-
Kapsolla, shkopinj dhe dhunë/ Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 15 policë të plagosur, 25 protestues të shoqëruar
Banorët e 'Unazës së re" kanë protestuar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë për projektin që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre. Protesta agravoi në tension e dhunë të vazhdueshme përkundrejt efektivëve të Policisë. Banorët e 'Unazës së Re' hodhën shashka, shkopinj dhe nga sulmet e tyre janë lënduar 15 policë e 3 qytetarë. Për pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 25 protestues. Përkrah banorëve të 'Unazës së Re' janë shfaqur edhe deputetët e Partisë Demokratike e ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Paralelisht me zhvillimin e protestës u zhvillua edhe seanca plenare, ku u trajtua projekti i 'Unazës së Re'.
22 Nëntor 2018, 10:19 -
Menaxhimi i trafikut tek 'Unaza e Re' fjala e plotë e Drejtorit të ARRSH Afrim Qendro
Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro në një deklaratë të përbashkët për mediat ka bërë me dije se nga muaji janar, aksi nga Dogana dhe deri tek Shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai gjithashtu bëri me dije se sheshi ‘Shqiponja’ nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë-unazë.
21 Nëntor 2018, 16:02 -
Vasili: Kryeministri po vjedh mbi 30 milionë euro nga 'Unaza e Re', Rama: Shpjegojani 'ingjinjerave' të PD dhe LSI sesi përcaktohen vlerat për km
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se për projektin e "Unazës së Re", qeveria po vjedh mbi 30 milionë euro. Ndaj kësaj deklarate, reagimi i kryeministrit Edi Rama ka qenë i menjëhershëm. Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Rama shkruan se vlerat për kilometër variojnë sipas përmbajtjes së projektit dhe çmimet dalin nga një manual standard.
21 Nëntor 2018, 13:13 -
Pamjet nga lart/ Ja cilat janë objektet që do prishen nga projekti te 'Unaza e Re' (FOTO)
Bashkia e Tiranës, ARRSH dhe Policia Rrugore kanë hartuar në kuadër të projektit për “Unazën e Re” një plan menaxhimi për trafikun në këtë zonë, ku do të kryhen edhe punimet që po kundërshtohen gjithnjë e më shumë nga banorët e saj.
21 Nëntor 2018, 12:45 -
‘Unaza e Madhe’ /Veliaj: Projekti një zhvillim për kryeqytetin, banorët u përdorën politikisht
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, gjatë takimit me nxënësit e shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re do të jenë përfitues të paketave sociale dhe do të shpronësohen 100 %.
20 Nëntor 2018, 16:20 -
Protesta te Unaza e Re/ ARRSH thirrje banorëve që preken nga projekti: Ejani të sqaroheni
ARRSH dhe bashkia e Tiranës kanë deklaruar se të gjithë banorët që kanë dokumente do të shpronësohen 100% sipas ligjit, ndërsa ato që janë pa leje jo. Por banorët të mbështetur edhe nga opozita kanë kundërshtuar duke vijuar protestat në cdo ditë në dy javët e fundit.
19 Nëntor 2018, 15:05 -
Protestat e banorëve të 'Unazës e Re', Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin për projektin
Pas protestave të banorëve të “Astirit” të cilët prej më shumë se dy javësh kanë dalë për të protestuar kundër projektit të qeverisë, për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, Institucioni i Avokatit ka njoftuar së fundi se ka nisur një hetim të plotë në lidhje me këtë çështje.
17 Nëntor 2018, 12:49 -
Protesta e banorëve të Unazës së re, flasin qytetarët: Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës domosdoshmëri
Ndërkohë që banorët e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe protestojnë, qytetarët e kësaj zone shprehen se zgjerimi i rrugës është e vetmja mënyrë për shmangien e trafikut. Banorët e kësaj zone deklarojnë se cdo ditë përballen me një trafik gangrenë, ndërsa shohin ndërhyrjen në infrastrukturë si të vetmen mundësi.
14 Nëntor 2018, 18:56 -
Tensionohet situata në protestën e 'Unazës së Re', banorët djegin flamurin e 'Rilindjes' (Video)
Protesta në zonën e "Unazës së Re" është tensionuar akoma më tej, pasi banorët kanë filluar të djegin edhe flamurin e Rilindjes, i cili është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.
13 Nëntor 2018, 19:27 -
Protesta tek Unaza e Re, banorët djegin goma e kazanë, vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes', 20 të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e "Astirit" kanë djegur goma dhe kazanë në zonën e Unazës së Re, sot në ditën e 11-të të protestës së tyre. Në mbështetje të tyre kanë shkuar deputetët e PD, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. 20 protestues janë shoqëruar nga policia në orët e vona të mbrëmjes.
13 Nëntor 2018, 18:26 -
Protesta për ‘Unazën e Re’/ Veliaj: Jemi votuar për të zgjidhur problemet e qytetit, jo të PD-së
Bashkia e Tiranës do të ofrojë 3 vite bonus qiraje për të gjithë ato familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga fabrika e miellit deri te dogana. Veliaj ka konfirmuar se familjet që preken nga ky projekt do të trajtohen nga programet sociale, duke iu siguruar fillimisht bonus qiraje për tre vite. Veliaj tha gjithashtu se 99.9 % e qytetarëve duan që projekti të bëhet. Banorët protestuan dhe tentuan të futen me forcë sot në bashkinë e Tiranës.
13 Nëntor 2018, 13:18 -
Protesta/ Banorët e ‘Unazës së Re’ tentojnë të hyjnë me forcë në bashkinë e Tiranës
Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” protestuan për rreth një orë. Fillimisht ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt me forcë për të hyrë në bashki.
13 Nëntor 2018, 10:55 -
Tenderi për unazën e re, PD: Rama dhe Veliaj aferë korruptive/ ARRSH: Prokurimi sipas ligjit
Denoncimi është bërë nga zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa e cila ka deklaruar se janë 40 milionë euro që vidhen për ndërtimin e 3 kilometrave rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar duke përgënjeshtruar të gjitha akuzat e opozitës, ndërsa ka sqaruar procedurat për tenderin.
12 Nëntor 2018, 16:14 -
Zgjerimi i 'Unazës së Re', paralajmërimi i Bashës: Nesër denoncojmë me fakte skemën e hajdutërisë
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron se nesër PD do denoncojë me fakt e dokumente sipas tij skemën e hajdutërisë që parashikon shembjen e 300 shtëpive në "Astir".
11 Nëntor 2018, 18:24 -
Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën, tension në protestë, shoferi godet operatorin e TV: Mos filmo
Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. “Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës”
10 Nëntor 2018, 10:28 -
Alarmi për bombë në Tiranë rezulton fals, brenda çantës u gjetën rroba të vjetra
Një cantë e dyshimtë alarmon policinë e Tiranës në zonën e Astirit. Një cantë e mbushur me rroba ka trembur qytetarëve të cilët kanë denoncuar në polici. Canta është gjetur poshtë shkallëve të një pallati, të kompleksit Mesaplik.
3 Nëntor 2018, 15:28