja “5 Maji”, Veliaj: Sjellim ekonomi për zonën! Qëllimi ynë, të krijojmë Tiranën policentrike
Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e dy godinave, për të cilat tha se qëllimi i lagjeve të reja, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti, është krijimi i një ekosistemi ekonomik dhe shërbimesh
1 Nëntor 2023, 12:08 -
E para në malësinë e Pukës, Begaj merr pjesë në ceremoninë e 120-vjetorit të shkollës shqipe në fshatin Iballë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ishte sot pjesë e ceremonisë së kremtimit të 120 vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e cila ka hyrë në historinë e shkollave të para shqipe.
28 Tetor 2023, 16:43 -
Bashkia e Tiranës tjetër mbështetje Luginës së Preshevës, Veliaj: Investojmë për shkollën ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc
Bashkia e Tiranës do të investojë në shkollën “Naim Frashërit” në Bujanoc të Komunës së Preshevës. Ky lajm u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin.
28 Tetor 2023, 12:55 -
Braktisja e shkollës nga vajzat, Sindikata e Arsimit: Shkak kryesor varfëria! “Save the children”: Rreth 65% e fëmijëve me aftësi të kufizuara mbeten pa shkollë
6000- 7000 fëmijë kanë braktisur shkollën sipas të dhënave nga Banka Botërore. Këtë statistikë e solli në studion e emisionit Përballje me gazetaren Besmira Pelushaj, zv presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj
20 Tetor 2023, 16:15 -
‘Duam shkollë!’ 450 nxënës të Rrajcës mësim në lokal! Bashkia Prrenjas dhe ministria “ping-pong”, s'marrin përsipër financimin për godinën e re
Prej dy vitesh 450 nxënës të fshatit Rrajcë në Prrenjas e zhvillojnë mësimin në lokal në kushte të vështira, pasi shkollën e shembi tërmeti. Nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe prindërit po protestojnë, pasi institucionet, bashkia e Përrenjasit dhe Ministria e Arsimit nuk marrin përsipër financimin e shkollës së re
17 Tetor 2023, 16:54 -
Kolonjë/ Gjendet mësuesja për nxënësen e vetme në shkollën e fshatit të thellë Boshanj! Alesia nis shkollën pas apelit në Report Tv
Në shkollën e fshatit Boshanj ku mëson vetëm një fëmijë është emëruar mësuesja e re. Drejtoria Arsimore e Kolonjës reagoi pas apelit të nënës së Alesias, që kërkonte një mësuese për të bijën.
19 Shtator 2023, 17:00 -
Fëmijët e komunitetit rom në Kukës mbeten analfabetë, jetojnë në çadra e objekte të amortizuara
Fëmijët e komunitetit rom në Kukës privohen të arsimohen si pasojë e kushteve ekstreme në të cilat po jetojnë. Të strehuar nëpër baraka mushamaje apo ndërtesat ish ndërmarrjeve pa ujë dhe pa drita, anëtarët e këtij komuniteti kërkojnë ndihmë nga institucionet
17 Shtator 2023, 11:59 -
Alesia e vetme në shkollën e rrënuar! Nxënësja nga Kolonja kërkon mësues, askush nuk pranon të japë mësim në fshatin e thellë Boshanj
Në fshatin Boshanj të Kolonjës ka mbetur vetëm një nxënëse. Shkolla qendron e mbyllur pasi asnjë mësues nuk shkon të japë mësim për shkak të godinës së rrënuar të shkollës dhe rrugës së fshatit pa asfalt. Për pasojë, Alesia, nxënëse e klasës së katërt ka mbetur pa mësim. Nëna e saj, përmes Report TV kërkon nga Drejtoria Arsimore të emërojë sa më shpejt një mësues për të bijën.
14 Shtator 2023, 15:26 -
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla: Ndryshojmë Kodin Penal, dënime të dyfishta për ata që shesin drogë afër shkollave
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, që starton më 11 shtator, ministri i Brendshëm Tauland Balla ka paralajmëruar nga Durrësi dyfishimin e dënimeve në Kodin Penal për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Ai tha se do të ketë Forcim të Kodit Penal për personat që trafikojnë lëndë narkotike pranë shkollave
5 Shtator 2023, 14:59 -
Kushi vizitë në shkollën 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’, gati laboratorët e rinj të shkencave për 800 nxënës
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vizitoi shkollën 9-vjeçare "Jeronim De Rada" në Tiranë ku pa nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor, por veçanërisht laboratorët e rinj shkencorë.
28 Gusht 2023, 15:06 -
Dita e fundit si mësuese, rrëfimi i Fatime Cerës me lot në sy: Nxënësit do më mungojnë, janë 41 vite në arsim, ishte pasioni im
Ndërsa arsimi paruniversitar përmbylli vitin shkollor, kjo e mërkurë ka qenë e veçantë dhe e vështirë për mësuese Fatime Cerën në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore. Për të sot ishte dita e fundit si mësuese, pasi përmbylli 41 vite punë në arsim, ç’ka e bëri të përjetonte emocione të forta dhe mos ta kishte aspak të lehtë ndarjen me nxënësit.
14 Qershor 2023, 15:59 -
Të kalosh gjysmën e jetës ‘e heshtur’ për hir të profesionit! Rrëfimi i mësueses së Institutit për fëmijët që s’dëgjojnë: Nuk i braktis, më japin kënaqësi
Report Tv sjell rrëfimin profesional të një mësueseje të Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë. Evis Gazheli ndan emocione dhe përjetime të veçanta të ‘jetës pa tinguj’ për hir të profesionit, por shumë të bukur brenda mureve të Institutit.
