-
Nikolla për Report Tv: Programi ekonomik i PD, i copëtuar! Vaksinat ruse e kineze? S’kemi paragjykime, mjafton të plotësojnë 3 kritere
Për zv.ministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla, programi ekonomik i PD-së është i copëzuar dhe që lë shumë pyetje pa një përgjigje. Pyetja kryesore, që Nikolla bën, teksa ishte i ftuar në studion e Report Tv, është se “ku do i gjejë PD-ja paratë për të vënë në zbatim këtë program”.
1 Shkurt 2021, 18:51 -
Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje
Ka kohë që ka filluar nëpër mjediset politike të PD-së, një fushatë përdëllimi mbi çështjet që lidhen me varfërinë. Fakti që politikanët e asaj force kujtohen për varfërinë vetëm në fushatë elektorale, dëshmon bidshëm që për ta ky argument nuk ka ka qenë i ndërlidhur me mënyrën se si i kanë konceptuar politikat që lidhen me çështjet sociale dhe ndihmën ekonomike.
22 Janar 2021, 19:25 -
Vaksina COVID, zv. Ministri i Shëndetësisë: Brenda 30 marsit 2021 vjen në Shqipëri! (VIDEO)
Zëvëndës Ministri i Shëndetësisë në një intervistë për Report Tv u shpreh se vaksinimi në Shqipëri do të fillojë brenda 30 marsit të vitit 2021. Ndërsa përsa i përket situatës së koronavirusit në vend, Nikolla thotë se aktualisht është nën kontroll. Ai shprehet se momentalisht, në spitalet COVID janë 550 shtretër, prej të cilave janë të zëna 344.
23 Dhjetor 2020, 19:03 -
Shtimi i numrit të infektuar, Alimehmeti: Situata kritike, spitalet kanë ende kapacitete por duhet ndërgjegjësim, pasi mund të plotësohen shpejt (VIDEO)
Për sa i përket rritje së shtrimeve dhe mbushjes së kapaciteteve të spitaleve, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në "Repolitix" se situata është kritike, por ka ende vende bosh, megjithatë tha ai duhet kuptuar që të gjithë shtretërit që ndodhen në Tiranë mbulojnë të gjithë Shqipërin&a
24 Nëntor 2020, 22:39 -
Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët
Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.
24 Nëntor 2020, 22:34 -
Nikolla: Shpërrallimet cytanike nga Kosova: 'Nga Skënderbeu me bisht te Rama spiun serb!'
Ka një njollë të zezë që duket si metastazë në trupin e brishtë të shoqërisë kosovare e cila bëhet tash e parë burim shpifjesh kundër personaliteteve më të rëndësishëm e që janë shtylla formuese të kombit shqiptar, deri te politikanët që kanë sjellë risì në kulturën e shtetbërjes shqiptare.
17 Janar 2020, 19:09 -
Nikolla: Përkushtimi i njëtrajtshëm i PS-së për një sistem zgjedhor sa më të mirë!
Duket pse sistemi zgjedhor në Shqipëri dhe partitë politike kryesore janë përpjekur të përqëndrohen në përfaqësinë lokale autentike dhe në qëndrueshmërinë e qeverisjes pa pengesa serioze, që do të shkaktonin tash e parë zgjedhje të parakohshme.
11 Janar 2020, 15:27 -
Nikolla: Thirrja e mbrame dëshpëruese e Bashës ose shpërbërja ideologjike e PD-së!
Një parti në spektrin politik të një vendi që aspiron Bashkimin Europian e ka të pamundur të mos i referohet një kuadri ideologjik ose të paktën të ketë prirjen e tërheqjes drejt një ideologjie të caktuar. Qasja krahinore dhe faresfinore e partisë kryesore të opozitës e ka të pamundur mbijetesën në një afrim tashmë të pakthyeshëm me Europën!
22 Dhjetor 2019, 13:47 -
Nikolla: Tërmeti 'totalitar' dhe pasgoditjet me rrena të ndonjë media!
