-
"Arena Kombëtare" nuk do të testohet më 3 nëntor! Shtyhet ndeshja...Shkak, tapeti i gjelbër
Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës FSHF ka vendosur sëbashku me zbatuesin që ndeshja testuese të spostohet më 10 nëntor.
1 Nëntor 2019, 14:23 -
Inaugurimi i Arenës Kombëtare në pikëpyetje, inspektorët e UEFA-s lënë detyra. Dervishaj: Do jetë gati!
Inaugurimi i stadiumit Arena Kombëtare më 17 nëntor është vendosur në pikëpyetje për shkak të punimeve. Kompania ndërtuese është në garë me kohën, por përfaqësues të federatës shqiptare të futbollit për report tv thonë se stadiumi do të jetë gati.
30 Tetor 2019, 18:06 -
Stadiumi i ri gati për Shqipëri-Francë më 17 nëntor, Veliaj: Bizhu që i shtohet Tiranës, tani radhën e ka Teatri (VIDEO)
Punimet e fundit që gjithçka të jetë gati u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit.
20 Tetor 2019, 12:40 -
Vasili flet kundër stadiumit: Në Arenën Kombëtare nuk mund të zhvillohet as një finale e Champions-it
Ndër të tjera Vasili ka shkruar se UEFA kërkon stadium 40 mijë vendesh, ndërsa sipas tij Arena Kombëtare ka 22 mijë më pak. Kujtojmë se një kapacitet prej 41 mijë vendesh ka klubi i Juventusit që është një nga pretendentët kryesor për të fituar Champions Leaguen.
17 Shtator 2019, 17:42 -
Emri stadiumit 'Arena Kombëtare', FSHF për Braçen: Shqetësimi i 'tifozëve-pushtetarë' s'ka lidhje me çështjen
Pas lajmit të Report TV për emrin e stadiumit të Arenës Kombëtare si dhe reagimit të zëvendës kryeministrit Erjon Braçe, sot federata shqiptare e futbollit ka reaguar për këtë temë që ka shkaktuar mjaft reagime.
21 Gusht 2019, 15:12 -
Pas lajmit në Report Tv, reagon Braçe/ Mesazh FSHF-së: Tregtar që nuk shisni dot garën tuaj, mos shisni Qemal Stafën
Në një reagim në Instagram, teksa shpërndan lajmin e Report Tv, zv.kryeministri i drejtohet kompanive tregtare që janë ftuar për t'i vënë emrin e tyre stadiumit, duke i dhënë shembuj konkret se si funksionon në botë
20 Gusht 2019, 19:49 -
Shtyhet sërish inaugurmi i Arenës Kombëtare, kundër Islandës do të luhet në 'Elbasan Arena'
Stadiumi ‘Arena Kombëtare’ nuk do të inaugurohet as në muajin shtator. Edhe pse më herët ishte thënë se dyert e tij do të hapeshin për ndeshjen me Islandën punimet nuk janë ende drejt përfundimit.
19 Gusht 2019, 13:26 -
PD: Veliaj mashtron! Leja e ndërtesës së xhamit e firmosur nga Rama, jo Basha
Partia Demokratike e ka cilësuar shembjen e ndërtesës së xhamit para stadiumit, si një shfaqje e shëmtuar e Ramës dhe e Veliajt. Zëdhënësja e kësaj force politike, tha se atë që sot Veliaj e shet si arritje dhe pas akuzave se leja për ndërtimin e saj është dhënë nga Basha, nuk është e vërtetë pasi firmën e ka hedhur Rama kur ishte kryebashkiak.
12 Korrik 2019, 14:21 -
Lirohet hyrja para stadiumit, shembet plotësisht ndërtesa prej xhami (FOTO-VIDEO)
Pas një aksioni që ka nisur që rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së sotme, INUV së bashku me Policinë Bashkiake ka shembur plotësisht ndërtesën prej xhami në hyrje të stadiumit "Arena Kombëtare".
12 Korrik 2019, 12:44 -
Ndërtesa para stadiumit drejt shembjes, punonjësja: S'kemi marrë dokumentet, na lajmëruan me fjalë jo me shkrim
Kati i tretë i kësaj ndërtese katër katëshe nuk është boshatisur krejtësisht. Një nga pronaret e këtij biznesit ka pretenduar se nuk është njoftuar më herët nga policia, duke thënë se nuk k
12 Korrik 2019, 09:42 -
Shembet ndërtesa para stadiumit, Veliaj: Prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit
Për të gjithë ata që e kanë nisur herët ditën kanë parë aksionin e shembjes së një prej ndërtesave më të diskutuara në kryeqytet. Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, siç ka funksionuar me disa prej ndërtesave të tjera në Shqipëri, duke mos u kthyer në një shqetësim për banorët përreth. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
12 Korrik 2019, 08:27 -
Rama: Dikur qeshnin e hidhnin baltë për 'Arenën Kombëtare', por do të jetë një nga stadiumet më të bukura të Europës (VIDEO)
10 shtatori është data për të cilën po punohet që stadium ‘Arena Kombëtare’ të jetë gati. Aktualisht punimet kanë hyrë në fazën finale, ndërsa në impant vijon me ritme të larta vendosja e fasadës si dhe bërja gati e terrenit për shtrimin e fushës së gjelmbër.
16 Qershor 2019, 13:25 -
Shqipëri-Moldavi në ‘Arenën Kombëtare’? Ja si qëndron situata për inaugurimin e stadiumit (VIDEO)
Ndeshja Shqipëri-Moldavi e njoftuar më herët për t’u zhvilluar në “Arenën Kombëtare” me shumë mundësi do të zhvillohet në një tjetër stadium. Punimet janë larg së përfunduari dhe federata shqiptare e futbollit ende nuk e ka dërguar në UEFA emrin e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja.
30 Prill 2019, 14:19 -
Vendosja e fasadës historike, ministrja Margariti viziton “Arenën Kombëtare” (VIDEO)
Stadiumi “Arena Kombëtare” është në muajit e fundit para inagurimit dhe për të inspektuar punimet ditën e sotme ka qenë prezentë ministrja e kulturës Elva Margariti. Së bashku me arkitektin e stadiumit Marco Casamonti ato panë nga afër pjesën e përparme ku është vendosur fasada historike për të cilën ka patur edhe një debat publik.
13 Prill 2019, 15:37 -
'Arena Kombëtare' hap dyert më 11 qershor, ndeshja e inaugurimit Shqipëri-Moldavi
11 qershori i 2019 do të jetë data kur do të inaugurohet stadium “Arena Kombëtare”. Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin e ri, po me të njëjtën datë, është Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
6 Shkurt 2019, 14:24