-
Sveçla zbulon një tjetër provë: Në vendin e sulmit në Banjskë gjetëm dokumentin personal dhe makinën e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiç
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me agresionin që ka ndodhur nga ana e grupit kriminal serbë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ai tha se në vendin ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës para dy javësh kishin gjetur dokumentin personal dhe makinën e Milorad Jevtiç, ku sipas Sveçlas, ai njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç
8 Tetor 2023, 17:56 -
Brnabiç: Nuk do të ketë sanksione për Serbinë, Vuçiç i ka bindur liderët e BE-së
Ana Brnabiç, Kryeministrja e Serbisë në një intervistë për mediat spanjolle pas daljes në kuadër të zhvillimeve të samiti të BE-së në Spanjë. Kreu i Këshillit të Ministrave serb tha se Bashkimi Europian nuk do të vendos sanksione ndaj Serbisë për sulmin e kryer në 24 Shtator në Veri të Kosovës
6 Tetor 2023, 15:45 -
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës
5 Tetor 2023, 18:52 -
Vuçiç: Dëshmitë për ngjarjet në Banjskë do dalin 'brenda 24 orëve'
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se “brenda 24 orëve” ai do t'i paraqesë publikut “provat dhe tregimet e dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes” gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës
1 Tetor 2023, 18:18 -
Sveçla për “The Guardian”: Terroristët erdhën nga Serbia, financohen dhe pajisen nga ushtria serbe
Në një intervistë për tabloidin 'The Guardian', Ministri i Brenshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se grupi terrorist kishte ardhur nga Serbia, të cilët janë financuar dhe pajisur nga policia serbe. Ai gjithashtu tha se një pjesë e armëve ishin marrë nga magazinat e ushtrisë dhe u janë dorëzuar terroristëve për t'i dërguar në Kosovë të ardhura nga Serbia.
28 Shtator 2023, 10:30 -
‘Mezi pres të takoj Xi Jinping’, Vuçiç: Mirënjohës Kinës për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se ka pasur një takim të shkëlqyer me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës, sekretarin e Sekretariatit dhe kreun e Komisionit për Çështje Politike dhe Juridike të Komitetit Qendror, Chen Wencing. Ai tha se mezi po priste të takonte Presidentin e Kinës, Xi Jinping
27 Shtator 2023, 14:52 -
Rashiç për sulmin në Banjskë: Ka vepruar një formacion paraushtarak, Vuçiç po manipulon
Pas ngjarjes së djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga grupet terroriste serbe, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, tha se mbrëmja e djeshme ka qen&eu
25 Shtator 2023, 12:52 -
Vrasja e policit në veri, Vuçiç takon ambasadorin rus: Në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti
Mes tensioneve në veri të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Vuçiç i ka bërë me dije ambasadorit rus, se në Kosovë dhe Metohi po kryhen spastrime etnike brutale të organizuara nga Albin Kurti.
25 Shtator 2023, 11:15 -
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka akuzuar vendet e Perëndimit se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke “i mohuar të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”
21 Shtator 2023, 20:46 -
Rusia publikon listën e vendeve mike për shkëmbime financiare! Pjesë edhe Serbia
Qeveria e Federatës së Rusisë ka miratuar një listë që përmban më shumë se 30 vende, të cilave do t’iu lejohet të bëjnë shkëmbime financiare me Kremlinin. Në këtë listë gjendet edhe Serbia, e cila tradicionalisht është e pandarë në raport me Moskën
21 Shtator 2023, 20:12 -
A po i’a mbyll Kurti dyert emisarit evropian?
Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve me Serbinë është “plotësisht i arsyeshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike.
18 Shtator 2023, 19:14 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç kundër ndërkombëtarëve: Po të kisha thënë atë që tha Kurti, do më kishin varur
Pas takimit në Bruksel mes Kurtit-Borrell dhe Vuçiç, ky i fundit u shpreh kundër komunitetit ndërkombëtar duke pretenduar se po përdor dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd. Ai tha e po të kishte thënë atë që Kurti kishte deklaruar do ta kishin varur.
16 Shtator 2023, 09:47 -
Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi
Para takimit të 14 shtatorit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç vijnë porositë nga Gjermania. Raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë zhvillohet pas muajsh tensionesh të larta në veri të Kosovës.
12 Shtator 2023, 10:08 -
Bislimi: Pritet që BE-ja t'i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se ai po pret që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç e cila do zhvillohet më 14 shtator.
9 Shtator 2023, 15:40 -
Analistët skeptikë për takimin Kurti-Vuçiç: As këtë radhë nuk do të ketë diçka konkrete
Analisti politik, Arton Demhasaj tha se nuk pret që takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të prodhojë diçka konkrete për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
2 Shtator 2023, 15:24 -
Takimi Kurti-Vuçiç për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë
Takimi i nivelit të lartë midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator, duhet të zhvillohet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, kanë thënë të premten në Qeveri. Zgjidhje do të tentohet që t’u jepet edhe katër temave të tjera, për të cilat në Bashkimin Evropian patën kërkuar komente nga palët, në takimin e kryenegociatorëve më 19 korrik të këtij viti.
1 Shtator 2023, 22:35 -
Borrell: Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 14 shtator
Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet me 14 shtator, ka njoftuar në një konferencë për shtyp në Toledo, Spanjë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
31 Gusht 2023, 19:07 -
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për takimin me Vuçiç: Nuk e sjell dot Serbinë në anën tonë, serbët janë aleatë të Rusisë
Deputeti Ukrainas, Oleksiy Goncharenko, një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, i cili muaj më parë nisi një peticion me një kërkesë të qartë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar, ka reaguar pas takimit që presidenti i vendit të tij ka realizuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të martën në Athinë.
22 Gusht 2023, 12:38 -
Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiçin në Beograd: Nuk ndalim protestat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takoi sot përfaqësuesit e listës serbe për të folur lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Ata e kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri, raporton transmetuesi publik serb, RTS.
12 Qershor 2023, 16:20 -
Vuçiç: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar të martën se brenda dy ditëve Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë. Ai u tha gazetarëve në Abu Dhabi se ai "shpreson" që pas pesë deri në gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do të arrijnë në Forcat e Armatosura serbe.
21 Shkurt 2023, 14:32 -
Në kërkim të dashurisë por ‘e pengon’ Vuçiç, halli i madh i të riut kroat, nuk gjen dot të dashur
Media kroate Hronika ka treguar historinë e tij dhe ka shkruar se i riu, Borni është në kërkim të dashurisë, por diçka nga pamja e jashtme, ngjashmëria që ka me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, e pengon një gjë të tillë.
4 Shkurt 2023, 18:54