-
21 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për trafik droge! Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal! Shpërndanin kanabis në formën e çokollatës
Gazetari i Report TV, Sokol Dema ka zbardhur detaje të dosjes hetimore që çuan në finalizimin e operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, përkatësisht me prokurorinë e Firences dhe Eurojust, në kuadër të të cilës u lëshuan 21 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 14. Dosja
27 Qershor 2023, 12:50 -
Heroinë e kanabis nga Turqia e Siria, kokaina nga Shqipëria në BE! Vlera 2.7 mln euro! Mes 20 të arrestuarve 1 polic, 1 në kërkim! Droga vinte me kamiona
Prokuroria Posaçme, SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të BE ‘Europol’ dhe ‘Eurojust’, ka zhvilluar një operacion anti-drogë të shtrirë në disa qytete të vendit si dhe në Maqedoni të Veriut dhe Itali. Në total janë lëshuar 21 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe polici i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni i cili është korruptuar nga trafikantët e drogës.
27 Qershor 2023, 10:45 -
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet 1 kg kokainë në makinë! Droga kapte vlerën 100 mijë euro
Një shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kap me një kilogramë kokainë me vete. Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ishte me banim në Perugia, ai u ndalua nga Guardia di Finanzia për trafik droge.
26 Qershor 2023, 09:21 -
Mirditë, gjenden 1664 fidanë kanabisi të kultivuara në kubikë, arrestohen 2 persona
Rreth 1664 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Xhuxhë të Mirditës. Në pranga ka rënë Indrit Cara dhe Bashkim Hasani të cilët policia i akuzon si kultivues të kanabisit në “Bjeshkët e Xhuxhës”.
24 Qershor 2023, 10:32 -
Në hetim për trafik droge e korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Agjencisë doganore në Itali
Ish-drejtori i Agjencisë Doganore në Itali Marcello Minenna, këshilltar aktual mjedisor në Rajonin e Kalabrisë dhe ish-këshilltar i Bashkisë së Romës, u arrestua në kuadër të një hetimi nga prokuroria e Forlit dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’
22 Qershor 2023, 14:08 -
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, kapet 26-vjeçari në Tiranë! Do ekstradohet drejt Italisë (EMRI)
Një 26-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pë trafik droge dhe grup kriminal është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar drejt Italisë.
21 Qershor 2023, 12:29 -
100 kg kokainë nga Ekuadori u nis në Itali por u vodh, Ardian Sufaj dyshohet se organizonte trafikun nga Shqipëria! Agjenti i infiltruar shpëtoi pengun
Ardian Sufaj, 39 vjeçari i arrestuar në Shëngjin dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës nga Ekuadori në Itali dhe pjesë e saj ishin dhe shqiptarë të tjerë.
17 Qershor 2023, 16:04 -
Grupi i trafikantëve të drogës ‘xhironte’ më shumë se 250 milionë euro për 10 muaj, në pranga bosi shqiptar i mafias në Greqi
Një 52 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi pas një operacioni disa mujor në ndjekje të tij. Shqiptari dyshohet të jetë organizatori i një karteli të madh droge dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian si një nga personat që fitonte shuma marramendëse parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Holandë.
6 Qershor 2023, 16:44 -
Shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër lokale nate në Dhërmi, në pranga 3 të rinj! Një prej tyre 'gazetar' (EMRAT)
Tre të rinjtë, Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër ambientet festive të Dhërmiut.
6 Qershor 2023, 14:55 -
Shisnin kanabis, goditet grupi kriminal në Berat! Arrestohen 4 të rinjtë! U sekuestrohet droga dhe thika
Një grup kriminal i trafikut të drogës është vënë në pranga në saj të një operacioni dy mujor të arrirë nga policia. Bëhet fjalë për të rinjtë Jurgen Kollçakun, Gjergji Brahan, Kleo Dokon, Sherif Isajn.
