-
Nitrati i lartë në produkte ushqimore/ AKU: Nuk ka vend për alarm, aparati matës jo i besueshëm
Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi ku sipas tyre janë brenda normave.
11 Korrik 2019, 20:35 -
Siguria ushqimore në zonat bregtare/ AKU rrit numrin e inspektimeve në prag të sezonit turistik
Në prag të sezonit turistik, rriten kontrollet për sigurinë ushqimore. Inspektimet më të shumta janë kryer në Durrës dhe Vlorë ndërsa produktet që janë sekuestruar jashtë standarteve kanë qenë ato me prejardhje jo shtazore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka parashikuar 20% më shumë kontrolle në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
12 Qershor 2019, 15:26 -
Siguria ushqimore nën temperaturat e larta/ Qytetarët të shqetësuar: Zoti na ruajt çfarë konsumojmë
Tregtarët me rritjen e temperaturave kanë nisur që të heqin produktet që nuk rezistojnë dhe kanë filluar ta marrin në sasi të vogla, për të shmangur skadencat. Por qytetarët vijojnë të jenë të frikësuar jo vetëm për sigurinë por dhe për produktet që konsumojnë.
11 Qershor 2019, 15:27 -
23.7 ton kripë, pije freskuese dhe RED BULL/ AKU 'bën kërdinë' në dogana (FOTO)
AKU ka bllokuar katër ngarkesa produktesh: lëngje frutash, pije energjike dhe kripë në pikat kufitare Morinë, Hani i Hotit dhe Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash nga subjekti ALFA.sh, që vinin nga Serbia.
11 Qershor 2019, 09:28 -
Deri në tre vite burg për ata që shesin ushqime të skaduara
Kush do abuzojë me ushqimin, do falsifikojë produktet dhe do përdorë kimikatë do të dënohet me burg. Komisioni i Veprimtarisë prodhuese miratoi ndryshimet në Kodin penal, duke konsideruar krim cdo abuzim me produktet ushqimore.
6 Qershor 2019, 22:04 -
'Janë bërë domatet si VIP-at e Bllokut', Të rinjtë e FRPD protestë tek AKU në Durrës
Të rinjtë e FPRD në Durrës kanë zhvilluar ditën e sotme pranë zyrave të AKU një protestë për sigurinë ushqimore. Ata kanë qëlluar me domate në drejtim të godinës së AKU në shenjë proteste, teksa mbanin në duar edhe disa pankarta k
19 Maj 2019, 12:37 -
Meta: Siguria ushqimore prioritet kombëtar, denoncimet në media dëmtojnë prodhuesit
Presidenti Ilir Meta foli për sigurinë ushqimore duke e quajtur atë një prioritet kombëtar. Meta tha se denoncimi i rasteve në media është i pamjaftueshëm dhe shpesh herë bëhet stigmatizues për prodhuesit e këtij sektori.
17 Maj 2019, 09:26 -
Ishin bërë gati për konsum, bllokohen në kufi 762 kg majonezë, ketchup dhe xhel karameli
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara. Në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, janë bllokuar 762 kg yndyrë gatimi e skaduar (majonezë, ketchup dhe xhel karameli).
15 Maj 2019, 15:41 -
Siguria ushqimore, AKU zero transparencë për produktet e bllokuara
Siguria ushqimore vijon që të jetë kryefjalë e ditëve të fundit në vend. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se vijon punën dhe se ka ushtruar dy kontrolle për ushqimet që futen në burgun e Korçës dhe në Tiranë, nga ku ka konstatuar shkelje për mishin dhe vajin luledielli jashtë standardeve.
11 Maj 2019, 11:05 -
AKU bllokon 22.9 ton kripë, gjoba 9 bizneseve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 22.9 ton kripë dhe ka vendosur 9 gjoba për bizneset në vlerën totale 3,750,000 lekë pas kontrolleve në sektorët e biznesit ushqimor të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e kripës.
9 Maj 2019, 19:00 -
Siguria ushqimore/ Rama paralajmëron ndëshkime të mëdha nga thertorja
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ishin sot në mjediset e një theroreje në Vlorë për të parë nga afër kushtet e sigurisë në këtë sektor. Ai e quajti kriterin për sigurinë në thertore A-ja e sigurisë ushqimore, teksa deklaroi se tashmë kushdo që shkel rregullat do përballet me ndëshkime të mëdha.
9 Maj 2019, 15:38 -
Çuçi: I pakënaqur me AKU, do ketë ndryshime rrënjësore në strukturë
AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka kryer funksionin e saj, për këtë arsye ministri Bledi Çuçi ka njoftuar se ky institucion do të pësojë ndryshime rrënjësore. Në studion e Report Tv, Çuçi është shprehur se është i pakënaqur me AKU dhe se ndryshimet do të nisin që nga struktura.
6 Maj 2019, 21:46 -
Çuçi sqaron deklaratën që bëri aq shumë bujë: Pse vaji i palmës s'është i rrezikshëm?
