-
Mediat në Shqipëri/ Ish-zyrtarja e PD 'gozhdon' Bashën: Je jashtë realitetit, bëhu serioz, nuk je në Hollandë
Ish-zyrtarja e Partisë Demokratike Valbona Mezini i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të ndalet me premtimet e tij për revolucion në media, pasi realiteti sipas saj shfaqet me probleme tejet kardinale.
11 Janar 2019, 13:14 -
Protesta e studentëve tek Juridiku dhe Ekonomiku, Basha: Prania e policisë, shkelje flagrante e lirisë
Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar praninë e policisë në ambientet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, ku po zhvillohet protesta e studentëve, si shkelje flagrante dhe bën thirrje që të largohet menjëherë prej ambienteve të tyre.
11 Janar 2019, 12:26 -
Foto-lajm/ Gjithë lagjia pa drita, vetëm 'sarajet' e Lulzim Bashës ndriçojnë
Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur një foto nga banorët që jetojnë përballë pallatit të kryedemokratit Lulzim Basha, ku shihet se i gjithë pallati është pa ndricim, por jo shtëpia e kryetarit të PD.
10 Janar 2019, 23:11 -
Ilir Meta, si përçarës i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës
Lulzim Basha ka dalë sonte në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. A është ky uniteti kombëtar?
10 Janar 2019, 22:31 -
'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 68-të, Basha: Kërcënimet e Ramës nuk pinë ujë
Pasi bllokuan rrugën në të dy akset e saj, banorët e Astirit me thirrjet "E duam Shqipërinë pa Edi Ramën" ndaj kryeministrit kanë vijuar protestën kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.
10 Janar 2019, 17:53 -
2019, si viti atrofizimit të kësaj opozite
Vit i ri , avaz i vjetër Lulzim, dhe kjo vlen për një opozitë e cila edhe pse e ndajnë edhe 180 ditë nga dita kur shqiptarët do të votojnë për kryetarët e bashkive, ndjehet më e “plakur” se kurrë, më e çoroditur se kurrë, në kufijtë e mbijetesës politike.
7 Janar 2019, 08:10 -
Studentët dhe kërkesat e tyre, maskë për opozitën që ka 5 vite në rrugë dhe është vetëm
Të bësh sikur qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave, dhe të kesh argument të vetëm faktin se ato janë realizuar me VKM dhe jo me ligj, tregon që, ata që po merren me protestën e studentëve, janë të shqetësuar nga plotësimi i kërkesave. Protesta e nesërme është një miting i zakonshëm opozitar, por në emër të studentëve, meqë vetë u ka dalë boja dhe u vjen turp të bëjnë protesta në emër të opozitës.
6 Janar 2019, 20:45 -
Politika në 2018/ Shuplakat qytetare që zbrapsën Ramën e lanë në hije Bashën (VIDEO)
Viti 2018, një vit i mbushur me protesta qytetare. Si u zbraps Rama nga protesta e studentëve, kuksianëve dhe artistëve. Kryeministri fitoi "bastin" me lojërat e fatit, duke vendosur mbylljen e tyre që nga 1 janari 2019. Si u përplasën Kryeministri me Presidentin për mosdekretimin e Sandër Lleshajt. Bisedimet Shqipëri-Greqi, personazhet "Babale-Xhisiela", ja çfarë ndodhi në këto 365 ditë.
31 Dhjetor 2018, 18:35 -
Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?
Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor? Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër? Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër? Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha? Nëse është i pastër, i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?
30 Dhjetor 2018, 13:53 -
Lidershipi i PD-së/ Rikthehen Topalli e Selami, lista me 353 njerëzit e kupolës së PD
Tërhiqet Basha, pranon Topallin dhe Selamin në Këshillin Kombëtar, ja lista e fundit me 353 anëtarët ku përfshihen edhe kryebashkiakët, krerët e degëve, deputetët, sekretarët dhe koordinatorët
30 Dhjetor 2018, 07:26 -
I dha leje vetes, Veliaj sërish padi Bashës për shpërdorim detyre: Vendimi në konflikt interesi, të shpallet i pavlefshëm
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur sërish paraardhësin e tij Lulzim Basha, këtë herë për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Basha është paditur për shpërdorim detyre pasi i firmosi vetes leje në konflikt interesi. Gjithashtu Veliaj kërkon pavlefshmërinë e kësaj leje të dhënë për ndërtim në katin e 13 të pallatit ku banon Basha. Report Tv siguron padinë që kryebashkiaku ka bërë kundër liderit të PD-së.
29 Dhjetor 2018, 13:39 -
Ky ishte “viti i Lulzimit”!
Viti 2018 do të mbetet “viti i Lulëzimit” edhe për 1001 arsye të tjera që lidhen me mungesën e politikbërjes, mungesën e transparencës dhe ideve rracionale, për mungesën e aftësive dhe bashkëpunimit institucional, duke prodhuar skandale dhe dështime.
