-
Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike
Presidenti serb paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë, e cila ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën
4 Dhjetor 2018, 10:48 -
Taksa për mallrat serbe, Rama: Nuk duhet gjykuar, është një klithëm që duhet dëgjuar
Në deklaratën e tij, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u shpreh se tarifat e mallrave në kufi ndaj Serbisë nuk mund të qëndrojnë dhe se ai ishte i gatshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjedhjeje.
3 Dhjetor 2018, 22:44 -
Hahn në Kosovë: Taksat për mallrat serbe nuk mund të qëndrojnë, iu ndihmoj dhe unë për një zgjidhje
Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, para arritjes në Kosovë, u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ndërsa pas takimit me Haradinaj pritet që të vizitojë edhe presidentin Thaçi.
3 Dhjetor 2018, 18:58 -
Pas takimit me Hahn, Haradinaj: Kërkonte zgjidhje për taksën ndaj mallrave serbe, i thashë vetëm kur të na njohin si komb
Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Ramush Haradinaj, reagime kanë ardhur edhe nga Komisioneri Johannes Hahn dhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit e ka quajtur taksën një klithmë që kërkon të dëgjohet.
3 Dhjetor 2018, 17:59 -
Taksa 100%, Lista Serbe 'ngujohet' brenda Kuvendit të Kosovës, kërkojnë takim me Johannes Hahn
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe kreu i tyre, Goran Rakiq ka bërë me dije se do të qëndrojnë aty deri në ardhjen e Komisionerit Europian për Dialog dhe Zgjerim, Johannes Hahn. Rakiq është shprehur se deputetët kanë përkrahjen e qytetarëve serbë dhe se ata do të luftojnë me mjete demokratike për të zhbërë vendimin për taksën 100% përkundrejt mallrave serbe e aty boshnjake.
2 Dhjetor 2018, 16:08 -
Rezoluta e PE-së për Kosovën, Sholtes: BE të mbajë premtimin për vizat, taksa 100 % komplikon situatën
Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën e përgatitur nga raportuesi për Kosovën. BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, por shprehet edhe shqetësimi për korrupsionin në vend.
29 Nëntor 2018, 17:46 -
BE reagon pas dorëheqjes së 4 kryetarëve të komunave serbe në Kosovë: Hiqeni taksën 100% me Serbinë
Pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Kosovës, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç i është drejtuar sërish shtetit kosovar që të heqë taksën 100% përkundrejt produkteve serbe, gjithnjë nën argumentin se përbën shkelje të CEFTA-s dhe marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
27 Nëntor 2018, 16:50 -
Katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqjen: Serbëve të Kosovës iu është kërcënuar jetesa
Katër kryetarë të komunave të veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke renditur kryesisht si arsye; vendosjen e taksës 100% për mallrat e importuara serbe, dhunën e pretenduar të vazhdueshme ndaj serbëve si dhe shkeljet e marrëveshjeve ndërkombëtare.
27 Nëntor 2018, 14:10 -
Taksa 100% e importit të mallrave/ Haradinaj para ambasadorëve të Quint-it: Nuk hiqet pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian, ku ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për taksën, dhe se ajo do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia .
23 Nëntor 2018, 17:12