5 Qershor 2023, 11:37 -
E pazakontë në burgun e Fierit, të dënuarit art në mur! I burgosuri për drogë ekspozitë në fasadën e qelisë! Shollo: Kaloj kohën
Angazhimi i të dënuarve në aktivitet krijues e ka kthyer burgun e Fierit në ekspozite arti. Të burgosurit që vuajnë dënimin atje kanë realizuar një sërë pikturash murale. Autori, një piktor i dënuar për kultivim narkotikësh tregon për Report Tv një pjesë të punës për realizimin e tyre
4 Qershor 2023, 16:11 -
Shpërndanin kokainë e ekstazi në Dhërmi e Himarë, në pranga 2 anglezët! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre, sekuestrohen sasi të mëdha parash
Jemi mësuar të shohim të anasjelltën por edhe anglezët kanë filluar të vijnë në Shqipëri si turistë për të shitur drogë në jug. Dy anglezët Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.
4 Qershor 2023, 14:04 -
I dënuar në Itali për trafik droge, SPAK konfiskon 700 mijë euro pasuri të Raul Zenunaj
Shteti i merr të dënuarit për drogë 2 njësi biznesi në Vlorë dhe një bodrum, që Zenunaj i kishte blerë në vitet 2012-2013, në vlerën 200 milionë milionë lekë të vjetra në total, dhe një apartament të blerë mbi 100 milionë lekë të vjetra po në Vlorë.
2 Qershor 2023, 12:27 -
I dënuar me 14 vjet burg për drogë, kapet 47-vjeçari në Shkodër! Pritet ekstradimi i tij i Italisë
Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës si i shpallur në kërkim për trafik droge nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Armand Danin (Isajin) banues në lagjen Gurrile në Shkodër i cili është i dënuar me 14 vjet burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
1 Qershor 2023, 11:31 -
U arrestua për trafik kokaine në Zvicër, pas tre vitesh shqiptari ‘thyen heshtjen’ dhe flet me emra për organizatën kriminale: Kërcënuan familjarët e mi
Një 27 vjeçar i arrestuar 3 vite më parë në Zvicër ku u kap duke shpërndarë kokainë, ka vendosur të thyejë heshtjen ditën e djeshme duke rrëfyer mbi personat të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës.
31 Maj 2023, 09:54 -
Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri
15 persona kanë rënë në pranga si pjesë e një operacioni antidrogë nga Guardia Di Finanzia në Itali. Bëhet fjalë për një klan të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, të llojit heroinë kokainë, hashash dhe marijuanë.
30 Maj 2023, 11:31 -
VIDEO/ Trafiku i drogës në det me shtatë ballë, autoritetet greke: Kanë tranzit bregdetin shqiptar, vijnë në Peloponez
Rrjetet e trafikut të drogës shkojnë aq larg sa postojnë video në rrjetet sociale, teksa transportojnë drogë, duke përdorur varka me fryrje që arrijnë shpejtësi të jashtëzakonshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat Trafikantët lëvizin nga Maroku në Spanjë dhe nga bregdeti i Shqipërisë në Peloponez dhe prej andej në Turqi.
27 Maj 2023, 15:05 -
Trafikuan 1 ton kanabis në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Një vit më parë u bllokua veliera me drogë dhe u prangosën 5 persona (VIDEO)
Një vit pas operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestrua një ton kanabis i cili ishte nisur drejt Italisë, ka rënë në pranga një prej personave që ishte ende në kërkim. Grigor Likaj, 34 vjeç, ishte i vetmi që i kishte shpëtuar arrestimit pas megaoperacionit që u zhvillua një vit më parë për ku u sekuestrua rreth 1 ton kanabis dhe 5 persona të tjerë ranë në pranga.
13 Maj 2023, 09:10 -
‘Goditet’ klani i drogës nga Amerika Latine, sekuestrohen 100 kg kokainë në portin e Selanikut! 9 të arrestuar, konfiskohen 100 mijë €
Nëntë persona kanë rënë në pranga si rezultat i kapjes së 100 kg kokainë në kontejnerin e portit të Selanikut. Droga vine nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në saj të një operacioni që u zhvillua në Divatë. Policia bllokoi 2 makina në të cilat 7 persona mbanin sasinë e madhe të kokainës
9 Maj 2023, 10:51 -
VIDEO/ Himarë, furnizonin turistët me kanabis, në pranga dy të rinjtë! Sekuestrohen 1500 doza
1500 doza kanabis gati për shitje janë sekuestruar në Himarë nga policia e Vlorës. “Blutë” e Vlorës kanë arrestuar Oltion Bodinakun dhe Lulo Hasanin të cilët shpërndanin u shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës turistëve
8 Maj 2023, 11:41 -
Kapet me 104 kg kanabis 48-vjeçari në Vlorë, i dënuar edhe më parë për drogë! Pakot i kishte fshehur në bagazhin e makinës luksoze (VIDEO)
Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis. Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”.
