-
'Matrapazi i kufijve', Paloka sulmon Ramën për kufirin detar me Greqinë: Fshihet pas përbetimeve
"Ekspertët e fushës e kanë thënë qartë: Sipas ligjit ndërkombëtar, për shkak të pozicionit gjeografik të dy vendeve “ku përfshihen brigje përballë” delimitimi i detit ka specifika të veçanta, ndaj deklarimi i njëanshëm i njërës palë për zgjerimin me 12 milje nuk mund të aplikohet pa dakordësinë e palës tjetër,"-shkruan Paloka.
30 Gusht 2020, 11:03 -
Rama publikon fotot si do duket kopshti në Vorë: Do rilindë në 26 nëntor për 200 fëmijë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet për kopshtin “Muçaj” në Vorë. Kreu i qeverisë premton se 200 fëmijë do të futen në ambientet e reja të këtij kopshti me standarde europiane, në 26 nëntor.
29 Gusht 2020, 21:20 -
Takimi me Ramën/ Presidenti kroat: Mos doni foto të miat me pantallona të shkurtra...Gabimisht e deklarova udhëtim privat, ishte zyrtare
Zoran Milanoviç, presidenti kroat në një konferencë për mediar ka sqaruat gjithçka për vizitën e tij në Shqipëri dhe takimin e me kryeministrin Edi Rama! Në përgjigje të pyetjeve të bëra nga Komisioni i Hetimor, ngritur posaçërisht për hetimin e këtij udhëtimi Milanoviçe konsideroi një "gabim" deklaratën e bërë nga zyra e shtypit të presidencës se "udhëtimi ishte për çështje private".
29 Gusht 2020, 22:41 -
Gjithçka rreth kufirit detar me Greqinë, si lindi debati, e vërteta e zgjerimit me 12 milje dhe pse nuk gjen zbatim me Shqipërinë, pse u ndërprenë negociatat
Një marrëveshje e re me Greqinë nuk është në dorë të qeverisë, por të Presidentit, Gjykatës Kushtetuese dhe në fund të Kuvendit, vendimi i Greqisë për t’u zgjeruar 12 milje mesazh për Turqinë në kulmin e konfliktit për zonat ekonomike në Egje, zgjerimi me 12 milje i pamundur me Shqipërinë pasi distanca është më pak se 24 milje.
29 Gusht 2020, 19:48 -
PD kërkon sërish shkarkimin e nëndrejtorit të policisë së shtetit: Rama-Lleshaj heshtin për agjentin e sigurimit të shtetit
Dhurata Çupi: Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurmit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit. A po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!
29 Gusht 2020, 14:42 -
Kufiri detar me Greqinë, Rama: Negociatat u ndërprenë kur erdhi Mitsotakis, grupi i punës do riformatohet
Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se negociatat me Athinën për cështjet e vjetra mes të cilave edhe delimitimin e kufirit detar u ndërprenë kur erdhi në pushtet qeveria e re e Mitsotakis dhe për këtë arsye grupi i punës duhet të riformatohet, proces që sipas tij kalon nga Presidenti Meta që duhet të aprovojë listën me emrat.
29 Gusht 2020, 13:56 -
95-vjetori i lindjes së Camajt, Rama: Dosja e tij e survejimit, ndryshe nga e bashkëpunimit. S’e lanë të qetë as në botën tjetër!
Autoriteti i Dosjeve organizon në 95-vjetorin e lindjes së Martin Camajt një konferencë shkencore. Kryeministri Edi Rama teksa rrëfen njohjen e tij me Camajn, argumenton se përse Camaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i agjenturave të huaja. Ndërsa, shton se akuzat ndaj Camajt janë shpifje, njësoj si ato që po bëhen këtë periudhë ndaj çështjes së detit
28 Gusht 2020, 21:46 -
Historiani- Ramës: Martin Camajn e sulmuan ato që ju i keni dhënë poste të rëndësishme! Deklarata jote hipokrizi e tejskajshme
Historiani Romeo Gurakuqi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ata që kanë cilësuar Martin Camajn dhe Ernest Koliqin si agjentë të UDB-së, janë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
28 Gusht 2020, 21:38 -
Berisha, si 'kokë turku' i Metës dhe Bashës
Sali Berisha është duke shtrënguar dhëmbët, jo aq nga Edi Rama, se sa nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Të dy “pasardhësit” e tij, që mund ta rikthejnë në pushtet, kanë 24 orë që tallen me të, duke u marrë me marrëveshjen e detit të 2009, të cilën e kanë votuar të tre, por që dy prej tyre tani e mohojnë dhe e quajnë tradhti.
28 Gusht 2020, 20:42 -
'Martin Camaj agjent i UDB-së'/ Rama: Shpifje nga 'askushi që do të bëhet dikush'! Njësoj si me akuzat për detin
Shpifje nga njerëz "askush" që kërkojnë të bëhen "dikushi"! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzën e bërë se shkrimtari Martin Camaj ka qenë agjentë i UDB-së. Në 95 vjetorin e tij të lindjes, Rama ka folur me superlativa për Camajn, teksa ka bërë edhe një krahasim me këtë "shpifje" me akuzat e bëra sot ndaj tij mbi çështjen e detit.
