-
Zbardhet dëshmia/ Si nisi sherri me një të vrarë në ish-bllok: ''O p... motre, pse shikon?'' (Dokumenti)
Ajaks Boshnjaku, mik me Ervin Matën ka rrëfyer përpara prokurorëve si ndodhi sherri me armë në lokal "Monopol" në ish-bllok mes dy grupeve mbrëmjen e 4 tetorit, ku u vra Fabjan Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
27 Nëntor 2018, 09:40 -
'Dola nga lokali kur nisi sherri'/ Zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut në polici për vrasjen në ish-bllok
Miku i Ervin Matës, Ajaks Boshnjaku i vetëdorëzuar në policinë e Tiranës një ditë më parë, ka deklaruar se ka qenë në lokal "Monopol" në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja e armatosur ka dalë nga ambientet e lokalit.
26 Nëntor 2018, 13:14 -
Vrasja në ish-bllok, dorëzohet në polici Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës
Ajaks Boshnjaku u identifikua nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë se kishte qenë në lokal "Monopoli" në momentin e përplasjes me armë zjarri mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Report Tv ka mësuar se Boshnjaku ka mohuar akuzat që e përfshijnë atë në përpleshjen me armë, edhe pse ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës.
25 Nëntor 2018, 21:08 -
Vrasja e Harizajt dhe Cacit në Durrës, gazetari: Tipike mafioze, autorët e mirëmenduan atentatin
Gazetari i Report Tv, Dricim Caka ka thënë se atentati në Durrës ku u vra në vend Edison Harizaj dhe ndërroi jetë në spital Genc Caci ka qenë i mirëmenduar, pasi në zonë nuk ka patur kamera sigurie.
7 Nëntor 2018, 22:23 -
'Repolitix’/ Video ekskluzive e Far Westit në ish-Bllok ku u vra Fabiol Gaxha në 4 tetor
Repolitix në Report Tv sjell videon ekskluzive të përplasjes me armë në lokal Monopol në ish-bllok më 4 tetor 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në video shihet e gjithë dinamika e plotë e ngjarjes, ku pas një sherri me grushta e gjitha përfundoi në një vrasje. Në këtë video shihet kur hyn brenda lokalit Ervis Martinaj dhe shokët e tij. Në pamje shihet edhe momenti kur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata dhe komandoja Mervjol Bilo dalin nga lokali.
7 Nëntor 2018, 17:16 -
Vrasja në ish-bllok, gjykata-prokurorisë: Keni 1 muaj kohë për të sjellë prova, ose Ervis Martinaj lirohet
Provat e prokurorisë, mbi bazë të të cilave u kërkua arrest me burg pa afat për Ervis Martinajn janë të pavlefshme, sipas gjykatës. Për gjurmët e barutit të gjetura në duart e Martinajt, Prokuroria ka deklaruar në gjykatë se ka gabuar ne ekspertize. Ndërsa për komunikimet me shokët ku i kërkonte të vinin me armë, sipas gjykatës, nuk provohet që telefoni është i Martinajt. Gabime deri në kufijtë skandalit bënë që gjykata të jap vetëm 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i përfshinë në masakrën në ish-bllok. Nëse prokuroria s’gjen prova shtesë, Martinaj do të lirohet.
4 Nëntor 2018, 11:17 -
Dëshmia e plotë e Redi Popescut në prokurori: Elvanën e ngacmuan nga një makinë, çfarë ndodhi para vrasjes
Popescu ka dëshmuar dy herë në prokurori, dhe ka thënë se natën e vrasjes, këngëtarja Elvana Gjata dhe i dashuri i saj, Ervin Mata janë takuar para dyqanit në ish-bllok, për të shkëmbyer një celës shtëpie, dhe në këtë moment këngëtarja është ngacmuar nga disa persona që ndodheshin brenda një makine.
3 Nëntor 2018, 15:56