-
Çahet shkëmbi në Torovicë, banorët: Njerëzit po ikin nga rënia e shkëmbinjve, duam një zgjidhje! Bashkia e Lezhës: Të ndërhyjë Ministria e Mbrojtjes
Shkëmbinjtë mbi fshatin Torovicë të Lezhës janë kthyer në problem serioz për banorët. Pas reshjeve të ditëve të fundit është shtuar rreziku i shembjes së gurëve. Bashkia e Lezhës është në dijeni prej vitesh të shqetësimit, por pret ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
1 Shtator 2023, 16:07 -
Lezhë/ Fshati Markatomaj mbi 10 vite pa ujë, banorët: Kjo është katastrofë, jo vështirësi! Ujësjellësi i ri është lënë përgjysmë
Rreth 60 familje të fshatit Markatomaj në Lezhë prej më shumë se 10 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi edhe pse janë taksapagues të rregullt, askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre pasi edhe projekti i ujësjellësit të ri është lënë në gjysmë.
26 Gusht 2023, 16:04 -
Shqetësim 30-vjeçar, Laçi probleme me ujësjellësin! Banorët: Nuk kemi pikën e ujit, detyrohemi ta blejmë
Thatësira dhe amortizimi i rrjetit po vështirësojnë furnizimin me ujë për banoret e Laçit. Ata thonë se krahas furnizimit me orare, ata pak ujë që mbërrin në çezma është i papërdorshëm nga ndotja. Drejtoria e Ujësjellës- kanalizimeve, tha se problematika do të marrë zgjidhje së shpejti me projektin për një rrjet të ri Ujësjellësi.
25 Gusht 2023, 17:05 -
Mjekët bullgarë dy ditë vizita në Pustec, shihet mundësia e zgjatjes së bashkëpunimit! Banorët: Qendra shëndetësore nuk ka staf e aparatura
Një ekip nga Bullgaria kreu për dy ditë rresht vizita mjekësore për banorët e Pustecit dhe i dhuroi qendrës shëndetësore një defibrilator. Banorët shprehën mirënjohje dhe thanë se autoritetet duhet të shtojnë urgjentisht stafin dhe të rikonstruktojnë qendrën që u shërben 3 mijë banorëve.
23 Gusht 2023, 17:13 -
Pogradec, ujësjellësi i fshatit Udënisht sjell ujë të ndotur, banorët: Pritëm dy dekada për investim, sërish me probleme
Banorët e fshatit Udënisht në Pogradec kanë sërish probleme me ujin e pijshëm edhe pse ujësjellësi është ndërtuar nga e para. Në rubinete, uji vjen i ndotur, ndaj banorët detyrohen ta mbushin në burime të largëta ose ta blejnë.
27 Korrik 2023, 16:02 -
Temperatura 40 °C ! Banorët e fshatit Zhamë në Lushnjë 1 orë ujë në ditë: Jemi ankuar por pa zgjidhje
Me një situatë aspak të mirë po përballen banorët e fshatit Zhamë të Lushnjës. Prej 3 dekadash banorët ndihen të braktisur e të lënë në harresë nga qeveritë. Më kryesore për ta është mungesa e ujit të pijshëm.
15 Korrik 2023, 16:03 -
Banorët e 'Kodrës së Priftit' në Tiranë sërish protestë për shtëpitë: Po na shkatërrohet jeta, nuk do ndalemi këtu
Banorët e 'Kodrës së Priftit' të cilët janë prekur nga projekti i Unazes së Madhe në Tiranë i kanë dërguar letër kryeministrit Rama, të cilit i kërkojnë zgjidhje në lidhje shpronësimet.
4 Shtator 2022, 16:10 -
Kronikë
‘Uji i ftohtë’ pa ujë në mes të sezonit turistik, mungesë dhe te Shtëpia e fëmijës! Banorët: Vijnë punëtorët sa shohin vendin dhe ikin
Banorët e lagjes turistike "Uji i Ftohtë" në Vlorë janë ankuar në Report Tv se prej 10 ditësh mungon uji në çezmat e shtëpive të tyre. Këtë shqetësim e kanë paraqitur në ndërmarrjen e Ujësjellësit, por pa marrë zgjidhje.
24 Qershor 2021, 16:23 -
Pallati rrezikon shembjen në Laç, banorët kalojnë natën jashtë! Shkak, punimet për programin e rindërtimit (VIDEO)
Banorët e një pallati 5 katësh në qytetin e Laçit e kaluan natën jashtë, pasi pretendojnë se objekti në të cilin jetojnë rrezikon shembjen. Shkak për këtë situatë janë bërë punimet infrastrukturore që po bëhen në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti
5 Shkurt 2021, 09:14 -
Rruga me gropa në Maliq, protestojnë banorët e 4 fshatrave: Të merren masa ose do bllokojmë aksin Korçë-Pogradec (VIDEO)
Banorët e katër fshatrave në bashkinë Maliq protestuan këtë të martë për rrugën kryesore që i lidh me zonat urbane, e cila është dëmtuar dhe i vështirëson jetesën veçanërisht gjatë dimrit. Banorët kërkojnë të merren masa ndryshe kërcënojnë se do bllokojnë aksin Korçë-Pogradec.
