-
Kush do të jetë i pari në listë? KLP s'bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve për Kryeprokuror (Vendimet e plota)
Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).
11 Tetor 2019, 11:55 -
Akuzat mbi Arjan Ndojën/ KLP- Ramës dhe Braçes: Paragjykojnë ecurinë e procesit! Denonconi shkeljet në Prokurori
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të zv. kryeministrit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama të cilët akuzojnë prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja se mbështet një grup kriminal. KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor.
7 Tetor 2019, 16:35 -
KLP ndërpret 13 komandime të përkohshme, prokurorët çohen nga Tirana në rrethe
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur ndërpreprejne komandimeve të përkohshme duke kthyer në vendin ku kanë emërimet 13 prokurorët e parë. Mes hetuesve që do të duhet të rikthehen sipas emërimit me dekret presidenti janë drejtues linjë në Prokurorinë e Tiranës dhe prokurorë me një sërë dosjesh të rëndësishme Kreshnik Ajza që shkon në Tiranë.
27 Shtator 2019, 15:07 -
Prokurorët në garë për në KLP, Arta Marku rihap garën në shtator për të zëvendësuar Osmanin
Në shtator këshilli i lartë i prokurorisë do të riformatohet me anëtarin që do të zëvendësoje Genti Osmanin të shkarkuar nga kolegji apelimit. Gara mes prokurorëve që kanë kaluar vettingu sipas numrit një të akuzës Arta Marku do të hapet në shtator, ndërsa nën ethet e vetting janë edhe dy anëtarët e tjerë të KLP-s Arben Dollapaj dhe Besnik Cani.
13 Gusht 2019, 13:30 -
Prokurorët e SPAK-ut përballë KLP-së: Jemi kërcënuar me jetë, por të gatshëm të luftojmë krimin
Këshilli i Lartë i Prokurorisë sot po interviston kandidatët e radhës që kërkojnë të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Enkeleda Xhengo, Klodian Braho dhe Manjola Kajana janë pesë kandidatët që po intervistohen sot.
11 Korrik 2019, 13:33 -
KLP merr në pyetje 4 kandidatët e parë për SPAK-un, Ibrahimi: Ja pse u intervistuan me audio dhe video në fshehtësi të plotë
Në pyetje u morën Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda, Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
8 Korrik 2019, 10:31 -
Shtyhet edhe tre javë afati, SPAK-u ngrihet pas zgjedhjeve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me 10 vota pro shtyrjen me tre javë të ngritjes së SPAK-ut. Afati për të bërë kontrollin ishte 45 ditë, por duket se është e pamundur që ky proces të kryhet në kohë për 23 kandidatët.
13 Maj 2019, 12:02 -
Nga drejtorë, te këshilltarë dhe shoferë/ Gati rekrutimi i stafit të KLP-së (Struktura dhe pagat)
Pas miratimit të fondeve nga parlamenti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton strukturën e stafit ku pritet që të hapet gara për rekturimin e 50 punonjëve. Sipas draftit të siguruar nga ReportTv KLP do të ketë paga “milionere” ndërsa kërkohet punësimi i teknikëve të teknologjisë, ekonomistw, drejtorw, sekretar i përgjithshëm, staf i mardhënieve me publikun, shoferë dhe sanitare.
9 Mars 2019, 13:29 -
KLP çel nesër garën për ngritjen e SPAK-ut, struktura që tremb politikën
Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të hënë më 7 Janar i hapet rruga dhe krijimit të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion njohur si SPAK. KLP bënë me dije se të hënën hap garën për krijimin e SPAK si dhe emërimin në detyrë të 6 magjistratëve prokurorë që prej 4 muaj janë të papunë dhe pa pagesë me mbarimin e magjistraturës.
6 Janar 2019, 15:23 -
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis nga puna, ngre katër komisionet e përhershme (Emrat)
Pas konstituimit Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis nga puna duke krijuar komisionet e monitorimit të buxheteve të akuzës, anës profesionale të hetuesve, disiplinën dhe karrierën. Në krye të komisonit të buxhetit është vendosur vetë kreu i KLP-s Genti Ibrahimi ndërsa disiplina i është besuar prokurorit Bujar Sheshi, i njohur ndryshe si prokurori i hekurt që vjen në KLP nga krimet e rënda.
26 Dhjetor 2018, 11:01 -
Kushtetuesja në ngërç, skadon afati, asnjë gjyqtar nuk paraqet interes për të aplikuar
Pas prokurorëve që refuzuan të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë gjyqtarët këtë herë që refuzojnë të kandidojnë për të zgjidhur ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se këtë të hënë ka skaduar afati prej 30 ditë që gjyqtarët kishin për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese për të zëvëndësuar një vend bosh nga 6 që ka kjo gjykatë sot.
5 Nëntor 2018, 16:15