-
Cakaj prezanton prioritetet për Kryesinë shqiptare të OSBE: Parandalimi dhe zgjidhje konfliktesh
Cakaj u fokusua tek përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë së OSBE në vitin 2020. Ai theksoi se rinia do të jetë prioritet ndër-dimensional i Kryesisë Shqiptare dhe do të ketë rol qëndror në angazhimet e saj. Ai tha se Shqipëria do të ofrojë një kryesi aktive, efektive dhe të fuqishme në OSBE në vitin 2020
11 Korrik 2019, 19:48 -
Qeveria shqiptare financim për funksionalizimin e Qendrës Kulturore në Bujanovc
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit në Serbi.
11 Korrik 2019, 08:54 -
Mbledhja e ministrave të Jashtëm të OSBE në Sllovaki, Cakaj: Shqipëria po përgatitet për kryesimin
Cakaj thotë se “Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar”.
10 Korrik 2019, 17:44 -
Shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, ka marrë mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
9 Korrik 2019, 16:02 -
Cakaj në Poznan: Samiti të japë mesazh për hapjen e negociatave
Duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të BE-së, mbështetëse të Procesit të Berlinit, Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
4 Korrik 2019, 21:01 -
Cakaj: SHBA, BE dhe OSBE dhe KiE njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për të folur për vendimin e një organizate rajonale e cila u shpërnda ditën e djeshme të cilën opozita e quajti si qëndrim i KiE ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
27 Qershor 2019, 15:46 -
Gent Cakaj takime në Bundestag, Gjermania pro hapjes së negociatave për Shqipërinë
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me parlamentarë gjermanë, në kuadër të një komunikimi intensiv me Bundestagun, sidomos me përfaqësues të grupeve politike dhe komisioneve parlamentare të angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian, zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.
15 Maj 2019, 08:49 -
Artur Zheji reagon pas padisë së vajzës së Linda Ramës me një aludim misterioz...
Artur Zheji ka reaguar pas padisë së vajzës së Linda Ramës, Rea Xhillari, në drejtim të tij dhe shtatë portaleve të tjera, të cilat kanë botuar një lajm sikur ajo bashkëjeton me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
24 Prill 2019, 20:05 -
Kërkesa e Holandës, Cakaj në Report Tv: Nuk do të ketë rikthim të vizave
Gent Cakaj garantoi qytetarët shqiptarë që të rrinë të qetë, pasi nuk do të ketë rikthim të vizave. Për ministrin e Jashtëm në detyrë vendimi ka ardhur si rrjedhojë e situatës politike aktuale në Holandë për shkak të zgjedhjeve, por KE do ta rrëzojë, pasi Shqipëria nuk ka cënuar asnjërin nga kushtet e liberalizimit, ndërsa rastin e cilësoi si të izoluar.
17 Prill 2019, 18:17 -
Cakaj në Varshavë: Më shumë mbështetje për të rinjtë, s'po kërkojmë të hyjmë nesër në BE
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit të shohin me më shumë vëmendje sfidat e të rinjve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
12 Prill 2019, 11:00 -
Ministri Cakaj në Uashington, nis takimet dypalëshe me zyrtarë të lartë amerikanë
Gent Cakaj nis vizitën e tij në SHBA ku ndodhet për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një serë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë të tij nga vendet aleate.
3 Prill 2019, 09:49 -
Gent Cakaj merr mbështetjen e ministrit çek: BE të mbajë premtimin për çeljen e negociatave
Ministri i Jashtëm çek i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të çelë negociatat me Shqipërinë. Gjatë takimit që pati me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, Tomas Petricek u shpreh se shpreson për një vendim pozitiv në qershor.
15 Mars 2019, 14:57 -
Cakaj takohet me Zaev dhe Dimitrov: Mbledhje ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut këtë vit
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvilloi sot një takim me Kryeministrin Zoran Zaev. Biseda u përqendrua në Marrëveshjen e Prespës dhe Miratimin e Ligjit të Gjuhëve si arritje historike të cilat e orientojnë vendin drejt qëllimeve strategjike për evropianizim tërësor, në paqe, siguri e prosperitet.
27 Shkurt 2019, 14:23 -
Mogherini takon Cakajn: Periudhë kyçe për integrimin, tregoni përgjegjshmëri politike
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. Ajo theksoi nevojën për pjekuri politike dhe përgjegjshmëri kombëtare në këtë periudhë kyçe të procesit të integrimit.
21 Shkurt 2019, 15:26 -
Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, takime në Washington me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë evropianë
Bisedat u fokusuan gjatë takimeve në çështje të integrimit evropian, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, kryesisë së ardhshme të OSBE-së dhe proceseve të bashkëpunimit rajonal.
8 Shkurt 2019, 12:00 -
Degjenerimi i fjalorit dhe fyerjet në Parlament, Spiropali: Falje qytetarëve, një shfaqje vulgu e opozitës politike
Ministrja e Shtetit per Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar këtë të enjte duke u kërkuar një ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptar për situatën e krijuar ditën e sotme në parlament e cila krahas debateve, mës palës së maxhorancës dhe opozitës u shoqërua e degradoi në një fjalor banal e plot fyerje.
31 Janar 2019, 17:55 -
Kuvendi/ Shumica rrëzon dekretin e Metës për Bahri Shaqirin në krye të KLSH
Maxhoranca ka rrëzuar për të dytë dekretin e Presidentit për kreun e KLSH-së me 77 vota kundër. Qeveria nuk ka votuar Bahri Shaqirin në këtë post, ndërsa ai është rrëzuar me hëret edhe në Komisionin e Ekonomisë.
