-
Prokuroria kërkoi 21 vite burg, Çekaj: E dekonspiruan operacionin dhe njoftuan trafikantët e vërtetë
Arbër Cekaj për të cilin prokuroria kërkoi 21 vite burg në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.
20 Nëntor 2019, 11:59 -
Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn! Si u ngarkua 613 kg kokainë në servis në Kolumbi dhe dy bisedat që e gozhdojnë (Dokumenti)
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar ekskluzivisht dosjen me provat e prokurorisë që gozhdojnë Çekajn në akuzën e trafikut të drogës. Prokurori i dosjes Edvin Kondili gjatë leximit të pretencës akuzoi se Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.
20 Nëntor 2019, 11:00 -
613 kg kokainë në kontenier/ Mungojnë avokatët, shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekajn (VIDEO)
Mungesa e avokatëve është bërë shkak për shtyrjen e pretencës për Arbër Çekajn, dhe dy të arrestuarit e tjerë në këtë proces Armando Pezaku, shoferi trajlerit që çoi kontenierët me banane nga porti në Maminas si dhe menaxheri i ‘Arbër gardën” Donaldo Lushaj.
29 Tetor 2019, 10:35 -
Gjykata e Krimeve të Rënda pranon gjykim të shkurtuar për Arbër Çekajn/ Avokati- gjyqtarëve: Të mos përdoret mbiemri Kuliçaj
Me gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitojë uljen me 1/3 ka nisur procesi ndaj Arbër Cekajt pronarit të kompanisë së bananeve Arbër Garden në të cilën u gjetën 613 kg kokainë. Ndërsa ndër kërkesat e Çekajt për gjykatën ishte dhe përdorimi i vetëm një mbiemri atë Çekaj dhe jo Kuliçaj siç gjykata kishte vepruar deri më tani.
30 Shtator 2019, 11:00 -
Policia shpërndan videon e ekstradimit nga Gjermania të Arbër Çekajt
Policia e Shtetit ka sjellë një video të momentit kur Arbër Cekaj mbërrin në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, i shoqëruar nga forcat policore.Ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol wiesbaden, Gjermani.Çekaj ishte shpallur nga
19 Shtator 2019, 15:56 -
Nga Gjermania në Tiranë, momenti kur Arbër Çekaj mbërrin te Burgu 313 (VIDEO)
19 Shtator 2019, 14:03 -
Merret vendimi i rëndësishëm në Gjermani për Arbër Çekajn, pronari i kontenierit me 613 kg kokainë
Shkalla e parë e një gjykate gjermane i ka dhënë OK ekstradimit, por ky vendim nuk bën që Çekaj, i arrestuar në Gjermani, të vijë drejt vendit tonë. Kjo, pasi ♀8ekaj e ka apeluar vendimin.
23 Gusht 2019, 17:07 -
Ngec gjyqi për Arbër Çekajn e 613 kg kokainë, njoftimi dhe pushimet e shtyjnë për në shtator
Seanca e radhës u shty për më 16 shtator për shkak të pushimeve të gjykatës në muajin gusht. Çekaj është marrë i pandehur për trafik ndërkombëtar droge pas sekuestrimit të 613 kg kokainë që u gjet në kontenierët me banane të firmës së tij "Arbri Garden".
29 Korrik 2019, 13:46 -
Kokaina e Maminasit/ Dështon sërish procesi, avokati Haxhiaj: Do shihni surpriza, droga jo e Çekajt
Krimet e Rënda për herë të dytë nuk kanë mundur të hapin dot procesin për Arbër Cekajn, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun të arrestuar për 613 kg kokainë të sekuestruar në Durrës.
14 Qershor 2019, 15:28 -
U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë...por kandidati për SPAK kalon vettingun
Ai është kandidat për SPAK-un, ndërsa është i njohur edhe si prokurori i dosjes së kokainës së Maminasit, teksa seanca e sotme që ishte edhe e para te Krimet e Rënda u shty për këtë shkak, pasi Kondili ishte 'ankthin' e vettingut.
7 Qershor 2019, 14:11 -
Prokurori nën në 'ankthin' e vettingut, shtyhet seanca e parë për dosjen e 613 kg kokainë
Seanca është shtyrë, pasi prokurori që po heton dosjen Edvin Kondili, i cili është kandidat edhe për në SPAK, dje doli para vettingut ndërsa sot pret përgjigjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse do ta kalojë apo jo.