28 Dhjetor 2018, 07:56 -
Lulzim Basha gënjeu për shkollën e lartë, kryedemokratit i zgjati 12 vite diplomimi me korrespondencë (Dokumentet)
Lulzim Bashës i janë dashur 12 vite për të përfunduar shkollën e lartë. Basha ka gënjyer për kohën e diplomimit të tij. Kryetari i PD, ka nisur universitetin në vitin 1993 dhe e ka përfunduar këtë në vitin 2005. Dokumenti vjen nga zyrtarisht nga Universiteti i Utrechtit.
27 Dhjetor 2018, 23:04 -
Ndërtoi 4 dhoma pa leje/ Basha refuzon që inspektorët e IMT të bëjnë verifikimet, i lihet 5 ditë kohë (Shkresa)
Inspektorët e IMT u paraqitën sot në pallatin ku jeton Basha. Ata nuk u lejuan që të bënin verifikimet për apartamentin e Bashës dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja për ndërtimin e pallatit. Në këtë situatë, inspektorët kanë dorëzuar një shkresë ku i lihet kryetarit të PD, 5 ditë kohë, për të plotësuar dokumentacionin. Basha ka ndërtuar 4 dhoma shtesë pa leje në apartamentin e tij pranë Liqenit, me një leje që i dha vetes kryetar bashkie.
27 Dhjetor 2018, 17:26 -
Veliaj padi për shpifje për Bashën dhe Tabakun, PD: Lojërat me paditë politike nuk të shpëtojnë
PD akuza Veliajt pas padisë së kryebashkiakut Veliaj për Tabakun dhe Bashën për shpifje dhe leje në konflikt interesi që i dhanë vetes kur drejtonin bashkinë. Ina Zhupa, përsëriti qëndrimin se Plani Vendor i Tiranës u ndryshua për t'i hapur rrugë ndërtimit të projektit rezidencial për pallate të biznesmenit Edmond Bego.
27 Dhjetor 2018, 15:43 -
Veliaj padit Bashën dhe Tabakun për shpifje për projektin e Unazës së Re dhe shkelje me lejet që i dhanë vetes
Erion Veliaj ka depozituar në gjykatë një padi për shpifje për kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Gjithashtu kryebashkiaku ka paditur po Bashën dhe Tabakun për lejet e ndërtimit që i dhanë vetes.
27 Dhjetor 2018, 13:20 -
Basha ndërtoi 4 dhoma shtesë pa leje në katin e 12-të/ Pamjet me dron
Lulzim Basha ka ndertuar pa leje në banesën e tij në katin e 12, 4 dhoma shtese. Report Tv sjell pamjet me dron nga banesa e Bashës ku dallohet ndërtimi pa leje. Basha i dha leje vetes për një kat të 13 por bëri shtesë 4 dhoma, që sipas Bashkisë, janë pa leje.
26 Dhjetor 2018, 15:38 -
Pas vendimeve të marra të Ramës për kërkesat e studentëve, Basha: Cikërrima dhe mashtrime
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar deklarata e sotme të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me plotësimin e kërkesave të parashtruara nga studentët, si mashtrim kryekëput dhe u ofroi qytetarëve të vendit si "rrugëdalje" anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe dyfishimin e buxhetit.
26 Dhjetor 2018, 13:42 -
Basha uron Krishtlindjet: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka uruar Krishtlindjet të gjithë ndjekësve të tij.“Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dio
24 Dhjetor 2018, 21:16 -
Basha e akuzoi nga protesta, Balla: Artist, as taksën s’paske paguar? Me Benzin 53 mijë eurosh ishe sot?!
Balla pyet Bashën për taksën e papaguar të ndërtimit tek apartamenti i tij tek Liqeni si edhe për Benzin e kompanisë Victoria Invest, që sipas dokumenteve ka një vlerë rreth 53 mijë euro, dhe është në përdorim nga kryetari i PD
23 Dhjetor 2018, 19:36 -
Basha thirrje mediave: Kryeredaktorët të hapin ekranet për banorët e Astirit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përkrah banorëve të Astirit, iu bëri thirrje kryeredaktorëve të të gjitha mediave që të mbajnë hapur ekranet gjatë kohës që zhvillohet protesta e banorëve të Astirit.Basha tha: I bëj thirrje kryeredaktorëve t
23 Dhjetor 2018, 19:21 -
Basha me banorët e Astirit: Projekti i Unazës, aferë kriminale. Zhvendoset lumi për ish-trafikantin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sërish sot te protesta e banorëve të Astirit. Basha tha se projekti për ndërtimin e Unazës të Madhe të Tiranës është një aferë kriminale dhe korruptive.Pjesë nga deklarata e Bashës:Në vend që këta f
23 Dhjetor 2018, 18:15 -
Dita e 51-të e protestës së banorëve te Unaza e Re/ Basha: Aferë kriminale, u devijua lumi Lana për ish-trafikantin, mikun e Ballës
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Basha përmendi sërish cështjen e devijimit të lumit Lana, si edhe iu bëri thirrje mediave dhe drejtuesve, që në orën kur nis protesta e banorëve të Astirit të mbajnë ekranet hapur për ta.
