-
Afera CEZ-DIA/ Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, do ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK nëse s'e heton kreun e PL-së
Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferën 400 milion euro të CEZ-DIA në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv tha se ndonëse Kastriot Ismailaj u lirua nuk është mbyllur çështja e korrupsionit. Kara u shpreh se në krye të kësaj afere është Ilir Meta. Nëse SPAK nuk e heton, juristi shtoi se do bëjë kallëzim
8 Shtator 2023, 19:52 -
CEZ-DIA/ Dëshmia e gruas së Kastriot Ismailajt: Meta na kërkonte shumë euro, ndikoi në uljen e çmimit të energjisë nga ERE (në skenë Monika, Lazimi, Llalla e Arjan Laçi)
Dëshmia e Vojsava Ismalilaj: Vërtetë besoni se Kastrioti ka qenë krejtësisht i vetëm në këtë biznes kaq të madh?! Meta na kërkonte shuma të mëdha parash. Kemi mesazhet. Pasi ndikoi që ERE të ulte çmimin e energjisë, Meta i tha i Kastriotit që CEZ ta shpërblente. Përfaqësuesen ligjore të DIA-s e çoi Majlind Lazimi tek shtëpia e Metës. Më pas Rebeka Gaski Gai mbylli kompaninë dhe u tërhoq nga Arbitrazhi pa vullnetin tonë. Kastrioti kurban për të mbyllur historinë.
4 Mars 2023, 15:00 -
Të gjitha fijet që lidhin Ilir Metën me aferën CEZ-DIA, si janë vjedhur paratë publike me letra false, djali i hallës së Kryemadhit udhëtime me Ismailajn
Ilir Meta lidhje të shumëfishta me CEZ-DIA, kishte nën kontroll dhe i kërkonte para administratorit të DIA-s Kastriot Ismailaj, drejtori ekzekutiv ishte ish kreu i LRI, ish presidenti u akuzua për korrupsion nga zyra ligjore Clifford Chance që mbronte interesat e OSHEE
23 Shkurt 2023, 18:54 -
Mero Baze: Skandali CEZ-DIA që ka dërrmuar Ilir Metën për një dekadë
Ilir Meta është paraqitur sot në dyert e SPAK për tu marrë në pyetje rreth një historie të rënd korrupsioni që lidhet me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, i përfshirë në një skemë mashtrimi për mbledhjen e borxheve të ish kompanisë CEZ në Shqipëri, realizuar fal mbështetjes politike nga Ilir Meta në kohën që qeveriste në koalicion me Sali Berishën.
22 Shkurt 2023, 19:36 -
Ylli Pata: Ç’përfaqëson dhe çfarë sjell hyrja e Ilir Metës në selinë e SPAK
Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme, por që natyrisht nuk është aspak e re. Ilir Meta, është pyetur në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të ashtuquajturën aferë “CEZ-DIA”
22 Shkurt 2023, 19:31 -
Një ish drejtues i LRI mund të jetë ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’ për CEZ-DIA, Meta: Mashtrues, ne e përjashtuam
Elvis Mata, një ish drejtor në DIA, kompania e Kastriot Ismailajt mund të jetë ‘çelësi i zbardhjes së aferës së CEZ-DIA. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se ai mund të jetë bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.I pyetur për k&eum
22 Shkurt 2023, 13:41 -
Ilir Meta: S’kam asnjë lidhje me privatizimin e CEZ, kam bërë punë të shkëlqyer
Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se ka dhënë sqarime shteruese për ccështjen CEZ-DIA që në vitin 2015.“Kam dhënë shpjegime kur ka dalë kjo çështje në publik, pas një shkrimi të një kolegeje tuaje që manipulonte t&
22 Shkurt 2023, 13:32 -
U mor në pyetje për 3 orë në SPAK, Meta: U pyeta për CEZ-in, është çështje që aktivizohet sa herë rilindja është në krizë
Ish presidenti Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ. Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë.“Nuk ësht&eu
22 Shkurt 2023, 13:21 -
Sherri mes Berishës dhe Metës për aferën CEZ-DIA, si e akuzuan njëri-tjetrin për lidhje me Kastriot Ismailajn! A do pyetet edhe ish-Kryeministri?
Ilir Meta është paraqitur sot në SPAK për t'u pyetur për aferën CEZ-DIA, si pjesë e abuzimit historik me privatizimin e shoqërisë shtetërore OSSH nga qeveria Berisha në vitin 2009, duke shitur 75 % të aksioneve tek CEZ dhe favorizuar më pas kompaninë çeke. kjo çështje u rihap pasi Partia Socialiste ka bërë një kallëzim penal në SPAK.
22 Shkurt 2023, 11:33 -
VIDEO/ Ilir Meta 3 orë në SPAK, pyetet për aferën CEZ-DIA! Ish drejtuesi i LRI ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’? Kreu i PL: Mashtrues ordiner, s’kam asnjë lidhje
Pak më shumë se 3 orë është marrë në pyetje në SPAK kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për 180 minuta Meta ka dhënë përgjigje për çdo lidhje për aferën CEZ-DIA, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm.
