-
‘Nga 2600 euro gjobë – 3 muaj pezullim të patentës', Italia me ‘grusht të hekurt’ për shoferët që përdorin telefonin në timon
Qeveria Italiane ka përgatitur një projektligj të ri për ashpërsimin e gjobave dhe ndëshkimeve ndaj personave që janë të varur nga alkoli, atyre që përdorin telefonin gjatë ecjes me makinë dhe atyre që ecin me shpejtësi të lartë. Gjoba do jetë deri në 2600 euro
18 Shtator 2023, 16:31 -
Tërmet me magnitudë 4.8 ballë në Firence, lëkundjet ndihen edhe në Emilia-Romagna! Qindra njerëz në rrugë, mbyllen shkollat në Marradi
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 ka rënë në orën 05:10 në Firence të Italisë. Epiqendra ka qenë 3 km në jug-perëndim të komunës së Marradi, në Mugello. Dy linja hekurudhore u ndërprenë. Për momentin nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.
18 Shtator 2023, 07:59 -
Arrestohet çifti shqiptar në Itali, u kapën me 2.5 kilogramë heroinë! U vëzhguan prej ditësh nga policia, shfrytëzonin banesën e tyre si ‘depo’ droge
Një çift shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi iu gjetën 2.5 kg heroinë në makinë. Dyshja është kapur në Romë në lagjet Torrova, aty ku kishin edhe apartamentin prej të cilit shisnin drogën. Policia kishte rënë prej ditësh në gjurmët e tyre dhe kishin nisur ti ruanin në zonën ku trafikonin drogën.
17 Shtator 2023, 16:32 -
Vrasja e shqiptarit në Itali, Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë nga Napoli për ta ekzekutuar
Një shqiptar dhe tre vrasës me pagesë nga Napoli kanë realizuar vrasjen e elson kolaverit për hakmarrje në gushtin e vitit 2022 në itali. Detajet janë bërë publike nga policia atje e cila theksoi se urdhërues i krimit ka qenë Shkëlzen Keçi, i cili do të hakmerrej për vrasjen e të vëllait nga Kolaveri në Shqipëri
17 Shtator 2023, 15:44 -
Meloni fton Von der Leyen në Lampedusa për të parë nga afër situatën e krizës së emigracionit
Kryeministrja Giorgia Meloni tha të premten se ajo ftoi Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen për të parë nga afër seriozitetin e situatës në Lampedusa, ishullin e vogël mesdhetar italian të mbingarkuar me emigrantë.&
16 Shtator 2023, 12:27 -
Itali/ Po udhëtonte me skuter, aksidentohet për vdekje 38-vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tezze sul Brenta, Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, Altin Lekaj, ka humbur jetën. Mediat e huaja raportojnë se 38-vjeçari teksa po lëvizte me skuter është përplasur me një makinë që i vinte përballë
15 Shtator 2023, 10:56 -
Balla takon homologun italian Piantedosi: Në fokus lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë ndaj Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.
15 Shtator 2023, 10:41 -
EMRAT/ 24 arrestime në Itali, banda drejtohej ‘Lusha’ e ‘Goseni’! Korrieri i arrestuar në Zvicër ‘tradhtoi’ shqiptarët! Nëna këshilloi 49-vjeçarin: Kujdes, mos i beso më askujt
Eduart Goseni dhe Shkëlzim Lusha janë drejtuesit e rrjetit të trafikut të drogës të zbuluar një ditë më parë në itali. Pas arrestimit të 24 personave, policia tha se ata kanë sjellë në Shqipëri paratë e fituara përmes autobusë dhe agjencive të transfertave
14 Shtator 2023, 13:40 -
Vjedhje ‘rrufe’! Shikoni videon kur makina ‘zhduket’ për 12 sekonda, ndërsa alarmi i saj bie (VIDEO)
Një vjedhje spektakolare është realizuar me shpejtësi "rrufe", ku për vetëm 12 sekonda një makinë është marrë nga vendi ku ishte parkuar në një lagje të Barit, ndërkohë që alarmi dhe sensorët e saj po binin.
14 Shtator 2023, 12:55 -
Shpërthim në një fabrikë baruti në Itali, 3 të vdekur! Në vitin 2020 humbën jetën edhe 3 punëtorë të tjerë
Tre punëtorë kanë vdekur nga një shpërthim në një fabrikë në Itali. Në vitin 2020, në një tjetër aksident në të njëjtën kompani, humbën jetën 3 punëtorë. Seanca për masakrën e tre viteve më parë mbahet nesër.
13 Shtator 2023, 16:43 -
Itali/ Do bëhej së shpejti baba, 27 vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik
Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur në Itali, në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona, pasi humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 me të cilin po udhëtonte.
13 Shtator 2023, 10:45 -
Trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, 17 të arrestuar në Itali, mes tyre 4 shqiptarë (EMRAT)
Katër shqiptarë u arrestuan si pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës me bazë në Savona dhe Xhenova të Italisë. Në pranga u vendosën 17 persona ndërsa rrjeti kriminal akuzohet për 42 episode trafikimi mes tyre edhe ngarkesa deri në 180 kilogramë kokainë e transportuar me anije.
