-
Zgjedhjet, del lista paraprake e votuesve, hiqen të dënuarit dhe personat mbi 100-vjeç
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u ka kërkuar të gjitha Zyrave të Gjendjes Civile të gjenerojnë ekstraktin elektronik të përbërësve zgjedhorë, në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të cilët mbushin moshën 18 vjeç deri më datën 30 Qershor 2019.
3 Dhjetor 2018, 15:04 -
Lëvizja për Shpëtimin e PD, Elezi: Basha të largohet, procesi për zgjedhjet në rrethe, farsë
Ibsen Elezi, një nga ish-drejtuesit lokalë të PD në Kukës, e sheh të zymtë situatën në PD, nëse në krye do të vazhdojë të jetë Lulzim Basha. Elezi ka thënë se Basha duhet të largohet, ose rezultati në zgjedhjet e vitit 2019 do të jetë sërish në disfavor të demokratëve. Elezi foli edhe për misionin e Lëvizjes për Shpëtimin e PD dhe procesin zgjedhor në rrethe, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD.
24 Nëntor 2018, 16:50 -
Unaza e Re/ Veliaj: 7 familjet e para janë paraqitur për bonusin, pres fitore spektakolare pa kapsolla
Ai u bëri thirrjeve qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste edhe për Këshillin Bashkiak për të mos e kthyer bashkinë ne minitepësira. Duke komentuar protestën e banorëve të Unazës së Re, Veliaj tha se PS mund të fitojë pa asnjë kapsollë duke punuar dhe respektuar kundërshtarin.
24 Nëntor 2018, 11:30 -
Paketa Antishpifje, Borchardt: Duhet të bëhet, edhe OSBE ka qenë viktimë e sulmeve, jo gazetari copy/paste
Borchardt kërkoi që palët të nxitojnë për Reformën Zgjedhore, pasi koha po ecën dhe disa aspekte kërkojë kohë. Ai e cilësoi si keqardhje faktin që PD nuk ka dërguar emrat e dy anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
21 Nëntor 2018, 10:42 -
Zgjedhjet lokale, kryetari i KQZ thirrje partive: Bëni transparente financimet
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë transparente financimet për zgjedhjet lokale të 2019 që do të zhvillohen në datë 30 qershor.
20 Nëntor 2018, 12:20 -
Taulant Balla takim me Sekretarin gjerman Stefan Mayer: Reforma në drejtësi po ecën me ritmet e duhura
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëron në Gjermani zhvilloi një takim mjaft të rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit, Stefan Mayer, në Ministrinë e Brendshme.
20 Nëntor 2018, 11:16 -
Mblidhet KQZ për organizimin e zgjedhjeve 2019, miratohet plani orientues, opozita mungon
Me dekretimin nga ana e Presidentit të vendit, Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në qershorin e ardhshëm, KQZ ka bërë mbledhjen. Me mungesë të 2 anëtarëve të opozitës KQZ miratoi planin për mbarëvajtjen e Zgjedhjeve Vendore të vitit 2019.
19 Nëntor 2018, 16:52 -
Zgjedhjet lokale/ Kryemadhi nga Dibra: Do të publikojmë me zë dhe figurë se si tjetërsohen votat
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në Dibër ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota nga drejtues të PS-së në rrethe të ndryshme të vendit.
15 Nëntor 2018, 18:41 -
Komandimi i Lleshit/ Ndreu në ’45 minuta’: Rama, një hap para në shah, ka drejtorin e SHISH dhe ministrin, Meta bëri autogol
Anëtari i Komisionit të Sigurisë dhe deputet i PS, Pjerin Ndreu tha se presidenti nuk e mori dot përsipër rriskun që t’a linte vendin pa drejtuesë të dy institucioneve më të rëndësishme në vend, atë të Helidon Bendos në krye të SHISH dhe Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ndreu ishte i ftuari i sotëm në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga.
6 Nëntor 2018, 17:06 -
Presidenti vendos datën kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale të 2019
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve pak ditë pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare të partive më të mëdha në vend. Në zgjedhjet lokale të 2019-ës, në 61 bashkitë e vendit qytetarët do të zgjedhin kryetarin që do të qeverisë zonën e tyre për katër vitet e ardhshme dhe këshilltarët bashkiakë.
