-
Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.
8 Nëntor 2018, 16:49 -
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.
8 Nëntor 2018, 16:25 -
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje dhe në heshtje.
8 Nëntor 2018, 14:21 -
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
8 Nëntor 2018, 12:49 -
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50 -
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
8 Nëntor 2018, 10:17 -
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije
Kostandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm! Policia shqiptare ka kthyer sot mbrapsht rreth 44 huliganë, ndërkohë që janë arrestuar dy ekstremistë grekë, njëri prej tyre, Babis Karathanos, eksponent i Agimit të Artë, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
8 Nëntor 2018, 07:41 -
Varrimi i Kaçifas, ekstremistët grekë nisen për në Bularat, denoncimi: Qëllohet me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë (Video)
Mediat greke raportojnë se nga shteti fqinj janë nisur mbi 9 autobusë me anëtarë të grupeve ekstremiste greke të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërkohë që një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë e Report Tv, ku një shofer autobusi ka thënë se është qëlluar me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë.
7 Nëntor 2018, 21:49 -
Funerali i ekstremistrit grek, Bashkia e Dropullit: Duam që t'ja paguajmë ne shpenzimet
Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.
7 Nëntor 2018, 14:22 -
Kthehet tek familja trupi i Kaçifas, minoritari grek do të varroset nesër i veshur me rroba ushtarake (VIDEO)
Familjarët e Kaçifas kanë udhëtuar gjatë natës drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35-vjeçarit. Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej prej 11 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në kryeqytet, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.
7 Nëntor 2018, 08:18 -
Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë për funeralin e tij
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e Konstandinos Kaçifas.
6 Nëntor 2018, 07:42 -
Greqi/ Organizatat greke njoftojnë vendosjen e autobusëve të posaçëm për varrimin e Kacifas, çmimi 20 euro
Megjithëse nuk ka ende një datë për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Greqi nisin përgatitjet për pjesëmarrje. Grupimi shoqatave të shenjta greke përmes një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje masive në varrim si xhestin e fundit për të respektuar kujtimin e tij. Çmimi biletës vajtje-ardhje për në këtë varrim 20 euro.
31 Tetor 2018, 14:21 -
Gjirokastër/ Varrosen në Bularat eshtrat e ushtarëve grekë, të pranishëm drejtues të kishës së Janinës/VIDEO
Ditën e sotme u zhvillua në fshatin Bularat te Dropullit ceremonia e varrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke për në varrezat murale. Eshtrat janë marrë nga parcela e hapur në fshatin Dragot në Tepelenë
13 Korrik 2018, 12:33