23 Dhjetor 2018, 17:32 -
Gjermanët e CDU në mbështetje të PD: Kohët janë të mira, punoni për të mundësuar që ju të qeverisni
Në Akademinë Politike 2018 me pjesëmarrjen e 120 studentëve nga i gjithë vendi, anëtari i Bundestagut, Andreas Lammel, e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën që i duhet Shqipërisë për përparimin e saj.
23 Dhjetor 2018, 14:29 -
Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për mikun trafikant, ndaj s’e duan vettingun në politikë (VIDEO)
Lideri i PD ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.
23 Dhjetor 2018, 10:07 -
Ndërtimi pa leje i Bashës, si një radiografi e karakterit të tij!
Pasi i ka dhënë leje vetes, mbi një pasuri që është e gjithë banorëve, dhe pasi ka kontraktuar një kompani ndërtimi për ta zhvilluar tarracën, në momentin e zbardhjes, ai nuk e ka paguar taksën vet si përfitues i pronës, por ja ka mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës që ajo i detyrohej bashkisë.
22 Dhjetor 2018, 22:20 -
'Unaza e Re'/ Basha në protestë me banorët: Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, anulojmë koncesionet
Lulzim Basha denoncoi sërish se plani i zonës te "Astiri" u ndryshua për të mbrojtur kompleksin e Edmond Begos, një biznesmen i akuzuar për trafik droge që sipas demokratëve ka miqësi me Taulant Ballën, duke e orientuar drejt banesave të qytetarëve të cilat do shemben.
22 Dhjetor 2018, 17:57 -
I dha vetes leje për katin e 13-të, Basha pyeti vajzën e tezes së gruas në Bashki a ishte në konflikt interesi (Dokumenti)
Lindita Dedëgjoni, vajza e tezes së Aurela Bashës, në pamundësi për të dhënë një përgjigje në favor të kushërirës dhe shefit të saj (Lulzim Basha), i drejtohet ILDKPKI për të interpretuar ligjin, të shkruajtur e zeza mbi të bardhë, nëse është apo jo kryetari i bashkisë në konflikt interesi për t’i dhënë vetes një leje ndërtimi.
22 Dhjetor 2018, 15:33 -
Skandal / ILDKP-ja informoi Bashën që në 2014 se leja e ndërtimit dhënë vetes është në konflikt interesi (Letra)
Publikohet letra që ILDKP i dërgoi Lulzim Bashës më 30 korrik 2014, ku shihet se nga komunikimi me Bashën, asokohe kryetar Bashkie, ILDKP i kujton se leja që ai do të jepte për veten e tij ishte në konflikt të hapur interesi. Basha tha dje se për lejen e tij kishte marrë miratim nga ILDKP. Nga komunikimi vërtetohet se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.
22 Dhjetor 2018, 12:13 -
Basha i dha vetes leje për katin e 13, shtoi 4 dhoma e s'pagoi as taksën, Veliaj: Të hënën vendimi për prishje
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi dje se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm i ka dhënë vetes kur ishte në krye të Bashkisë, leje ndërtimi për shtesë kati në apartamentin ku banon, por për më tepër nuk ka paguar as taksat. Veliaj deklaroi se të hënën Bashës do t'i shkojë gjoba por edhe vendimi për prishjen e shtesës së katit të 13-të
21 Dhjetor 2018, 22:36 -
'Basha i dha vetes leje për të ndërtuar kat të 13-të', PD: Valë sulmesh e shpifjesh, për të mbuluar superskandalin e 'Unazës së Re'
Pas denoncimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se Lulzim Basha në kohën kur ka qenë kryetar bashkie ka firmosur një leje ndërtimi për veten e tij, ka ardhur menjëherë reagimi nga ana e Partisë Demokratike.
21 Dhjetor 2018, 20:13 -
Dokumentet e nxjerrin zbuluar, Basha përdor 'Benzin' luksoz të kompanisë që po ndërton 'Unazën e Madhe'
Automjeti që përdor kryetari i PD, Lulzim Basha është blerë në Gjermani në vitin 2010 për 53 mijë euro nga kompania që po ndërton një segment te Unaza e Madhe, "Victoria Invest". Basha tha sot se e kishte marrë automjetin me leasing 6 vite më parë të një kompani tjetër, por në fakt aktet e shitblerjes dhe karakteristikat e automjetit e nxjerrin blof atë.
21 Dhjetor 2018, 20:11 -
I përmendi vajzën/ Basha irritohet keq në Kuvend: Ballës do i fusja një grusht, por s'dua ta prek m*tin se të bën pis
Akuzave të Taulant Ballës për lidhjet e Lulzim Bashës me "Victoria Invest" e cila po ndërton "Unazën e Madhe", kreu i PD i është përgjigjur me fjalor banal. Balla tha se Basha shkon dhe takon banorët e "Astirit" me automjetin e kompanisë Victoria Invest që sipas tij ka për pronar kumbarin e Bashës.l
21 Dhjetor 2018, 17:51