-
Vasili ndaj Ramës: Kryeministër armik i studentëve, hodhi poshtë amendamentet e tyre
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e konsideron rrëzimin e amendamenteve të LSI-së nga ana e kryeministrit Edi Rama veprim të turpshëm. Sipas tij, LSI nuk paraqiti asgjë tjetër përvecse kërkesat e studentëve, të cilët tanimë i janë futur ditës së dhjetë të protestës.
13 Dhjetor 2018, 16:24 -
Protesta/ Braçe: Tarifat OK, gati paketa për tetë pikat e studentëve, 5% GDB, jo kërkesë e tyre, nuk realizohet
Erjon Brace deklaroi në emisionin ‘45 Minuta’ se qeveria ka gati paketën për plotësimin e kushteve të studentëve, përveç pikës së rritjes së buxhetit për arsimin në 5% të GDB-së, pasi sipas tij është kërkesë e partive. Përsa i përket kthimit të ligjit për buxhetin, Braçe tha se Meta ndodhet jashtë vendit dhe ngriti pikëpyetje nëse e ka parë, pasi vetëm dje u dorëzua ligji nga Kuvendi.
13 Dhjetor 2018, 15:59 -
ME FOTO/ Studentët grisin pankartat me flamujt e partive opozitare PD e LSI, nuk kursejnë as atë të socialistëve
Pak metra poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, studentët kanë grisur pankartat me simbolet e partive politike. Gjesti vjen në vazhdën e zërave se protesta e tyre është e politizuar.
13 Dhjetor 2018, 15:40 -
Miku i Bashës, me call-center dhe sallë dasmash brenda konvikteve të Inxhinierisë (Foto+Dokumenti)
Ngjitur me konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë ekziston një aktivitet që shërben njëkohësisht si call-center, sallë dasmash dhe mensë private studentore, në administrim të Arbër Krakullit i cili është njeri i afërt me Lulzim Bashën.
13 Dhjetor 2018, 15:16 -
Kthimi i dekretit të buxhetit nga Meta, zëdhënësi: Vendimi pas fjalës së Taulant Ballës në kuvend
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, sqaron se vendimi i kryetarit të shtetit pasoi fjalën në kuvend të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, që i drejtohej kreut të grupit parlamentar të LSI-së
13 Dhjetor 2018, 15:08 -
Aktivisti i LRI-së: Studentët po ua përplasin në fytyrë pedagogëve akuzat për korrupsion e ngacmim seksual
Protesta e studentëve është diskutuar edhe në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, ku 2 studentë të cilët në të njëjtën kohë janë edhe përkrahës të partive politike sqaruan pozicionin e tyre në këtë protestë që tashmë ka hyrë në ditën e saj të dhjetë.
13 Dhjetor 2018, 14:56 -
Protesta e Studentëve/ Reagon edhe Universiteti i Arteve: Mbështesim përgjysmimin e tarifave
Universiteti i Arteve, sikurse Universiteti i Tiranës, ka deklaruar këtë të enjte se i mbështet 8 kërkesat e studentëve, të cilët tanimë janë futur në ditën e dhjetë të protestës. Senati akademik i Universitetit shton se e sheh të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit.
13 Dhjetor 2018, 14:43 -
Studenti: Protesta është politike, por s’mund të vazhdojë pa një lider apo një organizim
Protesta e studentëve është diskutuar edhe në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, ku 2 studentë të cilët në të njëjtën kohë janë edhe përkrahës të partive politike sqaruan pozicionin e tyre në këtë protestë që tashmë ka hyrë në ditën e saj të dhjetë.
13 Dhjetor 2018, 14:47 -
Meta kthen 'Buxhetin': Reflektoni kërkesat jetike të studentëve. Rama: Vendimi pas propozimeve të LSI (Letra e plotë me arsyet e Presidentit)
Në letrën e Presidentit thuhet se shkak për kthimin e dekretit nga Ilir Meta është bërë një nga tetë kërkesat e studentëve të cilët duan rritje të buxhetit për arsimin në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa prej 10 ditësh ndodhen në protestë. Reagon kryeministri Edi Rama i cili e lidh vendimin e Metës me propozimet që bëri LSI në Kuvend dhe u rrëzuan nga maxhoranca.
13 Dhjetor 2018, 13:40 -
Thellohet skandali/ Kreu i PD-së në njësinë 2 u bë pronar i librarisë në 'Qytetin Studenti' dhe e ktheu në kafene
Zyrtarë të lartë të PD-së kanë përvetësuar hapësira e studentëve në kohën e qeverisë “Berisha”. Pas vëllait të ish-presidentit Nishani, edhe Edison Çela, kryetar i PD-së në njësinë nr. 2 në Tiranë, bleu godinën e studentëve për biznes privat
13 Dhjetor 2018, 13:14 -
Robert Aliaj, studentëve: Keni krijuar diçka shumë të madhe, mbajeni kështu siç është
Artisti kontrovers Robert Aliaj ka qenë edhe sot i pranishëm në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Parlamentit. Ai madje ka folur edhe me megafon, ku i ka bërë thirrje studentëve që të mos heqin dorë nga qëndrimi i tyre. "Ndjej kaq shumë energji, qëndroni bashkë, krijoni unitet
13 Dhjetor 2018, 12:56 -
'PD pa të ardhmen'/ Rudina Hajdari thyen bojkotin dhe flet në seancë: Kapini ata pedagogë nëse doni ndryshime në vend (VIDEO)
Edhe Rudina Hajdari e PD ka marrë pjesë sot në Kuvend, krahas 9 deputetëve të tjerë të opozitës, pas 5 muajsh mungesë. Ajo mori edhe fjalën në foltore duke dalë sërish në krah të studentëve, ndërsa shtoi se të rinjtë kanë humbur shpresën te politika dhe akuzoi pedagogët.
