-
Nesturi tregon në ‘Repolitix’ dhunën e Berishës më 26 maj: Policia mbante komisonerët e opozitës në komisariate, erdhën për të rrahur ndërkombëtarët
26 vite nga masakra zgjedhore e 26 majit 1996 dhe dhunës së ushtruar ndaj opozitës së atëhershme nga qeverisja e Sali Berishës, analisti Plator Nesturi rrëfen për herë të parë në Report Tv eksperiencën e tij atë ditë.
26 Maj 2022, 22:51 -
Presidenti i ri, Beqiri në 'Repolitix': Opozita nuk është serioze në negociata! Çaça: Test për vullnetin e PS
Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces.
18 Maj 2022, 22:05 -
Pakti Rama-Basha në 2017, Haklaj: Shmangu luftën civile! Topollaj: Marrëveshje pazari! Presidenti? Gazetari: Negociatat false, Balla po bën show
Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.
17 Maj 2022, 22:47 -
Rezoluta për Srebrenicën, Klosi në 'Repolitix': Provokim i Berishës! Presidenti? Qefalia: Do votohet me mbi 84 vota! Malku: Berisha-Meta do bashkojnë forcat kundër Ballkanit të Hapur!
Rikthimin e masakrës së Srebrenicës përmes një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë nga Sali Berisha, u cilësua si një "provokim i shëmtuar" nga ish-kreu i SHISH Fatos Klosi. Ai sqaroi se Berisha donte të kapte "mat" mazhorancën, pasi mendonte se do ta votonin rezoltuën dhe në këtë mënyrë automatikisht do të 'shkelnin" premtimin e tyre se nuk do merrnin asnjë kërkesë të tij parasysh. Por opozita siç theksoi se edhe Klosi në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga u tregua e zgjuar dhe nuk e votoi.
12 Maj 2022, 22:42 -
Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama në Report Tv: Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit, ndërhyri prokuroria
Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Berishës.
11 Maj 2022, 23:00 -
Zgjedhja e presidentit të ri/ Gjokutaj e Hoxha në 'Repolitix': Nuk mund të ketë konsensus me opozitën! Klosi: Grupi parlamentar, i vetmi institucion legjitim i PD
Negociatat për presidentin e ri dhe përplasjet në PD kanë qenë temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga.
5 Maj 2022, 22:09 -
Presidenti i ri/ Kume në 'Repolitix': Shoqëria civile ka dërguar propozim! Valteri: PD do propozojë disa emra! Beqiri: Mazhoranca e opozita të mos bëjnë rolin e mistrecit! Kalaja: T'i ikim të shkuarës
Nisja e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga.
4 Maj 2022, 22:26 -
Konfiskimi i pasurisë së deputetit demokrat/ Bregu: Ndikon fakti se iu bashkua 'Rithemelimit' të Berishës! Haklaj e kundërshton: SPAK do godasë të dyja krahët
Konfiskimi i pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti, i cili së fundmi i është bashkuar Komisionit të Rithemelimit.
3 Maj 2022, 22:40 -
Kërkesat e Zelensky në Kuvend/ Koçi e Haklaj: Normale! Çoçoli: Turistët rusë sjellin të ardhura 25-30 milionë euro në vit! Bregu: Ndikon në turizëm
Mesazhi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë temë e diskutimit në emisionin e sotëm 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Ndër kërkesat e Zelensky ishte mbyllja e porteve ndaj Rusisë dhe kufizimi i turistëve rusë në vendin tonë.
3 Maj 2022, 21:52 -
Lufta në Ukrainë/ Çuko: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Malko: Duhet strategji e re mbrojtjeje! Krashi: Temë për Këshillimin Kombëtar
Lufta në Ukrainë ka qenë temë e diskutimit në emisionin e sotëm 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit kanë vënë theksin që nisur nga lufta, Shqipëria duhet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe hartimin e një strategjie të re mbrojtjeje.
28 Prill 2022, 22:56 -
Hajdari: Këtu do jemi dhe do e shihni që president do zgjidhet dikush që do e lërë Ramën të bëjë ç'të dojë
Rudina Hajdari është shprehur e bindur se presidenti i ri është përcaktuar me kohë nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj, ky emër i ri nuk do të jetë kurrsesi nga radhët e opozitës, por një njeri që do i ofrojë sipas saj komoditetin për ta marrë edhe këtë pushtet.
