-
Skandali me ‘DH Albania’/ Basha: Rama i dha kompanisë 30 mln euro tendera për një muaj
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama në lidhje me kompaninë “DH Albania” pas publikimit të lajmit për tenderin tjetër që kishte fituar nga OST, i cili ashtu si ai i ‘Lotit 1” të Unazës së Re u pezullua.
10 Dhjetor 2018, 22:32 -
Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të hënë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Kreu i PD-së Lulzim Basha gjithashtu i pranishëm në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë para për projektin e Unazës së Re.
10 Dhjetor 2018, 17:24 -
Projekti 'Unaza e Madhe', Basha: Arta Marku po mbron personat e kësaj afere korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur në ditën e 36-të të protestës së banorëve të "Unazës së Re" se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një prononcim nga autoritetet shqiptare përsa i takon "aferës korruptive" që është ndërmarrë me projektin e ''Unazës së Madhe''.
9 Dhjetor 2018, 18:04 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 36-të të protestës, Basha: Heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj aferës korruptive, e pajustifikueshme
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë në ditën e tyre të 36-të, për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Ata u shprehën se janë pro protestës së studentëve që është zhvilluar përgjatë 6 ditëve me radhë, por megjithatë, theksuan se nuk do të lejojnë që protesta e tyre të lërë në hije protestën që po bëhet kundër projektit. Ndërsa sa i takon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ai u shpreh se heshtja e deri më tanishme e autoriteteve shqiptare përkundrejt "aferës korruptive" është e pajustifikueshme.
9 Dhjetor 2018, 17:30 -
Xhelal Mziu sjell protestues nga Kamza dhe Paskuqani, kundër projektit të Unazës së Madhe
Kryebashkiaku i Kamzës kundërshton projektin e Unazës së Madhe, mbi të rëndojnë një sërë akuzash se ka tentuar të prishë ndërtesa para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare si mjet presioni për të përfituar vota për PD.
8 Dhjetor 2018, 19:10 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi, të arrestohet Qendro dhe Gjiknuri
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Sikurse i ka përkrahur përgjatë një muaji, kreu i PD-së Lulzim Basha vijon të insistojë edhe sot krah tyre se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë vjedhjeje dhe pastrimi parash. Në ditën e 35-të të protestës, Basha ka kërkuar që hetimi ndaj projektit duhet të nisë sa më parë dhe se ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro duhen arrestuar.
8 Dhjetor 2018, 17:52 -
Protesta te 'Unaza e Re'', Basha: Projekti skemë për pastrim parash, beteja s'ka përfunduar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua edhe këtë të premte banorëve të "Unazës së Re", bashkë me deputetë dhe militantë të opozitës. Krah banorëve, ai e cilësoi projektin e "Unazës së Madhe" si mega aferë, pas denoncimit mediatik përkundrejt kompanisë ndërtuese "DH Albania shpk” për falsifikim dokumentesh në SHBA.
7 Dhjetor 2018, 18:10 -
'Unaza e Re'/ Basha fjalim para banorëve në protestë, pak metra më tej IMT shembte banesat e liruara vullnetarisht (VIDEO)
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të premte për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Në ditën e 34 të protestës, ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë. Sikurse janë përkrahur përgjatë një muaji nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, edhe sot prania e tyre është vënë re. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash.
7 Dhjetor 2018, 17:20 -
Unaza e Re, Basha: Rama hajdut, të hetohet ministri dhe ARRSH për tenderin e lotit nr. 1
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas njoftimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se ka ndërprerë punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me një bashkim operatorësh
7 Dhjetor 2018, 13:28 -
Veliaj e akuzoi se ka lidhje me 'Viktoria Invest', reagon Basha: Firma është pjesë e vjedhjes
Gjatë pasdites, në protestën që u zhvillua te Unaza e Re, Basha u shpreh se “protesta ua ka prishur rehatin të gjithë hajdutëve tek Unaza e Re, edhe Viktoria invest, edhe Rama Invest, edhe Veliaj Invest”.
6 Dhjetor 2018, 21:18 -
'Unaza e Re'/ Dita e 33 e protestës së banorëve, Basha: Shqiptarët e kuptuan nga studentët, bashkimi bën forcën
I pyetur nëse PD do organizojë protesta, Lulzim Basha nuk foli për një plan konkret aksioni politik por theksoi se tha se opozita do jetë në mbështetje të çdo proteste të qytetarëve.
6 Dhjetor 2018, 17:15 -
Protesta te 'Unaza e Re', Basha: Do qëndrojmë këtu derisa të sprapsim të keqen
Basha akuzoi Ramën se ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë në borxh shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se interesi i shumicës dhe interesi i banorëve të "Unazës së Re" do prevalojë mbi projektin që sipas tij parashikon grabitjen e 48 mln eurove për 2 km rrugë.
