-
Autorët e masakrës në Elbasan u ndihmuan nga një grup kriminal, si u arratisën pas ekzekutimit të tre personave
Burime nga Policia e Elbasanit thanë për Report TV se ka dyshime që gjatë atentatit janë përdorur dy automjete të ndryshme. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe ditën kur u bë atentati.
2 Janar 2019, 11:08 -
Masakra në Elbasan, Artan Hoxha: Autorët goditën në errësirë, vrasësit profesionistë, shkak pazaret e kokainës
Artan Hoxha shprehet se ngjarja e mbrëmshme në Elbasan ishte larje hesapesh për përplasjet për pazaret e drogës. Përsa i përket dinamikës së ngjarës, Artan Hoxha thotë se autorët i ndoqën dhe zgjodhën një zonë që ishte errësirë për t’i goditur dhe ku nuk ka patrulla policie.
30 Dhjetor 2018, 11:52 -
U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, kush janë xhaxhai dhe nipi që humbën jetën në atentat (FOTO)
Atentati i përgjakshëm mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit i mori jetën Arben Dylgjerit dhe Endrit Alibejt (Dylgjeri) të cilët janë xhaxhai dhe nipi. Report Tv ka siguruar fotot e dy viktimave. Ata po udhëtonin në një automjet tip "Range Rover" ku mbeti i vrarë gjithashtu edhe turku Erdal Durunay.
30 Dhjetor 2018, 12:00 -
Masakra me tre të vrarë në Elbasan, Lleshaj shmang komentet në takimin me drejtuesit e policisë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka komentuar ngjarjen e mbrëmshme në Elbasan ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre persona Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay (Lexo këtu). N&
30 Dhjetor 2018, 11:45 -
Ministri i Brendshëm paralajmëron konferencë pak orë pas masakrës në Elbasan
Zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme njofton se në orën 11:00, në sallën e konferencave ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të zhvillojë një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit. Takimi vjen pak orë pas masakrës në Elbasan mbrëmjen e djeshme.
30 Dhjetor 2018, 10:02 -
Njolla gjaku dhe rrethimi i lokalit i dëmtuar/ Ja ku u përplas makina e viktimave (VIDEO-FOTO)
Report Tv ishte sërish mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes në Elbasan ku u ekzekutuan tre persona mbrëmjen e djeshme. Autorët i bënë pritë makinës ku po udhëtonin tre viktimat në afërsi të Metalurgjikut, e cila humbi kontrollin dhe u përplas me rrethimin e një restoranti. Pas marrjes së provave, vendi i ngjarjes u pastrua, p
30 Dhjetor 2018, 09:58 -
Masakra në Elbasan, turku që u ekzekutua mbrëmë ishte martuar me një shqiptare
Turku Erdal Durunay që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka qenë i martuar me një grua shqiptare. Turku gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Endrit Alibejt, që u ekzekutua së bashku me xhaxhanë e tij Arben Dylgjerin.
30 Dhjetor 2018, 09:40 -
FOTO/ Ky është turku që u vra mbrëmë në atentatin e përgjakshëm në Elbasan
Në masakrën pranë Metalurgjikut humbën jetën edhe dy shqiptarët Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, të cilët ndodheshin në shoqërinë e turkut. Tre viktimat u qëlluan teksa po udhëtonin me një automjet tip "Range Rover".
30 Dhjetor 2018, 09:19 -
Masakra në Elbasan/ Lirohen 15 personat që u shoqëruan për vrasjen
Mbrëmjen e djeshme pas ngjarjes u shoqëruan 15 persona, të cilët u liruan pas marrjes së dëshmive, ndërkohë që në Elbasan zbarkoi drejtori i Policisë së Shtetit dhe RENEA duke blinduar zonën për të rënë në gjurmët e autorëve.
30 Dhjetor 2018, 09:22 -
Atentati në Elbasan, si u qëllua pareshtur me kallashnikov Range Rover-i (FOTO)
Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga vendi ku ndodhi përplasja e rëndë me armë në Elbasan. Siç shihet në edhe në fotot e shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, makina tip Range Rover ku po udhëtonin 3 viktimat është qëlluar me breshëri plumbash kallash
30 Dhjetor 2018, 09:19 -
Masakra në Elbasan, tre viktimat u kthyen për festat, autorët i ndoqën dhe u bënë pritë pas darkës (FOTO+VIDEO)
Zbardhet kronologjia e lëvizjes së viktimave dhe ndjekja e autorëve nga Peqini në Elbasan, ku i ekzekutuan pranë Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh. Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe se u larguan në drejtim të Peqinit, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Xhaxha e nip, së bashku me turkun humbën jetën në vend nga breshëria e plumbave. Makina drejtohej nga Endrit Alibej. Dy nga tre viktimat kishin ardhur në Shqipëri vetëm 12 orë para atentatit mafioz.
30 Dhjetor 2018, 08:34 -
Elbasan/ Më shumë se 25 të shtëna kallashnikovi drejt makinës Range Rover (FOTO)
Drejt makinës tip Range Rover është qëlluar më shumë se 25 herë. Breshëria e kallashnikovit ka lënë të vdekur në vend tre persona të identifikuar si Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dunuday.
30 Dhjetor 2018, 00:44 -
Elbasan/ Targa rumune e mjetit Range Rover në të cilin ndodheshin tre viktimat
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Elbasani ku edhe tre persona janë vrarë mbrëmjen e sotme ka publikuar targën e makinës ku edhe ndodheshin viktimat. Targa rumune është AG71WYP dhe i përket një mjeti tip Range Rover.
29 Dhjetor 2018, 23:28 -
Ekzekutimi në Elbasan/ Endrit Alibej u arrestua në 2013 me 10 milionë euro kokainë në Itali, "koka" e grupit bashkë me vëllain
Endrit Alibej u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.
29 Dhjetor 2018, 22:51 -
Bandat e drogës përgjakin Elbasanin/ Ekzekutohen 3 persona në sy të familjarëve, mes tyre një turk (EMRAT+VIDEO)
Përgjakje në Elbasan në vigjilje të Vitit të Ri. Një përplasje mes bandave i ka marrë jetën 3 personave, mes tyre edhe një shtetas i huaj, me kombësi turke. Të vrarë janë Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Shkak për atentatin dyshohet se është prishja e pazareve të drogës. Mbi ta u qëllua me breshëri kallashnikovi.
29 Dhjetor 2018, 21:34