-
Zhgënjimi e 'vret' pasi gjen babanë e humbur prej 15 vitesh: Unë nuk jam më vajza e tij (VIDEO)
Ambra takon babain pas 15 vitesh dhe sot rrëfehet në “Pa Gjurmë” duke treguar marrëdhënien e ftohtë dhe kush e pengon babain e saj, Ilir Gjokën, të flasë me tre fëmijët që la në vitin 2004 në Shqipëri.
23 Tetor 2020, 18:21 -
“Arratiset” natën nga dritarja, familja e kërkon prej 10 ditësh/ E bija: Iku me rrobat e gjumit, dyshojmë se…
Quhet Preng Gjoka dhe ka humbur gjurmët, që prej datës 13 tetor të këtij viti, nga fshati Skuraj i Kurbinit. 82-vjecari i cili vuan prej disa vitesh nga skleroza, doli nga dritarja e dhomës së gjumit nga shtëpia përdhese, në të cilën jeton bashkë me familjarë të tjerë.
22 Tetor 2020, 17:37 -
Një tjetër dëshmi për 40-vjecarin e zhdukur në Vlorë / Flet e motra në ‘Pa Gjurmë’: Dy vëllezër më kanë vdekur, Ermali ishte drita e syve
Pas dëshmive që dhanë për Report TV, fillimisht nëna dhe babai dhe më pas bashkëshortja e 40-vjecarit të humbur 10 ditë më parë, Ermal Ngucaj, flet për emisionin ‘Pa Gjurmë’ edhe e motra e tij Jetmira Ngucaj.
21 Tetor 2020, 16:43 -
“Më ndihmoni, vajzën ma rrëmbyen”/ Flet pas katër ditëve babai i 19-vjecares së zhdukur, Artemis Vasilis (VIDEO)
Pas katër ditësh nga humbja e vajzës reagon babai i Artemisa Vasilis, 19-vjeçares shqiptare që u zhduk në mënyrë misterioze nga lagjja Atiki, në Athinë të Greqisë, më datë 16 tetor.
20 Tetor 2020, 17:45 -
Zhduket para pandemisë babai i Obamës 10-vjeçar, i vëllai i tij në 'Pa Gjurmë': Më njoftuan se ka mbërritur në Athinë (VIDEO)
Zhduket në fillimin e pandemisë 51-vjecari nga Delvina. Vasil Baho rezulton i humbur që prej muajit mars të këtij viti. Ai kërkohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga i vëllai i tij Sejdi, i cili është personi i fundit me të cilin Vasili kontaktoi.
20 Tetor 2020, 17:30 -
Cili është “Mali i Shenjtë” ku fshihen të zhdukurit dhe kriminelët?/ Mbërrin dëshmia tronditëse për shqiptarin Bardhyl Ruku, humbur më 2005
Shenja jete për 43-vjecarin Bardhyl Ruku, djalin nga Berati që humbi gjurmët 15 vite më parë në Patra e Greqisë. Dëshmitar që u përcoll në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ në Report Tv, të moderatores Odeta Dume pretendon të jetë takuar personalisht me të riun në vitin 2007.
19 Tetor 2020, 18:08 -
Detaje të reja nga zhdukja e Ermal Ngucaj në Vlorë/Flet për herë të parë bashkëshortja në “Pa Gjurmë”: Ishte në makinë kur më tha…
Detaje të reja nga zhdukja e Ermal Ngucaj, nga Vlora. Për herë të parë që nga humbja e 40-vjecarit, më 12 tetor të këtij viti flet bashkëshortja e tij. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Nertila Ngucaj tregon cfarë bisedoi në telefonatën e fundit që pati me bashkëshortin, pak orë pasi telefoni i tij rezultoi i fikur.
19 Tetor 2020, 17:32 -
Skandal me të sëmurën mendore në Librazhd/Fqinji abuzon e lë shtatzënë dy herë (VIDEO)
Skandal me të sëmuren mendore në Librazhd, abuzohet nga fqinji dhe mbetet dy herë shtatzënë. Sot, 68-vjecarja Feride Faqolli është në kërkim të djalit me emrin Sokol, që e braktisi në jetimore.
16 Tetor 2020, 16:39 -
Daja me burrin e dhunonin, zhduket Majlinda Bucpapaj / Babai: Ma fshehën letrën qe shkroi (VIDEO)
E përbuzur dhe pa përkrahje, mes dhunës barbare fillimisht nga bashkëshorti e më pas nga daja i saj, Majlinda Bucpapaj merr vendimin për t’u larguar nga shtëpia, duke humbur gjurmët më 12 qershor të vitit 1997 nga Tropoja.
