-
Spanjë/ Kultivonin kanabis në magazina dhe apartamente, shpërbëhet grupi i shqiptarëve, 21 të arrestuar (VIDEO)
Autoritete spanjolle kanë shpërbërë një grup kriminal shqiptarësh këtë javë të cilët kontrollonin dhjetëra plantacione kanabisi përgjatë bregdetit katalanas, nga El Masnou në Miami Platja. Në pranga ranë 21 persona, duke përfshirë drejtuesit e organizatës dhe anëtarët më të ulët
5 Tetor 2023, 20:53 -
EMRI/ Iu gjetën 5 thasë kanabis me peshë 26 kg në bagazhin e makinës, vihet në pranga 42-vjeçari në Durrës
Një 42-vjeçar nga Fushë Kruja është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi këta të fundit i gjetën 5 thasë kanabis, me peshë totale 26 kilogramë në bagazhin e makinës së tij.
5 Tetor 2023, 10:03 -
Krujë/ Ktheu banesën në 'shtëpi bari', në pranga 43-vjeçari në Thumanë! Sekuestrohen 4.9 kg kanabis
Policia ka sekuestruar 4.9 kg kanabis në Krujë. Në pranga ka rënë një 43-vjeçar që kishte i kishte mbjelle bimët e kanabisit në oborrin e banesës së tij dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre
4 Tetor 2023, 15:23 -
Operacioni ‘Tempulli’/ Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen 4 persona në Poliçan, Fier dhe Durrës
Tre rast të shpërndarjes së drogave pranë shkollave janë goditur nga policia, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për qytetin e Poliçanit, Fierit dhe Durrësit. Në pranga kanë rënë katër persona, përfshirë edhe një të mitur.
4 Tetor 2023, 11:50 -
‘Tempulli’/ Shisnin kanabis pranë shkollave, 2 të arrestuar në Fier (VIDEO)
Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave pranë shkollave është goditur nga policia, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për qytetin e Fierit. Dy të rinj, njëri prej tyre i mitur, kanë rënë në pranga pasi janë arrestuar në tentativë për ta shitur drogën në afërsi të një gjimnazi në Fier.
4 Tetor 2023, 09:08 -
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren Enca Haxhiaj, e njohur si Enca, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për rikthimin e saj në burg.
3 Tetor 2023, 16:32 -
Tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë me armë sportive dhe kanabis, arrestohen në portin e Durrësit 2 francezët
Sylvain Mardon dhe Clarisse Estelle Matte janë arrestuar pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me një automjet kamper (rulotë), ku kishin fshehur armë sportive dhe kanabis.
3 Tetor 2023, 14:32 -
'Pastrim parash, dhunë, drogë dhe trafikim njerëzish', në vetëm 10 ditë, mbi 200 shqiptarë paraqiten në gjykatat e Britanisë
Brenda 10 ditëve sipas një hetimi nga “Essex News dhe Investigations’, mbi 200 shqiptarë janë paraqitur në gjykatat e Britanisë së Madhe, të cilët dyshohen për shpërndarje të drogës së klasit A, prodhimin e kanabisit, pastrimin e parave, trafikim njerëzish, posedim të armëve të zjarrit, dhunë dhe shkelje.
2 Tetor 2023, 15:48 -
Policia e Shtetit bën ‘bilancin’ për muajin shtator: 83 operacione, 937 të arrestuar! U asgjësuan mbi 60 mijë bimë kanabisi
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit shtator, gjatë të cilit janë finalizuar 83 operacione policore, nga të cilat u vunë në pranga 937 persona. Ndërsa nga kontrollet e kryera nga Vermoshi në Konispol, janë asgjësuar mbi 60 mijë bimë kanabisi, drogë, armë dhe municion luftarak.
1 Tetor 2023, 09:59 -
EMRI/ Kultivoi 102 rrënjë kanabisi në fshatit Panahor, në pranga 18-vjeçari në Mallakastër
Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Mallakastër, pasi kultivoi 102 rrënjë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatit Panahor. Lënda narkotike u gjet dhe u asgjësua nga uniformat blu në maj të këtij viti.