4 Maj 2023, 09:25 -
Prej vetëm 8 ditësh në Britani, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në një fermë kanabisi! I sekuestrohen mbi 28 mijë paund! I riu: Kam borxhe
Një adoleshent shqiptar është vënë në pranga pasi u zbulua se kujdesej i vetëm për një fermë të madhe kanabisi në Britaninë e Madhe. Mariglen Luka, 19-vjeç kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Brtianinë e Madhe ilegalisht. Ai do të vuajë dënimin me 20 muaj burg.
26 Prill 2023, 13:53 -
Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 8 vite e 8 muaj burg për Gentian Malindin
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Posaçme për trafikantin e drogës Gentian Malindin, që e la me 8 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
25 Prill 2023, 09:43 -
Trafikonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës dhe kultivonin kanabis, tre të arrestuar në Tiranë, dy në kërkim (VIDEO)
Tre persona në pranga dhe dy në kërkim ka qenë bilanci i arrirë nga goditja e një rasti për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të kufirit dhe një tjetër për kultivim kanabisi në Tiranë. Në banesën e një prej të arrestuarve, Erzen Prendit, u gjetën 9 emigrantë që do transportoheshin drejt kufirit me Malin e Zi
25 Prill 2023, 09:14 -
Tentuan të trafikonin heroinë dhe kokainë drejt Greqisë, në pranga shoferi dhe pasagjeri në Kapshticë! Ja ku e kishin fshehur
Mariglen Kristo dhe Dorjan Totoshi janë vënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikojnë droga të forta drejt Greqisë. Dy të rinjtë të miosdhave 36 dhe 29 vjeç janë vënë në pranga pas një kontrolli nga ana e policisë në Kapshticë ku u kapën rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.
23 Prill 2023, 16:19 -
Dyshohet se u kap me drogë në Stamboll, Presidenca e Kosovës për Valdrin Sahitit: S’kemi dhënë pasaportë diplomatike
Prej ditësh qarkulloi lajmi se Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit ku sipas mediave të Kosovës, u kap me lëndë narkotike. Thuhej se ai kishte përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar kufirin
16 Prill 2023, 18:16 -
'Kam nevojë për qumësht'/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 12 në pranga, 7 shqiptarë! Koka e grupit 47-vjeçari shqiptar
“A do më sillni 10 euro për ushqime?” “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”. Këto ishin pyetjet që zbuluan trafikantët e drogës në Itali, të cilët dorëzonin nëpër shtëpitë e klientëve doza me lëndë narkotike gjatë pandemisë.
14 Prill 2023, 11:52 -
Autoritetet spanjolle 20 urdhërarreste për klanin ‘Farruku’, kush është Kreshnik Farruku? Shqiptari me 10 emra dhe pronë 920 mijë € në Gjirin e Lalzit
Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më
12 Prill 2023, 13:40 -
EMRAT/ U kapën duke transportuar drogë, dënohen me burg 4 shqiptarët në Britaninë e Madhe! U zbulua një fermë kanabisi me vlerë 390 mijë paund
Katër shqiptare të arrestuar që në janar të këtij viti janë lënë në burg nga autoritetet britanike. Katër shqiptarët, Enio Kamberi 24 vjeç, Eriton Qato 28 vjeç, Esat Qama 25 vjeç dhe Eduard Rrapushaj, u arrestuan pasi u gjetën me një fermë kanabisi prej 390, 000 paund në një ish-bastiere në Workington.
12 Prill 2023, 11:57 -
Kokainë të klasit A nga Londra në Anglinë qendrore, banda e drejtuar nga 2 vëllezër shqiptarë në pritje të dënimeve, u shpallën fajtorë nga gjykata (EMRAT)
Një bandë droge me shqiptarë dhe rumunë është në pritje të dënimit pas një hetimi policor njëvjeçar që zbuloi se si ata importonin drogë të klasit A nga Londra në Anglinë qendrore.
8 Prill 2023, 13:23