16 Tetor 2020, 16:35 -
U kërkua në 'Pa Gjurmë', gjendet 23-vjecari nga Saranda/ Nënë e bir takohen: Nuk e besova kur e pashë (VIDEO)
Humbi gjurmët më 27 korrik të këtij viti nga Saranda, Nelo Dokaj gjendet në Himarë. 23-vjecari u largua nga banesa e nënës, duke i komunikuar kësaj të fundit se kishte gjetur punë në një pulari.
16 Tetor 2020, 16:30 -
Mbërrin informacioni i parë pas 26 vitesh për Alban Arifin, dëshmitari flet live me nënën: Djalin tuaj e takova në…
26 vite i humbur mbërrin për herë të parë në ‘Pa Gjurmë’, në Report TV një informacion i rëndësishëm për 43-vjecarin që dyshohet se është Alban Arifi, që humbi gjurmët nga Pireu i Greqisë.
14 Tetor 2020, 17:30 -
U 'arratis' prej dhunës nga bashkëshorti, përdhunohet nga 27-vjeçari/ Nëna: Vajzën e kam mohuar, na vret mentaliteti (VIDEO)
Një 30-vjecare shqiptare denoncon live në “ Pa Gjurmë” se si u përdhunua në një dhomë hoteli në prani të dy fëmijëve, nga një 27 vjecar. Gjatë lidhjes me skype nga Suedia, Ana Boduri ( emër i vendosur nga redaksia) trondit me rrëfimin duke denoncuar publikisht, për herë të parë, përdhunuesin e saj. Ajo tregon detaje të asaj nate, kur pasi e dhunoi, përdhunuesi abuzoi seksualisht mbi të.
13 Tetor 2020, 17:56 -
Nëna qan në studion e 'Pa Gjurmë' për djalin e humbur, telefonuesja e surprizon live: Djalin e keni në spital…
Nuk munguan surprizat gjatë trasmetimit live, këtë të hënë në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv të moderatores Odeta Dume. Një telefonatë ndryshoi rrjedhën e programit, duke gëzuar një nënë që kërkonte të birin e saj.
12 Tetor 2020, 18:06 -
Hyri si mbles, 55-vjecari abuzon dhe lë shtatzënë vajzën e miqve/ Prindërit në konflikt: Bombën në shtëpi ma hodhi gruaja
Trondit me rrëfimin e saj në emisionin ”Pa Gjurmë” 36-vjecarja nga fshati Ibë .Fatmira Banaj denoncon për herë të parë para gazetares Odeta Dume abuzimin seksual të ndodhur nga Hasan Ibraj, personi që kishte hyrë si mbles dhe më pas e abuzon brenda furgonit të tij.
8 Tetor 2020, 17:48 -
La burrin dhe e tradhtoi me të vëllanë, plas skandali në studion e 'Pa Gjurmë' mes ish-vjehrrës dhe nuses (VIDEO)
Përplasen live në studion e ‘Pa Gjurmë’, ish-vjehrra akuzon nusen për tradhëti brenda familjes. Hamide dhe Ibrahim Mema prindër të tre fëmijëve janë drejt divorcit. Pas 9 vitesh marrëdhënia e tyre ka marrë fund prej kohësh, që kur nusja zbuloi lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortit dhe ai nga ana tjetër akuzon se fëmijët binjakë ajo i ka me vëllain e tij.
6 Tetor 2020, 18:15 -
Konflikti me kushërinjtë zhduk mistershëm të riun nga Berati, Bardhyl Rukon (VIDEO)
Ishte 28 prilli i vitit 2005, kur Bardhyl Ruko konfliktohet me kushërinjtë e tij në shtetin grek. I riu nga Berati, i cili prej vitesh jetonte së bashku me vëllezërit në Patra të Greqisë, vendos të largohet nga ky qytet. 28-vjeçari i asaj kohe, pranoi gabimin e rëndë dhe u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.
6 Tetor 2020, 18:01 -
Mbërrin në 'Pa Gjurmë' adresa e Marsela Cakos/ Zbulohet martesa me marshallin italian
Një tjetër dëshmi e rëndësishme në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv jep shenja jete për Marsela Cakon, e cila humbi kontaktet në vitin 2007. Pas informacioneve që përcollëm në studio, të premten e kaluar, të tjera të dhëna zbulojnë detaje, nga jeta që 41-vjecarja bën në Milano të Italisë.
