-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panarin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë. Gjatë vizitës së instalacionit prezantues të Bashkisë së Tiranës në këtë panair, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kompanitë gjermane do të njihen me hapësirat që ofron shteti shqiptar, si për taksat ashtu edhe për lehtësirat e të bërit biznes
23 Prill, 11:58 -
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shkollën e re “Demokracia” në Kamëz i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Rakip Suli, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe kryparlamentarja Lindita Nikolla
22 Prill, 15:36 -
Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, Michal Sikora, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alessandro Sambuco. Në bisedën me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që edhe Tirana të ketë një pistë për sportet e Motocross-it, si një alternativë më shumë për vizitorët, që adhurojnë turizmin e aventurës.
21 Prill, 13:07 -
13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara
Pas marrjes së nënshtetësisë, 13 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
20 Prill, 15:23 -
Shishe molotov e xhama të thyer, VIDEO e dëmeve që la pas protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë e Tiranës! Edhe Tonin Vocaj verifikon provat
Shishe Molotov, mure të zeza nga tymi i flakëve të shkaktuara nga molotovi, njolla boje, vezë, xhama të thyer e mollë të kafshuara të hedhura në tokë. Kjo është ajo çfarë mbeti pas protestës së sotme të organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë bashkë me veprimtarë të opozitë
19 Prill, 19:13 -
Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë
Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi prirën militantët para bashkisë në përplasjen me policinë. Ata tentuan të heqin gardhin metalik për të tentuar të hyjnë në godinë. Përplasjet nisën pas mbylljes së fjalimeve.
19 Prill, 12:45 -
FOTO nga lart/ Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish
Pavarësisht thirrjeve nga përfaqësuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, sot para Bashkisë së Tiranës kanë ardhur vetëm një grusht njerëzish, militantë të përhershëm të Sal
19 Prill, 11:54 -
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
Dhjetëra koktejl molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, zjarr që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, përplasje dhe dhunë ishte rezultati i protestës së kësaj të premteje i disa militantë të opozitës të udhëhequr nga Flamur Noka i Rithemelimit dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë. Ekspertët e hetimit mbledhin provat.
19 Prill, 11:40 -
Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim poetin, prozatorin dhe përkthyesin lituanez, Tomas Venclova. Teksa e cilësoi atë si “Kadarenë” e Lituanisë, kryebashkiaku theksoi se zëra të tillë, të kthjellët, janë personifikim i ringjalljes dhe shpresës në kohët e sotme.
18 Prill, 20:46 -
Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit
“TEDA” do të jetë qendra gjigante për teknologjinë dhe zhvillimin ekonomik që do të ndërtohet në Kashar. Për ministrin e Ekonomisë, ajo do të tërheqë sipërmarrje me paga të larta, që do të gjenerojnë mbi 7 mijë vende pune. Marrëveshja e nënshkruar me bashkinë pritet t’i hapë rrugë thirrjeve të para për bizneset që duan të bëhen pjesë.
18 Prill, 14:59 -
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot i pranishëm në eventin “Strategic Leadership Programme", i organizuar nga Akademia e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë.
17 Prill, 15:41 -
Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenar për suksesin tuaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi. Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.
17 Prill, 14:21 -
Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara
Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me strukturat në Kavajë. Ai ftoi të gjithë anëtarët e vjetër dhe të rinj të Partisë Socialiste në Kavajë, që të punojnë fort për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të lënë mënjanë stërkëmbëshat.
16 Prill, 17:18 -
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
Për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konkretizimi i kësaj nisme është një dëshmi e lidhjeve të forta dhe raportit të veçantë me Italinë, si dhe shprehje e miqësisë dhe vlerave njerëzore, që sipas kryebashkiakut Veliaj, do të mbeten përgjithmonë
16 Prill, 14:08 -
Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi qendrën e re për shërbime komunitare në Vaqarr. Ai theksoi se falë investimeve të bashkisë, si në qendër ashtu edhe në periferi, shumë shpejt Vaqarri do jetë si një lagje e Tiranës.
15 Prill, 22:26 -
Veliaj pret ministrin izraelit të Turizmit: Dënojmë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë
Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit solli në Tiranë edhe ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, i cili në përfundim të vizitës së tij një javore, u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
14 Prill, 17:54 -
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë të shkurtër në Verona, ku u takua me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, dhe kryetarin e Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai.
14 Prill, 15:11 -
Mbjellje pemësh te ish-Tregu Elektrik, Veliaj: Njerëzit janë të ndarë në ata që punojnë dhe ata që komentojnë punët! Ata që nuk bëjnë punë, historia i harron
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se prilli është muaji i fundit kur mund të mbillen pemë, pasi mbyllet stina e shirave, dhe i ftoi qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj fushate.
13 Prill, 15:37 -
Veliaj inspekton në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin! E zhbllokuam nga gjyqet e Monës dhe Likes, kanë 0 shans të rrëzojnë bashkinë
Në vitin 2025 me buxhetin e parashikuar, në Bashkinë e Tiranës pritet të përfundojë i gjithë procesi i rindërtimit, bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet në lagjen e re të Kombinatit, një proces i vonuar sipas tij nga bllokimet me gjyq të Ilir Metës e Monika Kryemadhit.
