-
Del lista/ Ja kush janë 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD (EMRAT)
Zbulohen 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas votimit të shtunën, mbrëmjen e sotme janë publikuar rezultatet me emrat e fituesve. E ndërsa ‘garda e vjetër’ u la jashtë nga Lulzim Basha, kritikët më të fortë u tërhoqën nga gara, në listën e fituesve ashtu sikur pritej rezultojnë të besuarit dhe të rikthyerit.
16 Dhjetor 2018, 23:09 -
Bashës i ikin 8 kandidatë nga Këshilli Kombëtar i PD, vjen dorëheqja tjetër: S'mund të tallem me veten time
Të dorëhequrve si Erla Mhilli, Edvin Kulluri, Edit'h Harxhi, Fabjan Topollaj, Arben Skënderi, Mimoza Hajdarmataj, Valbona Mezini, i është bashkuar edhe Genti Minarolli, një tjetër ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD për katër vitet që u mbyllën.
15 Dhjetor 2018, 21:06 -
Protestuan kundër Teatrit, dy artistët në Kuvendin e PD-së, Veliajt i del fjala
Me ftesë të kryetarit Lulzim Basha, aktorët Edmond Budina dhe Taulanta Jupi janë nga sot zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike. Ajo që ishte artikuluar në media se protesta e aktorëve të Sindikatës së Artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kundër një godine të re të teatrit ishte e politizuar, është vërtetuar këtë të shtunë më së miri.
15 Dhjetor 2018, 19:38 -
Kuvendi i PD, përfundon votimi për Këshillin Kombëtar
Ka përfunduar votimi në Kuvendin Kombëtar të PD për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Rreth 4500 delegatë nga i gjithë vendi kanë votuar nga lista me 350 kandidatë për 170 vende në Këshillin Kombëtarë demokrat. Pas përfundimit të votimit në ambientete e Pallatit t&
15 Dhjetor 2018, 19:38 -
Drejt mbylljes votimi në Kuvendin Kombëtar i PD, numërimi do bëhet në selinë blu
Shkon drejt mbylljes votimi në Kuvedin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Nga 13 komisione, 11 prej tyre kanë përfunduar procesin e votimit. Mësohet se kanë marrë pjesë 4740 votues. Gjithashtu, burime pranë PD thanë për Report Tv se
15 Dhjetor 2018, 18:03 -
Dita e 42-të e protestës te 'Unaza e Re', Basha: Qytetarët t'i bashkohen masivisht studentëve
Banorët e "Astirit" kanë nisur protestën edhe sot në ditën e 42-të të ndihmuar nga PD. Atyre iu bashkua edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili bëri thirrje që të gjithë qyetarët t'i bashkohen protestës studentore.
15 Dhjetor 2018, 17:28 -
Këshilli Kombëtar i PD, tërhiqet edhe Arben Skënderi: Pseudogarë, PD-ja e sotme hibrid i 'Republikës së Re'
Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Skënderi thotë se e ka mësuar nga mediat emrin e tij në listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar dhe se akush nuk e nja njoftuar më parë. Duke njoftuar tërheqjen nga gara, Skënderi lëshon edhe akuza në drejtim të PD.
15 Dhjetor 2018, 15:32 -
‘Doktoresha ia kalon Artistit në aritmetikë’, Kryemadhi i përgjigjet ironisë së Ramës: Gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur statusit ironik të Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i vjetër në humorin e tij, dhe se para se të flasë për aritmetikën duhet të kishte shfletuar ndonjëherë gramatikën .
15 Dhjetor 2018, 15:17 -
Kuvendi Kombëtar, Basha: Të reformojmë PD-në, vendi ka nevojë për një elitë të re politike (Fjala e plotë)
Përshëndetja e e kryetarit të PD-së përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Premtimi për reformimim e partisë, duke ftuar të rinjtë, mbështetja për protestat kundër qeverisë dhe akuzat për keqqeverisjen e Ramës
15 Dhjetor 2018, 15:15 -
Pedagogu ‘dush të ftohtë’ demokratëve në Kuvend: Dëgjova fjalime për Hënën jo për njerëzit, fjalë të drunjta e tjerrje masive
Rezart Prifti nuk kurseu akuzat për drejtuesit e PD-së që mbajtën fjalime në Kuvendin Kombëtar. Kritika se nuk dinë të mbrojnë hallet e qytetarëve dhe se çfarë duhet të bëjë më shumë shteti për t'u dalë në krah
15 Dhjetor 2018, 14:41 -
"Foltorja e mallkuar" e demokratëve, si u rrëzua Grida Duma 5 vite më parë në vendin ku Bashës iu morën këmbët sot (Video)
Rrjeti ka shpërndarë gjerësisht videon e kryetarit të PD, Lulzim Basha, teksa humbet ekuilibrin kur zbret nga podiumi i fjalimit të tij në PD dhe rastin pararendës të ish-zv.ministres së Integrimit, më 2013
15 Dhjetor 2018, 14:15 -
Incidenti i Bashës në Kuvend, tallet Rama: Pse e zgjuat herët sot se gjynah (Video)
Më herët në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, kryetari i PD, humbi ekuilibrin pasi zbriti nga podiumi dhe mëpas e rimori sërish ekuilibrin. Kjo sigurisht, nuk i ka shpëtuar kryeministrit Edi Rama.