30 Shtator 2023, 10:44 -
Nga vrasja në Dukagjin tek kanabisi, Policia Shkodër bën ‘bilancin’: Në 9 muaj kanë ndodhur 5 vrasje! Janë asgjësuar 196 mijë bimë kanabisi nga 132 raste kultivimi
Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, pas disa konflikteve për shfrytëzimin e pyjeve ka ‘ngritur në këmbë’ Policinë e Shkodrës, e cila përveç detajeve rreth ngjarjes ka zbuluar edhe ‘bilancin’ e 9 muajve, ku konstatohet ulje e veprave penale kundër personit në krahasim me një vit më parë.
29 Shtator 2023, 12:10 -
FOTO + VIDEO/ I bastisën ‘shtëpinë e barit’, momenti spektakolar i arratisjes së shqiptarit! Kërcen me pantofla nëpër çati për t’i shpëtuar policisë
Një shqiptar ka bërë një përpjekje si në filma për t’i shpëtuar efektivëve në Britani të Madhe, pasi policia bastisi shtëpinë e ‘barit’ ku i riu po kultivonte lëndën narkotike.
28 Shtator 2023, 22:55 -
Kultivoi kanabis në një zonë të pyllëzuar në Memaliaj, vihet në pranga 62-vjeçari
Nga kontrollet e kryera në një zonë të thellë e të pyllëzuar të fshatit Kalivaç u gjetën të kultivuara 127 bimë kanabisi. Për pasojë është vënë në pranga një 62-vjeçar, si i dyshuar për kultivimin e tyre.
27 Shtator 2023, 12:47 -
EMRI/ U kap me 52 kg kanabis në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Korçë! Do ta trafikonte në Greqi për 500 euro/kg
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Korçë, pasi këta të fundit i gjetën në makinën e tij 52.6 kg kanabis, të cilin do ta trafikonte në Greqi, kundrejt fitimit 500 euro/kg.
27 Shtator 2023, 09:50 -
Operacioni anti-drogë nga Kruja në Tropojë, policia bën ‘bilancin’ e një jave! U asgjësuan mbi 5 mijë bimë kanabisi
Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 2 mijë policë dhe dhjetëra dronë kanë zbuluar mbi 5 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë.
25 Shtator 2023, 14:38 -
Europol godet grupin kriminal shqiptaro-kinez! Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro (VIDEO)
Europol ka goditur një grup kriminal i cili financonte trafikantët shqiptarë të drogës për kultivimin e kanabisit. Në pranga kanë rënë 27 persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në trafik droge dhe në pastrim parash.
21 Shtator 2023, 12:43 -
E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve ‘pushtojnë’ serën e mbjellë me hashash dhe konsumojnë 100 kg të lëndës narkotike
Një serë e mbjellë me kanabis në zonën Magnezia të Greqisë është ‘pushtuar’ nga një tufë delesh, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kg të lëndës narkotike të kultivuar.
21 Shtator 2023, 10:08 -
Kanabis, dhunë dhe kundërshtim të policisë, vihen në në pranga 2 perosna në Shkodër! 3 nën hetim 1 në kërkim
Nga kanabisi deri tek kundërshtimi i punonjësve të policisë, janë disa nga veprat penale të konstatuara në Shkodër, ku dy persona janë arrestuar, tre janë vënë nën nhetim, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
20 Shtator 2023, 11:39 -
U arrestua se mbolli 5 vazo me kanabis, Enca reagon pas lirimit nga qelia me një foto provokuese: Ata po studionin ballkonin tim
Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar pasi u lirua nga qelia ku u fut për 5 vazo me kanabis që iu gjetën të mbjella në ballkonin e vilës së saj. Teksa ka falënderuar mbështetësit, Enca ka publikuar edhe një foto provokuese krahas të cilës shkruan: "Ata po studionin ballkonin tim"
18 Shtator 2023, 17:16 -
Duke u ngjitur në shkrepat e maleve, efektivët në aksion për zbulimin e drogës! Policia bën bilancin: U asgjësuan 7287 bimë narkotike në 4 qarqe
Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Fokusi’, kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia e shtetit ka bërë bilancin dhe thotë se në total janë asgjësuar me anë të djegies 7287 bimë të tjera narkotike cannabis sativa
17 Shtator 2023, 14:06 -
Shkodër/ U zbuluan 11 mijë rrënjë kanabis, pezullohet shefi i stacionit policor Velipojë dhe 3 policë! Lejuan kultivimin e drogës (EMRAT)
Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 policëve në policinë e Velipojës, mes tyre dhe shefit të policisë së këtij komisariati.
