-
Flet i dashuri afgan i shqiptares që u vra nga i ati në Greqi, mjeku ligjor: Goditjet ishin brutale
Mjeku ligjor Chrysavgi Koussi në një prononcim për mediat greke e cilësoi si brutale dhe të pamëshirshme vrasjen. Ai tha se Aleko Petro e goditi vajzën e tij me shufër hekuri disa herë në kokë duke e lënë të vdekur. I riu afgan u shpreh se Anxhelina Petro kishte 15 vite që nuk e takonte nënën e saj dhe i vetmi njeri që kishte ishte i ati.
4 Janar 2019, 09:48 -
'E kërkuan që të dilte'/ Flet monstra që vrau dhe groposi të bijën: Debatuam, s'doja ta bëja
Aleko Petro është 52-vjeçari shqiptar që vrau të bijën 28-vjeçare, Anxhelina Petro në Korfuz, Greqi, pse ajo po dilte nga shtëpia në orët e mbrëmjes pasi e kishin marrë në telefon. Ai thotë se nuk donte ta vriste, por gjithçka ndodhi pas debatit. Reagon edhe nëna e vajzës e cila jeton në Berat, ku apelon për drejtësi si dhe kërkon që t'i kthejnë turpin e të bijës.
3 Janar 2019, 22:30 -
Babai vrau të bijën dhe e groposi në kopshtin pranë shtëpisë në Greqi, nëna: Vajzën s'e shihja prej 12 vitesh (VIDEO)
Report Tv ka kontaktuar me nënën e vajzës, Xhezmije Hoxhallari e cila shprehet se Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon. Apeli i saj është t'i kthejnë trupin e vajzës dhe drejtësia të dënojë ish-bashkëshortin për krimin makabër që tronditi opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri.
3 Janar 2019, 18:31 -
Horror në Greqi, nuk pranoi lidhjen me afganin, shqiptari vret dhe varros vajzën në oborr
Një krim në familje ka tronditur Korfuzin në ditët e para të Vitit të Ri. Një shqiptar nga Berati, emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan. Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të afganit, ndërsa pas disa orësh në pyetje shqiptari ka pranuar gjithçka. Ngjarja e rëndë ka tronditur Korfuzin.
3 Janar 2019, 07:35