-
Humbjet e gjyqeve në arbitrazh arrijnë 388 mln euro! KLSH: Nuk ka asnjë analizë nga institucionet përgjegjëse
Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga humbjet e gjyqeve në Arbitrazhin Ndërkombëtar, arrin 388 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer thotë se Avokatura e Shtetit nuk ka bërë asnjë analizë për shkaqet e humbjeve, dhe as nuk ka marrë masa për rikuperimin e dëmeve.
10 Janar 2022, 17:04 -
Abuzuan me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet në vitin 2018, KLSH kallëzon në SPAK dy punonjës në Bashkinë e Dibrës
Sipas KLSH, pas kontrolleve të kryera rezultoi se dy punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kishin shkelur procedurat dhe rregullat për tenderin “Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018”. Ata akuzohen se kanë favorizuar njërën kompani që të fitonte tenderin.
20 Dhjetor 2021, 17:39 -
Ekonomi
Kontratat PPP me probleme, po bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator në dëm të buxhetit
Të hartuara me mungesë transparence, pa studime të mirëfillta kontratat kocensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) në proces zbatimi po shfaqin defekte që në këndvështrimin e zbatimit të ligjit përbëjnë shkelje të rënda në dëm të fondeve publike.
26 Nëntor 2021, 17:32 -
Sociale
Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka mbyllje të shtëpisë së fëmijëve Vlorë, por aty ku është e mundur të miturit t’u çohen familjeve
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar sistemin pilot lidhur me mbylljen e jetimores në Vlorë, ndërkohë që KLSH ka nisur një inspektim për mënyrë se si po funksionon kjo. Manastirliu tha se qëllimi i këtij plani është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, f&am
19 Nëntor 2021, 16:05 -
Sociale
Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehet në familjet ku dhunoheshin, KLSH nis inspektimet! ‘Shëndetësia’: S’ka mbyllje, por kthim të fëmijëve në familje kur është e mundur
Një projekt pilot sipas modelit holandez që synon fuqizimin e familjes po aplikohet në Shtëpinë Fëmijës në Vlorë, që do të mbyllet deri në dhjetor. Në këtë shtëpi ndodhen 13 fëmijë të moshave 0-5 vjeç, të cilët janë strehuara ty pasi dhunoheshin në familjet e tyre dhe sot rrezikojnë që të rikthehen sërish në gjirin e tyre. KLSH a nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve.
19 Nëntor 2021, 11:44 -
Kronikë
KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e AKU-së, Bledar Skënderin: Nuk tërhoqi nga tregu dhe as inspektoi akulloret e rrezikshme për shëndetin
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. KLSH thotë se ka ushtruar kontroll në këtë institucion dhe ka dalë në përfundiminin se nuk është reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi 'oksid etileni' në disa akullore.
10 Nëntor 2021, 17:50 -
Politikë
KLSH kallëzon në SPAK dhe prokurori 9 funksionarë të bashkisë së Tropojës: Shkelën barazinë në tendera
9 funksionare të bashkisë së Tropojës janë kallëzuar nga SPAK dhe në prokurorinë e këtij qytetit për shpërdorim detyre, pasi kanë shkelur barazinë në tendera. Tre nga 9 funksionarët KLSH i ka kallëzuar në SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e shkollës ‘Asim Vokshi’. Ata janë anëtarë të të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Funksionarët e tjerë janë kallëzuar në Prokurorinë e Tropojës për shpërdorim detyre, për tenderin e rikonstruksionit të pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan dhe Cërrnicël.
10 Nëntor 2021, 17:03 -
Ekonomi
KLSH: Qeveria jo serioze me investimet, nënshkroi në shkelje të ligjit 500 kontrata me vlerë 190 mln euro pas 15 tetorit 2020
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka patur jo pak kritika ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin e buxhetit përgjatë vitit 2020, ku thuhet se ka treguar mungesë serioziteti, ndërsa në filtër është kaluar edhe sektori i turizmitm malor, ku u konstatua mungesë rakordimi mes institucioneve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë
10 Nëntor 2021, 08:34 -
Kronikë
Rindërtimi, KLSH: 11 objekte në Durrës u shemben pa respektuar procedurat
Në Durrës u shemben 11 objekte që ishin dëmtuar nga tërmeti pa respektuar procedurat dhe rregullat strikte. Pra, shembja ishte e pabazuar. Ky është përfundimi i një raporti të fundit të Këshillit të Lartë i Shtetit. Sipas raportit procedurat janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor.