13 Prill, 13:03 -
Veliaj pret dy artistët e njohur grekë: Uroj që dashuria që morët në Tiranë, të përkthehet në Greqi! Jemi më afër nga sa e mendojmë
Kryebashkiaku i tiranës, Erion Veliaj ka pritur në takim dy artistët e njohur grekë, Marinella dhe Antonis Remas, të cilët mbajtën mbrëmë në Pallatin e Kongresve koncertin “One Night Only”.
12 Prill, 22:09 -
Dhuna në protestën e Rithemelimit, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar policët! Balla: Rasti i fundit që tolerohet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe pamjet e dhunës ndaj uniformave blu në protestën e djeshme, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve, bomba molotov që shpërtheu, nuk shkaktoi dëme në jetë njerëzish. Veliaj tha se ka vetëm një thirrje: debatet të zgjidhen si qytetarë dhe jo duke i rrezikuar jetën të tjerëve
12 Prill, 17:33 -
Policia e Shtetit marrëveshje me Policia Bashkiake, Veliaj: Tirana e 1 milionë banorëve dhe mbi 10 milionë turistëve, shumë herë më e sigurt
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, morën pjesë në ceremoninë për firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e sigurisë publike në Tiranë
12 Prill, 14:40 -
VIDEO/ Protestuesit e Rithemelimit u hedhin molotov, momenti kur polici shpëton veten e kolegët nga djegia! Reagon Veliaj
Dhuna ka qenë kryefjalë e protestës së Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Militantët agresivë të Sali Berishës nuk kanë kursyer as efektivët e policisë duke hedhur drejt tyre molotov. Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i një punonjësi të policisë, protesta mund të ishte kthye
11 Prill, 18:04 -
Veliaj takon fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll: Mbështetje për ekipet sportive për të ecur në kupat Europiane
Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj arriti këtë vit të fitojë Kupën e Shqipërisë, një sukses i jashtëzakonshëm, që vjen pas 38 vitesh. Sportistët dhe trajneri i tyre, Ylli Tomorri, bashkë me Drejtorin e Klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça, u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
11 Prill, 16:05 -
Veliaj takon fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll: Mbështetje për ekipet sportive për të ecur në kupat Europiane
Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj arriti këtë vit të fitojë Kupën e Shqipërisë, një sukses i jashtëzakonshëm, që vjen pas 38 vitesh. Sportistët dhe trajneri i tyre, Ylli Tomorri, bashkë me Drejtorin e Klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça, u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
11 Prill, 14:16 -
Protesta e Rithemelimit, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi efektivët
Tedi Blushi, këshilltar bashkiak me Partinë e Lirisë, gjatë protestës së Rithemelimit të zhvilluar para bashkisë, ka tentuar që të kalojë me forcë efektivët e policisë.Ai është përpjekur që të kalojë mbi trupat e tyre, ndërsa është mbaj
11 Prill, 13:44 -
Vajza e Sali Berishës, vajza e Safet Zhulalit dhe djali i Fahri Balliut kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Në protestën e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës bie në sy një detaj domethënës: Ata që po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt janë Argita Berisha, Ilda Zhulali dhe Kleves Balliu, respektivisht fëmijët e Sali Berishës, Safet Zhulalit dhe Fahri Balliut.Vetëm kaq mjafton p&e
11 Prill, 13:23 -
VIDEO: Tensione para Bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me policinë e tentojnë të hyjnë me forcë! Në reshtin e parë dhe Sali Lushaj
Protesta e radhës e paralajmëruar nga Rithemelimi ka vijuar me momente tensioni kur kanë tentuar të heqin gardhin të përplasen me policinë për të hyrë në bashki.Në një moment në mikrofon dëgjohet një person që thotë; Merrni bashkinë, hyni brenda!Në reshtin e parë
11 Prill, 12:27 -
Rithemelimi protestë dhe përplasje me policinë, molotov e flakë te Bashkia! Veliaj: Skenat e '97 s'kanë vend në Tiranën e 2024 (FOTO+VIDEO)
Molotov, tymuese dhe mollë u hodhën në protestën e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për dorëheqjen e Erion Veliajt. Në protestë nuk munguan mesazhet politike për lirimin e Berishës, ndërsa u sulmuan dhe policët. Vetë Veliaj në reagimin e tij thotë se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.
11 Prill, 12:07 -
Tensione para Bashkisë së Tiranës, protestuesit shkatërrojnë murin metalik të policisë dhe tentojnë të hyjnë me forcë! Hedhin pankarta drejt policisë
Në një moment protestuesit janë afruar dhe kanë hequr gardhin para bashkisë së Tiranës. Ndërkohë policia ishte vendosur gardh.Në një moment një protestues goditi policin me pankartë.
11 Prill, 12:00 -
Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj zgjodhi të uronte këtë festë për gjithë besimtarët, duke shërbyer drekën në qendrën sociale në Kombinat “Të qëndrojmë së bashku”.
10 Prill, 16:00