-
Protesta për Unazën e Re/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni, për çfarë paguheni?
Basha u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.
23 Nëntor 2018, 13:00 -
Dhuna ndaj policëve/ Basha iu prin protestuesve: Efektivët, të patrajnuar, kapën kapsollat me dorë
Basha tha se faji për dhunën e ushtruar nga protestuesit drejt policëve është i qeverisë, që sipas tij, nxorri në protestë policë të patrajnuar, të cilët prekën kapsollat me duar.
22 Nëntor 2018, 17:24 -
Pas Parlamentit, dhuna e banorëve të 'Astirit' zhvendoset te 'Unaza e Re', në krye të turmës Basha dhe deputetët e PD
Konfrontime me policinë edhe te protesta te pasdites te "Unaza e Re". Banorët e "Astirit" u mblodhën siç do ditë në të njëjtin vend, duke bllokuar rrugën, pas akteve të dhunës përpara Parlamentit në mesditë, ku ka shkopinjtë dhe kapsollat u plagosën 13 efektivë policie, ndërsa policja e 'Shqiponjave', Ina Nuka humbi dy gishta nga një shpërthimi i një kapsolle të hedhur në drejtim të tij.
22 Nëntor 2018, 17:14 -
Protesta përpara Kuvendit, Balla: Prokuroria të nisë hetimet, Policia e Shtetit u dhunua nga deputetë mercenarë të PD-së
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj protestës së banorëve të 'Unazës së Re' përpara Kuvendit, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj kësaj ngjarjeje. Balla e cilësoi më tej dhunën e ushtruar ndaj efektivëve si një turp të shtuar të PD-së dhe LSI-së.
22 Nëntor 2018, 14:50 -
Studenti 'kryqëzon' Bashën: Jeni përfolur për afera, politikanë si ju, arsyeja pse të rinjtë largohen (VIDEO)
Teksa studentët e tjerë përgjithësisht e pysnin Bashën për programin e tij për arsimin dhe punësimin, apo edhe duke konstatuar problematikat aktuale që po kalon vendi, duke ataktuar qeverinë në pushtet, ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë bërë opozitë kryedemokratit në këtë takim.
21 Nëntor 2018, 20:15 -
5 vite pa Sokol Olldashin, vëllai kritika të forta Bashës: Prisni që mëshira e kohës t’ju falë pushtetin
Ardian Olldashi, vëllai i ish-deputetit të PD, Sokol Olldashi që humbi jetën pesë vite më parë në një aksident në rrugën Elbasan-Tiranë ka postuar një status në faqen e tij në Facebook pas reagime përkujtimore në rrjetet sociale, mes tyre edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
20 Nëntor 2018, 09:35 -
5 vjet nga aksidenti tragjik, Basha kujton Sokol Olldashin: La pas një shembull përjetësisht frymëzues
Sot, 5 vite pas ndarjes nga jeta të Olldashit, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka kujtuar ish-kolegun e tij në qeverinë Berisha përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.
19 Nëntor 2018, 23:03 -
Komisioni i Venecias në Tiranë, PD: Veting politikanëve/ PS: Presim opinionin e ekspertëve
Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Komisioni do të njihet më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve
19 Nëntor 2018, 07:55 -
Fotolajm/ Ironia e Ramës: Basha do jetë në opozitë edhe në vitin 2031
Lulzim Basha u shpreh sot nga Berati se nuk do ta thyejë bojkotin e Kuvendit pa kaluar më parë Vettingun e politikanëve. Rama zgjedh ta ironizojë Bashën, duke publikuar një foto ku duket kryetari demokrat i vjetëruar, me mjekër dhe thinja. Sipas Ramës, ky është Basha i vitit 2031, sërish në opozitë.
18 Nëntor 2018, 22:20 -
Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!
Në zgjedhjet e vitit 2017, ai aplikoi një formë të panjohur më parë. U konsultua vetëm me kunatin e vet. Pasi doli nga takimi me Edi Ramën, u mbyll gjithë ditën me kunatin, bëri llogaritë financiare, pastaj dhe ato politike, dhe e mbyllën listën 5 minuta para përfundimit të afatit zyrtar.