31 Janar 2019, 17:17 -
Komision Hetimor për certifikatën e sigurisë së Cakajt, zbardhen emrat e antarëve
Pas kërkesës së presidentit Ilir Meta, ditën e sotme në Kuvend janë vendosur emrat që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për ministrin e Jashtëm të deleguar, Gent Cakaj. Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndërsa antarë janë: Ervin Salianji, Luan Rama dhe Xhema
31 Janar 2019, 16:57 -
Komision Hetimor për certifikatën e sigurisë së Cakajt, zbardhen emrat e antarëve
Çështjet që do të hetohen nga Komisioni janë: verifikimi i ligjshmërisë në pajisjen e Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK; roli i Këshillit të Ministrave në shkeljen e procedurave; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që e kanë lejuar të administrojë pa dokumentin e duhur.
31 Janar 2019, 16:19 -
Berisha-Reme Lalës: Kam respekt për babain tënd, ia ka bërë shpinën më të butë se barku Muharem Ramës (VD)
Lulzim Basha nuk iu përgjigj Reme Lalës kur kjo e fundit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kreu i PD i kishte kërkuar takim babait të saj që ta ndihmonte dhe të bashkëpunonin (Lexo këtu). Por ishte ish-kryeministri
31 Janar 2019, 14:44 -
Rama për Bashën: Artisti do qofte te daja, mblidhni rripat në qershor, i keni të humbura zgjedhjet
"Lulzim, ti e di që ne komunikojmë edhe pse bën sikur nuk komunikojmë, por duhet të dish se qofte te daja nuk ka. Artist, mblidhi rripat në qershor, i keni të humbura zgjedhjet. Unë ta kam thënë si fitohen zgjedhjet", iu drejtua Rama, Bashës, gjatë replikave të forta me ish-kryeministrin Sali Berisha.
31 Janar 2019, 14:19 -
Pas fjalimit të Bashës, opozita largohet nga salla e Kuvendit
Pas debateve të forta Rama-Berisha dhe fjalimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, opozita ka lënë sallën e Kuvendit. Njëherazi deputetët e PD dhe LSI lanë karriget duke braktisur seancën. Nuk munguan momentet e tensionit dhe debatet e forta maxhorancë-opozitë, ku më fortat spikatën ato mes kryeminsitrit Edi Rama dhe paraardhësit t&e
31 Janar 2019, 14:15 -
Rama-Berishës: Dhe leje për 15 HEC-e, iu fshihesh tropojanëve si skuth
Kryeministri Edi Rama foli në Kuvend edhe për 15 HEC-et e miratuara nga qeveria e kaluar me firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama iu drejtua Berishës se po iu fshihet si skuth tropojanëve. Kreu i qeverisë tha se ai ia doli të anulojë 13 nga 15 HEC-et e Berishës. "Ti e shkatërrove Valbonën, që tani fshihesh si skuth dhe nuk ke guxim t’u
31 Janar 2019, 13:22 -
Debate të ashpra në Kuvend/ Rama: Familjes time i ha ato që nuk thuhen. Berisha: Je fundërrinë (VIDEO)
Përplasje të forta në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe parardhësit të tij Sali Berisha. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere në një bankë private në vend, por Rama e mohoi një gjë të tillë. Berisha insistoi duke pretenduar aksione në offshore. Në këtë pikë debati arriti pikun dhe Rama iu drejtua Berishës me fjalë të rënda duke i thenë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen...
31 Janar 2019, 13:09 -
Rama tha se nuk shkon në SHBA, Berisha: I kam ndërprerë udhëtimet edhe pse marr ftesa
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Edi Ramës i cili tha se ai nuk shkonte dot më drejt SHBA-ve (Lexo këtu), deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka nd&eu
31 Janar 2019, 13:04 -
Rama pyet Berishën: A e kalon dot Oqeanin drejt SHBA? Unë sot kam komunikim 'live' me Shtëpinë e Bardhë
Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Ai ngacmoi Berishën duke e pyetur se a e kalon dot Oqeanin drejt SHBA-së.
31 Janar 2019, 12:52 -
Basha-Ramës: Hapni rrugën për një qeveri kalimatare ndryshe do të të shkulin nga ajo karrike
Pas fjalës së deputetes Reme Lala fjalën për replikë e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha duke zgjedhur që ti drejtohet vetë kryeministri Edi Rama, tashmë të pranishëm në sallë. Në fjalën e tij Basha tha se: “Teatër i shëmtuar ky që sapo pamë. Thjesht kërkohet një
31 Janar 2019, 12:38 -
Reme Lala-Bashës: Ke kërkuar takim me Ymer Lalën për të bashkëpunuar, do t'i them të gjitha (VIDEO)
Nga foltorja e Kuvendit, Reme Lala tha se kreu i opozitës ka takuar dhe i ka kërkuar disa herë bashkëpunim Ymer Lalës. Më herët Basha akuzoi Ymer Lalën se ka blerë votat në Dibër.
31 Janar 2019, 12:34 -
Kryemadhi sulmon Anila Denajn: Ministre prej lidhjeve me Ramën, do isha krenare të bëhej Balla
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu drejtua Taulant Ballës se do ishte krenare nëse Rama do ta kishte bërë atë ministër. Njëherazi ajo akuzoi Anila Denajn se u bë ministre e Ekonomisë dhe Financave prej lidhjeve familjare me kryeministrin.
31 Janar 2019, 12:01 -
‘Ulu more aty, mos më çaj tr*pin, skizofren’, Vasili lëshon gojën ndaj Ulsi Manjës (VIDEO)
Debati mes kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit dhe deputetit të PS-së, Ulsi Manja ka nisur me arsyetimin e përdoruar rëndom: Pse më sheh?. Më pas, Vasili nuk e ka përmbajtur më veten duke e degjeneruar fjalorin.
31 Janar 2019, 11:18