-
Nuk zbatohet urdhri i AKU-së për paketimin e frutave! Tregtarët: Problem të moshuarit! Qytetarët: Rregulli na shpëton
Urdhri i Autoritetit Kombëtar Ushqimor për subjektet që tregtojnë fruta perime ende nuk ka marrë zbatim nga ana e tregtarëve. ReportTv bëri një vëzhgim të situatës në tregje ku u vu re ky urdhër është zbatuar më së shumti nga ana e tregtarëve në kryeqytet ndërsa më problematike duket situate në rrethe.
25 Mars 2020, 16:22 -
Auroritetet Evropiane hedhin poshtë mundësinë e transmetimit të koronavirus përmes ushqimit, AKU: Kemi marrë masa
Auroritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA), përmes një deklarate ka hedhur poshtë mundësinë e kontaminimit të ushqimeve nga COVID-19, duke qetësuar kështu qytetarët. Referuar këtij paniku të qytetarëve për transmetimin e koronavirusit përmes ushqimit, ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), duke theksuar se: “Si pjesë e Task Forcës për zbatimin me rigorozitet të masave për të luftuar Covid-19 ka vënë në zbatim Listën e Verifikimit për OBU përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.”
23 Mars 2020, 14:00 -
Agim Ismaili kërkesë AKU-së: Duhet të certifikoni ushqimet për të burgosurit (DOKUMENTI)
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i është drejtuar AKU-së ku i kërkon ngritjen e komisioneve për garantimin e sigurisë ushqimore në burgje. Sipas Ismailit kjo kërkesë vjen për shkak se në burgje duhet të ketë kontrolle të shtuara pasi ato konsideron si ambiente sociale ku konsumatorët nuk kanë mundësi vlerësimi apo zgjedhje.
12 Shkurt 2020, 17:41 -
Ligj të ri për ushqimin dhe shërbimin veterinar, ministri Çuçi: Reformim tërësor për AKU-në, garantojmë sigurinë ushqimore
Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Ushqimin, ndër të tjera do të kemi një strukturë të re brenda AKU-së që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare.
2 Shkurt 2020, 13:16 -
Vdekja e binjakëve në Berat, AKU: Kemi nisur verifikimet, janë marrë mostra për analizim e qumështit pluhur për bebet
AKU në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë ka marrë mostra për analizim të produktit duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.
29 Janar 2020, 11:16 -
Siguria ushqimore/ AKU kontrolle në të gjithë vendin për festat, në fokus pikat e shumicës dhe importuesit e mëdhenj
Pikat e shumicës që tregtojnë produkte ushqimore dhe ushqimet që vijnë nga importi do të jenë në fokus të veçantë të AKU deri në muajin janar të vitit 2020. Sipas drejtorit të AKU Robert Lili, asnjë subjekt nuk do të tolerohet dhe se shkeljet më të mëdha bëhen nga importuesit e mëdhenj.
21 Nëntor 2019, 16:27 -
Nuk falen gjobat! 'Ekonomia' rrëzon nismën e Beqaj (VIDEO)
Nisma e deputetit të PS-së Ilir Beqaj për faljen e gjobave për bizneset ushqimore është rrëzuar nga Komisioni i Ekonomisë. Sipas mazhorancës mungesa e informimit nuk i bën bizneset të pafajshëm. Ndërkohë drejtori i AKU, Robert Lili tha se të gjitha gjobat janë apeluar nga subjektet.
6 Nëntor 2019, 20:23 -
Beqaj: Të falen gjobat për biznesin ushqimor për periudhën 1 Korrik-31 Gusht 2019! Ishin të painformuar
Propozimi për faljen e gjobave për biznesin ushqimor nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2019, diskutohet nesër në Komisionin e Ekonomisë. Nismëtari i projektligji deputeti i PS Ilir Beqaj shprehet për Report TV se gjobat janë të panevojshme pasi biznesi nuk ishte informuar. Bizneset ushqimore janë gjobitur për mungesë të licencave të veçanta për aktivitetin e tyre.
5 Nëntor 2019, 21:54 -
Tregtonin mish e qofte në kushte të papërshtatshme/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët, ku ka urdhëruar bllokuar aktivitetin e 2 subjekteve që tregtonin mish, ka gjobitur 6 të tjera me 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.
23 Tetor 2019, 18:24 -
AKU kontrolle nga veriu në jug, 'pastrohen' fast food-et dhe dyqanet që shesin pranë shkollave
Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “Vitit të Ri Shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para)shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe.
