-
'Rrëmbeni bombat, Vorio-Epiri është Greqi!' Në hetim nëna e Kacifas pas thirrjeve anti-shqiptare (VIDEO)
Nisin hetimet për nënën e Konstandinos Kacifas pas thirrjeve që ajo bëri parra varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes. Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar procedimin penal edhe për personin nga Dervicani, ish-drejtues i degës lokale te OMONIA-s, pasi pengoi, kërcënoi dhe bëri thirrje antishqiptare ndaj gazetareve të mediave shqiptare më datë 26 tetor në hyrje të varrezave civile të fshatit Bularat.
30 Tetor 2019, 14:39 -
Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat
Dosja e ekstremistit Konstandino Kacifas do të rishortohet tek Krimet e Rënda për të zëvendësuar dy prokurorët e larguar Besnik Mucin i cili shkoi në Kushtetuese dhe Njazi seferin të dorëhequr për arsye shëndetësore. Ndërsa ReportTv mëson se nga hetimet e deritanishme rezulton se reparti RENEA nuk ka asnjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve gjatë operacionit për neutralizimit të Kacifas.
29 Tetor 2019, 10:55 -
Me baner me foton e të vëllait, motra e ekstremistit grek Kacfias: Pse ma vratë vëllanë? (VIDEO)
Motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar që të depërtojë në ceremoninë për festën greke, 'JO'-në që është zhvilluar mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj.Por në momentin e fundit është ndaluar
28 Tetor 2019, 13:33 -
Baner me foton e Kacifasit në dorë/ Ndalohen të marrin pjesë në festën e 'JO-së' nëna, babai dhe motra e ekstremistit grek (VIDEO)
Janë përkujtuar në Bularat e Këlcyrë ushtarët grek të rënë në luftën Italo-Greke në vitet 1940-1941. Në Bularat motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar që të depërtojë në ceremoninë përkujtimore për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj por është ndaluar nga policia. Me baner në dorë me foton e të vëllait ajo ka kërkuar që të zbardhet e vërteta e vrasjes.
28 Tetor 2019, 11:17 -
Bëri thirrje për luftë, Dule në krah të nënës së Kacifas: Po terrorizohen nga policia (VIDEO)
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nga Bularati ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për ekstremistin grek Konstandinos Kacifas akuzoi policinë se po ushtron terror te banorët minoritarë të Dropullit. E ndërsa nëna e Kacifas bëri thirrje për luftë, Dule i doli në mbrojtje duke thën&e
26 Tetor 2019, 16:10 -
Fredi Beleri ngushëllon familjarët e Kacifas...Gazetarja e nxjerr zbuluar: Dy qëndrime për minoritarët
Kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri mori pjesë në ceremoninë përkujtimore së Konstandin Kacifas, ku tha se cilado qofshin rrethanat e vrasjes së tij, është "detyra jonë të ngushëllojmë familjen"."Presim të ngushëllojmë familjen në mënyrë paqësore. Është detyra j
26 Tetor 2019, 11:15 -
Nëna e Kacifas nuk qan të birin, por bën thirrje për luftë: Çohuni! Rrëmbeni pushkë e bomba, Vorio-Epiri është Greqi
Në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së Konsandinos Kacifas në Bularat nga të pranishmit janë hedhur parrulla ekstremiste kundër shtetit shqiptar dhe tërësisë territoriale të tij. Nëna e Kacifas ka arritur deri aty sa ka bërë thirrje të pranishmëve që të rrëmbejnë armët e të luftojnë për tokën e tyre që sipas saj është greke dhe të bashkohen me Greqinë. Familjarët nuk kanë lejuar median shqiptare, por vetëm atë greke. “Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni"
26 Tetor 2019, 11:01 -
Ekstremisti Babis Karathanos tenton të hyjë në Shqipëri për Kacifas, por e kthejnë pas në kufi! Artan Hoxha: Ishte me një deputet
Ekstremisti Babis Karathanos është kthyer mprash në doganën e Qafë Botës në tentativë për të hyrë në Shqipëri për shkak se shihet si një element që mund të shkaktojë trazira për sigurinë në vend. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka bërë me dije se Karathanos ishte së bashku me deputetin e partisë në pushtet në Greqi, Kostantinos Bogdanos dhe shoqëruesi i këtij të fundit Achileas Arvanitis. Të dy këta janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Ndërkohë në një reagim, Karathanos shkruan se atij i është ndaluar hyrja për mugesë dukumentesh.
25 Tetor 2019, 18:37 -
Ekstremisti grek i shpallur 'non grata' në Shqipëri, thirrje 16 shoqatave minoritare: Ejani për të nderuar heroin tonë, Kacifas
Babis Karathanos një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia" u ka bërë thirrje 16 shoqatave të minoritarëve në prezencë në Shqipëri që të mblidhen dhe të përkujtojnë Kacifasin.