2 Shkurt 2021, 19:53 -
Konflikti me të plagosur për pallatin në Tiranë, banorët në protestë, i kërkojnë ndihmë Veliajt: Duam të hyjmë në banesat tona, nuk na lënë
Disa banorë që kanë blerë shtëpi në pallatin akoma të papërfunduar të pronarëve në konflikt me njeri tjetrin Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, protestuan dhe i kërkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës tu gjejë një zgjidhje.
25 Janar 2021, 17:07 -
'Jetojmë si në mesjetë', Tabaku denoncon mungesën e infrastrukturës në Zall Herr
Përfaqësuesja demokrate Jorida Tabaku është takuar këtë të dielë me banorë të Zall Herit, të cilët e kanë njohur me shqetësimet e tyre. Ata thonë se vuajnë si në mesjetë dhe askush nuk merr përsipër tu ndryshojë realietin.
24 Janar 2021, 14:53 -
Kryemadhi takim me banorët në Tiranë, Elbasan e Peqin: Arsimi dhe punësimi, prioritet i LSI-së! Taksat e larta janë shqetësuese
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi premtoi më shumë vëmendje ndaj arsimit dhe punësimit. Ajo hodhi akuza se taksat e larta dhe mungesa e investimeve kanë shkatërruar ekonominë.
16 Janar 2021, 17:25 -
Kryemadhi nga Elbasani: Taksa progresive ka goditur të varfrit, prioriteti ynë punësimi i të rinjve
Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyre, pasi ata paguajnë taksa të larta.
16 Janar 2021, 10:57 -
Lagjia e re e Kukësit mes baltës dhe gropave! Banori: Një të sëmurë në spital mezi e çojmë, nuk ka rrugë (VIDEO)
Në stinën e dimrit banorët në Lagjen e Re të Kukësit vuajnë për shkak të mungesës së investimeve prej 30 vitesh. Reshjet e shiut dhe të borës i bëjnë rrugët e pakalueshme me gropa e pellgje uji, aq sa kuksianët nuk mund të dërgojnë dot në kohë as të sëmurët në spital.
6 Janar 2021, 21:07 -
Ujësjellësi në Dropull, firma devijoi nga projekti, penalizohen 6 fshatra! Banorët: Punimet pa cilësi
Punimet për ujësjellësin e ri në Dropullin e Sipërm janë ndërprerë për shkak të motit të keq, e ndërsa banorët ankohen për cilësinë e dobët të punimeve. Sipas tyre, firma zbatuese ka devijuar nga projekti fillestar.
3 Janar 2021, 20:31 -
Dëmtohet rrjeti, 800 banorë të fshatit Luftinjë pa ujë (VIDEO)
800 banorë në Luftinjë kanë mbetur prej disa ditësh pa ujë të pijshëm, për shkak të defektit në rrjet. Ata shprehen se mungesa e muajit për një shqetësim i vazhdueshëm, ndërsa i bëjnë thirrje bashkisë së Memaliaj të ndërhyjë sa më shpejt
5 Nëntor 2020, 14:59 -
Pamje 'lufte' nga shembja e pallateve në Kurbin, banorët pesimistë për rindërtimin ndërtesave (VIDEO)
Procesi i rindërtimit të mbi 500 banesave në Laç, duket se nuk gëzon banorët atje. Ata pranojnë këtë fakt por deklarojnë se shtëpitë e dëmtuarat nga tërmeti janë dy herë më shumë nga çdo rindërtohet aty. Zonën e cila ishte më e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.
26 Tetor 2020, 09:51 -
Ndërprerja e punimeve te 'Ura e Peshkëpisë - Selenicë', banorët sërish në protestë pa maska dhe të grumbulluar: Do bojkotojmë zgjedhjet (VIDEO)
Banorët e fshatrave të Selenicës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar ndërprerjen e punimeve të rrugës "Ura e Peshkëpisë - Selenicë".
11 Tetor 2020, 13:21 -
Flasin fqinjët e Jetmira Hasanit: Agron Tanushi qëlloi menjëherë pasi u largua policia, u arratis i qetë në këmbë (VIDEO)
Jetmira Hasani është gruaja që u vra nga kunati i saj Agron Tanushi. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Bathore të Kamzës, ku Jetmira është qëlluar me armë në sy të vajzës së saj 8 vjeçare ka tronditur banorët e zonës.Në një prononcim për mediat, banorët kanë th&
16 Shtator 2020, 12:04 -
Dibër, digjen 15 hektarë pishë në malin e Balgjajt, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Balgjajt që prej mbrëmjes së të hënës (14 shtator) në Dibër. Zjarri po merr përmasa të frikshme nga ora në orë për shkak të erës së fortë si dhe barishteve të thata. Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat.
15 Shtator 2020, 13:45 -
Nuk dinë nëse do shembet apo rikonstruktohet, banorët protestë përpara Bashkisë Durrës për pallatin e dëmtuar nga tërmeti
Disa banorë në Durrës të cilëve u është dëmtuar pallati nga tërmeti i 26 nëntorit u mblodhën para bashkisë në formë proteste këtë të martë (15 shtator). Ata kërkojnë informacion nga autoritetet se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre.