22 Shkurt 2023, 10:11 -
Sfidat e SPAK për 2023, 7 dosjet e korrupsionit të Metës, Berishës e Mediut! Çështja e ‘nxehtë’ që po heton Altin Dumani, i implikuar kreu i PL
Prokurorët e SPAK pritet të vendosin gjatë vitit 2023 për fatin e dosjeve ku të implikuar janë ish kryeministra dhe ish ministra. Për lobimin nga LSI dhe shërbimet estetike pritet përgjigja e letërporosive.
26 Dhjetor 2022, 14:44 -
5 dosjet në SPAK që kanë nxjerrë jashtë kontrollit Ilir Metën, nga lobimi, kunati, pasaportat deri tek afera CEZ-DIA
Ish-presidenti Ilir Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim formularësh. Dosja e më e nxehtë është shpenzimi i 690 mijë USD për lobim, para që nuk i ka deklaruar në asnjë institucion në Shqipëri
2 Shtator 2022, 18:13 -
Apeli lë në fuqi pushimin, dosja CEZ drejt Gjykatës së Lartë, 3 vjet luftë për të nxjerrë Berishën, Shkëlzenin, Nuel Kalaj dhe Rulin para drejtësisë
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Lazër Sallakut për mbylljen e dosjes CEZ, 30 faktet e rënda që drejtësia shqiptare nuk i njeh rreth aferës së privatizimit të OSSH me dëm mbi 400 milionë euro
24 Qershor 2020, 14:51 -
Kërkesa nga Kuvendi/ Gjykata e Apelit merr vendimin: Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja 'CEZ'
Fatmira Hajdari nuk do të jetë gjyqtare e dosjes CEZ në Apel! Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, pas kërkesës së Kuvendit, me argumentin se ajo ka miqësi familjare me familjen Berisha, që janë të paditurit në këtë çështje.
8 Qershor 2020, 20:51 -
Ekskluzive/ SPAK nuk pranon dosjen CEZ për Berishën, Rulin dhe gjyqtarin Sallaku, vendimi ankimohet në Gjykatën Speciale
Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalli moskompetencën, Juristi Romeo Kara kundërshton vendimin, i kërkon Gjykatës Speciale të detyrojë SPAK të hetojë në mënyrë të hollësishme aferën CEZ kur të kallëzuar janë politikanë dhe gjyqtarë
5 Mars 2020, 15:53 -
Provat e forta në SPAK kundër Berishës dhe Nuel Kalajt për aferën CEZ: Qindra e-maile komprometuese dhe zhdukja e protokollit të privatizimit të OSSH
Si ranë në duart e juristit të OSHEE Romeo Kara e-mailet e CEZ me Nuel Kalajn që zbulojë prapaskenat e aferës 400 milionë euro, prokuroria dhe gjyqtari Sallaku anashkaluan edhe faktin e rëndë të zhdukjet së protokollit të privatizimit të OSSH
21 Shkurt 2020, 14:15 -
Hidhet shorti/ Ja kush do e vendosë fatin e çështjes 'CEZ'
Shpresa Beçaj do të gjykojë ankimimin e Kuvendit për dosjen “CEZ”. Shorti i hedhur sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka përcaktuar gjyqtaren Beçaj relatore, pasi çështja u pushua me argumentin se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.
20 Shkurt 2020, 20:02 -
Sali Berisha dhe Ruli në SPAK për aferën CEZ, dosja e plotë me provat dhe 14 të kallëzuarit e tjerë
Përveç kallëzimit të gjyqtarit Lazër Sallaku që mbylli dosjen, Rome Kara i kërkon kreut të SPAK-ut hetimin e privatizimit të OSSH ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Berisha, me ish-ministrin Ruli disa ish-zëvendësministra dhe drejtorë
20 Shkurt 2020, 15:16 -
Ekskluzive/ Ish-gruaja e gjyqtarit që mbylli dosjet e CEZ e Bashës 40 mijë € dhuratë, si u bë Lazër Sallaku magjistrat për 4 ditë
Roli i dy ish-presidentëve të PD në emërimin dhe transferimin në Tiranë të gjyqtarit që mbylli dy dosjet e bujshme, pasuria nga motoskafi kur ishte inspektor i KLD-së tek marrëveshja me ish-bashkëshorten e dytë për t’i marrë një apartament 86.3 m2
12 Shkurt 2020, 13:57 -
Disa e-maile dhe 50 pyetje për rolin e Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj në dosjen CEZ, provat që u injoruan nga drejtësia
Nga mosverifikimi i tabulateve telefonike deri tek injorimi i e-mail-eve të Nuel Kalaj ku tregon rolin e tij si sekser, pistat elementare që nuk u hetuan për identifikimin e përgjegjësve të aferës CEZ.
