-
Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
Në korrik të vitit 2021, teksa përnfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
11 Gusht 2022, 11:04 -
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta
Pas 3 vitesh nga ekzekutimi mafioz, vrasja e ish-policit Santiago Malko e ka një autor! Ai është Blendi Teta, i cili është dënuar mesditën e kësaj të mërkure me 25 vite burg. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, e ndërsa pretendimet e Tetës se nuk është i përfshirë në krim, janë hedhur poshtë nga gjykata, pasi si provë e fortë janë tabulatet telefonike.
26 Janar 2022, 13:42 -
SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si vrasës i ish-policit Santiago Malko, shtyhet seanca e sotme! Mungon avokati mbrojtës
19 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo ishte pretenca e Prokurorisë së Posaçme dhënë më 8 nëntor por procesi vazhdon pasi avokati mbrojtës nuk paraqitet. Edhe sot nuk është paraqitur avokati mbrojtës për të bërë konkluzionet duke shtyrë seancën.
6 Dhjetor 2021, 14:41 -
Kronikë
Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca, avokatët e të pandehurve s'u paraqitën në Gjykatë
Shtyhet gjykimi i kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Gazetari Arsen Rusta raporton se shkak u bënë mbrojtësit e të pandehurit Elvis Gacaj, që mungonin në seancë.
30 Korrik 2021, 15:21 -
Kronikë
Rivaliteti për lojërat e fatit vrau Santiago Malkon, e ekzekutuan sapo la vajzën në spital! SPAK: Klani 'Duka' planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, por s'e gjetën
Rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive është shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
18 Korrik 2021, 10:37 -
Kronikë
Ekzekutimi në mes të Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO klanin 'Duka
SPAK ka mbyllur hetimet për ekzekutimin me eskortë të hapur dhe në mes Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko nga klani “Duka”. Janë dërguar për gjykim 9 të pandehur: Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, të gjithë në arrati dhe Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim, Xhoni Nica me “detyrim paraqitje' dhe Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë.
15 Korrik 2021, 13:52 -
Vrasja e Santiago Malkos/ Zbardhet dëshmia e babait: Nuk i njoh të dyshuarit! Gruaja e viktimës largohet jashtë vendit
Zbardhet dëshmia e babit të Santiago Malkos të dhënë para trupës gjykuese në procesin gjyqësor kundër Blendi Tetës dhe 8 personave të tjerë. Burime bëjnë të ditur se babai i 27-vjeçarit ka thënë që lajmin e ka mësuar nga televizioni, gjithashtu në momentin kur ka vajtur në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë postbllok policie, teksa thekson se nuk ka qenë në dijeni që djali i tij të ketë pasur konflikte.
17 Shkurt 2021, 12:21 -
Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ GJKKO nis gjykimin për Blendi Tetën, e ndan nga grupi
Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin e Blendi Tetës për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Teta akuzohet për "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Grup i strukturuar kriminal".
1 Dhjetor 2020, 10:41 -
I dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos, Report Tv siguron videon e arrestimit të Ilir Selmanit...lëvizte në qytet i armatosur
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ilir Selmanit të dyshuarit kryesor si bashkëpunëtor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Burime zyrtare bëjnë me dije se Selmani lëvizte i armatosur dhe në momentin e arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Report Tv ka s
16 Prill 2020, 17:22 -
Mblodhi bishtat e cigareve...Arrestohet bashkëpunëtori i klanit Duka, i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Momenti i arrestimit (VIDEO)
Burime për Report TV bëjnë me dije se është arrestuar Ilir Selmani, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish- efektivit të policisë, Santiago Malko.
16 Prill 2020, 16:15 -
'Sulioti': Inez Hajrullën e njoh vetëm nga televizori! Unë atentator?! Më bëtë surprizë
'Sulioti' mbyllet në qeli për atentatin e bërë ndaj Inez Hajrullës, por nuk pranon krimin dhe njohjen e tij para gjykatësit. 'Hajrullën e njoh nga televizori, po më bëni surprizë duke më akuzuar si atentator'.
