-
Vrasja e Kaçifas, kushëriri: Nuk munda ta shpëtoj dy vjet më parë...
Kushëriri i ekstremistit grek Kostandinos Kaçifa, Aleko Kaçifa përmes një komenti në Facebook lë të kuptohet se 35- vjeçari ishte radikalizuar dy vite më parë. Një zonjë, Maria Kuremeno e ka ngushëlluar për vdekjen e kushëririt.
1 Nëntor 2018, 01:02 -
‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë, Tirana: Greqia të distancohet
Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.
31 Tetor 2018, 17:11 -
Greqi/ Organizatat greke njoftojnë vendosjen e autobusëve të posaçëm për varrimin e Kacifas, çmimi 20 euro
Megjithëse nuk ka ende një datë për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Greqi nisin përgatitjet për pjesëmarrje. Grupimi shoqatave të shenjta greke përmes një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje masive në varrim si xhestin e fundit për të respektuar kujtimin e tij. Çmimi biletës vajtje-ardhje për në këtë varrim 20 euro.
31 Tetor 2018, 14:21 -
Vrasja e grekut, Breçani në ReportTV: RENEA bëri detyrën
Ish-shefi i shtabit të RENEA-s Erzen Breçani në Report TV foli për ngjarjen e dy ditëve më parë në Bularat ku mbeti i vrare ushtari ekstremist grek 35-vjeçari Kostandinos Kacifa. Breçani tha se se forcat RENEA kanë bërë detyren duke zbatuar në mënyrë rigorozë të gjithë procedurat që duhet të ndiqen në një rast konkret të ngjashëm.
30 Tetor 2018, 17:22 -
Trupi i minoritarit sillet në Tiranë për autopsi, Greqia nis hetimin për vrasjen (Zhvillimet)
Trupi i Kostandinos Kacifas është transportuar në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.Ndërkohë që autoritetet greke kanë nisur një hetim për vrasjen e minoritarit. Motra e Kacifas dorëzoi në Prokurorinë greke kartën e identitetit greke të viktimës si shtetas grek, ndërsa hetimet janë transferuar nga Janina në Athinë për të hetuar rastin.
30 Tetor 2018, 08:46 -
Vrasja e minoritarit në Gjirokastër, Parlamenti grek refuzon kërkesën për 1 minutë heshtje
Seanca e ditës së hënë në parlamentit grek këtë të hënë është shoqëruar me një moment të papritur. Deputeja Eleni Zaroulia mori fjalën në parlament duke kërkuar një minutë heshtje në kujtim të ushtarit grek Konstantin Katsifas por kjo kerkesë është refuzuar .
29 Tetor 2018, 22:27 -
Vrasja e grekut në Gjirokastër, Xhufi për Report Tv: Ka qarqe që nxjerrin patologji antishqiptare
Ngjarja e rëndë e një dite më parë për historianin Pëllumb Xhufi ka qenë e paramenduar nga autori 35 vjeçar grek Kostantino Kaçifa. Sipas Xhufit ngjarja është e izoluar dhe nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis 2 qeverive.
29 Tetor 2018, 15:54