-
Vettingu në polici/ Zv. ministri i Brendshëm: Efektivët që do shkarkohen nga vettingu, do përballen me drejtësinë
Të gjithë efektivët e policisë që do të shkarkohen në sajë të procesit të vettingut, lidhur me kriterin e pasurisë apo për pastërtinë e figurës, duhen të përballen sipas ligjit. Sipas zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, apo SHÇBA duhet të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata punonjës policie që preken në këto dy kritere.
17 Shtator 2019, 13:45 -
'Censusi' për blutë! Report Tv zbardh pyetjet! Policia: Të dhënat do vlejnë për rritjen e pagave
Prej 17 korrikut të vitit 2019 në e-mailet e policëve në të gjithë vendin është shpërndarë urdhri i drejtorit të policisë ku uniformave blu u kërkohet vetë-deklarim për kushtet ekonomike. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një kopje të formularit modeli 2, i cili është ky që shihni në pamje.
9 Gusht 2019, 10:16 -
Seancat për Vetting-un në polici nisin në gusht, Hodaj për Report Tv: Kush ikën s’kthehet më
Seancat për Vetingun në Policisë e Shtetit pritet të nisë në fillim të muajit Gusht, e ndërsa kush shkarkohet nga ky proces, nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer sërisht në polici. Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj sqaron për Report Tv se për ata oficerë që kanë integritet dhe justifikojnnë pasurinë, por nuk kanë profesionalizmin e duhur, nuk do të largohen policia por do të marrin trajnim në Akademinë e Sigurisë.
10 Korrik 2019, 15:26 -
Në fund të korrikut Ardi Veliu në vetting! Kush është gruaja në krye të Komisionit të Vlerësimit
Vettingu në Policinë e Shtetit pritet të nis seancën e parë publike me drejtuesin Ardi Veliu në fund të korrikut. Burime për ReportTv nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit bënë me dije për ReportTv se seancat do të zhvillohen në sallën e Pallatit të Kongreseve në të njëjtën sallë ku dalin gjyqtar e prokurorë. Ndërsa në krye të 5 grupeve të vlerësimit të trupës policore është vendosur ekonomistja Ana Kapaj.
6 Korrik 2019, 10:47 -
Nis vettingu për 45 drejtuesit e parë të policisë, komisioni merr dosjet
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.
30 Maj 2019, 09:19 -
Vettingu në Polici/ Kuvendi 'rrëzon' Metën, Lleshaj: Ligji i njëjtë në thelb, ndryshime të vogla
Me 79 vota pro dhe 11 kundër, parlamenti ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Vetting-ut në Polici. Deputetët kanë votuar në seancën e sotme plenare, që të qëndrojë në fuqi ligji i ndryshuar nga ministri i Brendshëm i Sandër Lleshaj.
16 Maj 2019, 14:36 -
'Siguria rrëzon Metën', Vasili: U zhbë Vettingu në polici me argumente idiote, pse heshtin ndërkombëtarët?
Komisioni i Sigurisë Kombëtare e rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për vettingun në polici. Ky vendim i marrë mesditën e sotme, për numrin dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është tregues që Vettingu në Polici është i kapur nga politika.
6 Maj 2019, 17:27 -
Vettingun në polici/ 'Siguria' rrëzon Metën, Lleshaj: Dekreti paragjykoi Ministrinë e Brendshme
Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për Vettingun në Polici. I pranishëm në këtë Komision, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar Vettingu nuk është një gjë që është me kohë të përcaktuar, por një aksion që do të vazhdojë dhe do të shtrihet në kohë.
6 Maj 2019, 12:11 -
Meta rrëzon Lleshajn, kthen ligjin e vettingut në polici: Qeveria kërkon që të kontrollojë procesin
Ndryshimet e Sandër Lleshajt në ligjin e vettingut në polici, nuk janë pranuar nga Ilir Meta. Presidenti riktheu sot ligjin për shqyrtim, duke mbështetur variantin e parë të ligjit, të bërë nga Fatmir Xhafajt. Ndryshimet, sipas Presidentit, synojnë kontrollin qeveritar në proces, dhe mbajtjen e policëve nën presion. "Qeveria po tenton të kontrollojë procesin me SHCBA-në. S’ka afat mbylljeje, kështu vihen nën presion policët"
19 Prill 2019, 14:25 -
Vettingu në polici, Lleshaj kërkon shtyrje të afatit, Ndreu: Garda duhet të përjashtohet!