31 Janar 2020, 18:15 -
SPECIALE/ Ngjarjet më të bujshme kriminale që tronditën Shqipërinë, krimi ngre 'dorë' ndaj vetë drejtësisë (VIDEO)
57 vrasje me 63 viktima dhe 10 të plagosur në 2019. Atentatet më të bujshme të prokurorëve Arjan Ndoja dhe Arben Kuliçit. Avokati Ravik Gurra që mbrojti persona me rrezikshmëri vritet në Elbasan. Vëllezërit Bilali vriten në derë të shtëpisë në Shkodër. Santiago Malkos vritet nga klani “Duka”, Admir Murataj pas grabitjes në Rinas
1 Janar 2020, 16:34 -
I dyshuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos/ Mbyllet në qeli anëtari i klanit 'Duka' Elvis Gaçaj! Lirohet e dashura dhe shoku
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Elvis Gaçajn 44 vjeç i cili u arrestua në datë 9 Tetor pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një armë zjarri pa leje dhe tani rrezikon 15 vite heqje liri ashtu siç parashikon Kodi i ri Penal, i cili hyri në fuqi prej datës 8 Tetor. Gaçaj nuk ka pranuar autorësinë e pistoletës me dy karikatorë të mbushur me fishekë. Elvis Gaçaj është i dyshuar edhe si pjesë e skuadrës 9 anëtarëshe, që vranë ish-policin Santiago Malko.
12 Tetor 2019, 09:51 -
Nga moskallëzim krimi në vrasës! Ndryshon akuza për të arrestuarin e vetëm në ekzekutimin e ish-policit Malko
Pas kalimit tek Krimet e Rënda dosja e vrasjes së ish-policit Santiago Malko bëhet me 9 autorë të dyshuar. Prokurori Behar Dibra i ka ndryshuar akuzën të arrestuarit të vetëm në këtë proces, Bledar Tetës i cili deri më tani ishte nën akuzë për moskallëzim krimi.
3 Tetor 2019, 15:35 -
Report Tv siguron videon e plagosjes së vëllezërve Mumajesi, i dyshuar kryesor ish-efektivi i vrarë, Santiago Malko
Ngjarja ka ndodhur në orën 23:55 minuta të 27 qershorit të vitit 2018, e ndërsa nga kamerat e sigurisë është vërejtur se të dyshuarit si autorë kanë qenë Santiago Malko dhe miku i tij Rigers Miha, të cilët janë afruar pranë lokalit të basteve me një automjet.
2 Tetor 2019, 11:01 -
8 të kërkuarit për vrasjen e Malkos/ Ja kujt i përkasin Audi i blinduar e Benzi GLE që mori dhuratë ish-missi Trejsi Sejdini
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grupi kriminal që ekzekutuan Santiago Malkon një muaj më parë në Tiranë. Makina e blinduar tip Audi A8 W10 që është e blinduar rezulton të jetë në pronësi të Dukajve. Kjo makinë kap në vlerë prej 300 mijë eurove.P
28 Shtator 2019, 13:39 -
Sportive, luksoze e të blinduara me vlerë 300 mijë €, Report Tv siguron fotot e makinave e të kërkuarve për vrasjen e Santiago Malkos
Report TV siguron fotot e disa prej automjeteve që janë sekuestruar dhe që ishin në pronësi të 8 të shpallurve në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.Siç shihet nga pamjet e makinave, të shpallurit në kërkim bënin jetë luksoze. Makinat janë të tipit Mercedez Benz GLE V8 bitubo që ç
28 Shtator 2019, 12:21 -
Identifikohen vrasësit e Santiago Malkos/ 8 persona në kërkim, sekuestrohen supermakinat e Leonard Dukës (FOTO)
Report Tv ka zbardhur të gjithë emrat e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Malkos. Ndërkohë çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda për shkak se të shpallurit në kërkim janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal.
28 Shtator 2019, 10:18 -
EKSKLUZIVE/ Artan Hoxha: Këta janë personat që dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos (FOTO)
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar fotot e personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos. I ftuar në studion e Report Tv gazetari investigativ deklaroi se autorët kanë lëvizur me tre automjete duke rrethuar makinën me të cilën udhëtonte viktima.Hoxha tha se të dyshuar janë Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis D
25 Shtator 2019, 22:57 -
FOTO/ Kush është Doçja nga Vlora, ekzekutori i Santiago Malkos, mori pjesë në vrasjen e Harizajt
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar foton e një prej personave që dyshohet si një prej ekzekutorëve të Santiago Malkos. Në studion e Report Tv gazetari investigativ tha se ai është Fatmir Hyseni i cili njihet me nofkën Doçja nga
25 Shtator 2019, 20:54 -
Artan Hoxha: Santiago Malko i kishte marrë peng babanë porositësve të vrasjes së tij! Janë bërë 3 ose 4 atentate
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos. Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain."Kemi të bëjmë
25 Shtator 2019, 20:49 -
VIDEO EKSKLUZIVE/ Si u vra Santiago Malko, tre automjete rrethuan makinën me të cilën udhëtonte viktima
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguron video nga ngjarja ku mbeti i vdekur Santiago Malko, ku duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Në video duken mjetet edhe me të cilin ka udhëtuar viktima dhe autorët duke rindërtuar edhe njëherë skemën e ngjarjes që tronditi kryeqytetin rreth një muaj më parë.