7 Qershor 2019, 12:31 -
613 kg kokainë, Arbër Çekaj mohon akuzat përpara autoriteteve gjermane: S'kam lidhje me drogën
Arbër Çekaj, pronar i "Arbri Garden", kompania që porositi konteinerët e bananeve nga Kolumbia në Maminas, ku u gjetën 613 kg kokainë, para autoriteteve gjermane mohon akuzat për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
7 Shtator 2018, 15:48 -
613 kg kokainë, misteri i kompanisë që hapi babai i Arbër Çekajt 21 ditë pasi u zbulua kokaina
Babai i Arbër Çekajt , Selim Çekaj ka hapur të njëjtin biznes me të njëjtin aktivitet si i biri vetëm 21 ditë pas kapjes së 613 kg drogë nw kamionin me banane. Për hapjen e këtij aktiviteti ka filluar hetimi ndaj task-forcave.
13 Korrik 2018, 11:35 -
613 kg kokainë në Durrës/ Sekuestrohen llogaritë bankare të kompanive të Arbër Çekajt
Sekuestrohen llogaritë bankare të 'Arbri Garden' dhe 'Ecoalmax' shpk, në pronësi të Arbër Çekajt. Sekuestrimi i llogarive me vlerë 38 mijë $ dhe 10 milionë lekë vjen pasi dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal në trafikun e drogës.
12 Korrik 2018, 20:40 -
Lëkundet kauza/ PD tërhiqet nga komisioni ‘Tahiri’, frikë nga hetimet
Demokratët nuk mbledhin komisionin hetimor prej 3 javësh, PS dërgon vetë 8 kërkesat për informacion, përfshihet edhe shkresa për kapjen e 623 kg kokainë. PD është tërhequr në mënyrë të befasishme nga ky komision.
24 Maj 2018, 07:17 -
PD e lidhur me 613 kg kokainë? Vjen reagimi i parë nga selia blu, Strazimiri: Ja kujt i përket droga
Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas akuzës së fortë të kryeministrit Edi Rama dhe PS se zyrtarët më të lartë të PD janë të lidhur me 613 kg kokainë të kapur në Maminas më 28 shkurt të këtij viti.
22 Maj 2018, 14:38 -
Pas akuzës bombë të Ramës për 613 kg kokainë, Balla paralajmëron PD: Prisni ditët në vijim
Një ditë pas akuzës bombë të kryeministrit Edi Rama se pas 613 kg kokainë t kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të dalin detaje të reja.
22 Maj 2018, 12:47 -
613 kg kokainë, Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania
Ekstradimi Cekaj do të vendoset nga Gjykata e Dysseldorfit. Çekaj u arrestua javën e kaluar si person i dyshuar për trafikun e sasisë rekord të kokainës të kapur në 28 shkurt në kapanonet e Arbri-Garden në Maminas.
11 Maj 2018, 13:47 -
Telefonata drejt familjes që zbuloi vendin ku fshihej Arbër Çekaj në Gjermani
Vendndodhja e Arbër Çekajt në Gjermani u zbulua pas një telefonate që ai i bëri familjes së tij këtu në Tiranë. Burime të Report TV nga Interpoli thanë se ranë në gjurmë të Çekajt 20 ditë më parë. Çekaj telefonoi familjen përmes rrjeteve sociale.
6 Maj 2018, 15:04 -
Rasti i 613 kg kokaine dhe skema e “garantit” përmes Prokurorisë
Në “qesëndinë” e opozitarëve, që kanë filluar ta quajnë rastin e Maminasit dhe vetë Çekajn një “peshk i vogël”, me sa duket, i arrestuari tjetër në Spanjë me një ton, i ka hutuar. Dhe s’kanë faj, se u duket “sypeshkaqen”.
5 Maj 2018, 11:56 -
Kokaina, media gjermane korrigjon intervistën, Rama: Ja media jo kazan
Media gjermane ‘Die WELT’ ka korrigjuar pjesën e intervistës me kryeministrin Edi Rama, ku ai fliste për 613 kg kokainë në Durrës. Rama ka postuar lajmin e korrigjuar, duke thënë se ja ç'ndodh kur media nuk është kazan.
29 Mars 2018, 14:56 -
Skema/ 613 kg kokainë e fshehur në dysheme, si u zbulua me trapan
E vendosur me 7 ndarje të veçanta duke nisur nga 107 pako sasia më e madhe dhe deri tek më e vogla 46 pako me kodet KE, 020 CR77 ishte kamufluar kokaina e mbërritur nga Kolumbia në Durrës. Report Tv ka siguruar dosjen e kokainës
21 Mars 2018, 13:30