5 Tetor 2020, 17:44 -
‘Pengu’ i 85-vjecares, në kërkim të vajzës: Dyshoj se është ende gjallë / ’Pa Gjurmë’ i komunikon lajmin (VIDEO)
Një 85-vjeçare nga Librazhdi erdhi këtë të premte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të rrëfyer pengun e jetës së saj. Duke u kthyer vite pas e ka të vështirë të kujtojë detaje, por ditën kur i shpëtoi vdekjes, pasi lindi vajzën dhe ditën kur foshnja përfundoi në shtëpinë e fëmijës Korçë nuk e harron. Anifja një 48-vjecare asokohe lind vajzën me emrin Merita Lila, në vitin 1972. Fatkeqësisht na u desh që sot t’i komunikonim lajmin e hidhur kësaj të moshuare, se vajza u nda nga kjo jetë dy muaj pas lindjes.
2 Tetor 2020, 17:03 -
13 vite nga zhdukja e fierakes, mbërrin në studion e “Pa Gjurmë” dëshmitari: Marsela Cako infiltruar nga Guardia di Finanzia jeton në Milano
Marsela Cako humbi gjurmët nga Genova e Italisë në vitin 2007, vit në të cilin pati dhe telefonatën e fundit me familjarët, kur u kërkoi t’i dërgonin një pasaportë të re. Korrieri që mori përsipër këtë dërgesë, një i njohur i familjes Cako, udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë. Ky person është dëshmitari i fundit, që pretendon se është takuar 4 herë me 41-vjecaren në Milano. Ai mbërriti në studion e ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të dhënë këtë dëshmi të rëndësishme, për vajzën nga Fieri, 13 vite pas zhdukjes së saj.
1 Tetor 2020, 17:40 -
I mungoi dashuria e prindërve, e reja rrëfen në ’Pa Gjurmë’ jetën mes një nëne dhe dy baballarëve
Thuajse e rrallë historia e Dolorez Kumbullës, e cila pas 35 vitesh mësoi të vërtetën e jetës. Ajo u birësua nga cifti Kumbulla në Tiranë në vitin 1984, por u rrit në Ohër. Prindërit u divorcuan dhe nëna birësuese e mori me vete të bijën, në Maqedoninë e Veriut, pasi u martua për herë të dytë. 36-vjecarja bën publike këtë histori në emisionin ’Pa Gjurmë’, duke rrëfyer një jetë të vështirë mes një nëne dhe dy baballarëve. I ka munguar gjithnjë dashuria e prindërve, ndaj sot Dolorez është në kërkim të prindërve biologjik.
30 Shtator 2020, 17:17 -
Debati në studio, gazetari: Shtëpia nuk kishte shumë orendi! Si nuk i keni parë armët? Bashkëshortja: Po të kisha dijeni do i kisha denoncuar (VIDEO)
Pas zbardhjes së deklaratës së Floresha Zhidrus në polici nga Report Tv, në studio ka pasur debat mes saj dhe gazetarit Arsen Rusta. Ky i fundit është shprehur se nuk ka mundësi që një arsenal armësh si ai i gjetur në banesën e 71-vjeçarit të mos vihej re nga bashkëshortja dhe vajza.Rusta:
29 Shtator 2020, 19:05 -
Vajza e 71-vjeçarit: Për herë të parë i takova xhaxhallarët kur varrosëm babain (VIDEO)
Të ftuar në studion e "Pa Gjurmë", Floresha dhe vajza e saj mohojnë që të kenë pasur kontakt me vëllezërit e Lefter Zhidrus, duke hedhur poshtë deklaratat e vëllait të 71-vjeçarit se ishin takuar disa ditë para ekzekutimit të tij. Vëllai i 71-vjeçarit është shprehur se e ka takuar t&e
29 Shtator 2020, 18:48 -
Bashkëshortja dhe vajza e Lefter Zhidrus: Policia nuk na la të flisnim në telefon, nuk kemi ndërmjetësuar që ai të lirohej (VIDEO)
Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare kanë deklaruar se ata nuk janë lejuar të flasin në telefon me Lefterin që të ndërmjetësonin që të dorëzohej, përkundrazi janë ndaluar nga policia edhe pse i janë lutur që t'i lejonin. Ndërkohë që ditën e ngjarjes u raportua se në 5 orë
29 Shtator 2020, 16:49 -
Bashkëshortja e 71-vjeçarit: Kemi pastruar gjithë shtëpinë e nuk kemi gjetur armë! Vajza: Dy ditë shkuam tek gjyshërit, mund t'i ketë futur atëherë (VIDEO)
Në banesën e 71-vjeçarit ku u gjetën kallëpe tritoli dhe armatime të tjera, bashkëshortja e tij si dhe vajza mohojnë se ato kanë qenë më parë aty. Ata shprehen gjatë kohëve të fundit kanë pastruar dhe lyer shtëpinë por në asnjë vend nuk kanë gjetur armatime.Vajza e Lefter Zhidrus
29 Shtator 2020, 16:47 -
Arkë ushtarake me armë? Floresha Zhidru: Ato ishin materiale për skrap për t'u shitur, nuk ishin me armë (VIDEO)