15 Dhjetor 2018, 13:53 -
FOTO pikante nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha mes Berishës e Nishanit dhe përqafim me Mediun
Ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm janë Berisha, Basha, dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Më poshtë po sjellim disa foto sot ku Basha ishte ulur mes Berishës dhe ish-presidentit Bujar Nishani dhe gjithashtu u shfaq shumë i qeshur me kreun e Partisë Republik
15 Dhjetor 2018, 12:14 -
Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Numërohen votat për Këshillin Kombëtar, 8 demokratë braktisin listën e Bashës
Kryetari i PD-së premton reformimim e partisë dhe mbështetjen për protestat kundër qeverisë. Në këtë Kuvend pritet të zgjidhen 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Basha hoqi nga lista ata që kërkuan largimin e tij pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Disa kundërshtarë të kryetarit nuk pranuan të ishin pjesë e Këshillit Kombëtar, duke dhënë dorëheqje nga kandidimi.
15 Dhjetor 2018, 11:30 -
Imazhet nga sateliti/ Si i shkatërroi mandati i Bashës hapësirat publike në Qytetin Studenti
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë kohës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, e ka sakatuar në mënyrë të pandërprerë Qytetin Studenti dhe kjo gjë shihet fare mirë edhe nga pamjet e satelitit, që tregojnë sesi gjatë katër vjecarit është ndërtuar një kompleks banimi.
14 Dhjetor 2018, 14:40 -
Nesër PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Arben Imami: Basha po shkel statutin, mesazhi i gabuar që po u jep studentëve
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-deputet akuzon kreun e PD-së se po shkel statutin duke thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD të shtunën pa vendim të Këshillit Kombëtar.
14 Dhjetor 2018, 13:23 -
Vettingu në politikë/ Basha e lexon ndryshe Venecian, sulmon Ramën: Nuk kupton shqipen, pale anglishten
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndryshe nga cfarë pritej për vendimin e sotëm të marrë nga Komisioni i Venecias, për hedhjen poshtë të variantit të propozuar nga PD dhe LSI për Vettingun në politikë.
14 Dhjetor 2018, 13:04 -
Opinioni i Venecias për Vettingun në politikë, Rama ironi me Bashën: Eh Artist, s'më vjen mirë për ty, po ti s've mend...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të draft-opinionit nga Komisioni i Venecias për Vettingun në politikë duke ironizuar Lulzim Bashën se shkoi dhe u "mbyt" në ujin e Venecias, në një kohë kur maxhoranca e kishte paralajmëruar këtë vendim.
14 Dhjetor 2018, 12:30 -
Miku i Bashës, me call-center dhe sallë dasmash brenda konvikteve të Inxhinierisë (Foto+Dokumenti)
Ngjitur me konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë ekziston një aktivitet që shërben njëkohësisht si call-center, sallë dasmash dhe mensë private studentore, në administrim të Arbër Krakullit i cili është njeri i afërt me Lulzim Bashën.
13 Dhjetor 2018, 15:16 -
28-vjetori i themelimit të PD, Basha: Studentët po lajmërojnë një tjetër ndryshim të madh
Lideri i PD-së, Lulzim Basha në një takim me themelues dhe intelektualë të PD në selinë blu ka deklaruar se në dhjetor të 1990 studentët shqiptarë vranë frikën, ndërsa e njëjta situatë sipas tij është edhe sot, referuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit prej tetë ditësh.
11 Dhjetor 2018, 18:33 -
Protesta e studentëve, reagon Basha: Të shfuqizohet ligji, të dyfishohet buxheti për arsimin e lartë
Kryedemokrati Lulzim Basha reagon për protestën e studentëve te Ministria e Arsimit. Basha ka dy propozime konkrete për këtë situatë. Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë si edhe me dyfishimin e buxhetit për arsimin.
11 Dhjetor 2018, 11:52 -
Akuzohet për dhunim e prishje të pronës, Florenc Hoxha shfaqet në krah të Bashës te Unaza e Madhe
Florenc Hoxha, është ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës gjatë kohës që bashkinë e kryeqytetit e drejtonte Lulzim Basha. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve gjatë kohës që drejtonte INT-në.
10 Dhjetor 2018, 22:46