26 Prill 2022, 22:00 -
Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit! Demokratët e dinë që Berisha është 'ofertë e vjetër'! S'do lejoj kurrë më asnjë kryetar tjetër të më përjashtojë nga PD
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të 30 prillit. Megjithatë, kjo shton Hajdari, nuk është mbështetje për Sali Berishën. Për këtë të fundit, Hajdari thekson se demokratët e dinë mjaft mirë që Berisha është 'ofertë e vjetër'.
26 Prill 2022, 21:31 -
Presidenti i ri/ Beqiri në 'Repolitix': 'Vetting' kandidatëve për president! Kume: E pamundur! Skënderi: Procesi, populizëm i frikshëm! Muça: Është transparencë
Cilido që do pranojë të kandidojë për president të Republikës duket të kalojë në filtër, një sitë të imtë të vettingut, që do të tregojë se kush është më i miri për të drejtuar vendin 5 vitet e ardhme, Ky propozim ka ardhur nga avokati Idajet Beqiri. Mirëpo, ish-kreu i KQZ-së, konstutocialisti Kristaq Kume, e cilëson si një proces të pamundur.
20 Prill 2022, 22:22 -
Të gjithë në kërkim të një emri, ja propozimet për presidentin e ri në ‘Repolitix’
Jo vetëm klasa politike, por i gjithë opinioni publik është nën ethet e emrit për presidentin e ri. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të ftuarit diskutuan për negociatat mes partive politike, por kishin edhe ata propozimet e tyre.
19 Prill 2022, 22:48 -
Kulluri: Berisha po bën zgjedhjet në degë pa pjesëmarrje! Klosi: Luftë SHBA-së për paratë e familjes! Shabani: Mesazhi i Eskobar, për të 'dëshpëruarit' që i shkojnë atij nga pas
Gara për krerët e PD-së në rrethe, për Edvin Kullurin është një tregues i qartë që Sali Berisha është i bindur se ai nuk e ka shumicën në parti. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e demokratëve, tha se nëse Berisha do të ishte i sigurt nuk do të nxitonte, siç ka bërë deri më tani.
14 Prill 2022, 21:50 -
Lufta në Ukrainë, Mici: Sot Putin i vetëm, pa aleat! Cuko: Shqipëria të armatoset, asnjë aleancë s’është e përjetshme! Nesturi: Europa më e interesuar se SHBA për paqen
Analisti Ervin Mici i ftuar në Report Tv për të folur rreth agresionit dhe luftës në Ukrainë, tha se Putin ka mbetur i vetëm dhe Rusia pa asnjë aleatë.
13 Prill 2022, 22:49 -
Çaça në ‘Repolitix’: Berisha nuk e ka mbështetjen nga shumica e grupit parlamentar! Kalaja: Nuk mund të ketë bashkim, procesi është i njëanshëm
Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça.
12 Prill 2022, 22:55 -
Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, Çoçoli: Sjell përfitime në ekonomi, por sfida është e madhe! Kulluri: Qeveria nuk do e menaxhonte dot
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në 'Repolitix' se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kishte përfitime në ekonomi, megjithatë pranoi se sfida është e madhe. Sipas tij, mund të keqpërdoret liria që jepet dhe mund të ketë abuzime, teksa theksoi se duhet bërë me transparencë maksimale dhe me kontroll të ashpër shtetit.
7 Prill 2022, 21:52 -
Përçarja PD, Çaça në Report Tv: Nuk duhet ta shohim si tragjedi, ta përdorim si moment historik për të bashkuar partinë! Elezi: Berisha duhet të hapë garë me debat me kandidatët
Përçarja e Partisë Demokratike nuk duhet të shihet si një tragjedi, por duhet përdorur si një moment historik për të bashkimin e partisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai thotë se ka ardhur koha që në Partinë Demokratike të shihet përtej figurës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
5 Prill 2022, 22:44 -
Mbledhja e grupit të PD/ Malko: Nuk synohet bashkimi, por kush do mbajë vulën! Nesturi: Berisha dominat, por s'kontrollon partinë! Klosi: Mund të bashkohet me Metën
Mbledhja sot mes 2 PD-ve, të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk ishte, është parë në këndvështrime të ndryshme nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.