13 Dhjetor 2018, 12:55 -
Protesta para Parlamentit, Policia shton masat e sigurisë
Në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Parlamentit, Policia ka shtuar masat e sigurisë. Në ditën e dhjetë të protestës, ata vijojnë të kundërshtojnë në mënyrë paqësore kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog si dhe plotësimin e tetë kërkesa
13 Dhjetor 2018, 12:27 -
Protesta/ Rama-studentëve: Refuzimi në kor i dialogut, dobësi. Mos e mbysni protestën, bëhuni fuqia e ndryshimit
Reagimi vjen pas refuzimit të disatë të studentëve për të nisur dialogun. Kryeministri thekson se është gati për të 8 kërkesat që kanë vendosur studentët. Ndërkohë që iu bën thirrje që të mos pengojnë vetveten.
13 Dhjetor 2018, 12:10 -
Protesta përpara Parlamentit, studenti: Nuk ka dialog, Rama duhet të plotësojë 8 kërkesat
Studentët, të cilët janë mbledhur përpara Parlamentit, kanë shprehur të njëjtin qëndrim; ata nuk pranojnë negociata dhe dialog me kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara. "Unë jam babai i dy fëmijëve, dua që arsimi t&eu
13 Dhjetor 2018, 11:46 -
Rama i tha se do ngelej me çizme në dorë, Kryemadhi: Tregove që s’ke shpirt, s’je burrë, do ikësh si kufomë politike
Rama tha më herët në Kuvend se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të ngelej me çizme në dorë, pasi me ndryshimet në arsim, do t’i hiqej titulli i doktoreshës së Shkencave
13 Dhjetor 2018, 11:44 -
Protesta/ Ministrja Nikolla shfaqet e emocionuar në Kuvend: Koha do të flasë, gati të marr përgjegjësitë e mia
Ministrja Nikolla, theksoi se është bërë një punë e madhe për arsimin në Shqipëri. Ajo që ra në sy gjatë fjalës, ishte dridhja e zërit të Nikollës, aq sa u duk se ministrja ishte gati të përlotej.
13 Dhjetor 2018, 11:18 -
'Studentët'/ Rama në Kuvend: Të gatshëm për plotësimin e 8 kërkesave, dialogu i nevojshëm për zbatimin e tyre
Kreu i qeverisë Edi Rama renditi nga foltorja e Kuvendit se studentët kanë më shumë probleme se ato që ata kërkojnë përmes tetë pikave. Duke i ftuar sërish për t'u ulur dhe për të biseduar "sy më sy", Rama tha se protesta po përdoret edhe nga disa segmente që duan rrëzimin e qeverisë duke shfrytëzuar protestën studentore.
13 Dhjetor 2018, 11:21 -
Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë student dhe pedagog nuk është proceduar në protestë
Ministri i Brendshëm mohon që policia të ketë proceduar penalisht pedagogun Edmond Tupja, artistin Robert Aliaj dhe 25 studentë për protestat e zhvilluara te Ministria e Arsimit,"Zogu i Zi" dhe Kryeministria, ku ka pasur edhe bllokime rrugësh. Në media u raportua gjithashtu se mes të proceduarve ishte edhe aktivisti Altin Goxhaj.
13 Dhjetor 2018, 11:08 -
(EMRAT) 10 deputetë të PD dhe LSI thyejnë bojkotin e Kuvendit, shpëtojnë mandatet
Luçiano Boçi, Valentina Duka, Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji dhe Rudina Hajdari nga PD si dhe Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj dhe Agron Çela nga LSI, ishin deputetët që thyen bojkotin e Kuvendit në seancën e sotme. Deputetët ishin në limitet e djegies së mandateve.
13 Dhjetor 2018, 11:57 -
Protesta e studentëve, Rama ironizon pedagogun Bundo: Nuk e besoja që këto imazhe s'ishin arkiva filmash të gjyqeve komuniste (Video)
Kryeministri ironizon përmes një videoje pedagogun Sherif Bundo i cili në vitet '90 përkrahte sistemin diktatorial, ndërsa mbrëmjen e djeshme përkrahte studentët në Fakultetin Ekonomik.
13 Dhjetor 2018, 10:09 -
Protesta e studentëve në Berat, në mbështetje edhe gjimnazistët (VIDEO)
Në Berat nis protesta e studentëve, ndërsa në mbështetje të tyre kanë dalë edhe gjimnazistët. Gjimnazi "Kristaq Capo", më i madhi në qytetin e Beratit, po zhvillon mësimin me orë të reduktuara për të shmangur pushimin e madh dhe daljen e nxënësve nga godina.&nbs
13 Dhjetor 2018, 09:51