16 Shtator 2023, 14:50 -
Asgjesohen 350 bimë kanabisi në Kurbin, prangoset autori! Në kërkim nipi i tij dhe nën hetim kryeplaku i fshatit
Rreth 350 bimë kanabisi, të mbjellura në tre sipërfaqe toke në fshatin Zheje të Kurbinit, janë asgjësuar me anë të diegies. Një nga kultivuesit e tyre është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij.
16 Shtator 2023, 13:02 -
I dha kanabis një të mituri dhe videon e postoi në 'Tik Tok', 31-vjeçari rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor! Gjykata vendosi shtrimin e tij në spital psikiarik
Gëzim Avdi (Kalia), 31-vjeçari i cili u arrestua te marten nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije te mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.
16 Shtator 2023, 10:41 -
Megaoperacioni 'Tempulli', arrestohen 4 bashkëpunëtorët në Kukës! Kishin përshtatur lokalin e marrë me qira për shitjen e kanabisit
Katër persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim, pasi kishin përshtatur një lokal të marrë me qira në fshatin Krumë, për përdorim dhe shitje në doza të lëndës narkotike kanabis si edhe për organizim të lojërave të fatit.
15 Shtator 2023, 12:26 -
Enca Haxhisë i gjejnë vazo me kanabis në ballkonin e shtëpisë në Tiranë, arrestohet! Këngëtarja: E kisha për përdorim vetjak
Policia e Tiranës arrestoi këngëtaren Enca Haxhiaj pasi në banesën e saj në periferi të Tiranës iu gjetën dhe sekuestruan 5 vazo të mbjella me kanabis sativa. Këngëtarja pranoi para hetuesve se i kishte mbjellë vetë pasi sipas saj është përdoruese.
12 Shtator 2023, 08:27 -
Operacionet antikanabis, Balla: Paketa e sigurisë në shkolla, garant i mbrojtjes së nxënësve që rrezikohen nga rrjetet e shpërndarjes së drogës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
4 Shtator 2023, 14:10 -
Kishte kultivuar 305 bimë kanabis në vende të ndryshme në Krujë, arrestohet 27-vjeçari, në hetim shoku i tij
Një i ri është arrestuar nga policia e Krujës për kultivim kanabisi, ndërsa shoku i tij është vënë nën hetim nga policia. Sipas policisë 27-vjeçari, Alfred Doçi banues në Fushë-Thumanë, kishte kultivuar 305 bime narkotike në tre vende të ndryshme
2 Shtator 2023, 09:30 -
Bulqizë/ Asgjesohet kanabis në pyllin e Tërnovës, në hetim kryetari i fshatit dhe specialisti i shërbimit pyjor (EMRAT)
Bulqizë: Kanë nisur hetimet, në gjendje të lirë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Kryetarin e fshatit Tërnovë, Naim Zeneli 62 vjeç dhe për specialistin e shërbimit pyjor Ali Marku 59 vjeç.
1 Shtator 2023, 11:24 -
EMRI/ Kishte mbjellë 90 bimë narkotike, 52-vjeçari në Fier kapet ‘mat’ teksa kujdesej për kanabisin e kultivuar mes pemëve frutore
Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit, teksa kujdesej për 90 bimët narkotike të mbjellura në mes të pemëve frutore në fshatin Kafaraj.
31 Gusht 2023, 12:14