Në fotot e siguruara nga Report Tv brenda banesës së Lefter Zhidrus pas ekzekutimit të tij nga forcat RENEA, ku dalloheshin armët dhe tritoli në banesë, janë komentuar edhe nga bashkëshortja dhe vajza e viktimës duke thënë se ato armë mund të jenë futur aty pasi ato kurrë nuk i kanë parë edhe kur kanë pastruar sht&
29 Shtator 2020, 16:38 -
'S'e dija që po qëllonte Lefteri', bashkëshortja: Iu luta policisë aman mos ma vrisni, më thanë nuk jemi ne që po qëllojmë! Vajza: Në ballkon pashë babain me armë në dorë
Floresha Zhidru tha se nuk e dinte ekzistencën e armëve, ndërsa kur ka dëgjuar të shtënat e armëve tha se kujtoi se ishte policia të cilëve i ishte lutur që të mos i vrisnin bashkëshortin, por efektivët i kishin thënë se nuk ishin ata që po qëllonin. Edhe e bija 14 vjeçare tha se pa nga ballkoni babain me arm&eu
29 Shtator 2020, 16:22 -
Si nisi konflikti në familje që përfundoi në ekzekutimin e 71-vjeçarit, bashkëshortja e viktimës: Se kisha parë kurrë aq të tensionuar! U largova me vajzën që ai të qetësohej (VIDEO)
Floresha Zhidru tha se atë ditë bashkëshorti i saj Lefter Zhidru erdhi i tensionuar nga Tiranë ku kishte shkuar për të blerë materiale gomisterie. Ajo tha se nuk e di arsyen por nuk e kishte parë kurrë aq agresiv të shoqin në 16 vite martesë."Kemi një shqetësim, jo dhunë, kemi një konflikt të &c
29 Shtator 2020, 15:50 -
Vjehrri i Lefter Zhidrus: Nuk ka punuar në fabrikën e demontimit të armëve! Ka sjellë makineri zejtarie nga Greqia e Rumania (VIDEO)
Vjehrri i Lefter Zhidrus, Isuf Koni ka mohuar se 71-vjeçari punonte në uzinën e demontimit të armëve siç ishte pretenduar më parë.Ai thotë se në vitet 90', 71-vjeçari ka sjellë nga Greqia dhe Rumania makineri zejtarie."Ai më tregonte që nga puna që kishte bërë n&
29 Shtator 2020, 16:23 -
Bashkëshortja e 71-vjeçarit shpjegon si nisi konflikti me fqinjët 6 vite më parë: Shkak u bë makina jonë (VIDEO)
Bashkëshortja e 71-vjeçarit shpjegoi edhe se si kishte nisur konflikti me fqinjët me të cilët ka dhe një proces gjyqësor. Ajo thotë se gjithçka ka nisur 6 vite më parë dhe shkak u bë makina e tij."Komshinjtë i paditëm ne disa herë. Për shpifje. 6 vite konflikt. Debatet rrodhën nga një m
29 Shtator 2020, 15:37 -
Bashkëshortja e Lefter Zhidrus: Nuk kemi pasur kurrë dijeni se ka pasur armë, se di nga kanë dalë (VIDEO)
Bashkëshortja e Lefter Zhidrus, i cili mbeti i ekzekutuar nga RENA pas 5 orë negociatash në qytetin e Elbasanit, ka rrëfyer se ajo nuk kishte pasur kurrë dijeni për armët dhe nuk e di se nga kanë dalë. Ajo tha se Lefteri shkonte një herë në 5 ditë ose një herë në javë për të bërë furnizime në
29 Shtator 2020, 15:35 -
Vajza e Zhidrus: Babai nuk na dhunonte as mua e as mamin! Unë e njoftova policinë ditën e ngjarjes (VIDEO)
Në studion e emisionit Pa Gjurmë ishte dhe vajza e Lefter Zhidrus e cila u shpreh se ai nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj saj apo bashkëshortes. Gjithashtu 14-vjeçarja tha se ishte ajo që e thirri policinë ditën e ngjarjes. Së bashku me të ëmën, ajo thotë se dolën nga banesa për ta lënë Lefterin që të qet&
29 Shtator 2020, 15:27 -
Bashkëshortja e Lefter Zhidrus: U nis për Tiranë që të merrte materiale pune! Kur u kthye ishte i tensionuar! Nuk e kam denoncuar për dhunë (VIDEO)
Për herë të parë pas ngjarjes së 24 shtatorit në Elbasan, bashkëshortja e Lefter Zhidrus, Floresha Zhidru foli për emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Ajo shpjegoi dinamikën e ngjarjes ditën ku i shoqi mbeti i vrarë.Ajo shpjegoi se gjithçka shkonte normalisht dhe se bashkëshorti nuk ishte i dhunshëm, madje duke u shprehur se n
29 Shtator 2020, 15:21 -
Ekzekutimi i 71-vjeçarit në Elbasan nga RENEA, rrëfimi ekskluziv i gruas së tij në 'Pa Gjurmë': S'e kam denoncuar për dhunë e s'kam pasur dijeni për armët! Shkak i tensionimit, konflikti me fqinjin
Floresha Zhidru, bashkëshortja e viktimës Lefter Zhidru rrëfen detaje mbi ngjarjen dhe shprehet se nuk ka pasur kurrë dijeni se në banesë ka pasur armë, por shprehet se pas pastrimit të shtëpisë ka shkuar për dy ditë tek shtëpia e gjyshit të 14-vjeçares dhe aludon se ndoshta armët janë futur në banesë ato ditë.