10 Shkurt 2020, 19:33 -
Ekskluzive/ Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ
Manovrat e drejtësisë për mbylljen e aferës 400 milionë euro të qeverisë Berisha, gjyqtarit Lazër Sallaku ia kalon peshën përgjegjësisë 5 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë që vulosën shfajësimin e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të PD
8 Shkurt 2020, 13:34 -
Ekskluzive/ Zbardhet arsyetimi për mbylljen e dosjes CEZ, ja si gjyqtari Lazër Sallaku shpëtoi Berishën, Shkëlzenin dhe 3 ish-ministra (Kuvendi e apeloi)
Vendimi i arsyetuar për mbylljen e dosjes CEZ, prokuroria, Gjykata e Lartë që u shkri nga Vetingu dhe gjykatësi Lazër Sallaku në unison për mbylljen e aferës me kosto mbi 400 milionë euro. Ja çfarë mendon gjyqtari për rolin e sekserit Nuel Kalaj, e-mailet komprometuese, tërheqjen e 6.8 milionë eurove në Tiranë dhe ‘zhdukjen’ nga Shqipëria
7 Shkurt 2020, 11:50 -
Shkalla e Parë e mbylli, Kuvendi çon në apel dosjen CEZ: Duhet ta rihapni
Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
7 Shkurt 2020, 10:43 -
Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit të KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati (VIDEO)
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar.
6 Shkurt 2020, 12:23 -
Ish-Juristi i OSHEE: 10 ditë pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për 'CEZ' m'u aksidentuan gruaja me vajzën! Do kallëzoj gjyqtarin që mbylli dosjen
Ish-juristi i OSHEE Romeo Kara ka treguar në studion e Report Tv se 10 ditë pas deklarimit që ka dhënë në Komisionin Hetimor për dosjen CEZ bashkëshortja e tij dhe vajza e tij e vogël janë aksidentuar ndërkohë që ka rrëfyer se ai bashkë me fëmijët e tij janë kërcënuar.
25 Janar 2020, 19:50 -
SPAK duhet t’i hetojë Berishët si tutorë të CEZ, nga privatizimi deri tek largimi nga Shqipëria
Kontrolli i familjes Berisha mbi kompaninë private CEZ, që privatizoi OSHE, vjen nga historia e privatizimit, ku sekseri Ndue Kalaj ka lënë gjurmë në paracaktimin e blerjes së kompanisë nga CEZ, qysh në takimet e para në vitin 2006.
25 Janar 2020, 18:34 -
Gjykata pushoi dosjen e 'CEZ'/ Shkëlzen Berisha: U akuzova me urdhër të Ramës, 'përlarja' e 600 mln eurove u përdor si armë
Shkëlzen Berisha thotë se ai u akuzua pas presionit politik të kryeministrit Edi Rama, teksa shton se ky i fundit ka ushtruar një ndikim të jashtëligjshëm në proces, prej faktit se ishte familjar i kundërshtarëve të tij politikë.
25 Janar 2020, 16:07 -
30 faktet kompromentuese rreth dosjes CEZ të injoruara nga gjyqtari Lazër Sallaku, përpjekjet 3-vjeçare për mbylljen e aferës 400 milionë euro
Të gjitha veprimet korruptive të qeverisë Berisha për të favorizuar CEZ në dëm të shqiptarëve, roli misterioz i sekserit Nuel Kalja në mbylljen e pazareve, marrja e 7 milionë eurove dhe largimi nga Shqipëria
25 Janar 2020, 12:49 -
Gjykata mbylli dosjen 'CEZ'/ Balla: Anëtari i KÇK-së që rrëzoi akuzat ndaj Bashës shkeli sërish ligjin! Do e ankimojmë menjëherë
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka sulmuar ashpër gjyqtarin e çështjes, Lazër Sallaku e cili pushoi sot hetimin për dosjen CEZ, duke e cilësuar anëtar të ‘KÇK’-së, ‘Kap Ça të kapësh’, pasi po ai pushoi edhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për çështjen e falsifikimit të dokumenteve.
24 Janar 2020, 18:13 -
I njëjti gjyqtar që mbylli çështjen për 'Lobimin rus' në favor të Bashës, firmos pushimin e dosjes së 'CEZ'
Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar ka vendosur sot pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
24 Janar 2020, 16:13 -
Taulant Balla kërkon pafajësi për akuzat e Shkëlzen Berishës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar pafajësi lidhur me akuzat e Shkëlzen Berishës për shpifje. Në seancën e sotme gjyqësore ku ka munguar Shkëlzen Berisha, përfaqësuesi i tij ligjor ka kërkuar dënimin e Ballës për shpifje.
31 Maj 2019, 12:04 -
'S'ka paguar taksat', nis gjyqi i Shkëlzen Berishës me Ballën, djali i ish-kryeministrit: Të dënohet për shpifje
Gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar për CEZ, Balla akuzoi Shkëlzen Berishën se nuk kishte paguar taksat prej disa vitesh, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që ta hetojë dosjen “CEZ” dhe rolin e djalit të ish-kryeministrit në privatizimin e OSSH te kompania çeke.
14 Nëntor 2018, 12:47