11 Tetor 2019, 18:22 -
Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, ja kush e zëvendëson
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërkohë që në vend të tij është emëruar ish-drejtoi i OSHEE në Gjirokastër Robert Lili.
2 Tetor 2019, 14:40 -
Gjobat e AKU-së për licencat, ekspertët: Biznesi, i painformuar, duhet rregullore
Ekspertët e Sigurisë Ushqimore, mbështesin nismën ligjore të deputetit të PS Ilir Beqja për faljen e gjobave për bizneset ushqimore, të vendosura nga AKU. Eksperti Ilir Pilku thotë se informaliteti nuk luftohet me gjoba. Ndërsa ish ministri i Bujqësisë Alban Zusi shprehet se AKU nuk ka informuar bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë, që duhet të pajisen me licencë.
29 Shtator 2019, 16:40 -
KLSH zbulon abuzimet/ Ish-drejtori i AKU harxhoi karburant duke qëndruar në zyrë
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, sipas një kontrolli të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë financiare të AKU, ka shpenzuar karburant me makinën e tij, në një kohë që rezulton të ishte në zyrë. Sipas raportit, në 14 raste, ish-drejtori i AKU-së në vitin 2017, ka qenë prezent në institucione, ndërkohë që në autorizimet e shërbimit përshkruhet sikur ka qenë në lëvizje.
18 Shtator 2019, 07:49 -
Alarmi/ KLSH: Në Shqipëri futen pesticide të rrezikshme nga Kina, AKU s’ka as laborator
Në vendin tonë janë future lëndë kimike të rrezikshme për bimët. Alarmi është dhënë nga KLSH në raportin e saj, lidhur me veprimtarinë e AKU gjatë vitit të kaluar. Sipas KLSH, pesticidet e rrezikshme vijnë nga Kina
17 Shtator 2019, 16:33 -
AKU bllokon dy biznese në Korçë, kushte të papërshtatshme të higjenës, mish i pakontrolluar dhe mungesë dokumentash
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën kërkesë të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.
7 Shtator 2019, 16:39 -
Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazili dhe produkte pa licencë, etiketë dhe të skaduara
Një fabrikë e sallami në Korçë është gjobitur nga AKU me 1.9 milionë te reja për mosdiponim licence dhe i janë asgjësuar produktet pasi kishin skaduar dhe etiketim në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë një tjetër kompanie i janë bllokuar 27 ton mish pule.
31 Gusht 2019, 10:34 -
Bllokohen 141 ton miell me minj të ngordhur e krimba në biznesin 18 vite pa licencë e kontroll në Fushë-Krujë (VIDEO)
Një magazinë në Fushë Krujë që shiste pa licencë prej 18 vitesh është bllokuar pasi nga kontrolli u zbulua se tregtonte në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Sasia e produkteve prej 141.6 ton që u bllokua përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb).
29 Gusht 2019, 10:44 -
Pa liçencë, akullore e çajra të skaduara, bllokohen 4 biznese e gjobë prej 6.1 mln lekësh
Autoriteti Kombëtar i Kontrollit ka mbyllur dhe gjobitur me 6.1 milionë lekë 4 biznese, në Lushnje, Durrës dhe Fier, për mungesë liçence, kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme dhe produkte të skaduara.
21 Gusht 2019, 16:47 -
'Braçe e denoncoi për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet', PD: Socialistët e zgjodhën kryetar të Këshillit Bashkiak të Sarandës
Ish deputetja e PD Nada Meçorapaj shkruan se Braçe e denoncoi Strokan për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet ndërsa PS e zgjodhi kryetar të Këshillit Bashkiak në Sarandë.
6 Gusht 2019, 19:55 -
7 vite pa licencë, AKU pezullim dhe gjobë 2.2 milion lekë aktivitetit të italianit, 2 inspektorët nuk raportuan shkeljen (VIDEO)
Në saj të aksionit për të goditur rastest e shkeljeve, AKU ka pezulluar dhe ka gjobitur subjektin “Gioacchino Raia” në Tiranë. Subjekti kishte 7 vite që nuk kishte licencë ndërsa në inspektimin e parë dy inspektorët e AKU nuk kishin zbuluar shkeljen dhe kishin raportuar se subjekti operonte përgjithësisht brenda ligjit.
3 Gusht 2019, 11:44