-
Bushati dhe Rama takojnë trupën diplomatike, Kryeministri: Gent Cakaj nuk ka predikuar për ndryshim kufijsh
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një takim me trupën diplomatik në Shqipëri. Në këtë takim është i pranishëm dhe kandidati i refuzuar nga presidenti Ilir Meta, Gent Cakaj. Rama i doli në mbrojtje Cakajt dhe tha se ky i fundit nuk ka dalë kurrë kundër interesit shqiptar. Rama foli edhe për Kosovën. Kryeministri tha se në pranverë do të hapen kufijtë mes dy vendeve.
10 Janar 2019, 18:26 -
Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!
Analisti Baton Haxhiu i dërgon letër presidenti Ilir Meta. Haxhiu, i zhveshur nga roli i analistit kërkon nga Meta me një fjalor kafeneje që të firmosë për të dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm.
10 Janar 2019, 16:11 -
Refuzimi i Cakajt/ Meta: Integriteti i Kosovës, i padiskutueshëm. Rama: Presidenti mbron Kosovën nga një shqiptar
Presidenti Ilir Meta thotë se deri në sekondën e fundit që do të jetë president, pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme. Meta i përgjigjet kështu kryeministrit Rama, që në një reagim të mëparshëm e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.
10 Janar 2019, 15:50 -
Refuzimi i Cakajt/ Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Vendim kombëtar. Rama: U bashkove me qyqarët që përshëndesin Metën
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës , Edita Tahiri përshëndet vendimin dhe thekson se Cakaj ishte pro prekjes së kufijve të Kosovës. I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama. Rama thotë se Tahiri u bashkua me qyqarët që përshëndesin vendimin e Metës.
10 Janar 2019, 15:19 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45