25 Shtator 2019, 20:42 -
Bixhozi dhe kokaina/ Artan Hoxha: Ish-polici u vra pas telefonatës me Spanjën, kush po e furnizon Tiranën tani?
Gazetari Artan Hoxha paralajmëroi se përplasjet që ndodhën në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër mund të zhvendosen shumë shpejt në Tiranë dhe Durrës ku janë qendrat e biznesit dhe politika. Sipas Hoxhës më shumë informacion kanë grupet kriminale në strukturat e policisë pasi paguajnë oficerët sesa policia n&
19 Shtator 2019, 17:37 -
Kush e vrau ish-policin në Tiranë? Artan Hoxha nxjerr 8 emrat që janë në kërkim
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar emrat e tetë personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë në fund të gushtit. "Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është
19 Shtator 2019, 17:22 -
Pse duhej zhdukur ish-polici? Artan Hoxha paralajmëron vrasjen e një koke të madhe në Tiranë: U paguan lekët
Përplasjet për pazaret dhe zonat e influencës në tregun e drogës brenda dhe jashtë vendit dhe kontrolli për lojërat e fatit janë pistat e hetimit që sollën vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë në fund të gushtit. Artan Hoxha thotë se vrasja e ish-policit ishte e mirëmenduar dhe studiuar, pasi grupi kriminal kishte ko
19 Shtator 2019, 17:18 -
Artan Hoxha tregon kush e vrau Santiago Malkon: U paguan 300 mijë euro, lufta sapo ka filluar, ja 8 emrat në kërkim
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua nga vrasës me pagesë nga Vlora që u paguan 300 mijë euro nga grupi kriminal Duka në Tiranë pas konflikteve dhe përplasjeve për drogën dhe lojërat e fatit. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi tetë emrat e personave që janë në kërkim për vrasjen, por edhe detaje si funksionon bota e nëndheshme kriminale në Tiranë. Ai paralajmëroi se vrasja e Malkos është vetëm fillimi i luftës mes bandave që Tiranë.
19 Shtator 2019, 17:01 -
VIDEO e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në Tiranë, makina e ndjek nga pas
Për këtë ngjarje, deri më tani në pranga është vënë vetëm 39-vjeçari Blendi Teta, dëshmia e të cilit pritet të hedhë dritë mbi atentatorët. Teta u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, ndërsa fillimisht ai mohoi të kishte dijeni.
19 Shtator 2019, 14:53 -
Vrasja e Santiago Malkos, policia shpall në kërkim 4 persona
Policia dhe Prokuroria shpallin në kërkim të paktën 4 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë apo se kanë pasur dijeni për ekzekutimin e Santiago Malkos. Emrat e tyre dolën pas dëshmisë së Blendi Tetës, i lënë dje në arrest me burg me akuzën se ka kryer veprime që zbulojnë zbardhjen e së vërtetës dhe se ka pasur dijeni për krimin, por nuk e kallëzuar atë në kohë. Në dëshminë e tij, 39 vjeçari dha edhe dy emra të tjerë se ka darkuar para ngjarjes, emra për të cilët policia dhe Prokuroria ka dyshuar që në krye të herës si persona që janë të përfshirë në ngjarje.
17 Shtator 2019, 18:37 -
Darkoi me të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Santiago Malkos/ Lihet në burg 39-vjeçari! Çfarë i tha të fejuarës pak pas ngjarjes
Blendi Teta, i ndaluari si person i dyshuar se ka informuar autorët për lëvizjet e Santiago Malkos, do të mbesë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Dy dëshmitë kontradiktore që 39 vjeçari Teta ka dhënë për Policinë e Prokurorinë nuk kanë qenë bindëse as për gjykatën, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
16 Shtator 2019, 10:48 -
Ndalohet një person për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, zbardhet dëshmia: S'kam lidhje, isha kalimtar
Policia e Tiranës 20 ditë pas vrasjes së ish-policit ndaloi 39-vjeçarin Blendi Teta pasi nga kqyra e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e 'Xhamllikut' në momentin kur u ekzekutua Santiago Malko. Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje. Por në dëshminë e tij para grupit hetimor, i ndaluari ka mohuar akuzat. Dyshime se pas kësaj vrasje qëndron hija e një grupit kriminal 'Duka'.
15 Shtator 2019, 15:25