29 Prill 2023, 19:27 -
110-vjetori i shkollës së parë shqipe, Ishmi në festë, Shehu: Do mbetet në memorien ky moment me vlerë në historinë tonë
Në përkujtim të 110 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në qarkun e Durrësit, treva e Ishmit çeli dyert e festës tradicionale duke bërë bashkë personalitete të artit dhe kulturës dhe banorë të zonës.
5 Prill 2023, 16:54 -
Shkolla e heshtur, klasa me një nxënës në fshatin Keqekollë të Prishtinës
Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës. Klasa e dytë nuk ka asnjë, ndërsa të tjerat kanë nga dy deri në katër nxënës
26 Mars 2023, 16:53 -
Sherri i të miturave në Tiranë/ Sociologia: Na serviren kudo modele të dhunës! Marku: Jemi indiferentë për edukimin! Psikologia: Shkolla jo përgjegjëse, agravimi nis te familja
Përleshja fizike ndërmjet disa vajzave të mitura të shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, pamjet e rënda cilat u bënë menjëherë virale, ngrenë shqetësimin për dështimin e hallkave për edukimin e brezave të rinj. Për të folur për këtë problematike ishin të ftuara në Report Tv, sociologia Arjana Muça, mësuesja Irma Marku dhe psikologia Eksena Qirici
25 Shkurt 2023, 13:01 -
Sherri mes vajzave në Tiranë, policia shoqëron 5 të mitur
Policia e Tiranës ka shoqëruar 5 fëmijët e mitur, të cilët u përfshinë në një konflikt fizik jashtë ambienteve të shkollë ‘Kongresi i Manastirit’. Sipas policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve social&e
24 Shkurt 2023, 19:39 -
Sherri mes nxënëseve në Tiranë, reagon Shkolla ‘Kongresi i Manastirit’: I kemi kërkuar policisë të hetojë ngjarjen
Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mes disa nxënësve të kësaj shkolle të cilat janë konflifktuar me
24 Shkurt 2023, 17:38 -
E rëndë në Tiranë! Sherr mes vajzave të një shkolle 9-vjeçare, zihen me grushte e shkelma dhe shajnë njëra-tjetrën! Shoqërohen bashkë me prindërit në Polici (VIDEO)
Skandaloze janë pamjet e një sherri që ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, pasi një grup vajzash minorene janë konfliktuar dhunshëm me njëra-tjetrën. Në videon e bërë virale, vajzat konfliktohen me njëra-tjetrën fillimisht me fjalë banale dhe më pas nisin përplasjen fizike
24 Shkurt 2023, 14:33 -
Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht
Drejtuesit kanë pranuar në klasë të parë fëmijë 5-vjeçarë që mbushin moshën 6-vjeçare brenda muajit dhjetor. Në fakt, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë ende pa mbushur 6 vjeç duke qenë se i kanë fituar njohuritë bazë përmes parashkollorit
20 Janar 2023, 17:33 -
FOTOT/ Shkolla 9-vjeçare ‘Gjon Gjonaj’ në Laç hap dyert për nxënësit, Rama: Transformim rrënjësor në zonën më të prekur nga tërmeti
Një tjetër shkollë e re ka hapur dyert, kësaj radhe në Laç. Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç është gati për të pritur nxënësit e zonës, pasi i është nënshtruar një rikonstruksioni total.
10 Janar 2023, 11:15 -
Rinis mësimi, nxënësit mall për njëri-tjetrin: Morëm plot dhurata, lexuam edhe libra
Pas pushimeve të festave të fundvitit nxënësit e të gjithë shkollave në vend i janë rikthyer mësimit. Për Report Tv ata tregojnë se si i kaluan ditët e pushimit, duke u dhënë hapësirë edhe librave jashtëshkollorë
5 Janar 2023, 16:13 -
Fshati pa shkollë në Pogradec! 15 nxënës në Peshkëpi në kërkim të një mësuesi! Banorja: Kanë ikur nuset me fëmijët të jetojnë me qira për t'i shkolluar
Në fshatin Peshkëpi të Pogradecit shkolla është mbyllur edhe pse godina është e re. Shkolla nuk ka mësues, të cilin banorët e kanë kërkuar prej vitesh pranë Drejtorisë Arsimore, por kërkesa e tyre është injoruar.
23 Nëntor 2022, 17:10 -
Prindërit dhe nxënësit e shkollës në Golem dalin në protestë, kërkojnë të rregullohet shkolla: Na i morën fëmijët na i çuan me zor në Lushnjë (VIDEO)
Prindërit dhe nxënësit e shkollës “Irakli Bozo” në Golem kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë që të rregullohet shkolla pasi është amortizuar
8 Nëntor 2022, 10:04 -
Vlorë, shkolla e rrënuar e Kërkovës, asnjë investim prej 20 vitesh, fëmijët shkojnë për të studiuar rreth 10 km larg
Prej 20 vitesh nuk është kryer asnjë investim në shkollën e Kërkovës, ndonëse është një fshat me popullsi të madhe. Në godinën e amortizuar kanë mbetur 20 nxënës të fillores, ndërsa fëmijët e arsimit 9-vjeçar udhëtojnë çdo ditë drejt Vlorës.
21 Shtator 2022, 17:49