9 Nëntor 2021, 10:48 - Ekonomi
-
Ekonomi
“Shthuren” financat publike, më 2020 u regjistruan në thesar 430 milionë euro pagesa, që u takojnë kontratave 2007-2019
Menaxhimi i financave publike po shfaq probleme sa i takon administrimit të fondeve që burojnë nga taksat e qytetarëve dhe borxhi, në raport me legjislacionin në fuqi
4 Nëntor 2021, 07:36 -
Politikë
Kupola e RTSH kërkoi shtim privilegjesh 3 javë pas shkarkimit të Thoma Gëllçit, shpërblimi 1.5 mijë USD në muaj për Leka Bungon dhe 1 mijë USD për anëtarët e Këshillit Drejtues
Kryetari i Këshillit të ri Drejtues të RTSH Leka Bunga i kërkon Kuvendi shtimin e shpërblimit mujor për veten e tij sa paga e kryetarit të AMA. Kërkesë për rritjen e shpërblimit për anëtarët e Këshillit deri në 1 mijë USD në muaj 3 javë pasi ata votuan pro propozimit të tij për shkarkimin e Thoma Gëllçit dhe komandimin e Martin Lekës. Deputetët: RTSH-ja harxhon paratë kot, e shohin më pak se 3 % të audiencës. Një raport i KLSH-së flet për afera dhe shpërdorim të gjithanshme në RTSH.
3 Nëntor 2021, 16:14 -
Politikë
LSI kërkesë SPAK dhe KLSH: Nisni auditimin mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit! Të hetohen abuzimet në prodhimin e energjisë elektrike
Në kërkesën në drejtim të SPAK, prokurorisë së Tiranës dhe KLSH, deputetët e LSI kërkojnë verifikime të thelluara për prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit, që sipas LSI ka sjellë pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik për vendin.
2 Nëntor 2021, 16:56 -
Ekonomi
Turizmi malor, KLSH: S'ka investime e as promovim! Mungesë stafi e strategjie, masat e marra nuk kanë qenë efektive
Shqipëria nuk është konkurruese me vendet e rajonit sa i takon turizmit malor. Edhe pse ka pasuri natyrore dhe vende turistike për turizëm të tillë, mungesa e investimeve si dhe e promovimit e ka penalizuar. Në një auditim KLSH thotë se nuk ka pasur investim në strukturat akomoduese dhe se masat e marra nuk kanë qenë efektive.
24 Tetor 2021, 20:51 -
Ekonomi
Auditimi i KLSH: Analizat COVID në privat të pabesueshme, laboratorët privatë u akredituan në shkelje të ligjit
Një audit 1-vjeçar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon keqmenaxhim të autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë. Sipas KLSH, ministria e Shëndetësisë akreditoi në shkelje të ligjit laboratorët privat në Shqipëri, duke sjellë pavërtetësi të rezultateve të analizave.
14 Tetor 2021, 14:41 -
Kronikë
Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH të botuar në 'Shqiptarja.com'
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë.