11 Shtator 2023, 13:50 -
Tërmet në Marok, Meloni: Italia është në dispozicion për të ofruar mbështetje
Pas tërmetit të fuqishëm në Marok, ku humbën jetën 296 persona, së fundmi ka reaguar edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllimet e saj për viktimat."Unë shpreh solidaritetin p&am
9 Shtator 2023, 08:35 -
Po udhëtonte me motor, vdes në një aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)
Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Itali. Aldo Gjoka, lindur në Tiranë, por banues në Lecce në Itali, gjeti vdekjen në Torre Specchia, më 7 shtator, teksa u përplas me një makinë pasi po udhëtonte me motor
8 Shtator 2023, 22:00 -
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Shqipëri - Itali, 5 shqiptarë arrestohen në Padova! Policia italiane: Kokat e grupit vepronin nga Shqipëria
Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur, pas një hetimi të nisur nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, e cila shkatërroi rrjetin e trafikantëve të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Nga operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë, 2 tunizianë dhe një italian, ndërsa 30 persona janë vënë nën hetim.
7 Shtator 2023, 18:09 -
Hulumtimet në Romë tregojnë se hebrenjve u është dhënë strehim në manastiret katolike
Dokumentet japin emrat e të paktën 3200 hebrenjve që ishin vërtetuar nga Komuniteti Hebre i Romës. Nazistët pushtuan Romën në 1943-1944 dhe deportuan dhe vranë rreth 2000 hebrenj.Dokumentacioni i ri tregon se institucionet katolike në Romë u dhanë strehë mijëra hebrenjve që iknin nga nazistët, thuhet në një deklaratë të enjten.
7 Shtator 2023, 16:09 -
Zv.kryeministri italian,Tajani: Italia ka një rol për të luajtur në rindërtimin e Ukrainës
Zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili ishte i ftuar në Radio Anch'io në Radio 1, tha se Italia gjithashtu kishte një rol për të luajtur në nivel ndërkombëtar dhe ata do të ndihmonin në rin
7 Shtator 2023, 10:07 -
Itali/ I hodhi benzinë dhe i vuri flakën një gruaje pas sherrit, arrestohet 53-vjeçari
Policia italiane ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi tentoi që të digjte një grua për shkak të një mosmarrëveshjeje për bashkëpronësi. 53-vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje pasi i hodhi benzinë një gruaje me më pas i vuri flakën.
5 Shtator 2023, 20:59 -
Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit.
5 Shtator 2023, 18:08 -
Interi ‘nxin’ Violat e Fiores, 4 gola në Serie A! Shkëlqen Thuram e Lautaro, ka vend edhe për Asllanin
Interi fitoi 4-0 kundër Fiorentinës për javën e tretë në Serie A. Zikaltërit dominuan duelin kundër djemve të Italianos, duke “nxirë” vjollcët nga Firence. Lautaro me dopietë, Thuram dhe Calhanoglu bënë që Inzaghi në stol të ishte i qetë me fitoren e tretë radhazi në këtë fillim sezoni
3 Shtator 2023, 20:39 -
U njohën në një klub nate, 18-vjeçarja italiane fut në burg 17 vjeçarin shqiptar, e akuzon për ngacmim seksual
Njohja në klub nate mes një 18 vjeçareje italiane me një 17 vjeçar shqiptar e ka çuar këtë të fundit pas hekurave. E reja italiane pretendon se shqiptari ka pasur qëllim që ta sulmojë seksualisht prandaj ka bërë denoncim ndaj tij. Ajo tregon se ai iu afrua në një klub nate në Imperia, duke e bindur të hipte në një makinë me të, ku sipas saj do të kishte ndodhur abuzimi seksual.
3 Shtator 2023, 20:30 -
Festivali i Venecias, 23 filma konkurrojnë për ‘Luanin e artë’! Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 shtator
Venecia pret yjet e kinematografisë nga Hollywood-i dhe Evropa në Festivalin e Filmit dhe garën për Luanin e Artë. 23 filma do të konkurrojnë në edicionin e 80-të të festivalit të përvjetshëm të filmit, i cili perfundon më 9 shtator.
3 Shtator 2023, 16:03 -
Aksidenti hekurudhor në Torino, katastrofa mund të ishte ndalur nëse nuk do të ishin bërë gabime! Dy të dyshuar si përgjegjës për vdekjen e 5 punëtorëve
Aksidenti i rëndë hekurudhor që u shënua në Itali, mesnatën e 31 gushtit mund të ishte shmangur nëse përgjegjësit e mirëmbajtjes së linjës hekurudhore nuk do të kishin bërë gabime që i kushtonin jetën punëtorëve.
3 Shtator 2023, 09:53 -
'Plas' mes Romës dhe Parisit! Ish-kryeministri italian: Ishin 81 pasagjerë në avionin civil që u rrëzua nga raketa franceze në ’82 në përpjekje për të vrarë ishin Gadafin (FOTO)
Një ish-kryeministër italian, Giuliano Amato, në një intervistë pretendoi se një raketë e forcave ajrore franceze rrëzoi aksidentalisht një avion pasagjerësh mbi Detin Mesdhe në vitin 1980 në Ustica në një përpjekje të dështuar për të vrarë liderin e atëhershëm të Libisë, Moammar Gadafi.
2 Shtator 2023, 18:01 -
I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës! Burime: Në vëzhgim prej 20 ditësh
Një ditë pas arrestimit në Durrës, Alket Hatija, i dënuar për trafikim droge me 20 vjet burg në Itali, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën. 50-vjeçari po ushqente pulat tek hoteli i tij në 04:00 të mëngjesit, kur forcat e rendit ndërhynë për ta arrestuar. Sapo kuptoi prezencën e policisë i shumëkërkuari tentoi të largohej, por nuk ia doli.
1 Shtator 2023, 15:22