28 Gusht 2020, 19:09 -
Vijojnë replikat për 'detin'/ Rama- Bashës: Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje
Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. "Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s'ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s'&e
28 Gusht 2020, 18:08 -
Basha- Ramës për çështjen e detit: Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate
Nuk ndalen përgjigjet dhe kundërpërgjigjet! Kësaj herë, kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama.“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në det
28 Gusht 2020, 16:58 -
Rama- Bashës: Marrëveshja me Greqinë për detin është ndalur me kohë! Mos bëj sikur nxehesh se s'ta kam unë fajin
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje sërish kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me kufirin detar."Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S'ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s&
28 Gusht 2020, 16:45 -
Kufiri detar/ Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Basha: Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi
Me nota ironie i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, Partisë Demokratike e cila e akuzon se nuk ka bërë transparencë lidhur me negociatat për delimitimin detar me Greqinë. Për këtë ironi, Basha nuk i ka kursyer një përgjigje Ramës.
28 Gusht 2020, 15:55 -
Oferta për dialog, Rama: Bjellorusia s'e ka refuzuar, ja çfarë më tha ambasadori i tyre
Kreu i OSBE-së Edi Rama tha se ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Special të organizatës, ambasadori i Bjellorusisë nuk e refuzoi ftesën për dialog që u ofrua. I pyetur se kur do të shkojë në Bjellorusi, Rama tha "Nuk e di, kjo është diçka që nuk e di askush. Nga ana bjelloruse nuk ka refuzim. Edhe sot, ambasado
28 Gusht 2020, 13:27 -
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama: S'ka lidhje me paktin që po punojmë me Athinën, Meta të rrijë i qetë, të mos bëjë rafting me Kushtetutën
Edi Rama nga Vjena ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE-së u shpreh se zgjerim i Greqisë me 12 milje në detin Jon nuk ka lidhje me paktin që po negociohet me Greqinë.
28 Gusht 2020, 13:23 -
Rama thirrje të drejtpërdrejtë Lukashenkos: Prano ofertën për dialog
Kreu i OSBE-së Edi Rama i drejtoi një thirrje direkte presidentit bjellorus Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog për të zgjidhur krizën. "Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ec&
28 Gusht 2020, 10:28 -
Kriza në Bjellorusi, Rama: Gati të lehtësoj dialogun për t'ju pajtuar
Edi Rama u shpreh përpara Këshillit Special se qëllimi i ofertës nuk është ndërmjetësimi në kuptimin e vjetër, por lehtësimi i dialogut dhe këshillimi pa tensione. Kreu i OSBE-së kërkoi që procesi i dialogut duhet të nisë sa më shpejt, pasi përshkallëzimi mund të rëndojë situat&e
28 Gusht 2020, 10:23 -
Kriza në Bjellorusi, Rama para Këshilli Special: Tre gjëra që duhet t'i kemi të qarta
Përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së u shpreh se për Bjellorusinë duhet të të kemi tre pika parasysh. "Sikur të mos kishte mjaftueshëm probleme në botë, pandemia na ka detyruar të bëjmë n
28 Gusht 2020, 10:14 -
Rama mbledh OSBE-në për Bjellorusinë, thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për t'ju pajtuar, tre pika i kemi të qarta! Ftesa nuk është refuzuar
Edi Rama u shpreh përpara Këshillit Special se qëllimi i ofertës nuk është të bëjë rolin e vjetëruar të ndërmjetësimit, por lehtësimi i dialogut dhe këshillimi pa tensione. Kreu i OSBE-së kërkoi që procesi i dialogut duhet të nisë sa më shpejt, pasi përshkallëzimi mund të rëndojë situatën në Minsk, pasi shenjat nuk janë të mira.
28 Gusht 2020, 10:02 -
Rama në Vjenë për krizën në Bjellorusi/ Misioni Amerikan në OSBE: E vlerësojmë për iniciativën! Lukashenko të pranojë ofertën për dialog mes palëve
Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën në Bjellorusi. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i Ramës me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së, Kim thekson nevojën për një dialog konstruktiv mes palëve për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.
27 Gusht 2020, 22:49 -
Një stuhi që nuk mbërrin në brigjet tona
Greqia ka bërë disa hapa pozitivë në debatin mbi njohjen e ndërsjelltë të kufirit detar Shqipëri- Greqi. Deri më dje, disa politikanë në Athinë dhe Sali Berisha e Ilir Meta në Shqipëri, këmbëngulnin se marrëveshja do të mbetet ajo e vitit 2009 dhe se ajo që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese “do të ngelet turp në histori” (citoj Berishën).
27 Gusht 2020, 20:58 -
Kriza në Bjellorusi, Rama mbledh OSBE-në në Vjenë, takon zyrtarin e lartë të SHBA-së: Lukashenko s'ktheu përgjigje për letrën, por s'e humbim durimin
Përpara mbledhjes së Këshillit Special, kreu i qeverisë shqiptare, në cilësinë e kreut të OSBE-së ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së
27 Gusht 2020, 19:33 -
Debati për zgjerimin me 12 milje, Rama: Greqia në të drejtën e saj, s'po gllabëron ujërat shqiptare! Sulmet për pushtet (VIDEO)
Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujërat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit. Një gjë të tillë, vijon më tej Edi Rama, e ka bërë edhe Shqipëria në 1990 dhe nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kryeministri: Negociatat për delimitimin e hapësirave detare nuk e cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë.
27 Gusht 2020, 13:57