-
Meta kthen 'Buxhetin': Reflektoni kërkesat jetike të studentëve. Rama: Vendimi pas propozimeve të LSI (Letra e plotë me arsyet e Presidentit)
Në letrën e Presidentit thuhet se shkak për kthimin e dekretit nga Ilir Meta është bërë një nga tetë kërkesat e studentëve të cilët duan rritje të buxhetit për arsimin në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa prej 10 ditësh ndodhen në protestë. Reagon kryeministri Edi Rama i cili e lidh vendimin e Metës me propozimet që bëri LSI në Kuvend dhe u rrëzuan nga maxhoranca.
13 Dhjetor 2018, 13:40 -
Thellohet skandali/ Kreu i PD-së në njësinë 2 u bë pronar i librarisë në 'Qytetin Studenti' dhe e ktheu në kafene
Zyrtarë të lartë të PD-së kanë përvetësuar hapësira e studentëve në kohën e qeverisë “Berisha”. Pas vëllait të ish-presidentit Nishani, edhe Edison Çela, kryetar i PD-së në njësinë nr. 2 në Tiranë, bleu godinën e studentëve për biznes privat
13 Dhjetor 2018, 13:14 -
Robert Aliaj, studentëve: Keni krijuar diçka shumë të madhe, mbajeni kështu siç është
Artisti kontrovers Robert Aliaj ka qenë edhe sot i pranishëm në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Parlamentit. Ai madje ka folur edhe me megafon, ku i ka bërë thirrje studentëve që të mos heqin dorë nga qëndrimi i tyre. "Ndjej kaq shumë energji, qëndroni bashkë, krijoni unitet
13 Dhjetor 2018, 12:56 -
'PD pa të ardhmen'/ Rudina Hajdari thyen bojkotin dhe flet në seancë: Kapini ata pedagogë nëse doni ndryshime në vend (VIDEO)
Edhe Rudina Hajdari e PD ka marrë pjesë sot në Kuvend, krahas 9 deputetëve të tjerë të opozitës, pas 5 muajsh mungesë. Ajo mori edhe fjalën në foltore duke dalë sërish në krah të studentëve, ndërsa shtoi se të rinjtë kanë humbur shpresën te politika dhe akuzoi pedagogët.
13 Dhjetor 2018, 12:55 -
Protesta para Parlamentit, Policia shton masat e sigurisë
Në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Parlamentit, Policia ka shtuar masat e sigurisë. Në ditën e dhjetë të protestës, ata vijojnë të kundërshtojnë në mënyrë paqësore kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog si dhe plotësimin e tetë kërkesa
13 Dhjetor 2018, 12:27 -
Protesta/ Rama-studentëve: Refuzimi në kor i dialogut, dobësi. Mos e mbysni protestën, bëhuni fuqia e ndryshimit
Reagimi vjen pas refuzimit të disatë të studentëve për të nisur dialogun. Kryeministri thekson se është gati për të 8 kërkesat që kanë vendosur studentët. Ndërkohë që iu bën thirrje që të mos pengojnë vetveten.
13 Dhjetor 2018, 12:10 -
Protesta përpara Parlamentit, studenti: Nuk ka dialog, Rama duhet të plotësojë 8 kërkesat
Studentët, të cilët janë mbledhur përpara Parlamentit, kanë shprehur të njëjtin qëndrim; ata nuk pranojnë negociata dhe dialog me kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara. "Unë jam babai i dy fëmijëve, dua që arsimi t&eu
13 Dhjetor 2018, 11:46 -
Rama i tha se do ngelej me çizme në dorë, Kryemadhi: Tregove që s’ke shpirt, s’je burrë, do ikësh si kufomë politike
Rama tha më herët në Kuvend se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të ngelej me çizme në dorë, pasi me ndryshimet në arsim, do t’i hiqej titulli i doktoreshës së Shkencave
13 Dhjetor 2018, 11:44 -
Protesta/ Ministrja Nikolla shfaqet e emocionuar në Kuvend: Koha do të flasë, gati të marr përgjegjësitë e mia
Ministrja Nikolla, theksoi se është bërë një punë e madhe për arsimin në Shqipëri. Ajo që ra në sy gjatë fjalës, ishte dridhja e zërit të Nikollës, aq sa u duk se ministrja ishte gati të përlotej.