5 Dhjetor 2018, 17:38 -
Buxheti 2019/ Balla reagon ndaj Bashës: Halli yt: pallati i vjehrrit që nuk dëmshpërblehet
Pas miratimit të buxhetit të vitit 2019, në një deklaratë nga selia e PD-së Lulzim Basha e konsideroi si buxhetin e vjedhjes. Pas deklaratës së tij për shtyp, një reagim ka ardhur edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.
3 Dhjetor 2018, 17:40 -
Buxheti 2019/ Basha: Nuk sjell rritje ekonomike, 110 mln $ shkojnë për oligarkët, do anulojmë koncesionet
Pas miratimit nga Kuvendi të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat u shpreh se ky buxhet legjitimon zhvatjen e taksave të qytetarëve. Basha tha se zëri kryesor i shpenzimeve të këtij buxheti janë koncesionet për të ashtuquajturit oligarkë sipas tij dhe ato të luksit për makina dhe zyra.
3 Dhjetor 2018, 15:48 -
Situata politike, aksioni opozitar dhe çështja e mandateve/ Basha takime me aleatët
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar këtë të hënë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pas këtij takimi me dyer të mbylluara në selinë e PD-së, Basha mësohet se ka shkuar për të takuar kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.
3 Dhjetor 2018, 12:51 -
Nga Basha tek Ademi e Fevziu, si u bë lëmsh politika dhe media shqiptare me festat e nëntorit (GAFAT)
Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë nuk kaluan pa ngjallur debat dhe të qeshura tek opinioni publik. Personazhe nga politika dhe showbizi shqiptar bënë gafa të ndryshme teksa ngatërruan vitin dhe datat e ngritjes së flamurit, emrat e heronjve dhe flamurin shqiptar që kishin zgjedhur.
1 Dhjetor 2018, 19:07 -
Protesta te Unaza e Re/ Bllokohen dy akset e rrugës, Lulzim Basha: Ndaj banorëve ushtrohet terror psikologjik, marrin telefonata kërcënuese
Kjo është dita e 27-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit. Ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.
30 Nëntor 2018, 17:10 -
'Shpifja'/ Rama dorëzon në Gjykatë 4 padi ndaj Bashës dhe 2 ndaj Berishës
Edi Rama kërkon 4 dëmshpërblime nga Lulzim Basha dhe dy nga Sali Berisha për shpifje. Kryeministri ka depozituar në Gjykatën e Tiranës gjatë muajit nëntor gjithsej 6 padi për shkaktim dëmi, të cilat pritet të nisen të shqyrtohen së shpejti. Nuk bëhet ende e ditur vlera financiare që pretendon kryeministri.
30 Nëntor 2018, 13:58 -
Rama ironizoi 'bardhezi' Berishën dhe Bashën, deputeti demokrat: Politika e kukullave, tendencë fshehje nga realiteti
Partia Demokratike ka reaguar fill pas publikimit të videomontazhit nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku vihen në lojë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
30 Nëntor 2018, 12:50 -
Si mund të vihen në provë për zgjedhje të lira Rama dhe Basha
Zgjedhjet brenda partive politike, PD, PS, dhe partive të tjera parlamentare, janë zgjedhje po aq të rëndësishme, biles në ndonjë rast më të rëndësishme se sa vet zgjedhjet parlamentare. Nëse Edi Rama dhe Luzlim Basha nuk bien dakord që dikush tjetër si KQZ të organizojë zgjedhjet e tyre, është e qartë se ata nuk duan zgjedhje të lira brenda partisë së tyre dhe kjo është shenjë e qartë, që ata nuk duan zgjedhje të lira as në Shqipëri
29 Nëntor 2018, 20:55 -
U arrestua me 13 kg kanabis në 2015, zgjidhet kryetar i degës së PD
Partia Demokratike insistoi fort për dekriminalizimin, por ajo që ka ndodhur në degën e PD-së në Patos ku një i prangosur për trafikimin e një sasie prej 13 kg lëndë narkotike kanabis, është zgjedhur kryetar i kësaj dege.
29 Nëntor 2018, 13:50 -
Varrmihësi i viktimave të Bashës
Sulmi i ulët i Sali Berishës ndaj Ridvan Bodes, i propozuar si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, ka të bëjë me garancitë që Sali Berisha i ka dhënë Lulzim Bashës, për ta mbajtur “Gardën e vjetër” të PD, nën kontrollin e tij, edhe pas eleminimit nga strukturat e partis&eu
28 Nëntor 2018, 19:39 -
Pas publikimit të fotove, Lulzim Basha anulon udhëtimin në Amsterdam. Në kërkim të shqiptarëve në Milano, nesër kthehet në Tiranë
Pas publikimit të fotografisë ku tregohej se kreu i PD-së i është drejtuar sot Milanos me destinacion final Amsterdamin, ai anulon udhëtimin e tij në Amsterdam dhe se momentalisht është në kërkim të një lokali në veri të Italisë, ku shqiptarët po festojnë 106 vjetorin e pavarësisë, për të bërë një foto e për ta nxjerrë nëpër rrjete sociale si një formë me anë të së cilës mund të justifikojë udhëtimin
28 Nëntor 2018, 19:07