31 Mars 2022, 22:40 -
Ekskluzive/ Kreu i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian: Shqipëria gati për konferencën e parë ndërqeveritare! BE të përshpejtojë procesin, të mos lejojë influencat e tjera në Ballkan
Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian, Piero Fassino në një intervistë ekskluzive në Report Tv është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në reforma dhe sipas tij është gati për të çelura negociatat me Bashkimin Europian.
30 Mars 2022, 21:35 -
SPAK kërkon arrestimin, Çupi: Alqi Bllakon e ka stërvitur Meta për të vjedhur, PS s’duhet ta risillte në politikë! Topollaj: Mazhoranca përgjegjëse kryesore! Beqiri: Afera i bënte në favor të LSI-së
Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i strëvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në
29 Mars 2022, 22:37 -
Kriza në PD, Baçi: Partia të bashkohet! Elezi: Kjo duhet bërë nga njerëz me kredibilitet për demokratët! Nesturi: Largimi i Bashës nuk solli zgjidhje, krisja mes palëve tepër e thellë
Dorëheqja e Luzlim Bashës nga drejtimi i PD duket se ende nuk po e zgjidh krizën. Në një kohë kur të dyja palët bëjnë deklarata për bashkim, asnjëra nuk ka hedhur një hap të qartë se si kjo do të ndodh, por vijojnë me kërcënime me njëra-tjetrën. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.
24 Mars 2022, 22:48 -
Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?
Specialisti veterinar Edi Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë. Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.
22 Mars 2022, 23:10 -
Lufta në Ukrainë, Ben Andoni në 'Repolitix': Asgjë s'do jetë njësoj, Kosova është para një vështirësie të madhe! Hajdari: BE do ta imponojë Serbinë që ta njohë si shtet i pavarur
Pas luftës në Ukrainë, asgjë nuk do të jetë njësoj dhe ky është emëruesi i përbashkët i të gjithë analistëve të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Analisti Ben Andoni, thotë se është momenti që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen, pasi sipas tij Prishtina zyrtare mund të jetë pjesë shkëmbimi interesash në tentativat për një zgjidhje me Serbinë.
16 Mars 2022, 23:01 -
Kriza energjetike/ Ndreca publikon në ‘Repolitix’ foto nga Fierza pothuajse e tharë: Qeveria ka shfrytëzuar në maksimum burimet që të mos rrisë kostot e importit
Kriza energjetike ka bërë që qeveria të shfrytëzojë në maksimum burimet për prodhimin e energjisë në mënyrë që të mos rrisë kostot e importit për energjinë. Kështu ka deklaruar juristi Plarent Ndreca në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa ka publikuar foto të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.
15 Mars 2022, 22:27 -
PD disfatë më 6 mars, Elezi: Sulmet e Dumës jo për parime, por si trampolinë për t'u bashkuar me Berishën! Kalaja: Komisionerët e PD në Durrës votuan kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'
Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
9 Mars 2022, 22:08 -
Lufta në Ukrainë/ Eksperti në ‘Repolitix’: Bjellorusia ‘buton i kuq’ që do përdoret nga Putin! Babaramo: Serbia rrezik për Kosovën
Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Rusia nuk e kishte pritur rezistencën e Ukrainës dhe se kishte menduar se do ta pushtonte atë brenda një kohe shumë të shkurtër.
2 Mars 2022, 23:08 -
Analistët në ‘Repolitix’: Putin në një rrugë pa krye, detyroi ushtrinë të shkojë në luftë! Çoçoli thirrje qeverisë: Bli grurë, do rritet me 40%
Ndalur në aspektin ekonomik që do të shkaktojë lufta, ekonomisti Fatos Çoçoli ka një thirrje për qeverinë shqiptare, që të blejë grurë. Çoçoli thotë se gruri do të pësojë një rritje me 40%.
1 Mars 2022, 22:55 -
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Muça në ‘Repolitix’: Ëngjëll Agaçi i dha sot goditjen më të fortë retorikës së PD-së
Gazetari Flogert Muça ka komentuar dëshminë e sekretarit të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçit. Muça thotë se Agaçi i ka bërë dëmin më të madh retorikës së PD-së pasi iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve duke cituar ligjet.