12 Tetor 2021, 11:38 -
Kronikë
Raporti i KLSH/ Në burgje ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave të paracaktuar, kaos me administratën
Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkoi në Drejtorinë e Burgjeve duke konstatuar problematika serioze, në depot farmaceutike u gjet edhe një medikament me element kancerogjen. Administrata kaotike, nuk plotësohen dot 220 vende vakante, 85 % e tenderave në 2020 u zhvilluan me procedurën “negocim pa shpallje”
9 Tetor 2021, 08:51 -
Ekonomi
Raporti i KLSH: Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, shtetit i është shkaktuar 22.6 milionë euro dëm! Shpenzime jo eficiente dhe shkelje të disiplinës buxhetore
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton për një dëm ekonomik prej 22.6 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në 6-mujorin e parë të vitit. Humbjet më të mëdha janë konstatuar nga shkeljet me tenderat publike
27 Shtator 2021, 14:51 -
Kronikë
Kreu i KLSH-së në Report Tv, mesazh për qeverinë ‘Rama 3’, Shehu: Ministrat, kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në këtë post, nëpërmjet mikrofonit të Report Tv i bën apel ministrave të rinj, të kenë kujdes me fondet publike dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët
2 Shtator 2021, 17:11 -
Kronikë
KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe ish-drejtorin e ALUZINI-t për shpërdorim detyre
Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar në prokurorinë e Korçës, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
10 Gusht 2021, 17:54 -
Kronikë
Një ditë pas rikthimit në detyrë të Haki Çakos, i hapet rruga kontrollit të KLSH për strukturat e emergjencave civile: Auditim të tenderimeve për blerjen e pajisjeve
Pas bllokimit të kontrollit të KLSH-së të strukturave të Emergjencave Civile se kreu i këtij institucioni Haki Çako ishte me pushime, rikthimi i tij në detyrë, i ka hapur rrugë auditimit të KLSH për të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave.
4 Gusht 2021, 19:28 -
Kronikë
Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH
Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
4 Gusht 2021, 12:11 -
Kronikë
SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!
Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike.
2 Gusht 2021, 21:07 -
Kronikë
Abuzim me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme, rritën kostot e ndërtimit të godinave të policisë e shkelën barazinë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në SPAK, Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme. KLSH i akuzon se kanë abuzuar me tenderat për rikontruksion dhe ndërtimin e disa godinave, si Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.
30 Korrik 2021, 13:44 -
Kronikë
Vatrat e zjarrit në vend, KLSH zbret në terren: Po verifikojmë tenderat nëse i kanë blerë pajisjet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kontrollin në terren, ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, nisur nga fakti se në vendin tonë vijojnë të jenë aktive disa vatra. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv.
30 Korrik 2021, 12:02 -
Sociale
Mijëra pensionistë nuk morën pensionin në karantinë, KLSH: ISSH nuk menaxhoi me efektivitet pandeminë
Karantina e vitit të kaluar ka lënë me mijëra qytetar pa marrë pensionin mujor. Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka konstatuar se pensionistëve nuk iu është dërguar pagesa mujore në shtëpi, pasi nuk kishin adresa e ishin në vende të largëta
5 Korrik 2021, 14:04 -
Opinion
KLSH: 882 milionë dollarë dëm vjet!!!
Në raportin që Arben Shehu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!!
26 Qershor 2021, 18:29 -
Politikë
Ndryshimi i ligjit për OJF-të, Gjonaj: Rritet transparenca! Projektligji për përkthyes zyrtarë, risi përfshirja e statusit të interpretit të gjuhës së shenjave
Në seancën e sotme në Kuvend ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi projektligjin për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse në Shqipëri. Ky projektligj tha Gjonaj rrit transparencën e këtij sektori duke hequr rrezikun që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave.
24 Qershor 2021, 13:30 -
Politikë
Nisma për furnizim me gaz natyror, Balluku: Thelbi, plan veprimi për të parandaluar rreziqet dhe emergjencat
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi në Kuvend nismën për furnizim me gaz natyror. Siguria e furnizimit me gaz ministrja tha se është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme. Kjo nismë sipas Ballukut përmban në një pikë planin e veprimit dhe emergjencës në rast të nd&