18 Nëntor 2018, 21:07 -
Në limite të djegies së mandateve, Basha: S’rikthehemi në Kuvendin e lidhur me krimin, pa shtet ligjor populli do të marrë në dorë fatet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Beratit. Gjatë fjalës së tij në takim Basha ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se nuk do të bëhet asnjë kompromis për politikanët që janë të lidhur me krimin. Në limite të afatit për djegien e mandateve kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron nga berate se nuk do të ketë rikthim në Kuvend pa veting në politikë dhe largimin e kriminelëve
18 Nëntor 2018, 13:16 -
Spastrimet në PD/ Lista me 265 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, ikin ‘armiqtë’
Zbardhet lista e plotë e emrave për 265 anëtarët që do të përbëjnë Këshillin Kombëtar. Basha përjashton Topallin dhe Selamin, ikin automatikisht Bode, Patozi, Bregu dhe Ruli. I vetmi që shpëton nga "armiqtë" është vetëm Arben Imami
18 Nëntor 2018, 07:47 -
Basha: Do të bëjmë seleksionimin e kandidatëve për deputetë sipas modelit britanik
Lideri i PD theksoi se demokracia shqiptare sot është në një krizë të thellë për shkak se Parlamenti është mbushur me njerëz që nuk përfaqësojnë popullin prandaj shtoi se standardi që do të sjellë opozita do të ndryshojë sistemin.
17 Nëntor 2018, 13:43 -
'Thumbi' i mistershëm i Topallit: Katër shahistët politikanë që luajnë me dhimbjen e popullit
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar këtë mërkurë politikat e qeverisë përkundrejt koncesioneve. Ajo ka akuzuar për destabilizimin e supozuar financiar kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e Partisë Demokratike. Topalli përmend edhe një politikan të katërt, por identeti i tij lihet të hamendësohet.
14 Nëntor 2018, 21:46 -
Protesta/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën dhe djegin goma, Basha: Shtëpitë janë vija e kuqe
Prej orës 17:00 deri rreth orës 18:00 Unaza e Re ishte e bllokuar, ndërsa banorët dogjën goma në shenjë proteste kundër vendimit. Ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ndërsa paralajmëruan se protesta do të vijojë me përshkallëzim deri në tërheqjen e projektit që prish banesat e tyre.
14 Nëntor 2018, 17:00 -
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD godet Bashën: Ja përse nuk vjen dot në pushtet
Sipas tij, Basha i shmanget përgjegjësisë dhe përgjigja e shumicës së votuesve është e qartë “bojkot elektoral ndaj së djathtës”. Ai parashikon edhe fatin e PD në zgjedhjet lokale të 2019 dhe justifikimin e Bashës “më vodhën”.
13 Nëntor 2018, 10:40 -
Heqja e ‘Shqiponjës’, reagon sërish Rama: Fola për shpërfytyrimin vulgar, të shkulur nga flamuri e të ngulur në hyrje të Tiranës
Rama thotë se në një kohë kur flasin për mbrojtje të “Shqiponjës”, ai do të sqarojë se ka folur për një shfytyrim të simbolit, që sipas tij, është hequr nga flamuri për t’u vendosur në hyrje të Tiranës.
12 Nëntor 2018, 11:12 -
Zgjerimi i 'Unazës së Re', paralajmërimi i Bashës: Nesër denoncojmë me fakte skemën e hajdutërisë
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron se nesër PD do denoncojë me fakt e dokumente sipas tij skemën e hajdutërisë që parashikon shembjen e 300 shtëpive në "Astir".
11 Nëntor 2018, 18:24 -
Replika/ Rama-Bashës: Artist, lëre 'Shqiponjën' se ajo iku, por shiko veten
Në një postim të dytë në Twitter, Rama shkruan se Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhej monument tredimensional. Duke iu drejtuar Bashës të cilin e quan 'Artist', Rama shkruan se Shqiponja iku, ndërsa këshilla e kryeministrit për kreun e PD është të shikojë veten.
11 Nëntor 2018, 16:01 -
'Si hyrje kazinoje', Basha reagon pas Ramës: Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja të duket vulgaritet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi statusin e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti 'Shqiponjën' vulgaritet dhe simbol kazinoje.
11 Nëntor 2018, 14:24 -
Duke kërcyer 'salsa', Rama publikon videomontazhin sensual të Berishës dhe Bashës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-montazh ku shihen kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha dukë kërcyer 'salsa'. Basha shihet në rolin e partneres së Berishës me një fustan të kuq dhe një trëndafil në kokë.
11 Nëntor 2018, 14:16