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar sot në Komisionin e Sigurisë shtyrjen e afatit të vettingut në polici. Sipas ligjit aktual, Vettingu në Policinë e Shtetit duhet të përfundojë në mars të vitit 2020.
25 Mars 2019, 12:32 -
Bollino: Nëse Policia fsheh, njerëzit besojnë edhe Berishën (që edhe mbi Kavajën genjeu)
Edhe mbi përpjekjen e pretenduar për të fshehur skandalin e dhunës mbi një vajzë në Kavajë nga ana e policisë dhe prokurorisë, Berisha gënjen, siç mund të verifikohet lehtësisht nga dokumentat. Por në rast se një pjesë e opinionit publik nis t’i besojë, këtu ka probleme. Në rastin specifik problemi ka të bëjë me imazhin e Policisë, thelbin e punës së saj dhe rrugën e ndjekur në marrëdhëniet me mediat.
6 Shkurt 2019, 20:40 -
Nisma e Xhafajt për Vetting në Polici, Sandër Lleshaj e konfirmon procesin në takimin me Sobotka-n
Në takimin që zhvilloi sot me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, Ministri i Brendshëm konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme
27 Nëntor 2018, 22:59 -
Vettingu në Polici, opozita mungon në mbledhjen e nënkomisionit, Ndreu: Bojkot absurd
Merr udhë nisja e Vettingut në Policinë e Shtetit. Sot është zhvilluar mbledhja konstituese e nënkomisionit. Opozita nuk ka qenë e pranishme, ndërsa nuk ka dorëzuar as tre emrat për përbërjen e këtij nënkomisioni.
21 Shtator 2018, 11:58 -
Starton Vettingu në Polici, përzgjidhen 30 komisionerët, javën e ardhshme bëhet prezantimi
Përfundon faza e përzgjedhjes së 30 anëtarëve të Komisionit të Vettingut në Policinë e Shtetit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se prej dy ditësh janë listuar emrat e 30 komisionerëve që do kalojnë në sitë uniformat blu.
21 Korrik 2018, 12:49 -
Berisha ndalon marshimin e protestës dhe flet me policët: Të bëjë vetting ministri/VD
Sali Berisha i ka pyetur efektivët e policisë nese ëshntë e drejtë që ato ti nënshtrohen procesit të vetting-ut ndërsa ministri i tyre jo. Më pas para se të largohej, Berisha i ka siguruar policët që nuk do të kishte asnjë shqetësim.
26 Maj 2018, 13:08 -
Vettingu në Polici ende s’ka nisur, pritet Komisioni i Jashtëm
Vettingu në Polici pritet të nisë në muajin qershor. Pavarëisht se janë dorëzuar formularët, Ministria e Brendshme bën me dije se procesi do të nisë pasi të ngrihet Komisioni i Jashtëm i vlerësimit që do kalojë në Veting 300 drejtuesit
23 Maj 2018, 16:08 -
Shifrat zyrtare të Vettingut, 220 policë u dorëhoqën, dorëzuan formularët 98%
Ministria e Brendshme bën me dije se të gjithë këta punonjës prej datës 8 maj nuk janë më pjesë e policisë së Shtetit. Sipas shifrave zyrtare 98% e policëve kanë dorëzuar formularët e Vettingut dhe tashmë do t'i nënshtrohen kontrollit.
10 Maj 2018, 14:51 -
Vettingu në Polici, japin dorëheqje 500 efektivë, i shpëtojnë verifikimit
Burime nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit thonë për Report Tv se 500 punonjës policie nuk do dorëzojnë formularët, nisur nga një nen i ligjit të Vettingut, për të dhënë dorëheqje dhe për rrjedhojë Vettingu për ta ndërpritet.
1 Maj 2018, 12:58 -
Xhafaj paralajmëron nga Korça: Së shpejti, rezultate konkrete në luftën kundër krimit
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar si një proces mjaft të domosdoshëm Vettingun në radhët e policisë, ndërsa ka paralajmëruar rezultate konkrete në vijim në luftën kundër krimit e korrupsionit.
30 Prill 2018, 21:38 -
Vettingu në polici, Ministria e Brendshme: Afati i fundit i formularit të deklarimit deri me 7 maj
Ministria e Brendshme ka nxjerrë njoftimin për procesin e rivlerësimit të policisë Së shtetit,në lidhje me afatin e fundit të dorzimit të formularit të vetëdeklarimit vettingut në polici. Afati i fundit i formularit të vetëdeklarimit do të jetë data
28 Prill 2018, 19:30