24 Qershor 2021, 13:14 -
Politikë
Ligji i ri për emigrantët, Bledi Çuçi: Procedura më të lehtësuara! Të huajt vijnë në Shqipëri me leje unike, lejohen dhe personat pa shtetësi
Të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri do duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në foltoren e Kuvendit bëri me dije detaje të lig
24 Qershor 2021, 12:41 -
Politikë
'Godet' sërish Jenishehri: Zgjedhjet e 25 prillit të anulohen, përndryshe në shtator do përsëritet '97
Deputeti i opozitës, Selami Jenishehri ka habitur me deklaratën në Kuvend ku tha se zgjedhje e 25 prillit duhet të shpallen të pavlefshme pasi nuk u garantuar vota e emigrantëve, ndërsa shtoi se kjo situatë do të prodhojë Kuvendin e ri në shtator një situatë destabilizuese si ajo e 1997. “KQZ ka refuzuar t&
24 Qershor 2021, 12:07 -
Politikë
Kostaq Papa habit në Kuvend: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, të ma kthejë tani
Deputeti Kostaq Papa, pas raportimit të bërë nga KLSH dhe ILDKPKI në Kuvend, tha se edhe atij shteti i ka marrë një shtëpi para 50 vitesh dhe dëshiron që t'ia kthejë tani. Ai tha se i ka të listuara pasuritë e tij dhe se shteti i ka borxh, ndërsa shtoi se nëse shteti vepron me deputetët kështu imagjino me qytetarët e t
24 Qershor 2021, 11:56 -
Politikë
Ralf Gjoni: Puna e disa ambasadorëve ka qenë kriminale dhe anti-shqiptare, të hetohet! Në një vend të BE do ishin shpallur ‘Non Grata’
Deputeti Ralf Gjoni ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorëve të huaj në vendin tonë duke thënë se puna e disa prej tyre ka qenë kriminale dhe anti-shqiptare, ndaj një ditë meriton të hetohet. Nëse do të ishin në një vend sipas Gjonit do të ishin shpallur “Non Grata”. “M&am
24 Qershor 2021, 11:52 -
Politikë
Celibashi raporton në Kuvend: 5 mijë emigrantë u lanë jashtë votimit më 25 prill, aplikuan por ne ishim me vonesë
Kreu i KQZ Celibashi tha në Kuvend nuk arriti të bënte të hartonte rregullat për votimin e emigrantëve, ndërsa zbuloi se rreth 5 mijë shqiptarë jashtë atdheut u regjistruan për të votuar, por mbetën jashtë procesit. "KQZ ka përpunuar të gjitha të dhënat që jan
24 Qershor 2021, 11:50 -
Politikë
Vendimi për negociatat, Balla në Kuvend: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e familjes europiane! Shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë zgjidhje
Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend e vuri theksin te vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian për të mos përcaktuar një datë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Balla tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane.
24 Qershor 2021, 11:14 -
Politikë
Murrizi thirrje Kim: Për drejtësinë e re mos zgjidh bashkëpunëtorë të ish-sigurimit! Bllokimi i negociatave, vendi s’është shkëputur nga e kaluara Komuniste
Deputeti Myslim Murrizi i ka bërë thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim nga foltorja e Kuvendit duke thënë se shqiptarët e duan drejtësinë e re por thekson se nuk është dakord që sot të aspirohet një drejtësi e ri 500 mln dollarë të investuar nga amerikanët por që do të bëhet nga institucionet tona.
24 Qershor 2021, 11:06 -
Politikë
KLSH: Shkeljet e institucionet i shkarkuan shtetit 17.7 mln euro dëm ekonomik gjatë 2020
Kreu i KLSH, Arben Shehu ka raportuar punën e institucionit që ai drejton gjatë 2020. Shehu tha se edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, KLSH ka bërë gjatë 2020, 143 auditime, nga të cilat janë vlerësuar 91 subjekte përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci, bashki etj. Sipas Sheut, KLSH ka konstatuar se gjat&
24 Qershor 2021, 10:52 -
Politikë
Kontrolli i pasurive, ILDKPKI: Gjatë 2020 janë referuar 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba për zyrtarë e lartë
Evgjeni Bashari ka paraqitur në Kuvend raportin e ILDKPKI për 2020 ku ha se gjatë këtij viti gjatë inspektimit të zyrtarëve të nivelit të lartë janë referua 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba për to. Ajo tha se ky institucion do të punojë në forcimin e rolit institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizuara por dhe
24 Qershor 2021, 10:37 -
Politikë
Raportojnë krerët e institucioneve/ KQZ: 5.000 emigrantë s'votuan dot më 25 prill! KLSH: 17.7 mln euro dëm ekonomik gjatë 2020! ILDKPKI: 72 denoncime dhe 33 gjoba për zyrtarët e lartë
Kuvendi u mblodh sot seancë plenare ku theksi u vendos te raportimi për punën e vitit 2020 të katër krerëve të institucioneve kushtetuese si dhe u shqyrtuan disa projektligje.
24 Qershor 2021, 08:08