29 Shtator 2020, 15:12 -
U gjet pas 22 vitesh, nëna rrëfen takimin e parë me të bijën: Nuk mbante mend mbiemrin, e rëndësishme që e gjeta gjallë
U duk e pabesueshme për familjarët, por jo vetëm edhe për publikun, kur në janar të këtij viti emisioni ’’Pa Gjurmë" në Report TV dha lajmin e shumëpritur për gjetjen e Teuta Rrahmanit, zhdukur për 22 vite.
28 Shtator 2020, 17:12 -
Berisha në Parlament? Alibeaj: Ka kontribute historike, Topalli nuk donte vetë të hynte
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kthehet në Parlament pasi është një aset i vlefshëm për eksperiencën e tij. Ndërsa për Jozefina Topallin, Alibeaj u shpreh se ajo nuk donte vetë."Ka aq kontribute historike dhe politike në këtë vend sa është një kapital
25 Shtator 2020, 23:09 -
Djegia e mandateve/ Alibeaj: Nuk do përsëritet! Do fitojmë zgjedhjet edhe pse do jenë të pandershme
I pyetur nëse do të ketë një përsëritje të skenarit të vitit 2019 ku PD dogji mandatet, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë asgjë të tillë.Ai shpreh bindjen e fortë për fitoren në zgjedhjet e 2021 edhe pse do jenë të pandershme."Jo, opozita jonë do të mar
25 Shtator 2020, 22:54 -
Meta me PD-në? Alibeaj: Ai është kundër regjimit të Ramës, nuk është me ne
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh në emisionin Pa protokoll se Presidenti Ilir Meta nuk mban anën e Partisë Demokratike por është kundër regjimit të Edi Ramës."Figura e Ilir Metës si individ mund të krijojë shije të ndryshme tek njerëzit. Flitet për figurën e presidentit, nuk ka rëndësi emri, k
25 Shtator 2020, 22:47 -
Koalicion PS-LSI? Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i pyetur në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se nëse i druhej një koalicioni me PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ai u përgjigj se diçka e tillë nuk mund të ndodhte, duke e argumentuar me faktin se LSI dhe partitë e tjera opozitarë ndoqën ‘trendin’ e PD-s&e
25 Shtator 2020, 22:15 -
Kikia: PD ka dalë për 'piknik'! Alibeaj: Nuk është piknik tu prezantosh njerëzve programin politik, Ramës i mungojnë kauzat
Gjatë emisionit Pa Protokoll në Report Tv ka pasur debat mes të ftuarve ku gazetari Mentor Kikia ka shprehur kritika për heshtjen e PD-së gjatë kohëve të fundit. Ai i thotë ish-deputetit Alibeaj se PD ka dalë në "piknik" dhe shpreheni shumë të bindur në fitore ndërkohë që mazhoranca vijon me punën.&l
25 Shtator 2020, 22:38 -
Alibeaj në Report Tv: Nuk kemi nevojë për draft! Koalicion PS-LSI? Nuk e besoj! Nuk djegim mandatet, do fitojmë! Berisha duhet në Parlament, Topalli nuk donte vetë
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin Pa Protokoll në Report Tv tha se do i përmbahen ligjit në fuqi dhe nuk do të shkojnë me një draft në Këshillin Politik.
25 Shtator 2020, 22:10