-
Masakra në Elbasan, turku që u ekzekutua mbrëmë ishte martuar me një shqiptare
Turku Erdal Durunay që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka qenë i martuar me një grua shqiptare. Turku gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Endrit Alibejt, që u ekzekutua së bashku me xhaxhanë e tij Arben Dylgjerin.
30 Dhjetor 2018, 09:40 -
FOTO/ Ky është turku që u vra mbrëmë në atentatin e përgjakshëm në Elbasan
Në masakrën pranë Metalurgjikut humbën jetën edhe dy shqiptarët Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, të cilët ndodheshin në shoqërinë e turkut. Tre viktimat u qëlluan teksa po udhëtonin me një automjet tip "Range Rover".
30 Dhjetor 2018, 09:19 -
Masakra në Elbasan/ Lirohen 15 personat që u shoqëruan për vrasjen
Mbrëmjen e djeshme pas ngjarjes u shoqëruan 15 persona, të cilët u liruan pas marrjes së dëshmive, ndërkohë që në Elbasan zbarkoi drejtori i Policisë së Shtetit dhe RENEA duke blinduar zonën për të rënë në gjurmët e autorëve.
30 Dhjetor 2018, 09:22 -
Atentati në Elbasan, si u qëllua pareshtur me kallashnikov Range Rover-i (FOTO)
Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga vendi ku ndodhi përplasja e rëndë me armë në Elbasan. Siç shihet në edhe në fotot e shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, makina tip Range Rover ku po udhëtonin 3 viktimat është qëlluar me breshëri plumbash kallash
30 Dhjetor 2018, 09:19 -
Masakra në Elbasan, tre viktimat u kthyen për festat, autorët i ndoqën dhe u bënë pritë pas darkës (FOTO+VIDEO)
Zbardhet kronologjia e lëvizjes së viktimave dhe ndjekja e autorëve nga Peqini në Elbasan, ku i ekzekutuan pranë Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh. Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe se u larguan në drejtim të Peqinit, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Xhaxha e nip, së bashku me turkun humbën jetën në vend nga breshëria e plumbave. Makina drejtohej nga Endrit Alibej. Dy nga tre viktimat kishin ardhur në Shqipëri vetëm 12 orë para atentatit mafioz.
30 Dhjetor 2018, 08:34 -
Elbasan/ Më shumë se 25 të shtëna kallashnikovi drejt makinës Range Rover (FOTO)
Drejt makinës tip Range Rover është qëlluar më shumë se 25 herë. Breshëria e kallashnikovit ka lënë të vdekur në vend tre persona të identifikuar si Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dunuday.
30 Dhjetor 2018, 00:44 -
Elbasan/ Targa rumune e mjetit Range Rover në të cilin ndodheshin tre viktimat
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Elbasani ku edhe tre persona janë vrarë mbrëmjen e sotme ka publikuar targën e makinës ku edhe ndodheshin viktimat. Targa rumune është AG71WYP dhe i përket një mjeti tip Range Rover.
29 Dhjetor 2018, 23:28 -
Ekzekutimi në Elbasan/ Endrit Alibej u arrestua në 2013 me 10 milionë euro kokainë në Itali, "koka" e grupit bashkë me vëllain
Endrit Alibej u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.
29 Dhjetor 2018, 22:51 -
Bandat e drogës përgjakin Elbasanin/ Ekzekutohen 3 persona në sy të familjarëve, mes tyre një turk (EMRAT+VIDEO)
Përgjakje në Elbasan në vigjilje të Vitit të Ri. Një përplasje mes bandave i ka marrë jetën 3 personave, mes tyre edhe një shtetas i huaj, me kombësi turke. Të vrarë janë Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Shkak për atentatin dyshohet se është prishja e pazareve të drogës. Mbi ta u qëllua me breshëri kallashnikovi.
29 Dhjetor 2018, 21:34