-
Analisti Nexhmedin Spahiu për 'Report Tv': Nëse merr Veriun, Serbia do ta ketë Kosovën nën kthetra
Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje telefonike për Report Tv ka komentuar mbi çështjen e shumëpërfolur atë të korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi. Spahiu është shprehur se nëse merr Veriun, Serbia do ta ketë Kosovën nën kthetra.
28 Gusht 2018, 14:56 -
Çështja e kufirit, KE hap dritën jeshile: Kosova dhe Serbia kanë liri për marrëveshje
Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Kocijançiç tha se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
27 Gusht 2018, 15:58 -
Kufijtë Kosovë-Serbi, Topalli: Rama lau duart, Bashës mos ia vini re se nuk ekziston
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe n/kryetare e PD, Jozefina Topalli ka reaguar pas debatit që është hapur në muajin e fundit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Topalli sulmon Ramën, që sipas saj po hesht për kufijtë shqiptarë.
27 Gusht 2018, 14:31 -
'Vizatimi i kufijve', pjesë e bisedimeve më 7 shtator mes Thaçit dhe Vuçiç
Korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve, ndërsa takimi i radhës mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandër Vuçiç do të mbahet më 7 shtator të këtij viti.
27 Gusht 2018, 08:19 -
Debati/ Thaçi në Alpbach: As të parët e as të fundit që mund të korrigjojmë kufijtë për të arritur paqe
Presidentët Thaçi dhe Vuçiç sërish kanë folur për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Thaçi u shpreh se, Kosova e Serbia nuk do të jenë të parët që mund të korrigjojnë kufijtë.
26 Gusht 2018, 19:13 -
Debati/ Thaçi: Nuk do t'i prekim kufijtë etinikë, Vuçiç: Kosova vend i lirë, na lini t'i zgjidhim vetë problemet me shqiptarët
Në Forumin Europian, presidenti Hashim Thaçi ka folur për çështjen e rishikimit të kufijve me Serbinë. Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se një marrëveshje me Serbinë nuk është fare e thjeshtë, ndërsa Vuçiç ka kërkoi që problemet t'i zgjidhnin vetë.
25 Gusht 2018, 20:06 -
Forumi Evropian/ Vuçiç nga Alpbach: Do të tentoj një bisedë me Thaçin, kur s'ka diskutim serbët humbasin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur i vendosur se do të bisedojë me Hashim Thaçin në Forumin Evropian që do të zhvillohet në Alpbach. Në fjalën e tij para mediave, Vuçiç u shpreh se nga mungesa e dialogut serbët mund të kenë probleme.
25 Gusht 2018, 17:50 -
Politikania serbe: Kundërshtoj ndarjen e Kosovës, është koncept millosheviçjan
Politikania dhe sociologia e njohur nga Beogradi thotë se vendosja e kufijve të rinj në Ballkan do të shkaktonte vuajtje të mëdha, shkatërrim dhe jostabilitet. Ajo thotë se koncepti është millosheviçjan
25 Gusht 2018, 17:13 -
Debati për kufijtë/ Raundi i ri i bisedimeve Kosovë - Serbi më 7 shtator
Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të shtunën se ajo do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 7 shtator.
25 Gusht 2018, 15:34 -
SHBA: Nëse pajtohen, jemi pro korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi
Këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por nëse palët merren vesh, nuk do të që
24 Gusht 2018, 15:35 -
Rishikimi i kufijve/ Thaçi 'citon' Rugovën: Të njëjtin qëndrim të guximshëm mbante edhe ai në vitin 1994
Hashim Thaçi ka vijuar tezën e tij mbi rishikimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duke u shprehur se të njëjtin mendim me të ndante edhe ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
23 Gusht 2018, 17:51 -
Rishikimi i kufirit Serbi-Kosovë/ Luan Rama: Janë kufij gjaku, askush nuk mund t’i tjetërsojë
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka folur për çështjen e rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, askush nuk mund t’i tjetërsojë apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës.
22 Gusht 2018, 13:52 -
Rusia hap krahun për ndryshimin e kufijve: Dërgon në Beograd 'yllin në ngjitje' të diplomacisë
Kremlini nuk ka vonuar; menjëherë pas hapjes së çështjes së “korigjimit të kufijve” të Kosovës, ka dërguar në Beograd “yllin në ngjitje” të diplomacisë ruse, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.
11 Gusht 2018, 21:37 -
Si të përballosh vapën dhe demokracinë në gusht
Gushti apo vapa e këtij muaji, ndoshta, nuk kanë lidhje me debatet që shtillen në hapësirën shqiptare, megjithatë, duket sikur lidhen me këtë muaj, sepse, duke u shtjellë në këtë stinë, janë më shumë të ngarkuara me afsh të nxehtë lufte...
11 Gusht 2018, 21:26 -
Rishikimi i kufijve/ KE: Për një zgjidhje të përhershme, Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri
Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me tezën e rishikimit të kufijve. KE ka dhënë detaje edhe për takimin e presidentit serb Vuçiç me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.
10 Gusht 2018, 16:39 -
Kufijtë, Daçiç akuza SHBA-BE: E hapët Kutinë e Pandorës kur na bombarduat, tani s'keni gojë të flisni
Daçiç tha se perëndimi hapi Kutinë e Pandorës qëkur bombardoi Serbinë, duke shkatërruar sipas tij, kufijtë. Ai beson gjithashtu se SHBA ka ndryshuar qasje ndaj Kosovës, duke pretenduar se Uashingtoni nuk do bëhet pengesë për rishikimin e kufijve.
10 Gusht 2018, 16:20 -
Rishikimi i kufijve Serbi-Kosovë/Carl Bildt paralajmëron: Skenar i njëjtë edhe në Maqedoni
Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka publikuar një analizë në “The Washington Post” ku ka bërë të ditur për të parën herë edhe mendimin e kryeministrit Rama për çështjen e rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
10 Gusht 2018, 13:26 -
'Newsweek' zbardh skenarin e Serbisë: Ka punuar në heshtje për shkëmbim territoresh me Kosovën
“Newsweek” nënvizon se Serbia ka punuar në heshtje për një shkëmbim territoresh me Kosovën, e duket se propozimi nuk është i varrosur. Kjo do të bënte që pjesë të Veriut të Kosovës të këmbeheshin për një copë të Serbisë Jugore.
9 Gusht 2018, 21:08 -
Surprizon Vuçiç: Pajtohem për rishikimin e kufijve me Kosovën, kjo është politika ime
Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, ka deklaruar se mbështet tezën e ndarjes së kufijve mesa Serbisë dhe Kosovës. Kreu i shtetit serb thotë se pajtohet për marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, duke shtuar se kjo është politika e tij.
9 Gusht 2018, 15:55