Që fëmijë jam hasur me tronditjen që na përcjell tërmeti. Kam qenë duke luajtur futboll me fëmijë të lagjes kur ra tërmeti i ‘79-s! Në rastin e parë, më shumë se dramë, ne e përjetuam si lojë! Valët e tërmetit ishin aq të forta saqë po qeshnim në fushë dhe po përpiqeshim të kuptonim se në favor të cilës skuadër ishin ato lëkundje.
8 Dhjetor 2019, 12:29 -
Nikolla: Europa, negociatat dhe një përjetim i hershëm europian i Ramës!
Shkrimtari komunist turk Panait Istrati, diku rreth mesit të viteve tridhjetë, kryen një vizitë në Bashkimin Sovjetik për të parë zbatimin në praktikë të komunizmit. Siç dihet, vitet tridhjetë janë ndër më të tmerrshmet përsa i përket persekutimeve dhe kampeve të internimit.
14 Tetor 2019, 12:45 -
Nikolla: Inteligjencia proletare kundër Teatrit të ri, Reformës në Drejtësi apo kundër Ramës?!
Problemin na e ka ngatërruar pa masë E. Hoxha, pasi ai barazoi konceptin e inteligjencies me atë të “kuadrit”, duke i dhënë jetë një përkufizimi të ri të socializmit shqiptar: inteligjencia proletare!
26 Korrik 2019, 10:16 -
Nikolla: Shkapetja e dytë e Ramës me 'ancien régime'!
14 korriku, festa kombëtare e Francës, sjell në vëmendje historinë e fillimit të Revolucionit francez, ngjarja e cila ka bërë që jo vetëm Franca, por edhe Europa të mos ishin më si më parë! Ndoshta vetëm pak persona mund të kujtohen se ajo ditë ishte me të vërtetë mizore, megjithëse atmosfera e festimeve në Champs Èlysées është çdo vit krejt e gëzueshme, sepse u referohet kryesisht fryteve të Revolucionit.
15 Korrik 2019, 17:33 -
Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!
Çdo publikim i përgjimeve të ndodhive politike shqiptare në një vend si Gjermania duhet shoqëruar përherë me një interpretim kulturor, pasi përndryshe shkaktojnë një shkandull të panevojshëm e të pakuptimtë për shoqërinë gjermane e perëndimore.
7 Qershor 2019, 15:58 -
Shtiza e Akilit dhe ligjërimi i PD-së si krisja e arrës zhigël!
Themelimi i Partisë Demokratike zë fill prej një momenti historik ku liria sapo kishte nisur të formësohej si kërthi i njomë. Shumë persona janë tërhequr si me magji prej duhisë që ngriti peshë liria. Kjo bënte që natyrshëm ithtarët e PD-së të mos vinin re se kush po e drejtonte lëvizjen dhe çfarë qëllimi kishte.
31 Maj 2019, 09:37 -
4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!
Do të duheshin vetëm 4 muaj terapi intensive të kryebashkiakut të ri dhe energjik Erion Veliaj për ta sjellë prapë në jetë një qytet që kishte filluar tatëpjetën drejt kioskave dhe kulturës mbizotëruese të qofteve në tym! Shumica e analistëve dhe e intelektualëvemë seriozëu shprehën në media se periudha 2011-2015 ishte ajo e kutërbimit prej ndotjes së qytetit.
15 Prill 2019, 18:47 -
Pakti për Universitetin/ Studentë dhe pedagogë diskutojnë në Repolitix, Ndreca: Universitetet, të vetmet që nuk reaguan
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë ish-sekretari i Përgjithshëm i MASR, Plarent Ndreca, këshilltari i Kryeministrit për Arsimin, Albert Nikolla dhe student e pedagogë.
18 Janar 2019, 20:28 -
Protesta e studentëve/ Pedagogu Albert Nikolla flet për Report Tv: E marrë peng nga disa drejtues, e pamundur të mos krijohet përfaqësi
Pedagogu Albert Nikolla është shprehur për Report Tv se protesta e studentëve është e marrë peng nga disa drejtues, pasi nuk mund të argumentohet ndryshe mos krijimi i një përfaqësie. Nikolla ka folur edhe për cilësinë e universiteteve, duke thënë kjo gjendje ka ardhur për shkak të masivizimit.
11 Dhjetor 2018, 20:13