22 Shkurt 2022, 23:02 -
Habit Spartak Ngjela: Rama i trembet Bashës se ka mbështetjen e SHBA, më 6 mars ndihmon Berishën! Shtëpia e Lirisë? Tre të korruptuar me damkë ndërkombëtare
Avokati Saprtak Ngjela thotë se më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën. Në një intervistë në Report TV, Ngjela thotë se Rama do të bëjë këtë zgjedhje pasi është i trembur nga mbështetja e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha.
16 Shkurt 2022, 23:02 -
Reforma Territoriale, anëtari i grupit të punës së PD në 'Repolitix': Harta e re ende në diskutim, nga 61 duam 90 bashki! Vendi të ndahet në 6 rajone
Përparim Çaça, pjesë e grupit të punës së PD për Reformën Territoriale, deklaroi në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se po projektohet që nga 61 bashki, të shkojnë në 90 të tilla. Sipas tij, duhet të kemi një përfaqësim më të madh dhe sa më të efektshëm në shërbim të qytetarëve.
15 Shkurt 2022, 22:36 -
Kreu i PD para prokurorëve belgë, debati në Repolitix! Kulluri: Seanca e pyetjeve mund të jetë ndërprerë se hetuesit janë ndier të fyer nga Basha
Paraqitja e kreut të Partisë Demokratike në SPAK për tu marrë në pyetje nga hetuesit belgë në lidhje me deklaratat që ka bërë për çështjen e 'Toyota Yaris' diskutohet sot edhe në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.
10 Shkurt 2022, 21:40 -
‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm, gjithçka marrëdhënie interesi! Anëtari i Këshillit të PD: 6 marsi test për Bashën e Berishën
Bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është një marrëdhënie e përhershme. Kështu ka pohuar anëtari i Kryesisë së LSI-së, Besnik Jakaj në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Jakaj theksoi se në politikë gjithçka është marrëdhënie interesi.
9 Shkurt 2022, 23:06 -
Juristët në Repolitix: Komisioni i Rithemelimit me kërkesën e LSI-së për koalicion nuk regjistrohet nga KQZ! Anëtari i Këshillit të PD: Berisha humb vota nga bashkëpunimi me Metën
Kristaq Kume tha se koalicioni LSI-Berisha nuk mund të regjistrohet pasi Komisioni i Rithemelimit nuk njihet nga KQZ. Edhe për anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Përparim Çaça, ky koalicion është një provokim që më pas të nisin retorikën politike, pasi dihet që KQZ e ka të pamundur ligjërisht të pranojë një koalicion të tillë. Avokati Idajet Beqiri hodhi një tjetër hipotezë, ku sipas tij kjo kërkesë për koalicion është bërë në mënyrë të qëllimshme nga LSI e Berisha për të krijuar ngërç në KQZ.
2 Shkurt 2022, 22:55 -
Bashkëpunimi me Metën, Haklaj në 'Repolitix': Me këtë marrëveshje Berisha bëhet anëtar i LSI-së! Topollaj: Komisioni i Rithemelimit në garë për 6 marsin për t'i treguar forcën Bashës
Koalicionin e Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj e ka parë në një tjetër këndvështrim.
1 Shkurt 2022, 22:52 -
Malko në ‘Repolitix’: Berisha ka dy opsione për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit! Hajdari: Nëse Basha dhe ish-kryeministri gjejnë konsensus, do ketë garë të vërtetë! Haklaj: PD fiton 4 bashki
Ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore tha se nëse dy kampet e selisë blu e shtyjnë 'luftën' përtej 6 marsit, do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhje.
27 Janar 2022, 22:13 -
Bejko: S'ka kandidat konsensual me Berishën më 6 mars, sulmet ndaj Kim për negociata me SHBA! Drejtësia të veprojë, politikanët e korruptuar harxhojnë paratë me dashnoret në vende ekzotike
Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.
26 Janar 2022, 22:36 -
Kandidat i përbashkët në zgjedhje? Baçi në Repolitix: Lojë hileqare e Bashës! Nëse e duan, duhet të zgjidhet nga anëtarët e PD-së, jo me konsensus
Përpjekjet e përfaqësuesve të PD-së për të treguar se duan të dalin me një kandidat të përbashkët në këto bashki, për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçin, janë hileqare, dhe bëhen vetëm për të legjitimuar Lulzim Bashën si kryetar
25 Janar 2022, 22:14 -
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës! Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD
Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani.
24 Janar 2022, 22:04