23 Tetor 2019, 07:54 -
Laert Vasili: Çështja 'Kacifas' u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi
Aktori Lart Vasili tha në studion e Repolitix se Kostandin Kacifas u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai tha se në përvjetorin e Kacifas nuk do ketë vend për marrjen
22 Tetor 2019, 22:55 -
Artan Hoxha në Report Tv: Kacifas u bë kokë turku nga grekët! Ja kush është minoritari që do ngrinte memorialin
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga se Kostandin Kacifas është bërë kokë turku dhe se Krimet e Rënda nuk kanë zbardhur asnjë prapaskenë të kësaj ngjarjeje.
22 Tetor 2019, 22:46 -
Nëna e Kostandin Kacifas sulmon grupin e xhirimit të Report tv (VIDEO+FOTO)
Gazetari i Report tv Piro Nase bashkë me grupin e xhirimit është sulmuar ditën e sotme nga familjarët e Kostandin Kacifas i cili u vra nëntë muaj më parë në Bularat në Gjirokastrës nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarri.
28 Korrik 2019, 11:34 -
Foto me armë dhe flamurin e Vorio-Epirit/ Historiani ngre alarmin: Në Dropull po përgatitet 'Kaçifas 2', RENEA të bëhet gati
Konstandin Kaçifas duket se ka frymëzuar të tjerë elementë ekstremistë në zonën e minoritetit grek në jugun e Shqipërisë. Një pretendim të tillë e ngre historiani Arben Llalla i cili poston në rrjetet sociale një foto me flamurin e të ashtuquajturit Vorio-Epir dhe një armë zjarri, që sipas tij i përket minoritarit "Kaçifas 2", i cili sipas tij është gati të godasë njësoj si i pari.
4 Janar 2019, 18:52 -
SHBA/ 'Kaçifas, hero i rënë për vendin e tij', shqiptarët i kundërvihen grekëve: Turp për ju që nderoni një terrorist (VIDEO-FOTO)
Shqiptarët janë përplasur ditën e djeshme me grekët të cilët kanë përkujtuar ekstremistin grek Kostandinos Kaçifas, përmes një proteste të zhvilluar përpara një organizate greke në Brooklyn, SHBA. Ata i kanë cilësuar grekët si mbështetës të terrorizmit.
10 Dhjetor 2018, 09:53 -
40 ditë nga vdekja e Kacifas, historiani Arben Llalla për Report Tv: Do mbahet meshë në Kishën e Bularatit më 8 dhjetor
Një muaj nga vdekja e ekstremistit grek Kostandino Kacifas, me rastin e mbushjes së 40 ditëve, nacionalistët grekë prite të kthehen më 8 dhjetor për të mbajtur një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat në Gjirokastër. Historiani dhe gazetari Arben Llalla në një lidhje telefonike për Report Tv, foli duke thënë se vdekja e Kacifas po përdoret qëllimisht nga ekstremistët grekë, për të krijuar një ndjenjë mohuese dhe urrejtjeje, kundra shqiptarëve.
29 Nëntor 2018, 14:39 -
U shpall ‘non-grata’ nga Shqipëria, eurodeputetja qipriote u arrestua në Turqi në 2011
Eurodeputetja, Eleni Theocarus, nuk e ka të parën përplasje me një shtet, atë me Shqipërinë. Në vitin 2011 u arrestua nga ushtria turke dhe në 2017, Azerbajxhani lëshoi një kërkesë arresti ndërkombëtar për pikpamjet e saj ekstremiste. Në 2016, ajo doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.
11 Nëntor 2018, 10:47 -
Parrullat antishqiptare në Bularat, Mesila Doda: Ekstremizmi nuk nderohet, dënohet
Pas thirrjeve të forta antishqiptare në Bularat, të Gjirokastës nga ekstremistët grekë gjatë varrimit të ushtarit grek, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda shkruan se edhe pse nuk flitet keq për të vdekurit, Kacifas nuk është heroi i Bularatit, pasi ekstremizmi nuk mund të nderohet, por të dënohet.
8 Nëntor 2018, 20:15 -
Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë
Kryeministri grek ka reaguar pas ceremonise mortore të ekstremistit Kostandinos Kaçifa. Aleksis Tsipras është shprehur se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar më Shqipërinë.
8 Nëntor 2018, 19:54 -
'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)
Në ceremoninë mortore të Konstandin Kaçifës morën pjesë 1500 persona të ardhur me autobusë nga Greqia dhe të identifikuar si ekstremistë. Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos si dhe tre minoritarë të tjerë. Ata bllokuan edhe rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në hyrje të fshatit Bularat. Ndërkohë që 14 persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastrës.
8 Nëntor 2018, 17:02 -
Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.
8 Nëntor 2018, 16:49 -
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.
8 Nëntor 2018, 16:25 -
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje dhe në heshtje.
8 Nëntor 2018, 14:21 -
Periferi
Pamjet primitive nga Bularati
Në kohët kur qytetërimi kërkon të zbusë kufijtë, disa grekë, çuditshëm pasardhës të Aristotelit e të Sokratit, mbërthehen fort pas një pëlhure me viza të bardha e blu, pas një personazhi që në rininë e jetës së tij u vra pas një përleshje me forcat e rendit.
8 Nëntor 2018, 13:27 -
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
8 Nëntor 2018, 12:49 -
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50