15 Shtator 2020, 12:17 -
Rrëshqitja e tokës/ Dy vite pas shembjes së shtëpive në Mirditë, banorët në protestë: Nuk kemi marrë ende dëmshpërblimet (VIDEO)
Dy vite e gjysëm pas shembjes së banesave si shkak i rrëshqitjes së tokës në fshatin Blinisht të Mirditës, banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.
8 Shtator 2020, 13:41 -
Basha takon banorët në Vlorë: Turizmi drejt falimentimit, mungesa e paketës së ndihmës po i çon drejt mbylljes
Ai thotë se kur shkoi atje gjeti lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.
13 Qershor 2020, 13:02 -
Banorët e Dibrës kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës, rreth 30 mijë do detyrohen të shpërngulen
Projekti i prezantuar pak ditë më parë nga qeveria për hidrocentralin e Skavicës, është kundërshtuar nga banorët e Dibrës, ku sipas të cilëve përmbyten qindra hektarë tokë. Ata kërkojnë që qeveria të zhvilloje bisedime me ta, përpara se të nisë zbatimin.
9 Qershor 2020, 21:17 -
'Frikë nuk kam, ajo ishte me tumor.' Banorët pranë 72-vjeçares që ndërroi jetë dje në Vlorë: Burrin nuk e kemi parë që prej 8 marsit
Të mërkurën në mbrëmje fatkeqësisht një 72-vjeçare nga Vlora ndërroi jetë në spitalin infektiv ku ishte e shtruar prej katër ditësh. Gjendja e gruas që jetonte në fshatin Poro dy ditët e fundit u përkeqësua shumë, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave nga ky virus i tmerrsh&
28 Mars 2020, 11:22 -
Tension në prezantimin e projektit të Lungomares, banorët njoftohen me vonesë (VIDEO)
Në ambientet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Vlorë u zhvillua takimi për prezantimin e vazhdimit të projektit të Lungomares nga zona e Tynelit në Ujë të Ftohtë në drejtim të Rradhimës. Mbledhja për shumë minuta ka vazhduar mes tensioneve midis banorëve, përfaqësuesve të bashkisë së Vlorës si dhe përfaqësuesve të fondit shqiptar të zhvillimit.
10 Janar 2020, 14:03 -
Korçë, banorët e Qafzezit të prekur nga tërmeti i 1 qershorit nuk pranojnë të largohen nga çadrat dhe kontenierët
Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai ka qenë sot në Qafëzezë dhe ka takuar banorët e prekur. Banorët thonë se nuk largohen nga fshati sepse kanë aty gjithçka me të cilën jetonin, gjënë e gjallë dhe produktet bujqësore.
13 Dhjetor 2019, 16:17 -
Pallati u shkrumbua nga flakët, banorët në Fushë-Krujë në qiell të hapur i tremben dimrit
Katër familjet që mbeten pa shtëpi në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për shkak të përfshirjes nga zjarri ende janë në qiell te hapur. Pavarësisht apelit për ndihmë për ta ende nuk është marrë ndonjë masë. Ndërsa reshjet e dendura të disa ditëve më parë kanë nxjerrë jashtë funksionit edhe banesat e kateve më poshtë.
14 Tetor 2019, 18:53 -
Banorët që ndërtuan rrugën me lekët e tyre: Kishim gomarin makinë! Ata që s'kishin kafshë i ngarkonin në 'kurriz' (VIDEO)
Vështirësitë e hasura prej 30 vitesh me rrugën i shtyu banorët e fshatit Vain që ta shtrojnë vetë rrugën lidhëse me qytetin e Lushnjes. Disa ditë pasi kjo rrugë është shtruar në pjesën më të vështirë e cila kufizonte lëvizjen e makinave, banorët shprehen se kjo ndërhyrje i ka ndihmuar, por ka nevojë përsëri për t'u shtruar me asfalt, pasi një pjesë e konsiderueshme është akoma me dhe ose çakull.
6 Shtator 2019, 21:55 -
'Më vdiq xhaxhai se nuk ngjitej ambulanca deri lart'/ Banorët në Lushnje ndërtojnë rrugën me lekët e tyre
20 familje të lagjes Sinaj në Lushnje prej 30 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Të ndodhur në këtë situatë ata kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja për familje dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qytetin e Lushnjes. Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës,e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj ata thonë se nuk është marrë asnjë masë.
25 Gusht 2019, 22:42 -
Rruga që lidh Thumanën me Fushë-Krujën e shkatërruar, banorët: Punimet duhej të mbaronin në korrik
Kanë kaluar 4 muaj që nga afati i fundit i punimeve për rrugën që lidh Thumanën me Fushë Krujën, por punimet akoma nuk kanë përfunduar. Banorët thonë se situata është shumë problematike pasi si pasojë e zvarritjes së punimeve edhe kanalet kulluese janë të bllokuara, e për rrjedhojë kjo zonë rrezikohet nga përmbytjet.
6 Nëntor 2018, 15:17