-
Masakra e Selenicës/ Psikologia Adelina Pjetra për Report Tv: Këto janë shenjat si të dalloni personat e rrezikshëm
Psikologia Adelina Pjetra e ftuar në studion e Report Tv tha se personi që kreu masakrën, Ritvan Zykaj, ka reflektuar sjellje psikopatie çka e bën atë të pandjeshëm përballë të tilla situatave, por me gjakftohtësi të plotë çon deri në fund qëllimin.
11 Gusht 2018, 19:35 -
VIDEO/ I mbetur jetim dhe pa të afërm, ky është Arjeli, një nga 3 djemtë e familjes Zykaj që i shpëtoi masakrës së kushëririt
Në lot dhe me dhimbje, Arjeli u ka dhënë lamtumirën e fundit sot 8 familjarëve të tij, mes të cilëve babait Besimit, nënës Vasilika, vëllait Ledion, motrës Sara, gjyshit Demir e gjyshes Perri si dhe xhaxhait Azem e bashkëshortes së tij Afërdita.
11 Gusht 2018, 16:19 -
PROFIL/ Kush është Ritvan Zykaj? Banorët: Trauma në fëmijëri pasi ishte djegur në stan
Ai do të mbahet mend gjatë si vrasësi i Selenicës. Po kush është 24 vjeçari Ritvan Zyka, që u mori jetën 8 të afërmve të tij. materiali në vijim do të na njoh me një profil të shkurtër të autorit.
11 Gusht 2018, 14:54 -
Familja Zykaj hap dyert e mortit, plotëson amanetin e kryefamiljarit: Kur të vdes më varrosni në tokat e mia
Tetë anëtarët e familjes Zykaj do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet ishte amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç. Të afërmit thonë se Demiri kishte kërkuar të varrosej në tokat e tij kur të vdiste.
11 Gusht 2018, 09:52 -
Policia lokalizon vendndodhjen e autorit të masakrës, Ritvan Zykaj, ndërhyrja në mëngjes
Operacioni kryesohet në terren nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndërhyrja pritet të bëhet në orët e para të mëngjesit për shkak të errësirës. Urdhri për policët është i prerë, nëse Zykaj reziston, ata do ta eliminojnë.
11 Gusht 2018, 01:21 -
Policia e kërkon në kodrat e Selenicës, killeri Ritvan Zykaj i sfidon nga FB: 'Ç'më keni çarë...'
Killeri gjakftohtë nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes, me të cilët ishte kushërinj, teksa komenton në rrjetet sociale duke sfiduar haptazi policinë e cila e kërkon në kodrat e Selenicës.
10 Gusht 2018, 23:34 -
Trupat e viktimave të Selenicës të mbuluar me çarçafë, autori i qëlloi pasi u kthye nga dreka (VIDEO EKSKLUZIVE)
Në pamje duken viktimat të mbuluar me çarçafë. Ambulanca ende s'ka bërë tërheqjen e trupave për t'i dërguar në drejtim të morgut të spitalit të Vlorës ku do t'i nënshtrohen edhe ekspertizës mjeko-ligjore. Autori kreu krimin pas kthimit nga dreka.
10 Gusht 2018, 19:54 -
Masakër në Selenicë pas sherrit për pulat, i riu vret 8 kushërinj, shuan një familje (VIDEO)
Masakër e pashembullt në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. 8 anëtarë të një familje janë ekzekutuar, dy fëmijë dhe tre gra. Autori është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. Shkaku: Viktimat akuzonin autorin se u kishte vjedhur pulat.
10 Gusht 2018, 18:15