13 Dhjetor 2018, 11:18 -
'Studentët'/ Rama në Kuvend: Të gatshëm për plotësimin e 8 kërkesave, dialogu i nevojshëm për zbatimin e tyre
Kreu i qeverisë Edi Rama renditi nga foltorja e Kuvendit se studentët kanë më shumë probleme se ato që ata kërkojnë përmes tetë pikave. Duke i ftuar sërish për t'u ulur dhe për të biseduar "sy më sy", Rama tha se protesta po përdoret edhe nga disa segmente që duan rrëzimin e qeverisë duke shfrytëzuar protestën studentore.
13 Dhjetor 2018, 11:21 -
Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë student dhe pedagog nuk është proceduar në protestë
Ministri i Brendshëm mohon që policia të ketë proceduar penalisht pedagogun Edmond Tupja, artistin Robert Aliaj dhe 25 studentë për protestat e zhvilluara te Ministria e Arsimit,"Zogu i Zi" dhe Kryeministria, ku ka pasur edhe bllokime rrugësh. Në media u raportua gjithashtu se mes të proceduarve ishte edhe aktivisti Altin Goxhaj.
13 Dhjetor 2018, 11:08 -
(EMRAT) 10 deputetë të PD dhe LSI thyejnë bojkotin e Kuvendit, shpëtojnë mandatet
Luçiano Boçi, Valentina Duka, Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji dhe Rudina Hajdari nga PD si dhe Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj dhe Agron Çela nga LSI, ishin deputetët që thyen bojkotin e Kuvendit në seancën e sotme. Deputetët ishin në limitet e djegies së mandateve.
13 Dhjetor 2018, 11:57 -
Protesta e studentëve, Rama ironizon pedagogun Bundo: Nuk e besoja që këto imazhe s'ishin arkiva filmash të gjyqeve komuniste (Video)
Kryeministri ironizon përmes një videoje pedagogun Sherif Bundo i cili në vitet '90 përkrahte sistemin diktatorial, ndërsa mbrëmjen e djeshme përkrahte studentët në Fakultetin Ekonomik.
13 Dhjetor 2018, 10:09 -
Protesta e studentëve në Berat, në mbështetje edhe gjimnazistët (VIDEO)
Në Berat nis protesta e studentëve, ndërsa në mbështetje të tyre kanë dalë edhe gjimnazistët. Gjimnazi "Kristaq Capo", më i madhi në qytetin e Beratit, po zhvillon mësimin me orë të reduktuara për të shmangur pushimin e madh dhe daljen e nxënësve nga godina.&nbs
13 Dhjetor 2018, 09:51 -
Nis protesta në Korçë, studentët marshojnë përmes qytetit (VIDEO)
Studentët e Universitetit "Fan Noli" në Korçë kanë nisur protestën. Pasi janë mbledhur përpara fakulteteve, studentët kanë marshuar në këmbë përmes qytetit. Ata mbajnë në dorë një banderolë të madhe me mbishkrimin "Studentët e bashkuar kanë për
13 Dhjetor 2018, 09:00 -
Protesta/ Studentët zhvendosen te kryeministria, shumica rrëzon amendamentet e LSI-së për arsimin
Pas tre orësh protestë përpara Kuvendit, studentët u grumbulluan përpara selisë së kryeministrisë, për të vijuar ditën e 10-të të manifestimeve kundër qeverisë.. Protesta edhe në rrethet, Berat, Korcë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë. Edhe sot, nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se është gati që të plotësojë tetë kërkesat e opozitës por më parë duhet dialog në mënyrë që të ketë përgjegjës edhe për zbatimin e tyre. Ende asnjë sinjal dialogu nga studentët.
13 Dhjetor 2018, 08:38 -
FOTO/ Ja si vëllai i Nishanit e ktheu mensën e studentëve në sallë bastesh në Qytetin Studenti
Studentët prej nëntë ditësh vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha pavarësisht deklaratave për të përfituar politikisht, zbulohet se në tetë vitet e qeverisjes kanë bërë privatizimin tek militantët dhe zyrtarët e PD të hapësira të konsiderueshme të “Qytetit Studenti”.
12 Dhjetor 2018, 22:54 -
Studenti rrëfen në Repolitix si i vendosën tetë pikat drejtuar Ramës
Studentët nuk kanë ende një strukturë, ndërsa studenti Çeldo Brahimaj rrëfen si arritën të ishin në unison për tetë pikat që i dërguan kryeministrit. “U shpërndanë 650 kopje, janë diskutuar mes studentëve dhe i kanë aprovuar të gjithë ato pika. Lista kaloi në disa faza”tha ai.
12 Dhjetor 2018, 21:23