Deklarata e ministrit Çuçi se "vaji i palmës s’është i dëmshëm", shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ai i ka qëndruar mendimit të mëparshëm, por ka sqaruar dhe argumentuar se përse ky vaj, sipas tij nuk përbën rrezik për konsumator
6 Maj 2019, 21:21 -
Siguria ushqimore/ Rama: Deri në 15 vite burg për shkelësit e ligjit
Ndryshimet në Kodin Penal për sigurinë ushqimore u diskutuan ditën e sotme gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me grupe të interesit. Rama tha se dënimet do të variojnë në bazë të shkeljes duke nisur nga heqja e të drejtës së veprimtarisë, gjobë dhe heqje lirie deri në 15 vite burg.
6 Maj 2019, 12:21 -
Siguria ushqimore, AKU: Shmangni tregjet që nuk kanë kushte
Qytetarët të shmangin blerjen dhe konsumin e produkteve bulmetore në të gjitha ato tregjet që nuk kanë kushte frigoriferike. Thirrja është bërë nga AKU përmes kamerës së Report TV, ndërsa kërkojnë nga qytetarët që të denoncojnë të gjitha shkeljet.
19 Mars 2019, 17:07 -
Siguria ushqimore/ AKU inspektime në të gjithë vendin, mbyll 5 subjekte dhe gjobit 15 të tjera
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) përgjatë inspektimeve të bëra përgjatë një jave, në kuadër të sigurimit dhe garantimit të çdo produkti që tregtohet në vend, ka mbyllur 5 subjekte dhe ka vendosur e dhënë 15 gjoba dhe 125 paralajmërime.
21 Janar 2019, 12:00 -
Siguria ushqimore, AKU në veprim, letër bashkëpunimi të gjitha subjekteve në vend
AKU ju ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqësuese të subjekteve dhe operator të Biznesit Ushqimor, duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e të pandërprerë meqëllim garantimin e sigurisë ushqimore në vend.
8 Janar 2019, 13:31 -
Siguria ushqimore, AKU kontrolle në të gjithë vendin: Në një javë 77 analiza dhe 738 inspektime në pikat doganore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë javës që lamë pas, dhe që përkoi me festat e fundvitit, ka monitoruar intensivisht tregjet në tw gjithë vendin duke garantuar siguri ushqimore në çdo produkt që tregtohet në vend.
7 Janar 2019, 12:44 -
Java e Kuzhinës Italiane në Shqipëri, Workshop për Sigurinë Ushqimore, Lucia Cucciarelli: Pas fjalës kuzhinë, është fjala shkencë
Në kuadër të edicionit të III-të të Javës së Kuzhinës Italiane u zhvillua një workshop në Tiranë. Specialistë të sigurisë ushqimore, përfaqësues biznesesh edhe të ambasadës italiane treguan për ndërgjegjësimin, që janë duke bërë me të rinjtë shqiptarë në këtë drejtim. Për herë të parë u realizua në Shqipëri receta e spaghetti Bolognese nga punishtja Andalini
21 Nëntor 2018, 16:18 -
Banka Botërore: Shqipëria ndër 6 vendet me mungesë të theksuar të kapaciteteve të sigurisë ushqimore
Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore
26 Tetor 2018, 07:49 -
Ushqimi i kontrolluar në shkolla, nis projekti pilot në Korçë, Peleshi: Do rrisim sigurinë
Vakti ushqimor, nëpër shkolla nuk duhet të jetë më një vakt që sigurohet nga ambulantët e pakontrolluar, por do të hapen kantinat ushqimore me ushqim të kontrolluar dhe me menu enkas për ta.
16 Tetor 2018, 15:02 -
Siguria ushqimore, Nikolla inspekton bizneset që shesin pranë shkollave në Lezhë (VIDEO)
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla së bashku me zv/ ministren e Bujqësisë, Ermira Gjeci kryen një inspektim në disa subjekte pranë shkollave "Beslidhja", "Gjergj Kastrioti" dhe "Hydajet Lezha" në Lezhë, që
11 Shtator 2018, 13:18 -
Çfarë po hanë shqiptarët, dietologia Kalleshi: Në këmbë për t’i thënë “Stop” makutërisë me tregjet!
Dietologia Anila Kalleshi e ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ka thënë se siguria ushqimore është në ditë alarmante në Shqipëri, pasi të gjitha produktet kryesore të shportës janë të pasigurta. Sipas Kalleshit, AKU duhet të vijojë kontrollet
1 Shtator 2018, 21:04 -
“Nazistët i vdisnin njerëzit me dhoma gazi, ne me ushqim”, gazetari ‘skaner’ sigurisë ushqimore: Mish nga fundërrinat e Brazilit
Gazetari Denis Dyrnjaja në një status në Facebook, krahason metodat e nazistëve për të vrarë njerëzit si po aq të rrezikshme me ushqimet e pakontrolluara që hyjnë në Shqipëri.
18 Gusht 2018, 15:27 -
Siguria ushqimore, shtohen kontrollet, qytetarët: Jemi të pasigurt
Kontrollet për sigurinë ushqimore janë shtuar gjatë verës. Për Report Tv Ministria e Bujqësisë tregon se bërë rreth 723 inspektime dhe janë vendosur 13 gjoba, por edhe 3 subjekteve i është pezulluar aktiviteti i tyre
14 Korrik 2018, 14:37 -
Siguria ushqimore, ministri Peleshi për Report TV: Jemi në vagonët e fundit
Siguria ushqimore në vendin tonë është në vagonët e fundit. Gjatë një interviste për Report TV, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi foli edhe për sigurinë ushqimore në vend. Peleshi tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.
27 Mars 2018, 21:20