5 Nëntor 2018, 12:32 -
Zgjedhjet lokale 2019, Balla zbulon datën: Dy të dielat e fundit të qershorit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar ditën e sotme pas takimit që pati me Presidentin Meta, se dy datat më të mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Balla tha se dy datat janë dy të dielat e fundit të qershorit 2019, që janë 23 dhe 30 qershor.
31 Tetor 2018, 11:40 -
Protesta/ Rama: 50 figurantë u mblodhën për një xhirim të Kinoshqupit. Në qershor, qielli i Kukësit do marrë ngjyrën e Rilindjes!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tubimin që është organizuar ditën e djeshme në Kukës, ku kryeministri zhvilloi një vizitë dy-ditore në të gjithë qarkun.
31 Tetor 2018, 11:25 -
Meta nis bisedimet me palët, zgjedhjet lokale 2019 në 23 ose 30 qershor
Një nga dy të dielat e fundit të qershorit 2018, do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale. Presidenti Meta u konsultua sot me palët politike. PS thotë se zgjedhjet nuk duhet të jenë afër sezonit turistik, PD nuk komenton, ndërsa LSI kërkon garanci për largimin e bandave nga ndikimi në zgjedhje.
31 Tetor 2018, 11:00 -
Zgjedhjet lokale, Nard Ndoka në ’45 minuta’: Me këtë klimë opozita shkon drejt bojkotit, ja kushtet tona
I ftuar në emisionin ’45 minuta’ ishte anëtari i Komisionit Zgjedhor, Nard Ndoka.Ndoka është shprehur se me klimën në të cilën ndodhet vendi opozita mund të mos futet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi nuk ka siguri për zgjedhje të lira.
2 Tetor 2018, 18:08 -
Kthesë e Bashës, paralajmëroi bojkot por nis përgatitjet për zgjedhjet, cakton grupet e punës (Emrat)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lënë të hapur si opsion bojkotimin e zgjedhjeve vendore nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës gjatë diskutimeve për reformën zgjedhore, ndërsa në skenë tashmë është edhe vettingu në politikë.
27 Shtator 2018, 02:05 -
Kukës, Balla: Keqqeverisja e Bashkisë, model i Lulzim Bashës, ta ndryshojmë vitin e ardhshëm
Balla deklaroi se keq qeverisja e bashkisë së Kukësit është model i Lulzim Bashës. Balla tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshm do t'i japim mundësinë Kukësit të drejtohet në Drejtimin e Duhur.
22 Shtator 2018, 16:19 -
Vetting-u në politikë, analisti Roland Lami: Opozita e ka “kalë beteje”, e gjitha është lojë mes partive
Vettingu në politikë, për analistin Roland Lami është një lojë mes partive politike. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Lami ka theksuar se opozita po kërkon ta kthejë Vettingun në politikë në kauzën kryesore të fushatës për zgjedhjet lokale.
12 Shtator 2018, 19:33 -
Intervista, Fatos Klosi: Pse aleanca PD-LSI do dështojë në 2019
Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, vlerësoi si shumë të rëndësishëm Vetingun në politikën shqiptare, por shton se një Veting i tillë nuk do të kishte kuptim pa verifikimin e pasurisë së familjarëve të politikanëve.
12 Shtator 2018, 07:14 -
Situata politike, Elisa Spiropali për 'Report Tv': Opozita kërkon të bojkotojë zgjedhjet lokale
Nënkryetarja e Grupit të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi temat më të nxehta të kohëve të fundit: bojkoti i Kuvendit nga opozita, emrat e rinj të kryebashkiakëve dhe emërimet në Asamblenë Socialiste.
7 Shtator 2018, 19:49 -
Zgjedhjet lokale në Suedi, në garë shqiptarja/ Ervisa Dani: Fokusi tek emigrantët, t’ju ruajmë gjuhën e nënës
Në një lidhje skype për Report Tv, shqiptarja që jeton në Suedi Ervisa Dani ka dhënë detaje mbi kandidimin e saj në këto zgjedhje, dhe programin e partisë për të cilën ajo garon.
7 Shtator 2018, 14:30 -
Basha i tregon vijën e kuqe dhe paralajmëron Ramën: S’ka më pakte, në zgjedhje me LSI-në
Kryetari i PD, Lulzim Basha doli sot para medieve në një bashkëbisedim me gazetarët për të dhënë ‘lajmet e verës’ sikur tha ai, ndërsa vendosi piketat për aksionin opozitar në vitin zgjedhor.
31 Gusht 2018, 12:41